Armando Broja mund të përfundojë në listën e largimeve nga skuadra e Chelsea-t në merkaton e janarit. Interi ndërkohë është gati që të përfitojë për të përforcuar fazën sulmuese. Broja është në listën e vogël të preferencave të zikaltërve, aty ku dëshira kryesore është Mehdi Taremi i Porto. Ylli i ri shqiptar është një prej alternativave, ashtu si edhe Anthony Martial i Manchester United. Drejtori sportiv i Interit, Piero Ausilio provoi ta afronte kuqeziun edhe gjatë muajit tetor, periudhë në të cilën në garë ishin edhe Milani dhe Ëest Ham. Problemi mbetet gjithmonë formula për afrimin e sulmuesit, pasi Chelsea…
Author: tirana
Konkurrenti i Big Brother VIP Kosova, Buci është shprehur melankolik pas festës së organizuar nga “Zone Club”, e që njëherësh është vendi i punës së tij. E përgjatë kohës sa ai po tregonte mbi eksperiencën e tij në klubin në fjalë, Buci po e mbante Santianën pa ndalur nën përqafimin e tij. Dyshja e pandashme e Big Brother VIP Kosova, Santiana dhe Buci janë parë goxha të afruar menjëherë pas përfundimit të festës. Santiana ka zgjedhur fjalët më të mira për t’ia dedikuar Bucit, bashkëngjitur edhe me disa ledhatime. “Po mërzitesh se i ke pa njerëzit e tu bre ta…
Do të vazhdojë edhe gjatë 6-mujorit të parë të vitit 2024 procesi i plotë i shpërndarjes së naftës për fermerët përfitues nga Skema Kombëtare e Mbështetjes në Bujqësi, në sajë të fondit shtesë prej 1.8 miliardë lekë të alokuar nga qeveria në tetor të këtij viti. Ndërsa kemi sot 30% më shumë përfitues nga Skema Kombëtare, duke arritur ne 65.000 fermerë të mbështetur me subvencione. Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Anila Denaj bëri të ditur se, “këshilli i ministrave miratoi sot propozimin e MBZHR-së për shtyrjen deri në 6 muaj të afatit për disbursimin e fermerëve me naftën pa…
Me vendim të Këshillit të Ministrave, është miratuar ngritja e një task-force për të bërë kontrolle nëpër zonat turistike, me synim përmirësimin e infrastrukturës së ujërave të ndotur. Pas mbledhjes së qeverisë, Ministrja e Turizmit Mirela Kumbaro prezantoi vendimin, ku theksoi se do të kryhet kontroll i rreptë në të gjithë territorin për standardet që kanë të bëjnë me trajtimin e ujërave ndotës. “Qeveria shqiptare ka vendosur të krijojë një task-forcë të dedikuar për inspektimin dhe kontrollin e të gjitha subjekteve sidomos në zonat turistike. Përmirësimi krahasuar me vitet e shkuara, është shumë i rëndësishëm, shumë i dukshëm. Po mbyllet…
Në një takim me gazetarët në këtë fundvit, kreu i SPAK-ut Altin Dumani iu përgjigj një sërë pyetjesh lidhur me çështje tepër të ndjeshme përgjatë këtij viti politik në vend. Sa i përket sekuestrimit ndaj Monika Kryemadhit, apo hetimet ndaj Metës, Dumani tha: “Kontrollet tona janë instrument për të gjetur proven. Sa i takon Metës, është çështje ndaj të cilës po kryhen ende hetime dhe nuk kam një koment”. Duke komentuar vendimin e SPAK-ut për Sali Berishën, Dumani ka theksuar se vendimet e prokurorisë janë konfirmuar në të dyja shkallët e gjyqësorit. Në përgjigje të pyetjes nëse ka pasur qëndrime…
Mateo Kocijan nuk do të jetë më pjesë e Partizanit. Klubi kryeqytetas njoftoi në faqen zyrtare në rrjetet sociale se ka mbyllur me bashkëpunim marrëdhënien me lojtarin 28-vjeçar. Kroati mbërriti te Partizani në verë si një përforcim nga Slaven Belupo, mirëpo nuk bindi drejtuesit e kuq dhe në këtë formë palët ndajnë rrugët pas vetëm gjashtë muajsh. Kujtojmë se më parë nga Partizani janë larguar edhe Sabit Bilali dhe Eros Grezda. “Partizani njofton mbylljen e bashkëpunimit me Mateo Kocijan. Mbrojtësi 28 vjeçar dhe klubi kanë vendosur të ndërpresin me mirëkuptim kontratën mes palëve. Partizani falënderon Mateo Kocijan për kontributin e…
Gjykata do të vendosë masën e sigurisë “arrest në shtëpi”, dhe ish-kryeministri thotë se do të delegojë ”Sali Berishën” në takimet me deputetët demokratë. I pyetur nëse do të jetë teknologjia që do e bëjë të mundur një gjë të tillë, kryedemokrati preferoi të mos kthente përgjigje direkte duke rithënë se “do të delegojë Sali Berishën” në takimet politike. Pyetje: Ju prej muajsh jeni duke zhvilluar takime me grupimin tjetër, atë të Gazment Bardhit dhe deputetëve që mbështesin atë. Në rastin se ndaj jush merret masa për “arrest shtëpie”, kë do të delegoni për të përfaqësuar grupin tuaj në këto…
Themeluesi i Top Medias Dritan Hoxha, është dekoruar me titullin “Mjeshtër i Madh” nga Presidenti i Republikës, Bajram Begaj. Ky nderim nga kreu i shtetit për vizionarin që transformoi konceptin e medias vizive në Shqipëri, vjen 15 vite pas ndarjes së tij nga jeta. Si një ëndërrimtar e vizionar i palëkundur, guximtar në krijimtari, inovator e pasionant e cilësoi Begaj themeluesin e Top Medias, që arriti të krijojë një vepër të papërsëritshme për nga dimensionet. “Njeriu që punoi natë e ditë për të realizuar projektin e jetës, ai e meritoi mbiemrin e ri me të cilin njihej si Tani i…
SPAK ka kërkuar “arrest me burg”, duke i pamundësuar komunikimin me persona të tjerë përtej familjes, mirëpo kur të gjithë e konsiderojnë si një masë e rëndë, Sali Berisha tregon se i pëlqen shumë. Për këtë ka listuar 2 arsye. “Ajo kërkesë më ka pëlqyer shumë, por e dini pse? Sepse ajo kërkesë tregon më shumë se çdo gjë tjetër 2 gjëra, së pari se cili është Edi Rama, bastard, pasardhës i një xhelati. Së dyti, është se është dëshmi e tmerrit që ai ka nga unë, dhe mua kjo më pëlqen të jem i sinqertë”, tha Berisha.
Gaston Glock, inxhinieri austriak që shpiku pistoletën Glock, ka ndërruar jetë në moshën 94-vjeçare. Arma është përdorur nga forcat e armatosura, personeli i sigurisë, pronarët e armëve dhe kriminelët në mbarë botën. Ngritja e saj u bë nga kultura pop amerikane dhe paraqitjet në filmat e suksesshëm të Hollywoodit, raportoi BBC. Me gjithë popullaritetin e krijimit të tij, Glock është përshkruar si një miliarder i izoluar që kaloi shumicën e kohës në një pronë buzë liqenit në Austri.
Alba duket se nuk po e mban më presionin e lojës, pasi ajo ka shprehur dëshirën për tu larguar nga shtëpia. Gjatë këtyre ditëve ajo është parë e përlotur dhe shpesh herë ka kërkuar ta thërrasin në dhomë të rrëfimit. E ndodhur në këtë situatë presioni, Alba në një bisedë me Bucin dhe Santianën në lavanderi u ka treguar se këtë të premte me apo pa votën e publikut ajo do të lërë në gjysmë garën. Ndonëse dy banorët u përpoqën që ta bindnin të ndryshonte mendje, ajo tha se situatat në shtëpi e kanë bërë të ndihet keq e…
Gjykata e Posaçme ka pranuar ankimin e bërë nga fituesi i zgjedhjeve në bashkinë e Himarës, Alfred Beleri kundër një vendimi të SPAK-ut për të mos hetuar kallëzimin e tij ndaj dëshmitarit, Arsen Rama. Sipas Gjykatës, SPAK duhet të shpallte moskompetencë dhe ta delegonte kallëzimin në një prokurori rrethi. Arsen Rama, i cili ka qenë i infiltruar nga Prokuroria e Vlorës në çështjen Beleri, ishte kallëzuar nga kryebashkiaku i zgjedhur i Himarës për “deklarim të rremë”.