Author: tirana

Ministri për Evropën e Jashtme, Igli Hasani në një konferencë për shtyp, nënvizoi arritjet e diplomacisë shqiptare për 2023 dhe prioritetet për vitin e ardhshëm. Ai tha se presin lajme të mira në fillim të vitit 2024 sa i takon negociatave me BE. “Diplomacia shqiptare në 2023, periudhë e paprecedentë arritjesh dhe suksesesh. Në tre vitet e fundit, Shqipëria rol të dorës së parë në forumet më të larta të politikës ndërkombëtare. Mandati në KS, na u dha në një kohë jo të lehtë për politikën ndërkombëtare. Megjithatë ia dolëm të kemi një performancë dinjitoze e të respektuar”, tha ministri.…

Read More

Nga Prof. dr. Bardhosh Gaçe Ideja e librave familjarë, që më së shumti afron me monografitë, për shkakun e këtyre shkrimeve për personazhe të caktuar është e hershme. Letërsia artistike në thelbin e saj i ndërton kumtimet dhe mesazhet përmes personazheve, të cilët në indin e vet e kanë pikënisjen nga njerëz realë sado artistike të jetë vepra. Elementët të kësaj “zeje” i hasim që herët, ndoshta më së shumti në letërsinë e realizmit, e cila kishte një bazë të fortë në realitetin e kohës, në mjedise, njerëz dhe marrëdhëniet që krijoheshin. Për shumë arsye dhe shkaqe të njohura, kjo…

Read More

Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka dënuar ish-kryetarin e Bashkisë së Bulqizës Lefter Alla dhe 8 ish-zyrtarët e tjerë të kësaj bashkie. Ata u gjetën fajtorë nga Gjykata e Posaçme, për akuzat e shpërdorimit të detyrës, shkelje të barazisë në tendera dhe falsifikimit. Alla u dënua me 3 vite burg, por për shkak të gjykimit të shkurtuar përfundimisht do të vuajë 2 vite heqje lirie. Prokuroria konstaton se kjo procedurë prokurimi është inicuar dhe zhvilluar në kundërshtim me ligjn “Për prokurimin publik” dhe aktet nënligjore, pasi nga ana e Allës, zv.kryetares së Bashkisë Bulqizë Enkeleda Lleshi,…

Read More

Aktori i njohur turk, Taner Olmez ka publikuar disa foto nga Tirana në Instagram. Ai ka përshëndetur edhe në shqip. “Mirëmbrëma miq, mirëmbrëma Tirana. Faleminderit Nik Xhelilaj”, shkruan Taner Olmez. Aktori i cili u bë i njohur nga roli në serialin “Doktori i mrekullive” ishte i ftuar edhe në finalen e Festivalit të Këngës. View this post on Instagram A post shared by Taner Ölmez (@taner_olmez)

Read More

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka përfunduar hetimet paraprake për procedimin penal nr.249 viti 2020, për veprat penale “Trafikimi i narkotikëve”, kryer në bashkepunim, në formën e posaçme te grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal”, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, kryer në bashkëpunim, të parashikuara nga nenet 283/a/1, 28/4, 333/a, 334 dhe 287 gërma “b” e 25, “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, parashikuar nga neni 259 i Kodit Penal. Ky hetim penal është kryer…

Read More

Sulmuesi që vrau 14 persona në një universitet në Pragë, ditë më parë, ka rrëfyer edhe për një vrasje tjetër të dyfishtë përmes një letre, para se të kryente vetëvrasje, ka thënë policia në Çeki. Letra është gjetur në shtëpinë e David Kozakut dhe përmes saj, ai ka treguar se e ka vrarë një burrë dhe vajzën e tij të vogël në një pyll afër Pragës, më 15 dhjetor, gjashtë ditë para sulmit në Universitetin e Karlit. Policia ka thënë se ai ka qenë në listën e 4.000 të dyshuarve për vrasjen e dy viktimave. Kozak, më pas ka vrarë…

Read More

11 persona humbën jetën dhe 57 të tjerë u plagosën në një aksident të përgjakshëm automobilistik me 7 automjete të përfshira në provincën Sangari në veriperëndim të Turqisë që i përket departamentit të Marmarasë. Sipas gazetës Hurriyet, aksidenti fatal ka ndodhur në autostradën e Marmarasë Veriore rreth orës 4:30 të mëngjesit dhe dyshohet se është shkaktuar nga mjegulla e dendur që kishte mbuluar zonën. Shtatë automjete, duke përfshirë 3 autobusë dhe 1 kamion, u përfshinë në aksident, e cila duket se ka nisur kur një makinë ka përplasur një kamion. Pas përplasjes së parë, disa pasagjerë kanë zbritur nga makinat…

Read More

Gjykata e Posaçme do të japë të enjten në 15:00 vendimin për masën e sigurisë ndaj Sali Berishës, pasi shqyrtoi sot në seancë pretendimet e palëve. SPAK ka kërkuar për ish-kryeministrin arrest në shtëpi me mbikëqyrje policore dhe asnjë komunikim me persona të tjerë veç familjarëve në banesë. Fati i Berishës do të jetë në dorën e Irena Gjokës, gjykata rrëzoi kërkesën e tij për përjashtimin e gjyqtares.

Read More

Ministri i Infrastrukturës në Kosovë, Liburn Aliu, e ka bërë të ditur lajmin se Kosova i ka hapur korridoret ajrore me Shqipërinë. Përmes një postimi në Facebook, në orët e para të së enjtes, ai ka thënë se fluturimet drejt vendeve të Perëndimit do të shkurtohen për gati 15 minuta. “Nga 1 janari, bashkëatdhetarët, përveç që do të udhëtojnë pa viza, do të kursejnë edhe më shumë kohë”, ka thënë Aliu. Ai i është referuar liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës, që hyn në fuqi prej 1 janarit të vitit 2024. Qytetarët e Kosovës kanë qenë të vetmit në…

Read More

Dashi Kushtojini vëmendje mirëqenies suaj, veçanërisht nëse keni tendencë ndaj hipertensionit. Ka të ngjarë që çdo vështirësi financiare e vazhdueshme të gjejë zgjidhje me ndihmën e prindërve tuaj. Rrethojeni veten me miq që rrezatojnë pozitivitet dhe ofrojnë mbështetje. Demi Kujdesuni mirë për veten, duke u siguruar që të pushoni. Një mosmarrëveshje me partnerin tuaj mund të çojë në stres dhe shqetësim. Tregoni mirëkuptim dhe dhembshuri ndaj të dashurit tuaj sot dhe kini kujdes që të shmangni komentet e ashpra. Binjakët Përqendrohuni në prioritetet tuaja në jetë dhe mos e humbni kohën duke kritikuar të tjerët. Nëse keni bërë një investim…

Read More

Ministria e Shëndetësisë në Gaza tha se numri i palestinezëve të vrarë nga sulmet e Izraelit në Rripin e Gazës që nga 7 tetori është rritur në 21.110. Zëdhënësi i Ministrisë së Shëndetësisë, Ashraf al-Qudra në deklaratën e tij me shkrim ka dhënë informacione për situatën e fundit në Gaza. Al-Qudra tha se forcat izraelite vranë 195 palestinezë të tjerë në Rripin e Gazës në 24 orët e fundit.Zëdhënësi i Ministrisë së Shëndetësisë theksoi se numri i palestinezëve të vrarë në sulmet izraelite në Gaza që nga 7 tetori është rritur në 21.110, ndërsa numri i të plagosurve në 55.243.

Read More

Sipas MeteoAlb, pritet rritje e mëtejshme e vlerave Barike, duke sjellë në vendin tonë mbizotërim të kthjellimeve në pothuajse të gjithë territorin, por herë pas here do të ketë kalime të lehta të vranësirave të cilat më të theksuara pritet të jenë në zonat malore përgjatë kufirit Lindor. Ndërsa; orët vijuese i bëjnë gradualisht vranësirat më të dukshme në vend, më të theksuara në skajin verior. Ky stabilitet i atmosferës do të na shoqërojë edhe gjatë natës. Temperaturat e ajrit do të rriten sërisht në mëngjes, por mesdita ruan të njëta vllera kostante duke u luhatur nga 0 C deri…

Read More