Author: tirana

Paula Mehmetukaj, vajza që rrëmbeu kuroren e “Miss Universe Albania 2020” ka zbuluar pasditen e sotme disa nga angazhimet e saj të shumta si në modeling, por dhe në rritjen e saj profesionele. Duke folur në “Ftesë në 5” me Bieta Sulon, Paula e cilësoi këtë vit “të furishëm”, duke theksuar se krahas suksesit në modeling, puna e përditshme mes të rinjve i ka falur një tjetër lloj përvoje. “Prej disa vitesh unë jam tashmë pjesë e Kongresit Rinor Kombëtar. Sikurse të gjithë e dinë ne kemi implementuar titullin “Tirana Kryeqyteti Evropian i Rinisë”, një titull tejet impenjativ i cili…

Read More

Një 19-vjeçar është plagosur rëndë ditën e sotme në vendin e quajtur “Rrasa e zezë”, në njësinë administrative Selishtë, pasi aksidentalisht është rrëzuar nga një shkëmb. 19-vjeçari i identifikuar me inicialet K.B., kishte shkuar për piknik së bashku me tre shokët e tij të identifikuar me inicialet A.M, M.Ll, E.B dhe E.B. Gjatë kohës që i riu së bashku shokët e tij kanë qenë duke u kthyer nga pikniku, 19-vjeçari është rrëzuar nga një shkëmb dhe për pasojë ka pësuar lëndime trupore

Read More

Anita Haradinaj sërish është vënë në qendër të kritikave të njerëzve, sidomos pasi ajo komentoi se Shqipe Hysenin, konkurrente në Big Brother VIP Kosova, se është 32 vjeç dhe e virgjër. Anita dhe Shqipja patën një përplasje, pasi konkurrentja i tha opinionistes që të mos flasë kot kur nuk i sheh. Opinionistja, nga ana tjetër, iu referua debateve të Shqipes me Albën, duke i thënë: “Të gjykosh Albën që rri nëpër lavanderi dhe është 22 vjeç…Shqipe, për ty që je 32 vjeç dhe të thuash që je e virgjër, ç’të themi pastaj”, tha Anita. Shqipja e pyeti se ç’lidhje kishte…

Read More

Një arsenal armësh është gjetur në Gramsh. Disa të rinj kanë gjetur një sasi të madhe granatash dhe arka të konsiderueshme me fishekë. Të rinjtë kanë njoftuar menjëherë policinë e cila është nisur me urgjencë në vendngjarje. Nuk përjashtohet mundësia që arsenali i armëve mund të jetë i një grupi kriminal të qarkut të Elbasanit. Pas sekuestrimit të arsenalit dhe pas hetimeve policia do të japë detaje zyrtare.

Read More

Ish-presidenti i Komisionit Evropian Jacques Delors, i përshkruar si arkitekti i BE-së moderne, ka vdekur në moshën 98-vjeçare. Lajmin e ndarjes nga jeta të Delors e ka dhënë vajza e tij. Kujtojmë se Delors ndihmoi në krijimin e tregut të vetëm duke lejuar lëvizjen e lirë të njerëzve, mallrave dhe shërbimeve brenda bllokut. Duke shërbyer nga 1985-1995, ai hodhi gjithashtu bazat për monedhën e përbashkët evropiane, euron. Por për ata që janë skeptikë ndaj integrimit, veçanërisht në Mbretëria e Bashkuar, ai shihej si një simbol i ndërhyrjes së Brukselit./m.j

Read More

Prej vitit 2024, të gjitha ardhurat e mbledhura nga pronat e përfituara në bazë të një kontrate shkëmbimi truall-sipërfaqe ndërtimore, të cilat më pas shiten do të tatohen me 15%. Më konkretisht në VKM e 20 dhjetorit 2023, që plotëson ligjin e tatimit mbi të ardhurat, thuhet se nëse shkëmbehet një truall me një ndërtesë, nuk paguhet tatim, por në momentin që ato mund të shiten mbi të ardhurat do të aplikohet tatimi 15%. Tatimi 15% do të aplikohet për diferencën e vlerës me të cilin është blerë dhe shitur prona. Përshembull, nëse një truall i shkëmbyer kishte vlerë 50…

Read More

Inteligjenca e lartë mund të jetë bekim, por edhe “mallkim”. Nga njëra anë hap rrugën për një karrierë të suksesshme e nga ana tjetër mund të të pengojë për socializim. Sipas psikologut Dr Joey Lawrence i cili ka përfunduar një studim mbi këtë temë, njerëzit më inteligjentë se të tjerët hasin këto vështirësi: -Ata bëjnë pyetje “të sikletshme”: ndonjëherë tema që për të tjerët janë tabu, për ta janë krejtësisht normale – E kanë të vështirë të përshtaten me procedurat standarde të një kompanie ose një institucioni akademik. -Ata e kanë të vështirë të kuptojnë sjelljen e njerëzve të tjerë:…

Read More

Gleison Bremer ka rinovuar zyrtarisht kontratën me Juventusin. Nëpërmjet kanaleve zyrtare, klubi i Juventusit njoftoi se qendërmbrojtësi brazilian ka nënshkruar një marrëveshje të re të vlefshme deri më 30 qershor 2028. “Gleison Bremer rinovon me Juventusin deri në vitin 2028. Ai është kthyer në një shtyllë të skuadrës, vazhdimisht ndër më të mirët në fushë dhe jep një siguri absolute, duke fituar dashurinë e tifozëve dhe besimin e të gjithëve” ,– shkruan klubi. Bremer është një pjesë e rëndësishme e skemave të skuadrës nga Torino. Trajneri Allegri e ka pjesë të planeve për të ardhmen, pasi ka besim të plotë…

Read More

Ish-kryeprokurori Shkëlqim Hajdari ka deklaruar se me lojën që po bëjnë, avokatët e Berishës kërkojnë ta çojnë çështjen kompleksit “Partizani” në Strasburg. I ftuar në Top Talk, Hajdari theksoi se prokuroria ka vepruar drejt me vendosjen e policisë tek dera e shtëpisë së Berishës sepse jemi në Shqipëri dhe çfarë nuk ndodh, kush nuk hyn.Arresti shtëpiak sipas kërkesës së SPAK do të shoqërohet dhe me polici te dera e Berishës. Komenti Juaj?Prania e policisë tek dera në në rastin e Berishës nën arrest shtëpiak, është normale. Pasi Berisha nuk është si gjithë të tjerët. Zoti Berisha është zoti Berisha. Në…

Read More

Donald Trump shënoi një fitore të mërkurën në luftën e tij kundër sfidave për të drejtën e tij për të kandiduar sërish për Shtëpinë e Bardhë, kur gjykata e lartë e Miçiganit refuzoi të dëgjonte një çështje që kërkonte skualifikimin e tij nga zgjedhjet paraprake presidenciale të shtetit, sipas Reuters. Gjykata e Lartë e Miçiganit tha se nuk do të dëgjonte një apel nga katër votues në shtet që kërkonin të ndalonin ish-presidentin nga zgjedhjet paraprake republikane të 27 shkurtit për rolin e tij në sulmin e 6 janarit 2021 në Kapitolin e SHBA. Votuesit argumentuan se Trump, kandidati kryesor…

Read More

Të gjithë u çuditën kur Lokomotiva e Moskës shpenzoi 3 milionë euro për Mario Mitajn verën e kaluar. Një shifër e lartë për një mbrojtës të majtë që sapo kishte mbushur 19-vjeç dhe më shumë ndeshje kishte luajtur me ekipin e dytë të AEK-ut sesa me të parin. Sezoni i parë ishte i vështirë në Rusi, ku një pjesë të ndeshjeve Mitaj i kaloi në stol, por me kalimin e kohës, ai tregoi se ato 3 milionë euro nuk janë shpenzuar kot për të. Ky vit ishte magjik, pasi Mario po luan në kampionatin rus më shumë se sezonin e…

Read More

Anëtari i Kryesisë së PD Azgan Haklaj ka deklaruar se ka persona të tjerë të shpallur non grata nga Komisioni i Rithemelimit të Partisë Demokratike që ka në krye Sali Berishën. “Ka emra të tjerë nga Rithemelimi të shpallun non grata! Komisioni i Rithemelimit është krejt në plan. A ka gjë më të turpshme që të shohësh atë që thoë se kam sjellë demokracinë në Shqipëri të bëhet zëdhënës i kryeministrit të Greqisë. Zëdhënës i minoritetit. E patë me sa pasion fliste për Belerin, i cili është si Radoiçiç. Edhe Beleri ka pasur këtë platformë”. Ndalur te qëndrimet e Sali…

Read More