Një krim i rëndë ka tronditur fshatin Çollepek të Komunës së Tetovës në Maqedoninë e Veriut, ku pas një sherri banal një 60-vjeçar ka vrarë me armë djalin e xhaxhait dhe nusen e tij si dhe ka plagosur djalin e tyre. Sipas asaj që raportojnë mediat vendase 60-vjeçari I.I pasi është konfliktuar me të afërmit e tij për një vend parkimi ka qëlluar me armë zjarri ndaj tyre, ndërsa ka mbetur dhe vetëi plagosur. 60-vjeçari tashmë është arrestuar nga policia dhe po merret në pyetje për atë se çfarë ndodhi. “Zyrtarët policor të SPB Tetovë kanë ndaluar 60 vjeçarin me…
Author: tirana
Prokuroria e Fierit ka nisur hetimet për zjarrin që përfshiu 3 kate të qendrës tregtare “Metropol” në Lushnjë ku u shkrumbuan 300 dyqane. Në njoftimin e prokurorisë bëhet me dije se është regjistruar procedimi penal për veprën “Shkatërrim i pronës me zjarr”. Nëpërmjet hetimeve që drejtohen nga ekspertë të fushave të ndryshme, do të arrihet në përfundimin për shkaqet e rënies së zjarrit. “Zjarri në Qendrën tregtare ‘Metropol Center’, Prokuroria Fier regjistron procedimin penal për veprën penale “Shkatërrimi pronës me zjarr” Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Juridiksionit të Përgjithshëm Fier informon publikun se për ngjarjen e ndodhur në…
Ministri i Brendshëm Taulant Balla ndoqi nga afër testin e përgjithshëm me shkrim, të aplikantëve të rinj për t’u pranuar në kursin “Patrullë e Përgjithshme”. Këtë vit, numri i përgjithshëm i aplikantëve ishte 824 djem dhe vajza, prej të cilëve 400 do të përzgjidhen. Ministri Balla u interesua për gjithë procesin e aplikimit të kandidatëve të rinj dhe masave që janë marrë për sigurinë e gjithë fazave të testimit. Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Muhamet Rrumbullaku shpjegoi se procesi monitorohet nga Drejtoria e Standardeve dhe AMP me një plan masash të veçanta. “Monitorohen të gjithë konkurrentët dhe verifikohen…
Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit ka caktuar masat e sigurisë ndaj 6 personave të cilët akuzohen për veprën penale “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, kryer në bashkëpunim Gjykata ka lënë në burg Nikoll Hafesllari, Nikoll Jesku, Dajana Kodra, Dritan Tabaku, Bledar Kozici, ndërsa ndaj Artiana Kozici, është caktuar masa e sigurisë së detyrimit për t’u paraqitur para oficerëve të policisë gjyqësore. Mësohet se të lartpërmendurit, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë tentuar që të korruptojnë funksionarë publikë në Gjykatën e Korçës me qëllim zbutjen e masës së sigurisë ndaj një të dënuari, në këmbim të 5…
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në fshatin Çellopek, Tetovë, ku kanë mbetur të vrarë 3 persona dhe një tjetër është plagosur. Dyshohet se konflikti mes personave kanë nisur për një vend parkimi. Sipas mediave maqedonase, dyshohet se personat janë të afërm dhe kanë pasur edhe më herët mosmarrëveshje.
Gjatë një interviste televizive, sekretari për Marrëdhëniet me Publikun në PD, Edvin Kulluri, ka folur në lidhje me zhvillimet e fundit rreth Partisë Demokratike dhe opozitës. Kulluri u shpreh se qëndrimi i Gjykatë së Lartë, sa i përket vulës së Partisë Demokratike nuk e zgjidh konfliktin, pasi nuk ka ende një vendim të formës së prerë, për të cilin do të duhet të pritet fjala e Gjykatës së Apelit. Sa i përket hetimit të ish-kryeministrit Sali Berisha nga ana e SPAK, ai tha se çështja shkoi deri në marrjen e masës së arrestit shtëpiak, për shkak se ai ka thyer…
Dhimbjet e kokës janë një problem që prek shumë njerëz në mbarë botën dhe në disa raste shkaku mund të gjurmohet tek ushqimi. Ka disa ushqime që mund të shkaktojnë migrenë ose ta përkeqësojnë atë, duke e bërë dhimbjen edhe më të padurueshme. Njohja se cilat ushqime mund të ndikojnë në shëndetin tonë është çelësi për të bërë zgjedhje ushqimore. Në fakt, disa ushqime përmbajnë substanca të veçanta që në disa individë ose situata veçanërisht të ndjeshme mund të ndikojnë në shfaqjen e dhimbjeve të kokës ose t’i përkeqësojnë ato. Akullore- Kur diçka e ftohtë prek qendrën e qiellzës, aktivizohen…
Nga Fatos TARIFA Artan Duka botoi dje këtu në gazetën DITA një analizë titulluar “Feja dhe politika”. E lexova me interes për shkak se më pëlqejnë analizat e tij dhe sepse vetë subjekti në fjalë, për të cilin rrallë flasim—dhe akoma më rrallë shkruajmë—është i rëndësishëm. Duka shkruan: “Shteti e politika, në respekt të laicitetit, duhet të ruajnë barazpeshat, duke respektuar ndjenjat, besimet e qëndrimet qytetare pa dallim dhe [duke] garantuar lirinë e besimit e të mosbesimit njëkohësisht. Shtetari e politikani përfaqësojnë të gjithën e aty mpleksen ateisti, fetari dhe i pavendosuri ndaj kur flasin, ta bëjnë për të gjithë e…
Gjykata Kushtetuese ka rrëzuar ankimimin e Dhomës Kombëtare të avokatisë për hartën re gjyqësore. Vendimi është marrë me shumicë votash. Dhoma Kombëtare e Avokatisë kundërshtoi si antikushtetues hartën e re gjyqësore, proces i cili u hap tre muaj pasi u zbatua reduktimi i ndjeshëm i gjykatave, ndodhur nga janari deri në 1 korrik 2023. Për komunitetin e avokatëve që vitin e kaluar protestuan dhe bojkotuan gjyqet në rang vendi, shkrirja e gjykatave të apelit duke lënë vetëm në Tiranë dhe eliminimi i gjykatave administrative në dy, një në kryeqytet dhe një në Lushnjë, ka shkelur parimet kushtetuese dhe interesin e…
Ministria e Mbrojtjes e Izraelit lëshoi një deklaratë të mërkurën (27 Dhjetor), në të cilën njoftoi vdekjen e tre anëtarëve të forcave të saj të armatosura, në luftën që po zhvillohet në Rripin e Gazës. Mes tre viktimave është edhe kapiteni Shaoli Greenglick, i cili konkuroi rreth një muaj më parë në HaKokhav Haba, një konkurs talentesh përmes të cilit zgjidhet artisti që do të përfaqësojë Izraelin në Eurovision 2024. Sipas raportimit nga eurovisionfun.com, këngëtari 25-vjeçar është shfaqur në audicion me uniformë ushtarake, duke dashur t’ia kushtojë këngën që ka realizuar miqve të tij që po luftojnë në Rripin e…
Një video e Dua Lipas nga Rajasthani i Indisë është bërë virale në rrjetet sociale dhe e tregon atë duke shëtitur në mënyrë të qetë në një treg. Ylli i muzikës pop publikoi një set fotografish nga pushimet e saj në Rajasthan gjatë fundjavës. Ndërkohë, një video nga Rajasthan me Duan është bërë virale në platformat e mediave sociale. Klipi tregon këngëtaren duke shëtitur në mënyrë të qetë në një treg, duket se pa u vënë re nga publiku pavarësisht statusit të saj si yll global. Dua lipa ko na pahchaan ke Rajasthan walo ne usko, uski aukaat dikha di…
Pesë shqiptarë kanë rënë në prangat e policisë spanjolle, pasi akuzohen se kanë marrë peng një person dhe e kanë kërcënuar me jetë. Mediat e huaja shkruajnë se shqiptarët kishin marrë peng një spanjoll dhe motivi i rrëmbimit ka qenë për larje hesapesh. Personi në fjalë u kishte borxh autorëve një shumë të madhe dhe ata menduan që ato para t’i merrnin mbrapsh në këtë mënyrë. Ata morën peng 24-vjeçarin, ndërsa telefonuan të dashurën e tij duke i thënë se duhet t’u jepte 100 mijë euro dhe kishte afat 48 orë, ndryshe do ta vrisnin të dashurin e saj. Vajza…