Author: tirana

Pas një karriere me ekipet në Shqipëri, Ilir Daja është zgjedhur “Trajneri i Vitit” në Kosovë, pas titullit kampion të fituar sezonin e shkuar dhe suksesit të dytë radhazi duke u futur në grupet e Ligës së Konferencës me Ballkanin. “Ndjehem i nderuar që ndodhem përpara shumë personaliteteve të sportit dhe jo vetëm. Do ta ndaj këtë çmim me lojtarët që janë aktorët kryesorë, presidentin Kabashi, me stafin tim, por do ta ndaj edhe me të gjithë trajnerët e Kosovës, sepse unë jam njëri midis jush dhe të gjithë po kontribuojmë për zhvillimin e futbollit të Kosovës”, tha në fjalën…

Read More

Ish-deputeti Vangjel Tavo, në kujtim të vajzës së tij të ndjerë, e cila sot do të mbushte 24 vjeç, ka shkruar një mesazh prekës. Tavo e përshkruan Evën me fjalët më të ëmbla, ndërsa shprehet se i mungon shumë atij dhe familjes. “Sot Eva do mbushte 24 vjeçe e do e festonte ditëlindjen me familjen dhe miqtë, por Perëndia deshi që ajo ta festojë me engjëjt… Eva ishte për ne jetë, lumturi, dashuri dhe bekim, kujtimi i saj ishte, e mbetet thesar. E deshëm e do e duam përjetësisht përtej çdo fjale e përshkrimi! Na mungon shumë e vogla ime…

Read More

27 dhjetor 2023, do të futet në kalendarin politik të datave të rëndësishme, kryesisht të opozitës, por edhe më gjerë. Kjo ditë është më intensivja brenda familjes së ish-kryeministrit Sali Berisha. E nisi i biri, Shkëlzen Berisha i cili u thirr të dëshmojë në GJKKO lidhur me dosjen e “Gërdecit”. Sikurse tha edhe ai “jo rastësisht në këtë ditë, në mëngjes thirret i biri, në drekë jepet masa e arrestit për të atin”. Dita për Sali Berishën nisi në rrugë, por nuk dihet se ku do të përfundojë. Ish-kryeministri thirri një protestë para Gjykatës së Lartë. Vendimi më i rëndësishëm…

Read More

Sot në GJKKO po mbahet seanca gjyqësore ndaj ish-kryeministrit Sali Berisha, pas kërkesës së SPAK për ashpërsimin e masës së sigurisë ndaj tij. Pas rrëzimit të kërkesës së Berishës për përjashtimin e gjyqtares Irena Gjoka, është rrëzuar edhe një tjetër kërkesë e avokatëve të ish-kryeministrit, të cilët kanë kërkuar praninë e mediave në sallën e gjyqit. SPAK ka kërkuar “arrest shtëpie me mbikqyrje policore” për Berishën, pas mosrespektimit nga ana e tij të masës së mëparshme “detyrim paraqitje”.

Read More

Këtë të mërkurë, Orges Shehi është prezantuar si trajneri i Partizanit në zyrat e stadiumit “Arena e Demave”. Strategu ka shpjeguar se përse zgjodhi të merrte drejtimin e kampionëve në fuqi. Objektivi sigurisht do të jetë titulli kampion me Partizanin që aktualisht është në vendin e dytë të Superiores, teksa Shehi do të debutojë me kryeqytetasit më datë 13 janar në ndeshjen ndaj Teutës. “Sigurisht që kur kalon nga një klub në një tjetër, kur dihet që të dyja klubet kanë histori të madhe dhe janë rivalë të përjetshëm, sigurisht që ka pak dozë emocionale. Por jam shumë i kënaqur…

Read More

Një tjetër sulm kibernetik godet, këtë herë në disa prej faqeve qeveritare. Mësohet se prej disa orë rezultojnë jashtë funksionit faqet e KLSH, ajo e Tatimeve, ILDKPI-ja, si dhe faqja e Kuvendit. Kjo e fundit nuk punon prej disa ditësh. Sulmin kibernetik në fjalë e ka pohuar dhe AKSHI. Sipas AKSHI-t, sulmet nuk kanë lidhje me sigurinë e sistemeve dhe të dhënave në to, por vetëm me bllokimin e faqeve publike. Prej kohësh Shqipëria ka qenë nën vëmendjen maksimale të sulmuesve dhe keqbërësve kibernetikë. “Informojmë opinionin publik se aktualisht gjendemi nën sulme masive, të shpërndara të formatit ‘Distributed Denial-of-Service’ (DDoS)…

Read More

Genci Gjokutaj, avokati i Sali Berishës ka reaguar për vendimin e Gjykatës së Lartë për çështjen e vulës dhe logos së partisë më të madhe opozitare në vend, e cila e riktheu atë në Gjykatën e Apelit. Për ty ky vendim është një shkelje flagrante e ligjit dhe që ndjek qëllime të pastra politike kundër vullnetit të anëtarësisë së saj. “Vendimi i Gjykatës së Lartë në lidhje me Statutin e Rithemelimit të Partisë Demokratike sot është një shkelje flagrante e ligjit dhe që ndjek qëllime të pastra politike kundër vullnetit të anëtarësisë së saj! Prishja e vendimit të Gjykatës së…

Read More

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj mblodhi së bashku në një darkë festive, krerët e besimit të krishterë, të cilëve u uroi gëzuar festën dhe i falenderoi për mbështetjen që i kanë dhënë bashkisë ndër vite. “Ne këtu jemi pjesë e një vëllazërie, e një komuniteti, prandaj dua t’ju falenderoj të gjithëve për shërbesën tuaj, aty ku Perëndia ju ka thirrur të shërbeni. Në disa raste janë zona të ndryshme të Shqipërisë, në disa raste janë shtresa të ndryshme të popullsisë, e ndonjëherë janë kohë të çuditshme si pandemia, tërmeti, apo histori të jashtëzakonshme si lufta. Unë besoj se…

Read More

Lee Sun-kyun u gjend i pajetë në makinën e tij mëngjesin e së mërkurës. Gruaja e tij, Jeon Hye-jin, një aktore dhe ish-konkurente e Miss Korea, thirri policinë pasi gjeti një shënim vetëvrasjeje. Trupi i tij u gjet në një parking në Seul. Lee po hetohej nga policia për akuza për përdorim të marihuanës dhe një pluhur që akuzuesja e tij, një hostesë në një bar të lartë, tha se ishte ketaminë. Drogat, sipas saj, u morën në shtëpinë e saj. Pas lajmeve të një hetimi zyrtar në lidhje me përdorimin e dyshuar të drogës të bërë publike në fund…

Read More

Partia Demokratike e grupit të Lulzim Bashës, ka reaguar në lidhje me vendimin e Gjykatës së Lartë që ktheu sërish në Apel çështjen për vulën e PD-së. Gjykata detyron Apelin të marrë vendim në themel për vendimin e mëparshëm të Agron Zhukrit, që i la vulën e PD Berishës. PD e cilëson këtë vendim si peng të procedurave juridike. ”Vendimi i sotëm i Gjykatës së Lartë është një tjetër hap drejt vendosjes së drejtësisë së vonuar për çështjen e PD. Partia Demokratike mbetet e bindur qe kjo çështje, peng i procedurave juridike do te gjeje zgjidhjen e duhur dhe ligjore…

Read More

Dalja nga lista gri e pastrimit të parave është vlerësuar nga zv.kryeministrja Belinda Balluku, si rezultat i një pune të madhe dhe të mirë koordinuar të institucioneve shqiptare. Deklaratat u bënë gjatë mbledhjes vjetore të komitetit bashkërendues të luftës kundër pastrimit të parave, i mbajtur sot nën drejtimin e drejtimin e Ballukut dhe ne pjesëmarrjen e përfaqësuesve të institucioneve që janë pjesë e këtij Komiteti. Në fjalën e saj hapëse, zv/kryeministrja e cilësoi vitin 2023 si një vit të suksesshëm sa i takon arritjeve që ka bërë vendi ynë në këtë drejtim dhe që u finalizuan edhe me daljen e…

Read More

Richard Grenell ka promovuar Shqipërinë dhe turizmin shqiptar. Në një postim në profilin e tij, Grenell ka ftuar të gjithë që ta vizitojnë Shqipërinë duke dhënë garanci se s’do të pendohen. “Më besoni mua. Shkoni në Shqipëri. S’do të pendoheni”, ka shkruar Grenell.

Read More