PD-ja e Sali Berishës sot po mban një protestë para Gjykatës së Lartë, ku do të merret vendimi për vulën dhe logon e partisë. Rrugët janë bllokuar dhe një faturine ka lënë punën dhe është bashkuar me këtë protestë.
Author: tirana
Sali Berisha nga protesta e Gjykatës së Lartë ku do të vendoset për vulën dhe logon e PD-së se kujt grup i takon, ai sulmoi ashpër këtë institucion dhe GJKKO-në se janë nën urdhrat e kryeministrit Edi Rama. “Arrest shtëpie” me mbikëqyrje policore është masa që kërkon SPAK, por berisha tha se po tentojnë që t’i heqin të drejtën e komunikimit, duke menduar se do të shpëtojnë, por kjo nuk do të ndodhë sipas tij. ”Gjykata do të vendosë sot dhe masën ndaj Berishës. Mirë dakord, u shkel kushtetua duke kërkuar heqjen e lirisë. U shkelën ligjet dhe nuk po…
Në Gjykatën e Lartë sot do të japë vendimin për vulën dhe logon e PD-së, dhe Sali Berisha ka thirrur një protestë. Ai ka mbajtur një fjalim përpara protestuesve që janë mbledhur para Gjykatës së Lartë, në të cilën e ka konsideruar veten si njeriu i vetëm që ka respektin më të madh mbi ligjin. Këtë protestë, ai e quajti revoltë kundër diktuarës, ndërsa hodhi akuza në drejtim të Gjykatës së Lartë duke thënë se është e kapur nga kryeministri Edi Rama. “Revoltë kundër diktaturës, në mbrojtje të vlerave të lirisë, në jetën time unë kam pasur privilegjin që t’i…
Deputeti i Partisë Demokratike, Flamur Noka, nga protesta para Gjykatës së Lartë, deklaroi se opozita nuk do të tërhiqet nga protestat dhe mosbindja civile. Policia nuk ka marrë asnjë masë dhe nuk i ka lejuar që të ndërtojnë një skenë ku do të flasin protestuesit para Gjykatës së Lartë. “Duhet të pyesni Rilindjen, bandën në pushtet. Kemi marrë leje, por nuk është marrë asnjë masë. Nuk na lënë të ndërtojmë skenën. Ne jemi në protestë, në mosbindje civile. Ta harrojnë se do të tërhiqemi. Përditë do të jemi në protestë. S’ka as Edi Ramë apo bandë në pushtet që të…
Drejtori i Policisë së Tiranës, Tonin Vocaj i ka kërkuar deputetit Flamur Noka që të lirojnë rrugën para Gjykatës së Lartë. Kjo pasi në kërkesën që është dorëzuar në Policinë e Tiranës nuk ka qenë e sanksionuar bllokimi i rrugës. Protesta do të zhvillohej në hapësirën e trotuarit, rreth parkut Rinia, pa penguar qarkullimin. Fillimisht është tentuar komunikim me përfaqësuesit e Rithemelimit përmes zv/drejtorit të Policisë së Tiranës, Luigj Vathi, sipas protokollit zyrtar dhe më pas vetë kryepolici Tonin Vocaj. Deri tani nuk ka dakordësi për hapjen e rrugës për të rikthyer qarkullimin.
Që prej orës 09:00 ka nisur protesta e thirrur nga PD-ja e Sali Berishës, ku Gjykata e Lartë do të japë vendimin për vulën e partisë. Protestuesit kanë bllokuar rrugën. Si pasojë është krijuar trafik i rënduar në afërsi të Gjykatës. Nga ana tjetër, në këtë pikë ndodhen forca të shumta policie.
Demokratët e Sali Berishës po mbajnë një protestë tek Gjykata e Lartë, ku sot do të jepet edhe vendimi për vulës së PD-së. Gjykata e Lartë pritet të shprehet sot për rekursin që grupimi i ish-kryeministrit Sali Berisha ka depozituar për vendimin e 3 marsit, ku Apeli i Përgjithshëm ktheu në shkallë te parë çështjen e logos dhe vulës. Në mars të këtij viti Gjykata e Apelit vendosin rrëzimin e vendimit të gjyqtarit Agron Zhukri dhe kthimin e çështjes për shqyrtim në shkallë të parë me trupë tjetër gjykuese. Gjyqtari Agron Zhukri njohu Kuvendin e Berishës të 11 dhjetorit 2021…
E humbëm Twitter-in dhe e fituam X-in. I provuam Bluesky-in dhe Mastodon-in (epo, disa nga ne e bëmë). U shqetësuam për ‘bot’-ët e inteligjencës artificiale (AI) dhe për shëndetin mendor të të rinjve. Kaluam kohë në biseda private online dhe u sorollatëm pafundësisht nëpër rrjete sociale siç bënim edhe në vitet e kaluara. Për përdoruesit e rrjeteve sociale, viti 2023 ishte një vend i fillimeve dhe i mbarimeve. Më poshtë mund t’i lexoni disa prej ndodhive më të mëdha në rrjetet sociale më 2023 – si dhe çfarë të presim vitin e ardhshëm: Lamtumirë Twitter Para pak më shumë se…
Shkëlzen Berisha ka mbërritur në GJKKO, pasi në orën 09:00 do të jetë seanca gjyqësore për ish-ministrin e Mbrojtjes Fatmir Mediu i marrë i pandehur për masakrën e Gërdecit. “Do të flas kur të dal”, është shprehur Berisha teksa hynte në ambientet e GJKKO-së ku do të mbahet seanca e radhës gjyqësore. GJKKO ka thirrur të dëshmojë Shkëlzen Berisha lidhur me faksin që Aldo Bumçi i ka dërguar atëherë Mediut me shënimin “për Shkëlzen Berishën”. Dosja po gjykohet nga Irena Gjoka. Shkëlzen Berisha refuzoi të paraqitet në gjykatë seancën e 14 dhjetorit. Të dyja çështjet janë në dorë të gjyqtares…
9 njerëz kanë humbur jetën në Australi pasi stuhitë e forta goditën pjesën lindore të vendit gjatë festave të Krishtlindjeve, thanë autoritetet të mërkurën. Dhjetëra mijëra shtëpi janë ende pa energji elektrike. Moti i egër goditi shtetet e Viktorias, Uellsit të Ri Jugor dhe Kuinsland më 25 dhe 26 dhjetor duke sjellë breshëri dhe shira të rrëmbyeshëm. Si pasojë e erërave të forta shpërthyen çatitë dhe u rrëzuan pemët në disa nga zonat më të prekura. Më shumë se 90.000 familje janë ende pa energji elektrike. Autoritetet paralajmëruan se lumenjtë dhe përrenjtë me rritje të shpejtë mund të shpërthejnë duke…
Në Gjykatën e Lartë këtë të mërkurë do të mbahet seanca për rekursin që grupimi i Rithemelimit i Sali Berishës, ku Apeli i Përgjithshëm ktheu në shkallë të parë çështjen e logos dhe vulës së Partisë Demokratike. Çështja do të shqyrtohet nga gjyqtarët, Artur Kalaja, Ervin Pule dhe Dariel Sina në orën 09:00. Po ashtu do të ketë edhe një protestë. Për shkak të protestës forca të shumta sigurie janë mbledhur para ambienteve të gjykatës. Në mars të këtij viti, Gjykata e Apelit vendosi të rrëzojë vendimin e Agron Zhukrit dhe kthimin e çështjes për shqyrtim në shkallë të parë…
NGA PËLLUMB NAKO Aq e fortë, e larmishme dhe aq e shpërndarë në mënyrë kapilare është bërë propaganda qeveritare saqë jo vetëm arrin kudo ku dëshiron, por me gjithë fryrjet trashanike në raste jo të rralla, në medien kritike nuk konstatohet asnjë ose fare pak pikëpyetje. Duket qartë që ky sulm i gjerë frontal që i bëhet gjithë popullsisë, po thyen gjithmonë e më shumë kundërshtinë. Kritikuesit po lodhen dhe në publik po shtohen perceptimet se çdo gjë po shkon në rrugën e duhur. Ndaj dhe në një atmosferë të tillë, kur ndonjë individ sheh personalisht se është ngushtë ekonomikisht,…