Përgjaket Krishtlindja në Gjermani. Një sherr i momentit mes disa personave ka përfunduar me tre të plagosur. Sipas Bild, dy grupe personash kanë debatuar për këngën “Oh Du Fröhliche” në tregun e Krishtlindjes në Dortmund. Më pas dikush nxori thikën dhe plagosi tre prej tyre. Oficerët e policisë kanë kontrolluar disa persona pranë vendit të krimit, por nuk ka pasur të arrestuar. Oficerët sekuestruan armën, ndërsa të plagosurit të moshës 30 deri në 42 vjeç u dërguan në spital për të marrë ndihmën e parë mjekësore.
Author: tirana
Hëna e fundit e plotë e vitit 2023 do të shkëlqejë në qiell këtë javë, ndërsa sonte arrin kulmin në orën 19:33 EST. Hëna e plotë e dhjetorit, e njohur gjithashtu si “Hëna e Ftohtë” ose “Hëna e natës së gjatë”, do të arrijë kulmin e ndriçimit këtë të martën, sipas NASA-s. Megjithatë, do të shfaqet e plotë për disa ditë, duke zgjatur deri të enjten në mëngjes. Hëna u shfaq e ndriçuar në prag të Krishtlindjeve dhe do të vazhdojë deri mëngjesin e 28 dhjetorit. Sipas NASA-s, hëna do të jetë mbi horizont më gjatë se në periudhat e…
Deputeti i Partisë Demokratike, Dashnor Sula, ka komentuar kërkesën e SPAK për arrestin në shtëpi të ish-kryeministrit Sali Berisha. Sula u shpreh në News24 se kjo kërkesë e SPAK është e tepruar, duke iu referuar udhëzimit për ndalimin e komunikimit të Berishës me personat jashtë familjes. Më tej ai tha se Berisha është në të drejtën e vetë personale për të ushtruar aktivitetin politik për sa kohë nuk ka një vendim të formës së prerë, por do ta ketë të vështirë drejtimin me kufizimet e kërkuara ndaj tij. “Kërkesa e SPAK është e tepruar, duke marrë parasysh që nuk i…
Një 60-vjeçare është vënë në hetim pasi ka ofenduar nusen e djalit. Ngjarja ka ndodhur në Korçë, ku mësohet se hetimi ka nisur ndaj E. Sh., 60 vjeçe, banuese në fshatin Shqitas, Maliq. Nusja ishte pajisur me urdhër mbrojtje, por kjo nuk e ka penguar vjehrrën. “Po këta specialistë referuan materialet në Prokurori ku filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasen E. Sh., 60 vjeçe, banuese në fshatin Shqitas, Maliq, pasi në kundërshtim me vendimin e gjykatës ka ofenduar nusen e djalit të saj, e cila është e pajisur me urdhër mbrojtjeje”, thuhet në njoftim.
Në fshatrat e gjelave të detit, rreth e qark Peqinit, edhe këtë vit çmimi i këtij shpendi është rritur me 100 deri ne 200 lekë për kilogram. Banorët e kësaj zone tregojnë se këtë vit gjelin e detit e shesin me 1200 lek/kg ndërsa pulën me 1400 lekë. Ata shtojnë faktin se mundi që duan për t’i rritur dhe kujdesur nuk shpërblehet as më këtë çmim. “Nuk e dimë, po erdhi ndonjë refugjat ndoshta do bëjmë një çikë punë, po nuk erdhi është shume keq. Po i kërkojmë pak më shtrenjtë se vjet, sepse është shtrenjtuar ushqimi, e marrim misrin…
Këshilli i Ministrave, me rastin e festave të fundvitit, ka nxjerrë një vendim, lidhur me shpërblimin e disa kategorive të veçanta për vitin 2023. Me propozimin e ministrit të Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale dhe të ministrit të Financave dhe Ekonomisë, qeveria vendosi se përfitojnë shpërblim financiar për vitin 2023, në masën 10 000 lekë familjet me fëmijë të grupmoshës 0–18 vjeç, përfitues të skemës së ndihmës ekonomike, fëmijët me aftësi të kufizuara, përfitues të skemës së aftësisë së kufizuar, dhe fëmijët pa kujdes prindëror të vendosur në familje alternative. Përfitojnë shpërblim financiar për vitin 2023, në masën 5 000 lekë,…
Barcelona janë duke bërë plane për sezonin e ardhshëm dhe me një buxhet të limituar, duket se ata do të largojnë nga ekipi lojtarët që nuk i konsiderojnë si shumë të rëndësishëm. Dy emra që po përflitet se do të largohen në fund të këtij edicioni nga blaugranasit janë Marcos Alonso dhe Sergi Roberto. Alonso u transferua tek Barcelona rreth 18 muaj më parë dhe ani pse sezonin e kaluar ishte startues i rregullt, ai nuk po ushtron më ndikimin e njëjtë si dikur. Ish-mbrojtësi i Chelseat ka humbur pesë ndeshjet e fundit shkaku i lëndimit dhe nuk është paraqitur…
Ndarja ka bërë që Princ Leka dhe aktorja Elia Zaharia të jenë çifti më i përfolur i ditëve të fundit, sado që shkëputja e raportit të tyre ka ndodhur muaj më parë. Pas pyetjeve e pikëpyetjeve, mediat, për shkak të mesazheve vizive por pa pasur burime të qarta, dolën në konkluzionin se po, çifti është ndarë. Dhe, në fakt, fotografitë e vazhdueshme kur secili prej partnerëve shfaqet vetëm me të bijën, edhe në ceremoni të rëndësishme siç ishte ditëlindja e së voglës, konfirmojnë që Princ Leka dhe Elia Zaharia nuk jetojnë më bashkë dhe janë drejt divorcit, edhe në rrugë…
Nga Kastriot Dervishi Vrasja e Esat Toptanit në Paris më 13 qershor 1920, u porosit nga Tirana, nga krahu kundërshtar i viktimës. Nuk ka, përveçse konkurrencës politike, asnjë motiv patriotik. Ajo lidhet me prishjen e kompromisit të arritur në fillim të vitit 1920, i cili e bënte Esatin, pjesë të qeverisjes. Në mars të vitit 1920, përkrahësit e Esatit, me anë të Osman Balit, i bënë presion të armatosur qeverisë (po pa vrarë njeri), që të hynte në bisedime me Esatin. Më 15 prill 1920, në pamundësi për të përballuar forcat pro-esatiste, Parlamenti vendosi dërgimin e një delegacioni në Paris,…
Prokuroria e Posaçme (SPAK) në masën “arrest në shtëpi” ndaj ish-kryeministrit Sali Berisha ka kërkuar që ky i fundit të mos ketë asnjë komunikim me persona të tjerë përveç atyre që jetojnë me të. Gjithashtu është kërkuar ruajtje me policë. Në dokumentin e siguruar nga Panorama, thuhet po ashtu se adresa ku Berisha do duhet të qëndrojë është adresa e shtëpisë në rrugën “Mustafa Matohiti”. “…me masën e sigurimit “arrest në shtëpi” parashikuar nga neni 237 i K.Pr.Penale, në adresën e vetëdeklaruar në akte nga personi nën hetim Sali Berisha, duke e urdhëruar atë të mos largohet nga banesa e…
Shumë të mira shëndetësore, mund të vijnë nga dietat e mira, por ky hulumtim hodhi dritë se si ndikon dieta në shëndetin e veshkave. Hulumtuesit amerikan, gjeten lidhjet mes dietave pro inflamatore dhe rrezikut të lartë për zhvillim të dëmtimit të veshkave, të njohura si sëmundje renale të fazës përfundimtare tek njerëzit që kanë sëmundje kronike të veshkave. “Ne sugjerojmë që dietat antiinflamatore të testohen nëse ato do mund të çojnë në shkallë më të ulët të sëmundjes renale të fazës përfundimtare, sepse gjetjet tona tregojnë një rrezik të lartë të kësaj sëmundjeje si shkak i një diete inflamatore”, tha…
Ditën e nesërme opozita e Sali Berishës ka paralajmëruar një protestë në orën 9:00 para Gjykatës së Lartë, ku do të jepet edhe vendimi për “vulën” e Partisë Demokratike. Deputeti i PD, Flamur Noka tregoi per News 24 disa detaje nga protesta, ndërsa tha se nëse “vula” do t’i jepet Bashës, aksioni opozitar do të intensifikohet edhe më shumë. “Nesër do protestojnë në orën 9 para Gjykatës së Lartë. Gjykatat politike të regjimit autokratik prej dy vitesh ja kanë lënë vulën paligjshmërisht me urdhër politik të Edi Ramës. Në rast se regjimi do vazhdojë me urdhra politik për të mbajtur…