Ky është momenti i arrestimit të Rexhet Rapit, i njohur ndryshe si Kep Rapi dhe nipit të tij Algert Rapit. Të dy akuzohen se në bëshkëpunim me ish-shefin e krimeve Dedan Gjoni, kanë tentuar të vrasin Xhevdet Plakun, i njohur si “Akili” shqiptar. Rexhep Rapi i njohur si “Kep Rapi” u arrestua më 22 dhjetor me urdhër të SPAK. Kush do vritej Shënjestra e atentatit ishte Xhevdet Plaku. Kep Arapi ka dalë në Sky Ecc në biseda me ish-shefin e komisariatit të Shijakut, Dedan Gjoni, aktualisht i arrestuar për një tjetër vepër penale. Dedan Gjoni ishte përfshirë në grup kriminal…
Author: tirana
Çdo vit, ish-Presidenti Barack Obama ndante leximet e tij të preferuara të vitit, të cilat janë gjithmonë një përzierje interesante e romaneve me pordhime historike. Ai gjithashtu përmendi se listat e tij të filmave dhe muzikës së tij të preferuar të vitit do të dalin së shpejti. Zgjedhjet e këtij viti përfshijnë letërsi artistike të vlerësuara me çmime, libra historie, një kujtim dhe më shumë. “Këtu janë librat që kam lexuar me kënaqësi. Nëse jeni duke kërkuar për një libër të ri gjatë pushimeve, provoni njërin prej tyre. Dhe nëse mundeni, blini në një librari ose shkoni në bibliotekën tuaj…
Një 15-vjeçare është larguar nga banesa në fshatin Drenovë të Korçës. Kanë qenë prindërit e alarmuar ata të cilët kanë kallëzuar në polici largimin e vajzës së tyre. “Më datë 25.12.2023, në Komisariatin e Policisë Korçë, është paraqitur shtetasi M. T., 56 vjeç, banues në fshatin Drenovë, Korçë, i cili kallëzoi se që prej datës 24.12.2023, është larguar nga banesa, vajza e tij 15-vjeçare. Po punohet për gjetjen e saj”, bën me dije policia.
Deputeti socialist Erion Braçe ka ndarë një video nga tregu në Lushnjë, ndërsa komenton produktet e importuara nga vende të tjera të BE-së apo rajoni. Braçe thotë se qepa e Serbisë, domatja e Greqisë apo patatja e Gjermanisë po konkurrojnë produktet tona të vendit, ndërsa thekson se kjo është një shenjë e keqe. “Po dal nga tregu u Lushnjës dhe me thënë të drejtën më i mërzitur se kaq nuk kam qenë ndonjëherë. Domate Turqie, domate Greqie, patëllxhan Greqie, hurmë Greqie, mollë Greqie, patate Gjermanie, mollë Polonie, Moldavie. Gjithçka import. Qepë Serbie, e që konkurronin që të gjitha produktin e…
Pasditen e 25 dhjetorit, arbitri lushnjar Laver Alla, me profesion zjarrfikës, u thirr në detyrë për të shuar zjarrin në qendrën tregtare “Metropol”. Ai rrëfen momentet e tmerrit kur u gjendën mes tymit. “Nuk mund të përballohej ajo temperaturë. Ne u munduam, u afruam afër duke lagur shokët me tubën e ujit. Zjarri kishte marrë përmasa të mëdha brenda dhe nuk mund të hyje dot edhe më thellë sepse zjarri po kalonte sipër”, tha zjarrfikësi. Alla ishte mes zjarrfikësve që kërkuan ndihmë në spital por më pas u rikthye në luftë me flakët sërish. “Ndenja nja 10 minuta në spital,…
Një banesë është përfshirë nga flakët këtë të martë në kryeqytet. Banesa ndodhet në Sauk, pranë Sanatoriumit në Rrugën ‘Shefqet Ndroqi’. Nga të dhënat e para nuk raportohet për njerëz të lënduar. Zjarrfikësit ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për marrjen nën kontroll të flakëve. Nuk dihen ende shkaqet.
Pyetja se ku ndodhet Arka e Besëlidhjes, i ka munduar për shekuj me radhë teologët dhe arkeologët. Është e vështirë të imagjinohet një objekt misterioz më imponues sesa Arka, një kuti që supozohet se është ndërtuar sipas udhëzimeve të vetë Zotit. Për izraelitët, ajo ishte objekti i fundit i shenjtë. Por, pasi shfaqet dukshëm në Bibël përgjatë Pesë Librave të Moisiut, Arka e Besëlidhjet zhduket nga tregimi biblik pas Librave të Kronikave, dhe fati i saj mbetet i paqartë. Po çfarë është Arka e Besëlidhjes? Në Librin e Eksodit, thuhet se Arka u ndërtua nga punëtorë shumë të aftë, që përdorën dru akacieje dhe ar. Udhëzimet për ndërtimin e Arkës, që iu dhanë Moisiut nga Zoti, ishin shumëspecifike:Thuaji njerëzve të tu të ndërtojnë një Arkë nga druri i akacies, 1.1 metra të gjatë, 0.7 metra të gjerë dhe po aq të lartë. Mbulojeni me ar të…
Një dietë e shëndetshme dhe e ekuilibruar mund të ndihmojë në parandalimin e demencës, sipas një studimi të ri të botuar në Journal of Alzheimer’s Disease. Studimi, i cili madje përmend se cilat ushqime të zgjidhni nëse dëshironi të mbështesni shëndetin e trurit, arrin në përfundimin se dietat që theksojnë ushqimet bimore, si dieta mesdhetare, duket se zvogëlojnë rrezikun e sëmundjes së Alzheimerit, veçanërisht në krahasim me ushqimet më të pasura me yndyrë dhe të përpunuar, dietat perëndimore. Vitet e fundit ka pasur një rritje alarmante të rasteve të sëmundjes, me vlerësimet aktuale që tregojnë se rreth 32 milionë njerëz…
Janë zbardhur detaje të reja nga ngjarja e regjistruar pasditen e të dielës në Kamëz, ku 33-vjeçari Jetmir Koleci qëlloi me armë zjarri në drejtim të dy vëllezërve Ilir dhe Astrit Halili. I riu vijon të jetë ende në kërkim nga Policia, teksa mësohet se konflikti i tyre ka nisur rreth dy muaj më parë, edhe pse më herët mes tyre ka pasur miqësi dhe hyrje-dalje familjare. Burime bëjnë me dije se Jetmir Koleci, dyshohet se me një llogari false në Instagram i ka shkruar mbesës së mitur 13-vjeçare të vëllezërve Halili, duke e ngacmuar. Vajza e mitur, edhe pse llogaria…
Tentoi të vriste një 30-vjeçar, duke qëlluar me armë zjarri, drejt një berberhane ku ai po merrte shërbim, kapet dhe vihet në pranga 33-vjeçari. Burime zyrtare nga policia bënë me dije se pas hekurave ra shtetasi Geraldo Hoxhaj (Mahmutaj), ndërsa u sekuestrua arma e krimit. “Pas kësaj ngjarjeje të ndodhur më datë 23.12.2023, në fshatin Fermë Çlirim, për shkak të një konflikti të mëparshëm, për motive të dobëta, Policia arrestoi bashkëpunëtorin e 33-vjeçarit. Si rezultat i veprimeve intensive operacionale të kryera në kuadër të megaoperacionit “Sundimi i ligjit”, menjëherë pas ngjarjes së ndodhur më datë 23.12.2023, në fshatin Fermë Çlirim,…
Kryeministri Edi Rama, i shoqëruar nga zv.kryeministrja dhe Ministrja e Infrastrukturës Belinda Balluku, kanë inspektuar sot Tunelin e Murrizit, i cili është drejt fundit. Tuneli ka nisur punimet që prej vitit 2018 dhe pritet të përfundojë në vitin 2024. Sipas kryeministrit Rama, punimet kanë zgjatur për shkak të gjeologjisë të pafavorshme që ka sjellë edhe shtyrjen e përfundimit të Rurrës së Arbrit, ndryshe nga Tuneli i Llogorasë, aty ku punimet kanë ecur me ritme më të shpejta. “Kemi nisur nga e premtja e shkuar që të shohim dritë nga ana tjetër. Ne do të vazhdojmë në të gjitha drejtimet”-tha ministrja…
Të gjithë jemi të stresuar, por cilët popuj europianë janë më shumë? Epo, edhe nëse ideja jonë për grekët nuk është sigurisht ajo e një populli veçanërisht të stresuar, ata janë pikërisht ata që dallohen në renditjen e veçantë të vendeve europiane në të cilat stresi perceptohet më shumë. Renditja u hartua nga ekspertë të një kompanie holandeze që shet produkte të mirëqenies, dhe dhjetë të parat i shohin turqit në vendin e dytë dhe portugezët në të tretin, të ndjekur nga maltezët, qipriotët, irlandezët dhe spanjollët. Italianët janë të tetë, para francezëve dhe zviceranëve. Për të klasifikuar stresin, janë…