Author: tirana

I është vazhduar edhe për dy muaj masa e paraburgimit tre të dyshuarve për sulmin terrorist të 24 shtatorit në Banjskë të Zveçanit, ku u vra rreshteri Afrim Bunjaku. Këtë për Express e konfirmoi zëdhënësja e gjykatës së Prishtinës, Mirlinda Gashi. Sipas këtij vendimi, të dyshuarit do të jenë në paraburgim deri më 24 shkurt. “Ju njoftojmë se pas kërkesës së Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës për vazhdimin e masës së paraburgimit në çështjen penale kundër të pandehurve D.M, B.S dhe V.T, Gjykata Themelore në Prishtinë – Departamenti Special ka aprovuar kërkesën e PSRK-së dhe tre të pandehurve iu…

Read More

Inspektorati i Lartë i Drejtësisë ka kërkuar shkarkimin nga detyra të gjyqtarit të Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë Vlorë, Ken Dhima, për shkelje shumë të rënda profesionale. Ndërsa është shkarkuar më herët edhe nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, ILD thekson se gjyqtari ka kryer shkelje të shumta gjatë vendimeve të marra, veçanërisht duke zbardhur me vonesë vendimet e marra ndaj shtetasve të ndryshëm. Njoftimi: Mbi kërkesën e Inspektorit të Lartë të Drejtësisë për procedim disiplinor me masën “shkarkim nga detyra” të magjistratit K.DH Inspektori i Lartë i Drejtësisë ka përfunduar hetimin disiplinor ndaj magjistratit K.DH., në kohën e…

Read More

Edhe pak ditë na ndajnë nga 2024, por si do të jetë viti i ardhshëm, çfarë parashikojnë yjet? Astrologia e njohur Meri Gjini ka folur në një emision televiziv për disa nga periudhat më të vështira të vitit ku duhet të shmangim ngjarjet e rëndësishme. “Në 24 do të jenë disa momente që nuk duhet të vendosim gjëra të rëndësishme në axhendën tonë. Do të jenë ditë me ngjarje shumë të forta dhe do të jetë e vështirë t’i qëndrojmë besnik axhendës. Periudhat janë: Nga data 2 deri në 25 prill. Datat 13 deri në 18 korrik. 6 gusht deri…

Read More

E ftuar në “Ftesë në 5”, Kiara Tito ka folur për raportin me vjehrrën duke u shprehur se janë si shoqe. “Kemi një raport si shoqe. Unë i them Anxhi. Flasim shpesh në telefon, ajo është në SHBA tani. Më pyet shumë për vajzën, është shumë meraklie!”, tha Kiara. Shtatzëninë Kiara e cilësoi si kapitullin e ri më të bukur të jetës së saj dhe nuk ngurroi të ndajë disa detaje si nepsi e netët pa gjumë. “Ishte një gjë që kisha kohë që e doja, ishte ajo ora biologjike kur dëshiron të bëhesh nënë”, tha Kiara.

Read More

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit, kreu inspektime në dy subjekte me aktivitet “market” dhe “prodhim, përpunim produkti mish dhe nënproduktet e tij” në Korçë dhe Fier. Nga kontrolli i ushtruar në ambientet e subjektit në qytetin e Fierit, ka rezultuar se subjekti ka problematika në plotësimin e dokumentacionit. Ndërsa, nga kontrolli i ushtruar në subjektin me aktivitet “market” në qytetin e Korçës, u konstatua tregtim i produkteve ushqimore me afat të kaluar përdorimi. Për shkeljet e konstatuara, trupa inspektuese vendosi masat administrative me gjobë në vlerën totale të 400 mijë lekëve, si dhe masën bllokim produkti me destinacion asgjësim.

Read More

Pas protestave të dhunshme përpara godinës së Komisionit Republikan të Zgjedhjeve në Beograd, ka reaguar me një mesazh të fortë ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Serbi, Christopher Hill. “Në orët dhe ditët në vijim, liderët e Serbisë dhe qytetarët e saj duhet të kujtojnë: Legjitimiteti i proceseve demokratike varet nga transparenca dhe nga gatishmëria e të gjitha palëve, fituese apo humbëse, për të respektuar vullnetin e popullit të shprehur në kutinë e votimit”, shkroi ai në platformën X. Shefi i misionit diplomatik amerikan nënvizoi nga ana tjetër se dhuna dhe vandalizmi ndaj institucioneve shtetërore nuk kanë vend…

Read More

Dua Lipa është rrugës për t’u bërë miliardere. Të ardhurat e artistes vetëm për vitin e kaluar ja kanë kaluar ato të Adele. Këngëtarja ka fituar 68 milionë Paund, por pasuria totale e saj ende nuk ja kalon këngëtares tjetër britanike. Vlera e kompanisë së saj është trefishuar në tre vite. Që pasi artistja vendosi të bashkëpunonte me babanë e saj Dukagjinin, fitimet e saj kanë qenë marramendëse. Dyshja kanë krijuar së bashku një kompani të quajtur “Radical 22 Publishing Limited” për të ndihmuar në menaxhim të karrierës së Lipës. Artistja nuk fiton vetëm nga karriera e saj si këngëtare.…

Read More

Është shtyrë për nesër (27 dhjetor) në orën 11:00, seanca ndaj Sali Berishës, seancë në të cilën SPAK ka kërkuar shtrëngimin e masës së sigurisë në ”arrest shtëpie” si dhe mbikqyrjen e banesës me punonjës të policisë së shtetit. SPAK-u ka kërkuar që Sali Berisha të ruhet me punonjës të Policisë së Shtetit, por kjo masë për avokatin e tij Genc Gjokutaj është e paligjshme. “Seanca e sotme kishte të bënte me kërkesën e SPAK për zëvendësimin e masës ndaj ish-kryeministrit Berisha në arrest shtëpie. Ajo që dua të denoncoj në paligjshmërinë e kërkesës së prokurorëve është që ndryshimi i…

Read More

Dashi-Fundi i vitit ju premton fitime në sferën financiare, shanse në sferën profesionale por kujdes në marrëveshjet dhe bisedat që do të bëni, sidomos ato intime dhe nëse janë çështje ligjore. Disa nga ju mund të udhëtoni, kështu që merrni masa që të jeni sa më organizuar me qëllim që të evitoni problemet. Demi-Një periudhë shumë e mirë, ditë shumë të mira këto të fundvitit. Më të favorizuarit janë të lindurit në 10-ditëshin e parë të shenjës. Kujdes në sferën financiare me detyrimet ndaj të tjerëve dhe kujdes në marrëveshje ekonomike ku mund të implikohen të tjerët ose miqtë. Të…

Read More

Banorët e pallatit që ndodhet mbi qendrën tregtare në Lushnjë që u përfshi nga flakët janë rikthyer pranë godinës, nuk janë lejuar nga policia që të futen në apartamentet e tyre. Asnjë nga banorët që janë evakuuar nuk e di se çfarë ka ndodhur me apartamentet e tyre. Një prej banoreve tregon momentet e daljes nga apartamenti me rrobat e trupit dhe mungesën, sipas saj, të masave kundër zjarrit apo sinjalizmit të banorëve. Një tjetër banor tregon si e kanë evakuuar forcat speciale të policisë, ndërsa është akomoduar në një hotel të paguar nga pronari i pallatit. Kryetarja e Bashkisë…

Read More

Faqja e Kuvendit të Shqipërisë ra pre e një sulmi kibernetik. Përmes një reagimi zyrtar, Kuvendi thekson se nuk ka humbje të të dhënave nga sulmi. “Gjatë ditës së djeshme është konstatuar një sulm kibernetik ndaj institucionit të Kuvendit të Shqipërisë. Sipas ekspertëve, nga ky sulm është synuar ndërhyrje në infrastrukturë dhe tentativë për fshirje të të dhënave. Ju bëjmë me dije se nuk janë prekur të dhënat në sistem dhe ekspertët janë angazhuar plotësisht, që prej momentit kur kanë detektuar këtë ndërhyrje nga jashtë institucionit. Ekspertët e IT po punojnë për të zbuluar se çfarë pasojash ka sjellë ky…

Read More

Inter është hedhur në sulm në merkato për të gjetur zëvendësuesin e Juan Cuadrado, i operuar pak ditë më parë. Administratori i deleguar i Inter, Beppe Marotta ka gjetur personin e duhur. Bëhet fjalë për kanadezin Tajon Buchann që luan me Brugge në kampionatin belg. 24-vjeçari ka një kontratë deri në vitin 2025 me skuadrën belge, por ka deklaruar se nuk do ta rinovojë kontratën. Marotta është hedhur në sulm për ta sjellë Buchann në Milano, duke i ofruar një kontratë më të mirë. Kostoja e këtij transferimi pritet të shkojë 10-12 milionë euro. Kanadezi nuk është grumbulluar nga Brugge…

Read More