Author: tirana

Dje në ditën e Krishtlindjes, faqja online e parlamentit të Shqipërisë dhe dy kompani u hakëruan. Përgjegjësinë për këtë sulm kibernetik e mori grupi i hakerave “Homeland Justice”. Këta të fundit përcollën edhe një mesazh në “Telegram”, duke thënë se “do të paguajnë edhe ata që kanë zënë karriket e Kuvendit.” Eksperti i kriminalistikës, Ervin Karamuço, thotë se këto të dhëna mund të blihen me bitcoin. Më tej, Karamuço ngriti dyshimet se këto sulme nuk mund të jenë kryer nga iranianët por nga grupe IT që mirëmbahen dhe kontrollen nga grupet kriminale. “Janë bërë 24 orë, kemi një kompani telefonike,…

Read More

Një nga banorët, banesa e së cilës u përfshi nga flakët në Lushnjë pas zjarrit që ra në qendrën treftare ”Metropol”, tha se zjarrfikësja nuk kishte ujë. Më tej ajo tha se tani nuk dinë se çfarë bëhet me shtëpitë e tyre. ”Zjarrfikësja e Lushnjës që i raftë plasja nuk kishin ujë dhe prisnin ato të Fierit. Ishim në banesë. Kemi dalë nëpër shkallë. Çuni ka nxjerrë pleqtë në kurriz. Nëpër shkallë morëm çupën nusen. E kaluam natën te çuni i madh as nuk e dimë se çfarë do të bëhet. Asnjë gjë nuk kishte aty, as sistem alarmi asgjë.…

Read More

Prej më shumë se 10 orësh, forcat zjarrfikëse të Lushnjës, Fierit, Tiranës, Elbasanit, Vlorës e Beratit, luftuan për të shuar flakët në qendrën tregtare ”Metropol” dhe për të bërë të mundur evakuimin e qytetarëve, ku disa prej tyre përfunduan në spital. Asnjë person nuk ndodhet në spital. Një ditë më parë rreth 42 persona u shtruan në spital pasi kishin probleme me frymëmarrjen mes tyre dhe 8 persona personel zjarrfikës. Ndërkohë zona është rrethuar me shiritin e sigurisë dhe pritet që të kryhet ekspertiza për të përcaktuar shkaqet e zjarrit si dhe dëmet e shkaktuara nga flakët. Banorët po ashtu…

Read More

Kinemaja e Shkodrës po transformohet për t’i kthyer identitetin si një hapësirë publike në funksion të qytetarëve. Kryeministri Edi Rama ka postuar këtë të martë pamje nga Kinemaja e Shkodrës, e cila është një vlerë e trashëgimisë dhe artit. Transformimi i kinemasë nisi pasi Bashkia e Shkodrës rimori pas 23 vitesh godinën e kinemasë që ndodhet në qendër të qytetit. Kontrata e qirasë ndërmjet subjektit që e kishte dhe ministrisë së Kulturës lidhur në vitin 2000, kishte përfunduar në 2020. Në 3 vitet e fundit, shoqërisë private nuk iu rinovua kontrata nga Bashkinë e Shkodrës, që është enti pronar i…

Read More

Përmbytje e shkaktuara nga shirat e dendur në Gjermani kanë shkaktuar probleme të mëdha në disa pjesë të vendit. Niveli i ujit arriti në 70 centimetra në qytetin Windehausen në shtetin qendror gjerman Thuringia, duke detyruar rreth 400 njerëz të evakuohen nga shtëpitë e tyre. Autoritetet lokale në shtetin North Rhine-Westphalia lëshuan një paralajmërim publik për rritjen e ujit të lumit Weser. Zyra Meteorologjike e Gjermanisë ka paralajmëruar për reshje të dendura të shiut në rajone të ndryshme dhe ka shtuar se përrenjtë dhe lumenjtë mund të vërshojnë.

Read More

Alby the Goat ka bërë një rrëfim emocional së fundmi në Big Brother VIP Kosova 2. Ajo ka treguar se ka pasur një fëmijëri jo edhe aq të lehtë duke zbuluar se prindërit iu ndanë kur ishte nëntëmuajshe. Aktorja zbuloi po ashtu se për shumë vjet me radhë ka ndërprerë konktaktet me familje, sidomos pas nisjes së karrierës si aktore e filmave me pullë të kuqe. Rrëfimi i plotë i Albyt Kur kam qenë nëntë muajshe, prindërit e mi janë ndarë. Kam pasur dy motra para meje edhe me aq sa kam marrë vesh, prindërit e mi kanë pasur probleme…

Read More

Zyrtarët ukrainas morën përgjegjësinë për një sulm masiv ajror në qytetin Feodosia të Krimesë herët ditën e sotme, duke dëmtuar flotën e Vladimir Putinit të parkuar në zonën e portit ndërsa shpërthime të fuqishme tronditën rajonin. Mykola Oleshchuk, komandanti i Forcave Ajrore të Ukrainës, ndau një video të sulmit në kanalin e tij zyrtar Telegram dhe deklaroi se sulmi shkatërroi një anije të madhe të marinës ruse, anija ulëse Novocherkask. Porti, i vendosur 100 km (62 milje) nga ura e Kerçit, u sulmua gjithashtu nga Ukraina. “Flota në Rusi po bëhet gjithnjë e më e vogël! Faleminderit pilotëve të Forcave…

Read More

Imer Mushkolaj Sali Berisha ka sunduar me “dorë të fortë” dhe mban përgjegjësinë për ngjarje monstruoze që kanë ndodhur në vendin e tij. Atë po e pret një fund meritor, i braktisur nga të gjithë dhe pa keqardhje nga askush. Sali Berishës i është hequr imuniteti i deputetit dhe pritet të arrestohet nga prokuroria e posaçme, e njohur si SPAK. Ish-presidenti dhe ish-kryeministri i Shqipërisë duket se do ta përfundojë karrierën e tij politikë në formën më të palavdishme. Kjo situatë e krijuar në Shqipëri është me fort domethënie dhe shënon një kthesë të madhe në politikë e shoqëri. I…

Read More

Këtë të martë do të mbahet seanca për ish-kryeministrin Sali Berisha. Disa ditë më parë SPAK i kërkoi Gjykatës së Posaçme dhënien e masës së sigurisë ”arrest shtëpie” për të. Në Gjykatën e Posaçme do të dëgjohen palët, nuk do shqyrtohet në dhomë këshillimi por në prani të palëve, prokurorëve të SPAK, mbrojtjes së ish-kryeministrit, avokatëve të tij dhe vetë Berishës. Kërkesa e SPAK-ut për masën ndaj Berishës u dërgua më 22 dhjetor me zarf me arsyen se nuk ka zbatuar vendimin e gjykatës. Berisha tha se do të konsultohet me avokatët e tij nëse do të marrë pjesë në…

Read More

Territori shqiptar prej disa ditësh është përfshirë nga kushte të qëndrueshme atmosferike, duke bërë që pjesa e parë e ditës të jetë nën ndikimin e intervaleve të gjata me kthjellime, të cilat më të dukshme do të jenë përgjatë vijës bregdetare. Temperaturat e ajrit do të pësojnë rënie në të dy vlerat ekstreme ditore duke u luhatur nga -1°C më e ulëta deri në 18°C më e larta në rang vendi. Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi 20 km/h në sipërfaqen e tokës dhe 28km/h në det të hapur me drejtim Lindor duke gjeneruar në brigjet…

Read More

Dashi Dita e martë do të jetë një ditë e mundimshe. Nëse mundeni, bëni një pushim në punë. Mos u shqetësoni, përndryshe ditët tjera të javës do jenë fantastike. Demi Të martën do keni një ditë pozitive dhe relaksuese në të gjitha sferat, nga puna në sentimentale. Ardhja e Hënës në shenjën tuaj nga martja do të sjellë besim në marrëdhëniet romantike. Binjakët Të martën çdo gjë do të kalojë sipas afateve të zakonshme. Mos u shqetësoni, gjërat së shpejti do të marrin një rrjedhë më të mirë, veçanërisht duke filluar nga e martja, dita në të cilën do të…

Read More

Një prej banorëve të pallatit 12-katësh që u përfshi nga flakët ka rrëfyer se çfarë ndodhi në godinën ku ai banonte. Ai u shpreh se ishte në punë në momentin kur nisën flakët dhe u njoftua nga bashkëshortja, ndërsa zbuloi më tej se fëmijët e tij dhe vjehrri ndodheshin në banesë, por ai nuk mund të ngjitej për shkak të tymit. Banori shtoi se sapo situata u qetësua arriti që me ndihmën e policisë dhe zjarrfikësve të nxirrte familjarët e tij. “Isha në punë, më mori bashkëshortja, ishin kalamajtë lart, vjehrri, ishte e pamundur të ngjitesha lart nga tymi. Sa…

Read More