Author: tirana

Nënkryetari i PD-së zyrtare, Roland Bejko ka folur lidhur me zhvillimet e fundit politike në vend, por edhe për atë çfarë pritet gjatë ditës së nesërme, vendimin e GJKKO mbi kërkesën e SPAK për të caktuar ”arrest shtëpie” për Sali Berishën, i cili akuzohet për korrupsion pasiv në aferën e privatizimit të kompleksit Partizani. Sipas Bejkos, Berisha uron që të lihet në ”arrest me burg” dhe një situatë të tillë ta përdorë për t’u viktimizuar duke u bazuar në akuzat e tij ndaj pushtetit që e ka cilësuar si regjim. “Ai uron që jo ta lënë në arrest shtëpie por…

Read More

Pas pesë orësh, Policia e Shtetit ka njoftuar se ka përfunduar evakuimi i banorëve dhe qytetarëve nga qendra tregtare në Lushnje, e cila u përfshi nga flakët. Janë evakuuar dhe dërguar në spital për ndihmë mjekësore rreth 39 qytetarë dhe 3 punonjës të zjarrfikëses, jashtë rrezikut për jetën. Grupi i posaçëm hetimor në drejtimin e Prokurorisë vijon punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit. Në vendngjarje ishin ministri i Brendshëm Taulant Balla, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Muhamet Rrumbullaku, zv/drejtori i Përgjithshëm Sokol Bizhga, Drejtori Vendor i Policisë Fier Lorenc…

Read More

Departamenti amerikan i Shtetit u bëri thirrje autoriteteve në Serbi që të bashkëpunojnë me misionin e OSBE-së në hetimin e pretendimeve për parregullsi zgjedhore, transmeton Zëri i Amerikës. Siç theksoi Departamenti i Shtetit, dhuna ndaj gazetarëve, vëzhguesve dhe zyrtarëve zgjedhorë është “e papranueshme”, si dhe se legjitimiteti i proceseve demokratike varet nga transparenca dhe vullneti i të gjithë pjesëmarrësve për ta pranuar rezultatin e zgjedhjeve. “Ne jemi të fokusuar, në bashkëpunimin me Serbinë, për forcimin e qeverisë demokratike dhe sundimin e ligjit, përmirësimin e bashkëpunimit rajonal, vazhdimin e rritjes ekonomike dhe përshpejtimin e përparimit të Serbisë në rrugën drejt anëtarësimit…

Read More

Kiara Tito vijon që të jetë në qendër të vëmendje. Kjo për shkak të pjesëmarrjes në Big Brother VIP Albania 2 si dhe historisë me fituesin e këtij edicioni, Luiz Ejlli. Ajo ka bërë një rrëfim të sinqertë për periudhën në BBVA, njohjen me artistin shkodran si dhe dasmën e tyre që u realizua në shtëpi. “Ka qenë një emocion shumë i bukur ky moment. Kur e kujtoj tani dhe kur e shoh nuk më duket sikur kam qenë unë që e kam përjetuar atë moment. Po mendoja sikur ishim vetëm ne të dy, aty”, u shpreh ajo. Prezantuesja tutje…

Read More

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj përcolli sot urimet për të gjithë besimtarët e krishterë nga Katredalja Ortodokse për ditën e Krishtlindjes. Veliaj tha se vendin e çojnë përpara vetëm shqiptarët të bashkuar. “Gëzuar festën. Jo vetëm gjithë besimtarëve por edhe të gjithëve ju që jeni në krye të detyrës, në një ditë ku shumica e njerëzve janë pushim dhe kanë marrë kohë me familjen e tyre. Është një bekim i madh që ajo që ne marrim si të mirëqenë, që është harmonia e besimit është në fakt diçka që kultivohet përditë dhe këto vizita janë pjesë e këtij…

Read More

Ministri i Brendshëm, Taulant Balla foli nga Lushnja, ku një zjarr i madh në një qendër tregtare rrezikoi jetën e qytetarëve, me 25 persona që përfunduan në spital me probleme me frymëmarrjen. “Falë punës së autoriteteve dhe falë Zotit, nuk kanë rrezik për jetën. Ka ende disa vatra më të vogla zjarri në pjesën lindore të ndërtesës, ku po punojnë zjarrfikësit. Po punohet në kushte të vështira dhe në temperaturë shumë të lartë”, tha Balla. “Pasi zjarri të vihet tërësisht nën kontroll do të shohim kush ishin arsyet e zjarrit. Nuk dua të bëj deklarata hipotetike pa pritur hetimin e…

Read More

Ministrja e Shëndetësisë, Albana Koçiu ka vizituar nga afër qytetarët të cilët ishin në pallatin 12-katësh që u përfshi nga flakët në Lushnje. Koçiu u shpreh se të gjithë qytetarët janë jashtë rrezikut për jetën dhe se çdo gjë është nën kontroll. “Sapo kemi vizituar të gjithë qytetarët që iu drejtuan spitalit në Lushnje. Janë të gjithë jashtë rrezikut për jetën falë një pune të ekipit të mjekëve. Çdo gjë është nën kontroll, gjendja paraqitet e qetë, qytetarët kanë marrë mjekimet e nevojshme dhe për momentin nuk kanë asnjë shqetësim. Përpara se të vija në spital kam qenë edhe pranë…

Read More

Armando Broja vazhdon të jetojë me pasigurinë rreth të ardhmes te klubi i Çhelsea. Që prej fillimit të sezonit, emri i sulmuesit është përmendur vazhdimisht si i një prej lojtarëve, që blutë londinezë janë gati të sakrifikojnë në merkato dhe me afrimin e janarit kjo hipotezë bëhet e mundshme. “Që nga kthimi nga dëmtimi brutal i ligamentit në sezonin e kaluar, duke gjetur golin pas vetëm 19 minutash ndaj Fulham, Armando Broja është kthyer në një aset të “nxehtë” në merkato. Futbollisti 22-vjeçar është një objektiv i vetë Fulhamit, ashtu si edhe West Ham që ka shprehur mjaft publikisht interesin…

Read More

Forcat RENEA i janë bashkuar aksionit për shpëtimin dhe evakuimin e banorëve të bllokuar si pasojë e zjarrit që ka përfshirë qendrën tregtare në Lushnje. Deputeti i PS-së, Erion Braçe ka shpërndarë pamjet dhe ka falënderuar efektivët e RENEA-s për kontrollet që bëjnë në çdo banesë për persona që mund të kenë mbetur të bllokuar.

Read More

Festat e fundvitit e kanë zbukuruar qytetin e një mbi një dritareve si asnjëherë më parë. Dritat festive të vendosura në të gjitha hapësirat publike e kanë shndërruar Beratin në një qytet vërtet magjik. Kryeministri Edi Rama ka postuar pamje nga lagjja Mangalem, në natën e Krishtlindjes. “Berati në një spektakël magjik dritash, ngjyrash, historish e tingujsh mbi shtëpitë e lagjes Mangalem”, tha Rama. Ndriçimi me drita shumëngjyrëshe është realizuar edhe në dy urat mbi lumin “Osum”, në urën Goricës dhe “Urën e Varur”, dritat e të cilave kanë reflektuar si një ylber mbi lumë. Bashkia e Beratit ka ndezur…

Read More

Moderatorja shumë e dashur dhe fenomen në rrjete sociale, Kiara Tito, në një rrëfim emocional në “Ftesë në 5”, foli për pritjen e ëmbël. Ajo tha se vajza u ngjiz në Turqi, aty ku qëndruan për një periudhë qetësie pas përfundimit të “Big Brother VIP”. “Ai tha kur të shkojmë në Turqi do bëjmë Osmanin. Nuk doli Osman, doli princeshë. Ishin disa ditë ku u kënaqëm, shijuam njëri-tjetrin. I mbaj mend si ditë shumë të bukura dhe nuk do t’i harroj. Në ato momente nuk mendon të bësh surpriza. Në ato momente bëra një kuti të vogël, ia tregova kur…

Read More

Zi në familjen Gjoni! Motra e madhe e Ingrid dhe Inis Gjonit ka ndërruar jetë. Ilda Gjoni, nëna e aktores Anna Lika ka mbyllur sytë përgjithmonë. Menaxheri i VIP-ave, Xhani Demika ka ndarë lajmin e trishtë në Instagram. “Ahh moj Ilda Gjoni mke këput shpirtin më ke mërzit shumë, po ti ke qenë gjithmonë pozitive e dashur e gjendur, njeri me zemër të madhe dhe nuk e mendoja kur që njerëzit e mirë të dashur zoti i desht pranë vetes, nuk kam fjalë të përshkruaj dhimbjen dhe mërzinë për ty Ilda. Nuk doja kurrë që këto fjalë ti shkruaj për…

Read More