Shqiptarët kërkojnë ta kalojnë jashtë vendit Krishtlindjen dhe natën e ndërrrimit të viteve. Sipas operatorëve turistikë numri i atyre që zgjedhin të festojnë larg shtëpisë është rritur me rreth 25% në krahasim me vitin 2022. “Shtetet që kanë preferuar më shumë kanë qenë Spanja Austria Çekia, Franca kanë një organizim shumë të mirë për periudhën e festave se fillojnë një muaj para dhe atmosfera ndihet,” shprehet Florinda Zani, operatore turistike. Jashtë preferencave të shqiptarëve nuk mbeten vendet e rajonit si Kosova, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut apo Kroacia. Pozitive është se vitet e fundit destinacionet dimërore janë shtuar edhe…
Author: tirana
Në këtë ditë të Krishtlindjes, kati i tretë i një qendre tregtare është përfshirë nga flakët në Lushnjë! Dhjetëra njerëz janë nxjerrë me urgjencë dhe është evakuuar ndërtesa. Ambulancat dhe zjarrfikësit në vendngjarje. ”Rreth orës 14:40, njoftohemi se në Qëndrën Tregëtare “Metropol” në qytetin e Lushnjës ka rënë zjarr. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Lushnjë dhe Forca e Posaçme “Shqiponja” kanë shkuar në vendngjarje dhe po marin masa për evakuimin e qytetarëve dhe banorëve në qëndrën tregëtare. Janë dërguar edhe forcat e sigurisë kombëtare në mbeshtetje të Policisë Vendore për evakuimin e qytetarëve. Shërbimet zjarrëfikëse ndodhen në vendngjarje dhe po…
Conor Gallagher ka përfunduar në merkato. Chelsea është gati ta shesë qendërmesfushorin në merkaton e janarit nëse vjen një ofertë 40 milionë paund. 23-vjeçari është një element i rëndësishëm për skuadrën e Mauricio Pochettinos, teksa dëshira e tij është të qëndrojë për t’u bërë në të ardhmen kapiteni i ekipit londinez. Gallagher është një produkt i akademisë së Chelseat, ndërkohë që numëron edhe 11 ndeshje me kombëtaren angleze. Disa klube të Premier League janë të interesuara për shërbimet e mesfushorit, e ardhmja e të cilit do të qartësohet në ditët e ardhshme.
Në qendrat sociale të Tiranës u shtrua dreka e ngrohtë e Krishtlindjes. Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i shoqëruar edhe nga të rinj vullnetarë, zgjodhi të urojë festën duke u shërbyer drekën të moshuarve dhe njerëzve në nevojë në qendrën sociale “Gonxhe Bojaxhi”. Veliaj tha se vetëm nëse bëhemi të gjithë bashkë do të ecim përpara. “Nëse ruajmë ritmin dhe rritemi të gjithë bashkë, atëherë do të kemi vërtet një qytet solidar, qytetin që kemi ëndërruar dhe për të cilin kemi punuar së bashku. Dua të uroj të gjithë besimtarët e krishterë për festën. Ne kemi punuar me…
Mes protestash e thirrjesh kundër tij, pavarësisht konfirmimit si fitues të zgjedhjeve të 17 dhjetorit, Aleksandër Vuçiç theu qetësinë e një jave të gjatë. Duke thirrur mediat për një konferencë të jashtëzakonshme, presidenti, sipas tij, i konfirmuar tashmë edhe si shumicë absolute, kërkoi të flasë qartë, së pari për Kosovën, më pas edhe për opozitën brenda vendit. Për Kosovën e Albin Kurtin, përsëriti thjesht mesazhet e një viti: “Serbia nuk e njeh e nuk do ta njohë kurrë Kosovën”. Një thirrje, Vuçiç e pati edhe për opozitën brenda vendit të tij, prej një jave në protestë në zemër të Beogradit,…
Dy vajza të mitura në qytetin e Vlorës janë larguar nga shtëpia dhe kanë humbur kontaktet me familjarët. Policia e Shtetit thonë se ka qenë prindërit, ata të cilët kanë kallëzuar rastin. Autoritetet janë vënë menjëherë në lëvizje duke ngritur një grup të posaçëm për të bërë të mundur gjetjen e dy vajzave të mitura.
Mesditën e kësaj të hëne, një aksident ka ndodhur, në aksin Fier – Levan, ku një automjet tip “Volkswagen”, ka humbur kontrollin dhe ka dale nga rruga, duke u përplasur me kanalin anësor të rrugës dhe me pas është përmbysur. Drejtuesi i mjetit është dërguar me urgjencë në spitalin rajonal të Fierit, pasi ka marrë dëmtime të lehta. Ne vendngjarje ka mbërritur menjëherë policia dhe grupi hetimor, i cili po punon për zbardhjen e dinamikes se këtij aksidenti.
Një person është shpallur në kërkim pasi ushtroi dhunë fizike ndaj të motrës. Nga të dhënat paraprake bëhet me dije se blutë e Sarandës vendosën në kërkim dhe po punojnë për kapjen e shtetasit A. P., 50 vjeç, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj motrës së tij. Ndërkaq, po ditën e sotme, në Vlorë shtetasi G. A. dhe shtetasja Sh. Xh. kanë kallëzuar se kanë humbur kontaktet me vajzat e tyre, të moshave 15 vjeçe dhe 16 vjeçe, pasi janë larguar nga banesat e tyre. Policia po punon për gjetjen e tyre. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për…
Punimet për vitin 2023 Parlamenti i Shqipërisë i ka mbyllur me një sërë çështjen pa i dhënë zgjidhje, teksa një sërë çështjes mbetën në sirtarët e Kuvendit. Një prej tyre reforma zgjedhore. Gati 2 vite nuk mjaftuan për Komisionin e Posaçëm për ta realizuar. Vendimi i Gjykatës Kushtetuese nuk i vendosi aspak në presion mazhorancën dhe opozitën, të cilët vijojnë të zvarrisin punën. Vota e emigrantëve, çështja e herësit, rekomandimet e OSBE ODHIR, janë disa prej çështjeve që presin zgjidhje urgjente. Edhe 2023, nuk e gjeti institucionin e Avokatit të Popullit me një drejtues të ri. Përpjekjet ndalën që në…
Ftoi është një pemë e vogël, gjetherënëse, rreth 5-8 m e lartë, 4-6 m e gjerë dhe ka një ngjyrë të verdhë. Farat janë të zeza, përmbajnë pak glikozide dhe vajra. Fryti përmban shumë vitaminë C, kalium, natrium, zink, hekur, bakër, mangan, fluor, tanin, acide organike, pektinë etj. Farat e thara, gjethet dhe tuli i ftoit përdoren për qëllime mjekësore. Farat kanë shijen e lehtë të bajameve të hidhura dhe janë pa erë. Ftoi përdoret për prodhimin e reçelit, pijeve aromatike dhe për komposto. Ftoi ka ndikim qetësues në sistemin e tretjes. Çaji nga farat e ftoit përdoret si qetësues,…
Jo vetëm “Ona Albania” dhe “Air Albania” ka rënë në duart e “Homeland Justice.” Edhe faqja e Parlamentit shqiptar ka rënë pre e hakerave të “Homeland Justice.” Përmes një njoftimi në Telegram, “Homeland Justice” kërcënon se deputetët e korruptuar do të shkatërrohen. “Do të paguajnë edhe uzurpuesit e sediljeve të Kuvendit. Deputetët e korruptuar së shpejti do të shkatërrohen kur të kuptojnë se si demoni i tyre i brendshëm po i demonstrohet çdo kërkuesi të së vërtetës”, thuhet në njoftim. Më herët grupi njoftoi se ka hakuar kompaninë celulare “One Albania” dhe :Air Albanian”. Ata njoftuan se kanë akses te të…
Në orët e para të mëngjesit të Krishtlindjeve, Policia e Kosovës u njoftua se një automjet po digjej. Ishte ora 01:20, ndërsa në vendngjarje u gjet automjeti i shkrumbuar së bashku me një viktimë. Në njoftimin paraprak, Policia shkruante se kishte të bënte me një ‘vdekje të dyshimtë’. “Vetura e djegur është një golf 2, ndërsa viktima dyshohet të jetë Sh. K. I lindur në vitin 1968 nga fshati Jeshkovë, Prizren. Në vendngjarje kanë dalë të gjitha njësit përgjegjëse për rastin si dhe prokurori kujdestar”, thuhet në njoftim. Dyshimet e para lidheshin me një vetëvrasje, megjithatë, me urdhër të prokurorit…