Një zjarr i madh ka përfshirë fabrikën e mbetjeve në Malagrotta në Romë. 40 ekipe dhe 13 zjarrfikëse si dhe policia dhe karabinierët kanë shkuar në vendngjarje për të shuar zjarrin në uzinën Tmb1. Zona është rrethuar dhe është bërë e sigurt. Kryetari i bashkisë së Romës Roberto Gualtieri qëndroi në kontakt të vazhdueshëm me prefektin e Romës dhe komandantin e zjarrfikësve për përditësime. “Një zjarr i madh shpërtheu në impiantin e trajtimit të mbetjeve në Malagrotta”, shkruan kryetari i bashkisë së Romës Roberto Gualtieri në një postim në Facebook .
Author: tirana
Një ditë para se Gjykata e Posaçme të vendosë masën e sigurisë ndaj liderit të opozitës, Sali Berisha ka shkuar në zyrën që ka në godinën përballë Televizionit Publik rreth orës 09.00. Pak minuta më vonë në godinë ka hyrë edhe kryetari i grupit parlamentar Gazment Bardhi. Të dy politikanët kanë preferuar të shmangin mediat, dhe kanë zgjedhur daljen anësore për t’u larguar nga godina dhe lideri i opozitës Berisha është kthyer në selinë e PD-së. Vetë Gazment Bardhi ka sqaruar se nuk është takuar me Berishën, por me ish-nënkryetarin e PD, Alfred Rushaj.
Në mënyrë të pabesueshme, është përsëri ajo kohë e vitit. Ne nuk do të themi ‘koha më e mrekullueshme’, sepse për shumë këtë vit, realiteti i Krishtlindjeve është pak më ‘dimër i zymtë’. Lajmi i mirë sidoqoftë: 2023 zyrtarisht ka mbaruar gati. Por cilat janë vendet që i festojnë ndryshe? Dita e Qirinjve të Vegjël, Kolumbi Më 7 dhjetor, kolumbianët tradicionalisht ndezin qirinj në shtëpitë, kishat dhe sheshet e tyre. Është një dremitje për rrënjët e thella katolike të vendit dhe simbolizon Papa Pius IX që përcakton datën si konceptimin e patëmetë të Virgjëreshës Mari. Kohët e fundit, është bërë…
Gjatë javës që vjen do të ketë një zhvillim të rëndësishëm, pasi më datën 26 dhjetor GJKKO do të vendosë masën e arrestit ndaj ish-kryeministrit Sali Berisha. Pas aprovimit të Parlamentit, SPAK dërgoi kërkesën në GJKKO, e cila në seancën e së martës do vendosë masën për ish-kryeministrin, që me shumë mundësi të do jetë ajo e “Arrestit në shtëpi”. Në analizën e tij në studion e lajmeve në “Ora News”, studiuesi dhe akademiku Artan Fuga u shpreh Sali Berisha tani duhet të mbrohet dhe të vërtetojë që është i pafajshëm. Ndërsa për vetë opozitën ka një detyrë të madhe…
Sipas kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti një grup prej 80 personash që janë larguar nga Kosova pas sulmit në Banjska po vazhdojnë stërvitjet në poligone ushtarake serbe. Serbia i hedh poshtë këto pretendime. Qeveria e Kosoves – Radoicic Autoritetet në Kosovë kanë ngritur alarmin për sulme të reja të mundshme në veri të Kosovës. Kryeministri Albin Kurti tha, se Millan Radoiçiç, ish-nënkryetar i Listës Serbe, që mori përgjegjësinë për sulmin në Banjskë, po përgatit sulme të reja ndaj Kosovës së bashku me grupin që kreu sulmin e 24 shtatorit ku mbeti i vrarë një polic i Kosovës dhe më pas…
Një histori suksesi, e një të riu shqiptar të dalë nga auditoret e Universitetit Politeknik të Tiranës, u shpalos sot në emisionin “Dita Jonë”. Protagonist është Oltion Prifti, i cili pasi përfundoi studimet e nivelit bachelor në UPT në vitin 2021, arriti që nëpërmjet punës dhe përkushtimit në sektorin e teknologjisë të bëhet shqiptari i parë, që punësohet nga Elon Musk. Pas një përvoje të mëparshme në Suedi, i riu shqiptar është punësuar si inxhinier automatizimi në zyrat e kompanisë “Tesla” në Berlin. Ai rrëfeu për A2CNN se aktualisht është angazhuar për prodhimin e baterive të makinave elektrike të gjeneratës…
Një 51-vjeçar shqiptar, i cili ishte denoncuar për përndjekje nga gruaja e tij, u mbyll në shtëpi kur pa policinë të mbërrinte. Ngjarja ka ndodhur në Prignano sulla Secchia (Modena). U deshën disa orë negociata derisa karabinierët e bindën që të dorëzohej. Në momentin kur hapi derën, karabinierët e shoqëruan në komisariat ku do të pyetet në lidhje me ngjarjen dhe akuzat për përndjekje.
Zbardhet ngjarja e ndodhur ditën e djeshme, në Fermë Çlirim, ku u qëllua me armë zjarri në drejtim të berberhanes së shtetasit B. K. Shërbimet e Policisë, me mbështetje të inteligjencës policore, bënë të mundur arrestimin e njërit prej autorëve të kësaj ngjarjeje, shtetasin N. M. (M), 22 vjeç dhe po punojnë për kapjen e shtetasit G. H.(M)., 33 vjeç, banues në Fermë Çlirim. Këta shtetas, pas një konflikti për motive të dobëta, ndodhur kohë më parë, me shtetasin E. K., 30 vjeç, klient në berberhanen e shtetasit B. K., kanë qëlluar me armë zjarri në drejtim të këtij dyqani…
Në kuadër të operacionit policor të koduar “Repeater” është vënë në pranga 42-vjeçari me iniciale M.O. Nga veprimet hetimore të kryera, ka rezultuar se 42-vjeçari, më 15 Dhjetor të këtij viti ka vjedhur një “Golf” në rrugën “Mikel Maruli” në Tiranë. Gjithashtu është proceduar penalisht dhe një i mitur 17-vjeçar, u dyshuar si i implikuar në veprimtarinë kriminale. Gjatë kontrollit të ushtruar në servisin e 42-vjeçarit në fshatin Gjoricë, shërbimet e Policisë gjetën automjetin me të cilin ka lëvizur ditën që ka kyer vjedhjen, automjetin e vjedhur, pjesë motorike automjetesh të tjera, të dyshuara të vjedhura, të cilat u sekuestruan…
Një 46-vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Matit, pasi akuzohet se për motive pronësie plagosi bashkëfshatarin e tij. Ngjarja ndodhi në fshatin Zenisht. Pas hekurave ra Mexhit Kolaveri, i cili akuzohet për veprat penale “Plagosja e rëndë me dashje”, “Vetëgjyqësia”. NJOFTIMI I POLICISËShërbimet e Komisariatit të Policisë Mat, pas marrjes së njoftimit se në fshatin Zenisht, po ndodhte një konflikt mes dy shtetasve menjëherë kanë shkuar në vendngjarje dhe falë ndërhyrjes në kohë, është parandaluar përshkallëzimi i mëtejshëm i konfliktit. Si rezultat i veprimeve të shpejta profesionale shërbimet e Policisë, kanë kapur dhe arrestuar në flagrancë shtetasin M.K.,…
Regjisori Eduart Grishaj ka ndarë këtë mbrëmje Krishtlindjesh surprizën më të bukur që ka marrë. Ajo është një kartolinë nga djali i madh i Arbanës, Joni. Ajo që bie menjëherë në sy është se Joni e quan Eduartin baba dhe ai nuk ka asnjë dallim në shtëpi nga dy fëmijët e tjerë të familjes. “Për babin (aka Eduart). Uroj të bëhesh regjisori më i mirë në botë. Nga Joni”, shkruhet në kartolinë që Eduarti ka vendosur ta ndajë me të gjithë. Kujtojmë se Joni ishte 4 vjeç kur Eduarti ju bashkua familjes së tyre. Arbana ka sjellë në jetë dy…
Prokuroria greke ka lëshuar një urdhër arresti europian për 37-vjeçarin shqiptar Nardi Idrizi alias Fatbardh Idrizi, i dyshuar si autor i plagosjes me armë të tre të rinjve grekë nga Kreta. Në policinë greke kanë mbërritur informacione se Idrizi, lindur në Durrës e banues në Vlorë, ka kërkuar ndihmën e grupeve të natës në Greqi për t’u strehuar e po mendon arratisjen drejt Turqisë ose Maltës. Ky ka qenë shkaku që policia greke ka intensifikuar kërkimet, por edhe ka nxjerrë urdhër arrestin europian me qëllim kapjen e shqiptarit në çdo vend të Bashkimit Europian. Për policinë greke, siç citojnë mediat,…