Author: tirana

Dea Mishel Hoxha ishte një ndër banoret më të komentuara gjatë edicionit të dytë të “Big Brother VIP”. Pak ditë më parë, blogerja ka publikuar në rrjetet sociale foto dhe video ku shfaqej në Paris. Natyrisht që në qytetin e dashurisë, vështirë se mund të shkohet vetëm, ndaj edhe të shumtë ishin ata që e menduan se një mashkull e shoqëron. Dhe në fakt kështu ka qenë. Disa foto të publikuara tregojnë Dea Mishel, në një nga baret e Parisit, ku në shoqërinë e saj shfaqet edhe një mashkull. Çifti duket se ka pushuar disa ditë në Paris. Megjithatë, edhe…

Read More

Përdoruesit e rrjeteve kritikuan ashpër të dielën policinë gjermane për vrasjen e Ertekin Ozkan, 49-vjeç, nga një distancë e afërt, duke thënë në postimet në rrjetet sociale se oficerët duhet ta kishin plagosur në vend që ta qëllonin për vdekje. Të shtunën në mbrëmje, policia në qytetin jugor gjerman të Mannheim vrau Ozkanin pasi pretendoi se ai mbante një thikë dhe kërcënonte oficerët për të sulmuar. Pas të shtënave fatale, metoda e “neutralizimit” e policisë gjermane u kritikua shumë në rrjetet sociale. Duke reaguar ndaj disa videove të postuara në rrjetet sociale ku shihet gjuajtja ndaj Ozkanit teksa ndodhej 3-4…

Read More

Kryeministri Edi Rama ka uruar Krishtlindjet duke postuar një foto të një tabloje të lindjes së Krishtit për të cilën thotë se është e rrallë dhe se është pikturuar në atelienë e Çetirëve. Rama shkruan se tabloja shpreh dashurinë e Perëndisë ndaj njerëzit, ndërsa ka uruar besimtarët për këtë festë. “Ju uroj bekime dhe festa të bardha”, shkruan kryeministri. Postimi i Ramës: Me këtë tablo të rrallë të lindjes së Krishtit, pikturuar në atelienë e Çetirëve, si simbol i dashurisë së Perëndisë ndaj njerëzimit, ju uroj bekime dhe festa të bardha.

Read More

Këngëtari i njohur grek, Vasilis Karras ka ndërruar jetë sot pas një beteje të gjatë me kancerin, sipas mediave greke. 70-vjeçari ishte trajtuar në Qendrën Mjekësore Evropiane Interbalkanike dhe së fundmi ishte infektuar me Covid-19. Karras lindi më 12 nëntor 1953 në Kokkinnohori, afër Kavalës, në veri të Greqisë dhe u transferua me familjen e tij në Selanik kur ishte 10 vjeç. Në vitin 1969, ndërsa punonte në një punishte makinash, ai bëri një paraqitje të shkurtër por shumë të suksesshme. në klubin “Prosfygas” në Selanik. Në vitin 1980 ai regjistroi albumin e tij të parë, Alismonites Ores, i cili…

Read More

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, përmes një postimi në Facebook, ka uruar të gjithë besimtarët e krishterë dhe shqiptarët, për festën e Krishtlindjes. Meta uron bekimet dhe ngrohtësinë e Zotit për të gjithë, veçanërisht ata që përballen me varfërinë, sëmundjet dhe padrejtësitë. “Krishtlindja është lindja e shpresës, burimi i paqes, fuqia e dritës mbi errësirën dhe konfirmimi më i qartë i dashurisë së Perëndisë ndaj njerëzimit.Gëzuar të gjithë besimtarëve, gëzuar të gjithë shqiptarëve.Bekimet dhe ngrohtësia e dashurisë së Zotit qofshin gjithmonë me ju e veçanërisht për të gjithë ata që sot përballen me varfërinë, sëmundjet dhe padrejtësitë. Gëzuar”,…

Read More

Erzeni “tregon dhëmbët” ndaj Partizanit, teksa fitoi 1-2 në “Air Albania”, në përballjen e javës së 18-të të kampionatit. Skuadra e Deliallisit e nisi ndeshjen mjaft mirë, duke kaluar në avantazh që në minutën e 12-të me Mihanën, i cili me një goditje fantastike kaloi topin pas shpinës së portierit Qirko. Në fundin e pjesës së parë, Hadroji shkaktoi penallti për shkak të një ndërhyrje ndaj Zekës, por për konfirmimin u desh sistemi VAR. Nga pika e bardhë u nis Kahrimanovic, i cili nuk gaboi. Në fillimin e pjesës së dytë të kuqtë ngushtuan shifrat me Bintsouka. Rrapaj fitoi penallti…

Read More

Në të gjithë Evropën ka pasur një rritje të sigurisë rreth ambienteve që përcjellin atmosferën festive të Krishtlindjeve pas dyshimeve për sulme të mundshme terroriste me motive ekstremiste fetare. Policia e Këlnit, duke vepruar sipas udhëzimeve për një sulm të mundshëm, kontrolloi katedralen historike të Gjermanisë të shtunën dhe tha se njerëzit që merrnin pjesë në meshën e Krishtlindjeve do t’i nënshtroheshin kontrollit të sigurisë përpara se të lejoheshin të hynin. Në Austri, policia në Vjenë tha gjithashtu se po merrte masa të forta sigurie rreth kishave dhe tregjeve të Krishtlindjeve, duke vendosur oficerë dhe efektivë me rroba civile.Asnjë agjenci…

Read More

Më shumë se dhjetë ushtarë izraelitë janë vrarë në Gazë gjatë fundjavës, njoftoi ushtria izraelite të dielën. Luftimet e ditëve të fundit kanë qenë ndër më të ashprat që prej sulmit terrorist të Hamasit më 7 tetor. Në tërësi, Izraeli thotë se ka humbur 154 që nga fillimi i kundërpërgjigjes ushtarake ndaj Hamasit në Rripin e Gazës. Sipas të dhënave të Hamasit, që nuk janë konfirmuar në mënyrë të pavarur, deri më tani janë vrarë mbi 20 mijë palestinezë në sulmet ajrore dhe operacionin tokësor të Izraelit. Shtëllunga tymi janë parë mbi Rripin e Gazës edhe të dielën ndërsa Izraeli…

Read More

Papa Françesku i ka shprehur afërsinë shpirtërore kardinalit Ernest Simoni me një letër drejtuar këtij të fundit në 60-vjetorin e arrestimit të tij ga regjimi komunist në Shqipëri, duke i uruar përzemërisht Krishtlindjen. Letra e Papës: Nga Vatikani 30 dhjetor 2023 I dashur Vëlla, Dëshiroj t’Ju shpreh afërsinë time shpirtërore me rastin e 60-vjetorit të arrestimit tuaj. Faleminderit për dëshminë, faleminderit për çka bëre e bën për Kishën. Vijo të jesh ikona gëzimplote e dashurisë së Krishtit, Bariut të Mirë, që flijoi jetën për të gjithë. Duke Ju uruar Krishtlindje të Shenjta, ju jap me gjithë zemër bekimin tim, të…

Read More

Të dhëna të reja për sulmet vrasëse nga kriminelët e huaj në Greqi, janë deshifrimi i platformës Sky ECC. Zbulimi i fakteve për autorët dhe organizimi i të paktën 5 vrasjeve të mafies shqiptare dhe jo vetëm, në Greqi, aktiviteti i kriminelëve nga i njëjti vend në Athinë por edhe në Mykonos, Santorini dhe Kretë dhe lidhjet e tyre të dyshimta me oficerë policie, janë dërguar javët e fundit nga Holanda dhe Belgjika në Greqi. Në Greqi nuk operojnë as një e as dy mafie të huaja, siç zbulohet nga të dhënat që disponon Policia e Athinës dhe që vijnë…

Read More

2 doganierë në Doganën e Kakavijës janë arrestuar dhe 4 të tjerë janë shpallur ne kërkim pasi akuzohen se në këmbim të ryshfetit kanë lënë kalimin e 4 kamionëve, 1 trajleri dhe një furgoni pa u kontrolluar. Gjithashtu policia ka arrestuar edhe 6 shoferët që në kamionët e tyre kishin mallrat të kontrabanduara. Operacioni i urdhëruar nga Prokuroria Gjirokastrës, nisi prej mëngjesit të së shtunës deri në orët e para të së dielës dhe u zhvillua nga Agjencia e Mbikëqyrjes Policore, në bashkëpunim me Policinë e Gjirokastrës. Me urdhër të Prokurorisë së Gjirokastrës janë arrestuar përgjegjësi i doganës së Kakavijës…

Read More

Mendojeni pak: kur shikoni një film, apo një pjesë në teatër, apo edhe ndonjë lloj tjetër performance bashkë me njerëz të tjerë, si pjesë e një audience, eksperienca që keni është shumë e ndryshme, në krahasim me kur e shikoni vetëm. Për shembull, mund të shikoni një komedi në një kinema, dhe mund të mbani barkun me dorë nga të qeshurat bashkë me pjesën tjetër të të pranishmëve, por kur e shikoni po atë film vetëm, në dhomën tuaj të ndenies, është pothuajse e sigurt që nuk do të qeshësh aq shumë. Të qënit pjesë e një audience i ndryshon…

Read More