Më në fund, pas katër ndeshjesh, Tirana arrin të dalë te fitorja. Dhe këtë e bën kundër kryesuesve të Egnatias, për më tepër në transfertë, duke u hakmarrë në mënyrën më të mirë të mundshme edhe për humbjen e fazës së parë. Bardheblutë fituan 5-0 në Rrogozhinë dhe barazuar më pikë Vllazninë e vendit të tretë. Një mbyllje e mirë e vitit për kryeqytetasit, ndërsa rrogozhinasit, pasi humbën finalen e Superkupës, mposhten edhe në kampionat, e treta për këtë sezon, që të tria herët në fushën e vet. Pjesa e parë ishte e barabartë, por diferencën e bëri goli i…
Author: tirana
Një muaj më parë u nda nga jeta aktori i madh Zef Deda. Familja, por edhe arti humbi një njeri të madh, një artist të pazëvendësueshëm. I biri, Jul Deda, në vigjilje të Krishtlindjeve ka bërë një dedikim të ndjerë për të atin e ndjerë. “Hej Bos, si je? U be nje muaj qe nuk shihemi. Një përqafim desha sot, se m’ka marre malli. Kemi edhe Krishlindjen neser dhe kjo eshte hera e pare qe ti feston me engjejt, ne parajse, aty ku festohet me bukur se ne toke. Festo i qete zemra ime…! Gezuar Krishtlinden. T’du fort Babo…!” 🙏🏻,…
Të shtëna me armë zjarri janë dëgjuar disa minuta më parë pranë qytetit të Fierit, në fshatin Fermë Çlirim. Mësohet se është qëlluar drejt një berberhane në pronësi të një 33-vjeçari, ndërsa nga të shtënat nuk ka të dëmtuar. Sakaq, në vendngjarje ka mbërritur menjëherë policia, e cila ka identifikuar autorin si shtetasin Geraldo Mahmuti, 30 vjeç. Njoftimi i policisë: Fier/Informacion paraprak Rreth orës 15:30, në fshatin Fermë Çlirim, shtetasi G. M., 30 vjeç, dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të berberanës së shtetasit B. K., 33 vjeç. Nga të shtënët nuk ka persona të dëmtuar. Shërbimet…
Renditja e lojtarëve më të vlefshëm në botë ka një lider të ri. Mesfushori i Real Madridit, Bellingham është tashmë futbollisti më i shtrenjtë në planet, së bashku me Erling Haaland të Manchester Cityt dhe Kylian Mbappé të PSG-së. Britaniku pati një nisje të jashtëzakonshme të sezonit në skuadrën Merengue pas nënshkrimit të tij nga Borussia Dortmund për 103 milionë euro. Deri më tani, ai ka grumbulluar 17 gola dhe 5 asiste në vetëm 21 ndeshje, gjë që i ka dhënë atij një rritje në vlerë, duke kaluar nga 120 në 180 milionë euro, po aq sa norvegjezi Haaland dhe…
Një 33-vjeçar ka hapur zjarr ndaj dy personave të tjerë ditën e sotme në Kamëz dhe më pas është larguar nga vendngjarja. Mësohet se nga të shtënat nuk ka persona të dëmtuar, ndërsa në cilësinë e provës materiale është sekuestruar automjeti tip “Golf” i shtetasi J. K, të dyshuar për të shtënat. Sakaq, grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes. Njoftimi i policisë: Kamëz/Informacion paraprak Më datë 24.12.2023, në rrugën “OSBE”, në Kamëz, shtetasi J. K., 33 vjeç, dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të shtetasve I. H., 45 vjeç, dhe A. H., 39…
Kompozitori Spartak Tili ka komentuar festivalin e 62-të të këngës në Radio Televizionin publik Shqiptar. Në një koment në rrjetin e tij social Facebook ai ka kritikuar aktivitetin muzikor duke i cilësuar këngët shqiptare të kënduara në këtë festival si amorfe dhe të shpërfytyruara.. Statusi i plotë U mundova te dalloj aromën e këngës shqiptare në festivalin e fundvitit. Me keqardhje ju them se nuk e e ndjeva askund. Ka humbur ne thellësinë e gati tridhjete viteve duke i numëruar një e nga një dhe çdo vit duke u shpërfytyruar nga këngë shqiptare ne një këngë amorfe. Këtë dukuri negative…
Femrat janë shumë të forta. Ato kanë shumë role dhe balancojnë jetën e tyre mes të gjithëve. Nga vendosmëria e zjarrtë e Dashit deri te mençuria praktike e Bricjapit, çdo shenjë astrologjike nxjerr në pah një grup të veçantë tiparesh që na frymëzojnë të gjithëve. Por a keni menduar ndonjëherë se cila mund të jetë femra më e fuqishme e zodiakut? Nga Shigjetarët aventurierë te Bricjapët me këmbë në tokë dhe nga Luanët e patrembur te Akrepat e pasionuar, gruaja e shenjës së mëposhtme nuk trembet lehtë. Vështirësitë nuk e pengojnë atë, ndërkohë që ajo mund t’i kapërcejë vetë shumicën…
John Gray* Kur Thomas Hobbes e përshkroi jetën në gjendjen e natyrshme si “vetmitare, të varfër, të shpifur, të shëmtuar dhe të shkurtër”, ai shkroi një prej fjalive më të famshme në gjuhën angleze. Filozofi i shekullit 17 thoshte se “pa një fuqi të përbashkët që t’i mbajë të frikësuar”, qeniet njerëzore bien në gjendjen natyrore – një gjendje luftërash anarkike dhe grabitjesh e paligjshmërie. Analiza e Hobbes jehon fuqishëm sot, ku shtetet po dështojnë në shumë pjesë të botës, duke lënë pas kaos dhe krim. Gjithnjë e më shumë, vizioni i tij pesimist duket i përligjur tek rënia e…
Të paktën katër persona janë vrarë dhe nëntë të tjerë janë plagosur gjatë granatimeve ruse në qytetin jugor ukrainas të Hersonit, thanë autoritetet rajonale më 24 dhjetor. Forcat ruse kanë lëshuar 71 granata në Herson, duke goditur qendrën e qytetit, zonat e banuara, institucionet shëndetësore dhe arsimore dhe “ndërtesa të infrastrukturës kritike”, shkroi në Telegram kreu i administratës rajonale ushtarake, Oleksandr Prokudin. Forcat ukrainase kanë marrë kontrollin e Hersonit pasi për disa muaj vitin e kaluar ai ishte nën pushtimin rus, por forcat ruse vazhdojnë ta granatojnë këtë zonë. Më herët, Forcat Ajrore ukrainase thanë se kanë shkatërruar 14 nga…
Shqipëria nuk prodhon vetëm lojtarë, por edhe trajnerë të mirë. Shpëtim Duro ka arritur që ta shpallë Strugën kampione dimri, teksa ka lënë pas vetes Shkupin dhe Shkëndijën në Maqedoninë e Veriut. Një tjetër sukses i madh i Duros, teksa në verën e kaluar ëndërroi gjatë me Strugën në Europë, duke shkuar deri në fazën e Play Off të Conference League. Për të gjitha këto suksese, Shpëtim Duro është shpallur edhe trajneri më i mirë i vitit 2023 në Maqedoninë e Veriut. Përgëzimet janë të mëdha për këtë trajner që mban lart emrin e Shqipërisë edhe në këtë eksperiencë te…
Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka arrestuar 2 doganierë në Kakavijë. Strukturat e Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore, mbi bazën e informacioneve të administruara në rrugë operative, përgjatë aksit rrugor Kakavijë – Fier kanë ndaluar 4 kamiona të tonazhit të rëndë, një trajler me rimorkio dhe një furgon të ngarkuar me mallra të ndryshëm, të papajisur me dokumentacionin përkatës për mallrat e importuara, me qëllim verifikimin e dokumenteve, me të cilin ishin pajisur nga punonjësit e Degës Doganore Kakavijë. Pas verifikimit të kryer, Policia Gjyqësore e AMP, në bashkëpunim me Sektorin kundër Krimit Ekonomik e Financiar në DVP Gjirokastër, në zbatim të…
Drejtori i përgjithshëm i Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), Tedros Adhanom Ghebreyesus tha se njerëzit në Gaza po përballen me urinë dhe se shesin mallrat e tyre në këmbim të ushqimit. Përmes platformës së medias sociale X, Ghebreyesus tha se në Gaza po përjetohet uri dhe zi buke. “Njerëzit ndodhen përballë urisë dhe në këmbim të ushqimit shesin mallrat e tyre. Prindërit mbesin të uritur në mënyrë që të ushqehen fëmijët e tyre. Kjo situatë është katastrofë në aspektin shëndetësor të njerëzve në Rripin e Gazës”, theksoi Ghebreyesus. Ai nënvizoi se konflikti që ka vazhduar gjatë ka penguar qasjen e…