Author: tirana

Orges Bilbili dhe Anterio Kaloshi të dënuar përjetë si autorë të “masakrës së Lushnjës”, kërkojnë pafajësi në Gjykatën e Lartë. Në këtë gjykatë Bilbili e Kaloshi kërkojnë shfuqizim të vendimit të Gjykatës së Posaçme dhe Apelit që i mbyllën përjetë në qeli. Gjykata ka regjistruar rekursin e tyre në 18 dhjetor, ndërsa ende nuk është caktuar një datë për seancën e parë. Orges Bilbili e Anterio Kaloshi u fajësuan si anëtarë të një grupi kriminal të krijuar dhe drejtuar nga Laert Haxhiu, i arrestuar në Greqi në maj të këtij viti. Sipas SPAK, ata ishin pjesë grupit kriminal që mbrëmjen…

Read More

Bashkia e Tiranës vijon mbështetjen e saj konkrete për fermerët dhe zhvillimin e zonave rurale me grante që ndihmojnë në rritjen e prodhimeve bujqësore. Njëzetë e tre fermerë të Petrelës përfituan nga programi “Mini-Grante në formë makinerish bujqësore”, i cili vjen si një bashkëpunim mes Bashkisë së Tiranës dhe organizatës gjermane Help. Në takimin me fermerët e zonës, ku mori pjesë edhe Ambasadori i Gjermanisë në Tiranë, Karl Bergner, kryebashkiaku Erion Veliaj tha se projekti synon të përmirësojë qëndrueshmërinë ekonomike të fermave dhe bizneseve të vogla rurale. “Më vjen mirë që sot japim këto dhurata për 23 familje fermerësh, të…

Read More

Kryetari i Partisë Bashkimi për të Drejtat e Njeriut, Vangjel Dule, ka deklaruar se Gjergji Goro ka dhënë dorëheqjen nga Bashkia Himarë. Në një intervistë për median greke “SKAI”, Dule tha se Goro i ka dorëzuar të premten, 22 dhjetor, dorëheqjen e tij nga drejtimi i bashkisë, prefektit të qarkut të Vlorës. Himara pas dorëheqjes së Goros do të drejtohet ose nga një prej dy nënkryetarëve nga prefekti i qarkut ose nga një administrator i caktuar përkohësisht prej qeverisë. Pasi të ketë një vendim të formës së prerë nga gjykata do të vendoset edhe për fatin e Fredi Belerit, nëse…

Read More

Nga qelia Fredi Beleri ka reaguar pas dorëheqjes së Jorgo Goros nga Bashkia e Himarës. Beleri thotë se Rama hodhi dy hapa shumë të rëndësishëm drejt realitetit. Sipas tij, kryeministri 7 muaj pas zgjedhjeve mësoi se qytetarët e Himarës e zgjodhën atë për kryetar komune dhe së dyti e dërguan në shtëpi kryetarin e mëparshëm që ishte i zgjedhuri i tij. ”I mirëpres hapat e rëndësishëm të z. Rama drejt realitetit. Megjithatë, në raport me çfarë duhet të bëjë në mënyrë imediate, ky është vetëm një gjysëm hapi. Jam informuar se kryeministri po kërkon personalisht të vendos dikë si kryetar…

Read More

Kryeministri Edi Rama ndau sot në rrjetet sociale pamje nga festimet për festat e fundvitit në shkollat e Tiranës. “Festa të gëzuara nga nxënësit e shkollave të Tiranës”, shkroi kryeministri Rama në postim. Nxënësit festuan me këngë dhe kërcime festën e Krishtlindjeve dhe Vitin e Ri. Ata gjithashtu zbukuruan pemët festive me drita shumëngjyrëshe. Dhjetori është muaji i festave dhe të gjitha qytetet janë përfshirë nga atmosfera e gëzueshme e këtyre ditëve. Dritat shumëngjyrëshe kanë sjellë një atmosferë festive kudo në Shqipëri.

Read More

Mediat greke i kushtojnë vëmendje lajmit se Jorgo Goro ka dhënë dorëheqjen nga drejtimi i bashkisë së Himarës. “Kathimerini” shkruan se synimi i qeverisë shqiptare është që të emërojë një kryebashkiak të përkohshëm para vitit të ri. “Qeveria shqiptare po punon aktualisht për krijimin e një kuadri ligjor që do të mundësonte emërimin e një kryetari të përkohshëm bashkie, në përputhje me arsyetimin e paraqitur në deklaratën e fundit të kryeministrit Edi Rama. Synimi është të sigurohet që kryebashkiaku i përkohshëm, që pritet të jetë anëtar i pakicës kombëtare greke, të zgjidhet përpara vitit të ri. Kjo lëvizje strategjike e…

Read More

Mbrëmja e sotme është një natë e veçantë për të gjithë besimtarët e krishterë. Kjo mbrëmje pasohet nga Dita e Krishtlindjeve më 25 Dhjetor, e cila festohet në mbarë botën. Nata e Krishtlindjes cilësohet ndryshe si “Nata e Mirë” ose “Nata e Shenjtë”, pasi besimtarët përkujtojnë lindjen e Jezusit. Shumë tradita lidhen me këtë natë, që nga mbledhja bashkë e familjes dhe miqve e deri te këndimi i këngëve, pema e dekoruar si dhe shpërndarja e dhuratave. Për katolikët kur ora shënon 00:00 fillon në Katedrale nis mesha e madhe. Ndryshe nga vendi ynë, në botë Krishtlindjet janë një traditë…

Read More

Berati është një prej qyteteve më unike në botë për vlerat historike, arkitektonike dhe kulturore që përcjell, e për të cilat prej 15 vitesh është pjesë e Trashëgimisë Botërore e mbrojtur nga UNESCO. Vitet e fundit Berati është kthyer në një destinacion të rëndësishëm edhe për turistët vendas me një ofertë të plotë vjetore për çdo grup-moshë. Në këtë fundvit, qyteti është përfshirë nga atmosfera festive dhe aktivitetet e organizuara gjatë javës për të gëzuar së bashku, duke forcuar ndjenjën e komunitetit dhe duke çliruar energji pozitive. Në episodin e rradhës në ”Vendi im” nga Edlira Prendi, i ftuar është kryetari…

Read More

Në prag të festave të fundvitit, kryebashkiaku Erion Veliaj ka uruar qytetarët e Tiranës përmes një videomesazhi, ku shprehet entuziast për projektet që e presin Kryeqytetin në vitin 2024. Ai e cilëson vitin që po mbyllet si një vit të jashtëzakonshëm për Tiranën, me një bilanc tejet pozitiv, falë kontributit dhe energjisë së qytetarëve të saj. “Këto janë ditët e fundit të një viti të jashtëzakonshëm, të mrekullueshëm për Tiranën. Unë jam krenar për gjithçka që kemi arritur së bashku, duke nisur nga pritja bujare e mbi 10 milion turistëve, ku shumica vizituan Tiranën dhe pastaj gjithë vendin tonë, e…

Read More

Shqipëria do të dërgojë trupa shtesë në misionin paqeruajtës të NATO-s në Kosovë. Ambasadori i Shqipërisë në Kosovë, Petrit Malaj duke folur për situatën e sigurisë në Kosovë, thekson për Kosova Press se rreziku për ndonjë sulm tjetër nga Serbia mund të jetë permanent. Diplomati shqiptar thekson se vitin tjetër do të sjellin edhe 40 trupa shtesë në kuadër të KFOR-it. Ambasadori Malaj ka thënë se aktualisht numri i ushtarëve të Shqipërisë në kuadër të misionit të NATO-s, në Kosovë është mbi 100. “Ne kemi një numër të caktuar të ushtarëve, në fakt kemi mbi 100 ushtarë në Pejë dhe…

Read More

Ambasadori i ri i Shqipërisë në Mbretërinë e Bashkuar, Uran Ferizi, i cili do të punojë me qeverinë për ndalimin e kalimit me gomone hyri ilegalisht me një kamion në Angli, thotë media britanike “Daily Mail”. 42-vjeçari bëri një kërkesë false për azil kur mbërriti në Calais në vitin 1998, duke pretenduar se ishte kosovar me një datë të rreme lindjeje. Javën e kaluar, ai u pranua zyrtarisht nga Ministria e Jashtme e David Cameron, pavarësisht rezervave të Home Office, si përfaqësuesi zyrtar i Shqipërisë në Britani dhe tashmë do të emërohet zyrtarisht nga Mbreti në Pallatin Buckingham. Ferizi do…

Read More

Luiz Ejlli dhe Kiara Tito përveç gëzimit të festave, festojnë edhe përvjetorin e tyre të njohjes. Ata u njohën në “Big Brother” nga ku kurorëzuan edhe dashurinë e tyre. Luizi na ka treguar se çfarë vendosi ai të bëjë për përvjetorin e tyre. Këngëtari ka realizuar një tatuazh me portretin e partneres së tij. “Zoti me një dorë merr e me një dorë tjetër jep. Më dha familjen po vjen edhe vajza prandaj vendosa ta bëj këtë tatuazh” shprehet Luizi.

Read More