Me urdhër të Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore (AMP), është arrestuar përgjegjësi i doganës së Kakavijës, doganieri i kontrollit fizik dhe u shpall në kërkim një tjetër punonjës i doganës. AMP kishte dyshime se doganierë dhe efektivë policie ishin të përfshirë në skema korruptive në lidhje me procedurat e parregullta të zhdoganimit duke përfituar shuma parash. Gjatë operacionit të nisur prej mëngjesit të së shtunës e deri në orët e para të së dielës janë konstatuar 1 trajler, 4 kamiona të tonazhit të rëndë si dhe mjete të tjera të mbushura me mallra që kaluan pikën kufitare pa kryer kontrolle si…
Author: tirana
Kryeministri Edi Rama poston pamje nga liqenet akullnajore në Mokër të Pogradecit. Këto liqene, të cilat ndodhen në 1700 metër lartësi, janë shndërruar në një destinacion të turizmit dimëror që frekuentohet përherë e më shumë. Liqenet akullnajore në Mokër të Pogradecit, të vendosura në një lartësi prej 1700 metrash mbi nivelin e detit, janë një destinacion i mahnitshëm i turizmit dimëror në Shqipëri. Kjo zonë e bukur natyrore po bëhet gjithnjë e më e preferuara nga turistët për aventurat dimërore dhe për eksperiencat e pambarimta që ofron. Kur i afrohemi këtyre liqeneve të ftohta, një pamje e mrekullueshme na hapet…
Në prag të festave të fundvitit, fluksi i numrit të emigrantëve që mbërrijnë në vendin tonë, është në rritje çdo ditë. Mëngjesin e sotëm, në Portin e Durrësit kanë mbërritur 3 tragete me 5100 udhëtarë dhe 1900 automjete. Dy prej trageteve “Venturis Ferries” kanë mbërritur nga Bari dhe “Adria Ferries” nga Ankona. Gjatë ditës pritet të vijnë edhe 3 tragete të tjerë po nga Bari.
Të premten, Azem Gagica u eliminua nga shtëpia e edicionit të dytë të Big Brother VIP Kosova. Pas daljes, ai dhe ka dhënë një intervistë për “Prive”, ku ka folur për eksperiencën e tij brenda në shtëpi. I pyetur se a ndjehet i përdor nga Alba, e cila pas 3-4 javëve flirtimi, nuk i dha dritën jeshile për një lidhje, Azemi tha: “Po ndjehem i përdorur nga ajo”. Azemi nuk e ka fshehur faktin që ende ka ndjenja për Albën, teksa mes rreshtave la të kuptohet se e pret Albën jashtë dhe se shpreson që ka ende një shans për…
Një celulë xhihadiste thuhet se po planifikon sulme në Evropë midis Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri. Gazeta gjermane “Bild”, shkruan se terroristët synojnë të godasin në Gjermani, Austri dhe Spanjë gjatë meshave të Krishtlindjeve ose më 31 dhjetor. Në Austri autoritetet e kanë ngritur nivelin e kërcënimit, veçanërisht duke forcuar masat e sigurisë në vendet e krishtera të adhurimit si objektiva të mundshëm. Në Katedralen e Këlnit, njësitë e qenve të policisë ndërhynë pas indikacioneve për një sulm të mundshëm. Në meshën e mesnatës së Krishtlindjes, të gjithë besimtarët do t’i nënshtrohen kontrolleve përpara se të hyjnë në katedrale. Sipas…
Na ndajnë vetëm pak ditë nga ardhja e vitit të ri dhe shumë prej nesh i kanë të qarta synimet për një fillim të ri. Nëse bëni pjesë tek shenjat e mëposhtme, me shumë gjasa do përjetoni një “ngërç” ose ndarje përfundimtare me partnerin/partneren. Dashi Pasioni në lidhjen tuaj është zhdukur dhe kjo është diçka që nuk mund ta duroni. Rutina po ju lodh, kështu që numërimi mbrapsht ka filluar tashmë. Ndarja është shumë afër pasi ka një mungesë të theksuar energjie dhe pasioni mes jush. Akrepi Në një situatë të ngjashme me Dashin, janë edhe Akrepat, të cilët kërkojnë…
100 qytetarë nga Selaniku mbetën të bllokuar për 17 orë brenda një autobusi në mes të një stuhie bore, do shkonin në Vjenë për të festuar Krishtlindjet. Udhëtimi i tyre nisi mëngjesin e një dite më parë me avion nga Selaniku. Ata zbarkuan në Pragë dhe prej andej hipën në dy autobusë të agjencive turistike të nisura për në Vjenë. Moti ekstrem nuk i ka lejuar të arrijnë në destinacionin e parashikuar, sipas Protothema. Stuhia e fortë e borës kishte paralizuar rrjetin kombëtar të vendit, për pasojë 100 pasagjerët grekë mbetën të bllokuar për më shumë se 17 orë, pa…
Anila Basha, anëtare e Komitetit Ekzekutiv të Federatës Shqiptare të Futbollit, përshëndeti në emër të këtij institucioni, 20-vjetorin e Tifozëve Kuqezi. Në këtë mbrëmje speciale të organizuar në sheshin “Skënderbej”, Basha uroi mbështetësit besnikë të Kombëtares. Kurdo dhe kudo të gjendur, ata padyshim janë shndërruar në lojtarin e 12-të për kuqezinjtë tanë. E këtë e theksoi dhe përfaqësuesja e FSHF-së, e cila tha: “Kam një mesazh nga Federata Shqiptare e Futbollit. Sigurisht për të gjithë ne, ju jeni lojtari i 12-të në fushë. Duam vetëm duartrokitje, përgëzime, këngët dhe banderolat tuaja. Sa më shumë të ndjeheni ju, aq më mirë…
Këtë të dielë moti parashikohet i qëndrueshëm, me kthjellime dhe vranësira të shumta. Era do të jetë me drejtim 1-7m/s, ndërsa përgjatë vijës bregdetare hera-herës arrin deri 12m/s. Valëzimi në dete do të jetë i forcës 1-3ballë. Nuk do të mungojë mjegulla e mjegullina në zonat luginore gjatë orëve të mëngjesit.
Atmosfera festive po ndihet kudo, ku në prag të Krishtlindjeve sheshet e qyteteve janë shndërruar në sofër mikpritëse për vendas e të huaj, ndërsa çdo mbërmje organizohen koncerte dhe evente të tjera kulturore. Korça mbetet destinacioni më i preferuar për festat e fundivitit në Shqipëri. Për ekspertët e turizmit surprizë këtë vit vjen Shkodra dhe Thethi ku janë bërë shumë rezervime për Krishtlindje e Vitin e Ri. Festime të ndryshme dhe aktivitete mbledhin turistë të shumtë në Shkodër, të cilët mbrëmjet zgjedhin t’i kalojnë mes atmosferës festive. Në prag të Krishtlindjeve, Shkodra sjell një atmosferë të veçantë, me shumë turistë…
Dashi Sot dashuria do ju shpërblejë dhe kënaq duke ju bërë të merrni frymë lirisht. Në mesin e shumë gjërave negative që kalojnë nëpër duart tuaja, të paktën marrëdhënia në çift ecën mirë! Hëna sot sjell miqësi të reja dhe shumë takime edhe për beqarët. Në punë do të shqetësoheni nga gracka të caktuara që vijnë nga kolegë ose bashkëpunëtorë të paskrupullt. Demi Hëna është në anën tuaj, në marrëdhënie favorizon optimizëm dhe pozitivitet. Shumë çifte do të jenë në procesin e marrjes së hapit të madh, të tjerët do të konsolidojnë një marrëveshje. Për beqarët është një e diel…
Roma ka fituar me rezultat të pastër 2-0 ndaj Napolit në kuadër të javës së 17-të në Serie A, në atë që njihet ndryshe edhe si “Derby del Sole”. Vendasit patën një dominim të lehtë në pjesën e parë duke rrezikuar portën e Alex Meret në disa raste. Roma goditi shtyllën përmes Eduardo Boves (19’) në atë që ishte rasti i parë serioz për gol në këtë takim. Ishte Lorenzo Pellegrini (76’) i cili me një vollej goditje arriti të shënoi një gol të bukur për 1-0 për t’i dhënë kështu tri pikë të rëndëisshme Romës. Në minutën e 86-të…