Të gjithë të dënuarve që do të përfitojnë nga amnistia do t’iu merret një kampion biologjik, me qëllim ndërtimin e një profili gjenetik ADN-je. Në një shkresë që mban firmën e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku. Me shkresën me numër 10359/ 2 protokoll datë 24 nëntor 2023, drejtuar Ministrisë së Drejtësisë dhe Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve, Rrumbullaku kërkon bashkëpunimin e këtyre institucioneve me qëllim marrjen e kampionëve për çdo të dënuar apo të paraburgosur që përfiton nga amnistia, përpara se këta të fundit të lenë qelitë, raporton News 24.
Author: tirana
Pasi paralajmëroi betejë pa kthim dhe kërkoi nga të vetët të përshtaten me vendimet e marra, Sali Berisha dhe Kryesia e Partisë Demokratike vendosi riorganizimin e kësaj force politike përmes ndarjes në 4 rajone që do të drejtohen nga 4 koordinatorë. Në mbledhjen me dyer të mbyllura për mediat të së enjtes, u vendos që pjesë e këtij riorganizimi të jenë edhe deputetët e grupit parlamentar të drejtuar nga Gazment Bardhi, të cilët janë ftuar të bëhen pjesë e këtij procesi. Të gjitha vendimet e marra në Kryesi do të diskutohen edhe me anëtarët e Këshillit Kombëtar që do të…
Ditën e djeshme, një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Patos të Fierit, ku një 38-vjeçar, ka rrëmbyer dhe ka dërguar në banesën e tij një 27-vjeçare, të cilën ka tentuar ta përdhunojë. Sipas policisë, ai ka dhunuar edhe nënën e tij, pasi kjo e fundit ka tentuar që të shpëtojë vajzën dhe ta largojë nga banesa. Policia ka arrestuar në flagrancë shtetasin V. D., 38 -vjeç, banues në Grizë, Patos. Njoftimi: “Ky shtetas, ditën e djeshme, dyshohet se ka marrë në automjet dhe e ka çuar në banesën e tij, pa dëshirën e saj, një shtetase 27 vjeçe, me…
Janë ekstraduar nga Gjermania drejt Shqipërisë dy shqiptarët Ilir Nazaj, 53 vjeç i dënuar me 6 vjet e 6 muaj burgim, dhe Kristaq Tota, i dënuar me 5 vjet burgim, për veprën penale “Mashtrimi”. Sipas asaj që njofton policia në kuadër të operacionit policor të koduar “Capital 2” të dënuarit janë lokalizuar në Gjermani dhe janë ekstraduar drejt vendit tonë. “Në vijim të punës për kapjen e shtetasve në kërkim ndërkombëtar, Interpol Tirana, pas marrjes së informacionit nga Seksioni i Kërkimit i DVP Tiranë, për dy shtetas shqiptar në kërkim ndërkombëtar që fshiheshin në Gjermani, ia kanë dërguar informacionet autoriteteve…
Në media thuhet se Princ Leka dhe Elia Zaharia janë drejt divorcit. Ishte pikërisht ditëlindja e 3-të e vajzës së tyre, Geraldinës që nxiti dyshimet e para. Si asnjëherë, kartolina e ditëlindjes së Geralindas ishte vetëm me mamin, Elian dhe prindërit e saj. Nga ana tjetër, Princi zgjodhi ta uronte të bijën me një foto që nuk ishte e shkëputur nga festa e saj e ditëlindjes, duke theksuar kështu mungesën e tij në këtë ditë të rëndësishme për familjen. Ndër detajet e vogla, por që tregojnë shumë mund të përmendim edhe veprimin e Princ Lekës në rrjetet sociale. Ai hoqi…
Sali Berisha e ka pranuar gjatë një takimi me disa gra demokrate, se ai nuk ka mbështetje ndërkombëtare. Por thotë se me veprimet e tij, ka ngritur peshë mediat e botës. “Çfarë na duhet ne kjo analizë? E para, trashëgimia na duhet se është frymëzim dhe do mbetet frymëzim përjetë. E dyta, na duhet se si njerëz të qytetëruar, njeriu i qytetëruar njeh përgjegjësitë për atë që ka ndodhur dhe atë që do ndodhë. Pra, na duhet për të nxjerrë përgjegjësitë tona dhe për të marrë vendime të drejta, për t’u shndërruar në luftëtarë të vërtetë lirie, në luftëtarë të…
Një 42-vjeçar ka rënë në prangat e policisë pasi ka tentuar të grabisë në një banesë në fshatin Nartë. Gjithashtu 42-vjeçari me iniciale F. G.,është autori i dyshuar i vjedhjes në 2 banesa të tjera. Sipas asaj që njofton policia është sekuestruar një sasi lënde e dyshuar narkotike kanabis, e cila iu gjet 42-vjeçarit, gjatë kontrollit fizik. “Shërbimet e Komisariatit të Policisë Vlorë, në vijim të punës për garantimin e sundimit të ligjit në territor, pas informacionit të marrë se një shtetas kishte hyrë në një banesë në fshatin Nartë, për të vjedhur, kanë organizuar punën për identifikimin dhe kapjen…
Policia e Tiranës ka arrestuar dy persona dhe ka proceduar penalisht një tjetër pasi akuzohen se kanë përshtatur një qendër masazhesh, për veprimtarinë e kundërligjshme të prostitucionit. Sipas asaj që njofton policia janë arrestuar Ervin Salku 39 vjeç dhe , Helena Melcini 39 vjeçe, të dy banues në Tiranë. Gjithashtu u procedua penalisht 39-vjeçarja V. V., banuese në Tiranë. “Shtetasi E. S., administronte një qendër masazhesh, në “Tish Daija”, në të cilën ishin të punësuara shtetasja H. M., dhe V. V. Përveç aktivitetit të regjistruar ligjërisht si qendër masazhesh, në këtë subjekt ushtrohej edhe aktiviteti i kundërligjshëm i prostitucionit. Në cilësinë…
Fotoja e Matteo Messina Denaro dhe Giuseppe Graviano, njëri pranë tjetrit, të ulur në audiencën e teatrit Parioli në Romë, ndërsa shikonin shfaqjen e Maurizio Costanzo, të bën të dridhesh! Gjithçka ndodhi 31 vite më parë, dhe në atë kohë dy mafiozët italiane, të arratisur, kishin si mision në Romë vrasjen e gazetarit italian anti-mafia Maurizio Costanzo për llogari të Salvatore Riina. Në fotot e publikuara nga mediat italiane, ata shfaqen të dy si spektatorë të zakonshëm që po shijojnë shfaqjen. Dhe askush nga publiku, aq më pak të ftuarit në skenë, nuk mund ta imagjinojë se ata të dy…
Izidor Heta, është efektivi i Policisë Rrugore në Elbasan, që u përplas mbrëmjen e kaluar me makinën e Gardës në Selitë, që po shoqëronte makinën e gjyqtares së Gjykatës së Posaçme Antikorrupsion, Irena Gjoka. Ndërsa shoferi i mjetit ku ndodhej djali i gjyqtares ishte Ardjan Disha. Prej ditësh Garda e Republikës kishte shtuar truprojat për ruajtjen e gjyqtares Irena Gjoka e cila vijon të përballet me sulme verbale të njëpasnjëshme dhe shantazhe publike të Berishës në deklaratat e tij live nëpër konferenca për median që transmetohen live apo dhe në takimet e tij politike me deputetët e Rithemelimit apo militantë.…
A po planifikoni një udhëtim jashtë vendit në muajt në vijim? International SOS rendit vendet që paraqesin rrezik maksimal për udhëtarët në 2024, dhe gjithashtu ato që janë më të sigurta. Sipas hartës së përpiluar nga kompania e vlerësimit të rrezikut, renditja e vendeve bazohet në disa të dhëna, duke përfshirë sigurinë, rreziqet mjekësore, si dhe ndikimin e ndryshimeve klimatike. Shqipëria, e cila priti rreth 10 milionë turistë në vitin 2023, paraqitet me “rrezik mesatar mjekësor” e “rrezik të ulët të sigurisë.” Po ashtu me ndikim të ulët paraqitet edhe sa u përket çështjeve klimatike. Ndërsa në faktorin e katërt,…
Që prej orëve të para të mëngjesit, në aksin Ura e Çerenecit-Maqellarë, pjesë e rrugës së Arbrit, raportohet se segmenti i rrugës së Arbrit nga Ura e Çerenecit në Maqellarë, është përfshirë nga një mjegull e dendur, duke krijuar vështirësi në qarkullimin e automjeteve. Qarkullimi në këtë segment rrugor, ka qenë i vështirë pasi drejtuesit e mjeteve janë përballur me fushëpamje të kufizuar. Drejtuesit e mjeteve janë këshilluar nga policia Rrugore të qarkullojnë me kujdes, pasi mund të bëhen burim aksidentesh. Ndërkohë, po ashtu edhe mjegulla e dendur ka përfshirë edhe në aksin Tepelenë –Gjirokastër-Kakavijë. Për shkak të mjegullës, ka…