Author: tirana

Detaje të reja janë mësuar nga operacioni i SPAK ku është zbardhur tentativa e vrasjes së, Xhevdet Plakut, i njohur edhe si ‘Akili’ që drejton një grup kriminal në fushën e trafikut të drogës. ‘I forti i Durrësit’, Kep Rapi dhe ish-shefi i komisariatit nr.6 në Tiranë dyshohet se kanë bashkëpunuar për tentativën e vrasjes ndaj Xhevdet Plakut si një hakmarrje pasi ky i fundit ishte një prej të akuzuarve për vrasjen e Sali Rapit të ndodhur në 2014-ën në Itali. Gjykata e Savonës asokohe shpalli të pafajshëm Besnik Plakun dhe Xhevdet Plakun të cilët akuzoheshin për vrasjen. Sali Rapi…

Read More

Studentja serbe, Selena Djuriç, ka rrëfyer historinë e dashurisë me të dashurin shqiptar. Selena tha se ajo është shumë e lumtur për dashurinë e saj në Shqipëri, duke theksuar se po jeton një ëndërr. E pyetur se a e kanë paragjykuar këtë lidhje mes një shqiptari dhe një serbeje, Selena tha se nuk ka patur asnjë koment negativ nga familjarët apo shoqëria, pasi kanë një tjetër mendësi, por në internet e kanë kanosur me vdekje. Pjesë nga biseda: Brikena Prifti: Kemi një prapaskenë historike të dikurshme ke patur paragjykime në Serbi? Selena Djuriç: Jo sepse shoqërinë time e kam zgjedhur…

Read More

Policia e Shkodrës ka dhënë detajet nga plagosja e dyfishtë e regjistruar pasditen e kësaj të premte në kryeqendrën e veriut. Autoritetet bëjnë me dije se shtetasi E. F 14 vjeç ka plagosur me thikë dy të mitur 13 e 15 vjeç, të cilët janë dërguar në spital dhe po marrin ndimën mjekësore jashtë rrezikut për jetën. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 18:15, pranë stadiumit “Loro Boriçi”. Dyshohet se shkaku i konfliktit që përfundoi me dy të plagosur ka qenë bullizimi mes të miturve. Policia ka shoqëruar në komisariat 14-vjeçarin dhe po kryehen veprime proceduriale në prani të psikologut dhe…

Read More

Kolumbia është ende prodhuesi më i madh i drogës, por aktorë të tjerë po marrin një rol gjithnjë e më të madh në prodhimin dhe shpërndarjen e tij, sipas një raporti të bazuar në mijëra dosje të prokurorisë kolumbian të zbuluar nga hakerat. Një grup prej rreth njëqind gazetarësh ka dëshifruar rreth shtatë milionë email-e dhe 38,000 skedarë të zbuluar nga grupi ndërkombëtar i hakerave Guacamaya i cili në vitin 2022 depërtoi në sistemet kompjuterike të agjencive të sigurisë dhe ushtrive nga Meksika, Kili, Peruja, Salvadori dhe Kolumbia. Raporti i ashtuquajtur “Narcofiles” përshkruan rrjetet e prodhimit dhe trafikimit të kokainës…

Read More

Shqipëria dhe Italia janë gati të firmosin marrëveshjen e shumëpritur të pensioneve të shqiptarëve që jetojnë dhe punojnë në shtetin fqinj. Lajmin e ka bërë të ditur kryeministri Edi Rama, i cili sot ka zhvilluar një takim me ministrin e Jashtëm të Italisë, Antonio Tajani. “ Me Ministrin e Punëve të Jashtme dhe Bashkëpunimit Ndërkombëtar të Italisë, Antonio Tajani. Dhe me lajmin e mirë se më në fuuuund jemi gati për firmosjen e Marrëveshjes së shumëpritur të Pensioneve të shqiptarëve në Itali”, shkruan Rama.

Read More

Dy persona kanë përfunduar në spital të plagosur me thikë. Ngjarja ka ndodhur në Shkodër, në afër të stadiumit “Loro Boriçi”. Nga informacionet paraprake bëhet e ditur se shkak mund të ketë qenë një grindje e çastit, por ende rrethanat janë të paqarta. Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen dhe sqarimin e rrethanave.

Read More

Vrasja e Arben Lleshit nga Sokol Mjacaj brenda burgut të Peqinit, duket se ka rritur kontrollet për sendet që futen në qeli në të gjitha burgjet e fundit. Së fundmi, është arrestuar një zyrtar i burgut të Drenovës në Korçë, pasi ka tentuar të futë alkool brenda burgut. Burime bëjnë me dije se në pranga është vënë shtetasi E.P. me detyrë specialist i burimeve njerëzore në burgun e Drenovës. Mësohet se ky i fundit do të kalonte një çantë me ushqime, ndërsa brenda saj iu gjet një bidon me pije alkoolike (raki), e cila është e ndaluar të futet në…

Read More

Pas sulmit makabër në qendër të Vjenës, ku 24 vjeçari David Kozak me armën e tij la pas 15 të vdekur, autoritetet çeke kanë arrestuar një tjetër të ri. Sipas mediave të huaja, i riu është arrestuar në kuadër të masave për rritjen e sigurisë në institucionet arsimore dhe objektiva të tjera të mundshme pas sulmit tragjik që tronditi Pragën dje. Thuhet se i riu telefonoi dhe paralajmëroi se kërkonte të blinte një armë dhe të vriste. “Dje në orën 11 e gjysmë telefonuesi na tha se ishte frymëzuar nga vrasësi, se donte të blinte një armë dhe gjithashtu të…

Read More

Në dosjen hetimore evidentohen biseda mes Alma K dhe një personi me emrin Abedin, ku flitet për një objekt të cilin ai ka marrë nga autorja e filmimit. Në telefonin e Alma K, SPAK ka gjetur një video të krijuar në datën 13 qershor 2023 me kohëzgjatje 2 minuta e 47 sekonda, ku e pandehura identifikohet si personi A dhe shtetasi me emrin Abedin si personi B. A: Dëgjo mua më duhej patjeter ajo video B: A po mgjon mu o shok, do vi) video të q*** motrën e videove më dëgjo mua A: o Abedin tani po flasim tamam…

Read More

Nëse Zhizhek dhe Peterson kanë debatuar për lumturinë, kapitalizmin dhe marksizmin, në vigjilje të Krishtlindjes, në Tiranë, një ateist dhe teist bëjnë një debat për zotin. Në një anë Kaon Serjani (nga Instituti për besim) që e sheh fillimin e botës me Perëndinë dhe në tjetrën, shkrimtari, Ben Blushi, që nuk bindet t’i besojë një Zoti i cili që nga dita që ka lindur nuk ka lënë asnjë shenjë në Universin tonë me përjashtim të mungesës së tij sa herë na duhet – folën përreth dy orë para një publiku prej më 200 vetash “Zoti është shpjegimi më i mirë…

Read More

Policia e Shtetit ka administruar së fundmi një informacion se një grup kishte planifikuar të ekzekutonte ish-drejtorin e Përgjithshëm të Policisë, Gledis Nanon. Policia nuk e ka vënë në dijeni për situatën ish-drejtorin e përgjithshëm të Policisë së shtetit, Gledis Nanon. Policia e Shtetit vijon hetimet lidhur me këtë informacion, të cilat po zhvillohen në mënyrë sekrete dhe ende nuk asnjë informacion zyrtar. Burime bëjnë me dije se dyshohet se plani për eliminimin e Gledis Nanos po organizohej nga një grup që Nano e ka hetuar kur ka qenë në detyrë në polici më parë si drejtues i Antiterrorit. Po…

Read More

Ministri i Jashtëm i Greqisë, Giorgos Gerapetritis ka komentuar reagimin e kryeministrit Edi Rama një ditë më parë për rastin e Fredi Belerit. Në një intervistë për televizionin shtetëror grek ERT, Gerapetritis tha se është hap pozitiv fakti që kryeministri Edi Rama pranoi Fredi Belerin si kryetar të zgjedhur të bashkisë së Himarës. “Në të vërtetë, ka pasur një hap pozitiv nga ana e kryeministrit shqiptar, i cili në parim pranoi që kemi një kryetar të ri dhe ish-kryetari Goro duhet të largohet patjetër. Më pas do të vlerësojmë nëse veprimet e radhës janë të përputhshme me ato që kemi…

Read More