27-vjeçarja Vanessa Ballan ëshhtë dhunuar dhe më pas është masakruar 8 herë me thikë nga shqiptari i Kosovës Bujar Fandaj. Kjo ishte përgjigjja që doli nga autopsia, ku nga ekzaminimi u zbulua se ajo është qëlluar tetë herë me thikë, dy goditje i kanë dëmtuar të dyja mushkëritë, ndërsa fatale ka qenë një tjetër në zemër. Por para se të masakrohej me thikë, Bullan është dhunuar fizikisht nga shqiptari, pasi janë konstatuar maviosje në kokë dhe fytyrë, si dhe plagë mbrojtëse në duar, siç rezultoi tashmë nga këqyrja e kufomës. Vrasja është kryer me një thike 20 centimetra e gjatë.…
Author: tirana
Duke nisur nga 1 janari i vitit që vjen të gjithë personat tregtarë apo të vetëpunësuar, nuk do të trajtohen më si biznes i vogël me 0% interes. Me ndryshimet e reja ligjore është vendosur që ata që sigurojnë të ardhura vjetore deri në 14 milionë lekë do të tatohen me 15% ndërsa ata që kanë të ardhura mbi 14 milionë lekë do të tatohen me 23%. Në listën për ndryshimet e reja tatimore futen 26 lloje aktivitetesh të ndara në 169 profesione. Në këtë listë futet fotografi, videograf, prodhues të programeve, regjistrues të audiove për muzikë, aktivitete të IT,…
Mbledhja e Këshillit Bashkiak ku u miratua buxheti i Bashkisë Tiranë për 2024 ka nisur me një incident. Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi ka ndërprerë mbledhjen teksa Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka marrë fjalën duke folur për buxhetin për të cilin tha se është 10 herë më i madh se ai që u gjet nga administrata e kaluar. Blushi ka vënë një palë pranga mbi mikrofonin e kryetarit të Bashkisë, ndërsa Kryetarja e Këshillit Bashkiak Romina Kuko kërkoi ndërhyrjen e policisë bashkiake për ta nxjerrë jashtë. Kryebashkiaku Veliaj tha se në fakt prangat po i…
Albert Shkembi, i dënuar për trafikim të lëndëve narkotike, është ekstraduar nga SHBA-ja drejt Shqipërisë, në kuadër të operacionit “Return”. Shkembi është dënuar me 12 vjet burgim. Ai u kap në qershor të këtij viti në Neë Jersey. 60-vjeçari u shpall në kërkim ndërkombëtar pasi Gjykata e Apelit Tiranë, me vendimin e datës 22.11.2016, e ka dënuar me 12 vjet burgim, për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”, mbetur në tentativë, kryer në bashkëpunim. Gjatë periudhës 2014-2015, i dënuari, në rolin e organizatorit dhe financuesit, në bashkëpunim me persona të tjerë, ka organizuar trafikimin dhe transportimin e lëndëve narkotike kokainë dhe…
Gjykata e Posaçme për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka lënë në fuqi masat e sigurimit për ish-shefin e Krimeve Dedan Gjoni, dhe tre të arrestuarit e tjerë; Dejvi Gjermeni, Rexhep Rapi, Algert Rapi, për sigurim kushtesh për të kryer vrasje. Seanca u mbajt me dyer të mbyllura me gjyqtare Etleva Dedën dhe prokurore të SPAK, Doloreza Musabelliun. Zbërthimi i komunikimeve në rrjetin SKY ka zbuluar se ‘Kep Arapi’ në bashkëpunim me nipin Gert Arapi dhe punonjësin e Policisë Dedan Gjoni kanë tentuar eliminimin e Xhevdet Plakut, me të cilin Rexhep Arapi ishte në një konflikt që prej vitit 2014…
Një aksident i rëndë i ka marrë jetën një 40-vjeçari shqiptar në Itali. Mediet italiane bëjnë me dije se Edmond Zero ishte duke shkuar në punë mëngjesin e sotmë, kur ka ndodhur aksidenti. 40-vjeçari ndodhej në furgon së bashku me një shqiptar tjetër, kur u përplasën me një makinë Volkswagen Q5. Pavarësisht ndërhyrjes së menjëhershme të punonjësve të shëndetësisë që u gjendën në vendin e ngjarjes nuk mund të bëhej asgjë për Edmond Zeron. Edmondi i ardhur në Itali nga Shqipëria në kërkim të një jete më të mirë, ka lënë pas gruan dhe dy fëmijët e tij 11 dhe…
Policia e Dibrës, ka arrestuar babë e bir, në pikën kufitare të Bllatës në tentativë për të futur në territorin shqiptar bagëti të trasha. Në pranga kanë rënë M.C., 69-vjeç dhe A.C., 38-vjeç, (babë e bir), banues në fshatin Bllatë. Në bashkëpunim me njëri-tjetrin, babë e bir, pasi siguronin bagëti të trasha në Maqedoninë e Veriut, i kontrabandonin ato, nëpërmjet kufirit të gjelbër, në territorin shqiptar, dhe më pas do i shisnin kundrejt shumave të ndryshme monetare.
Deputeti i Partisë Socialiste, Petro Koçi thotë se Sali Berisha është politikani më intrigant në Shqipëri. “Berisha është politikani më intrigant që ka pasur ndonjëherë Shqipëria. Ia kalon gjithë politikanëve, edhe atyre që ka pasur regjimi komunist, është kampion i intrigës. Po të shikosh, çdo hap i tij është me intrigë dhe sidomos kur përfshihet vetë, pjellshmërinë e vet e ka maksimale. Kjo është një diagnozë që bëhet kollaj”, tha ai në studion e News 24. “Personi që na lidh me të kaluarën është Sali Berisha. Shqipëria e rrëzoi diktaturën komuniste në ‘97-n, dhe nuk e rrëzoi Partia Socialiste por…
Një postim i Lori Hoxhës me Ledion Ledion Liçon po komentohet shumë në rrjet edhe pas lajmeve që kanë qarkulluar se këtë vit moderimi i Big Brother i është besuar Liços. Krahas fotos me Ledion Liçon, Lori shkruan” Mirëserdhe përsëri në rrjetet sociale Ledion Liço. Ke shumë për të ndarë dhe nëse tregohet i vëmendshëm, publiku ka shumë për të mësuar nga ti. Ledionit thuhet se këtë vit i është besuar drejtimi i “BBV3”, por ende nuk ka asgjë zyrtare. Ndërsa Arbana Osmani nuk ka bërë asnjë reagim për nisjen e spektaklit që për shumë vite i është besuar asaj.
Shumë njerëz përdorin peceta të lagura çdo ditë duke besuar se ato do të pastrojnë më mirë se letra e zakonshme higjienike. Por, përpara se të zgjidhni pecetat e lagura, duhet të keni parasysh nëse janë të dëmshme. Ndërsa herë pas here mund të fshini në mënyrë të sigurt organin gjenital me peceta antibakteriale, përdorimi i tepërt i pecetave të lagura, mund të mos i shërbejë shëndetit tuaj. Ndryshe nga letra higjienike, e cila prishet në ujë para dhe pas shpëlarjes, pecetat e lagura nuk prishen aq lehtë. Kjo është për shkak se ato janë bërë shpesh nga materiale sintetike…
Gjykata Kushtetuese nuk ka legjitimuar padinë e bërë nga Lulzim Basha përsa i përket marrëveshjes me Italinë për emigrantët. Kushtetuesja njofton se kërkesa është vendosur të mos merret në shqyrtim. “Gjykata vlerësoi edhe jurisprudencën e saj lidhur me legjitimimin e partive politike në procedurat e kontrollit abstrakt të akteve normative, në të cilën është shprehur se statusi i tyre, në kuptim të nenit 9 të Kushtetutës si parti parlamentare ose roli që ato luajnë në formimin e vullnetit politik të zgjedhësve në të gjitha fushat e jetës publike, nuk prezumon të mirëqenë interesin e partive politike për vënien në lëvizje…
Një rast i pazakontë ka ndodhur këtë të premte në qytetin e Vlorës. Një qytetare e dehur në timon dhe me birrë në automjet ka hipur mbi trotuarin në sheshin përpara bashkisë Vlorë. Sipas BW, ngjarja ka ndodhur teksa në sheshin përpara bashkisë po zhvillonin koncertin e tyre me rastin e festave të fundvitit fëmijë të kopshteve të qytetit, ku të pranishëm ishin dhe shumë familjarë. Raportohet se kanë mbërritur efektivët e policisë, por zonja nuk pranon të zbres nga makina dhe as të largohet me automjet, raporton Bold News. Ajo ka shpërthyer në sharje ndaj çdo personi që i…