Author: tirana

26 dhjetor, ora 10:00 do të mbahet seanca e shqyrtimit të kërkesës së SPAK-ut për Sali Berishën. Prokurorët kërkojnë ”arrest shtëpie”, ndërsa seanca për zëvendësimin e masës pritet të zhvillohet javën e ardhshme. Dje Kuvendi autorizoi Prokurorinë e Posaçme për arrestimin e deputetit Berisha, person nën hetim për çështjen e Klubit Sportiv Partizani.

Read More

Pas trazirave të së enjtes në Parlament, Partia Socialiste ka kërkuar përjashtimin e Flamur Nokës. Nëse aprovohet, përjashtimi për Nokën do bëhet sipas rregullores së re. Këshilli për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin miratoi vetëm me votat e mazhorancës kërkesën e PS për ndryshimin e rregullores së Kuvendit. Ndryshimet e rregullores konsistojnë në përjashtimin me 2 muaj të deputetëve nga punimet e Kuvendit, pasi prej muajsh tashmë, deputetët e opozitës kanë pamundësuar vijimin normal të seancave.

Read More

Mbrëmjen e së enjtes stafi i Top Channel, festoi festën e fundvitit. Sara Hoxha si rrallë herë postoi foto me Ledionin në rrjetet sociale, por çfarë ra më shumë në sy ishte një video e Sarës, e cila hodhi një thumb dhe shkruan: Na falni, kemi që në 2016-ën pa dalë. Ajo që ra në sy gjatë festës, ishte mungesa e Arbanës, e cila festoi mbrëmë me stafin e saj. Së fundmi është përfolur që këtë vit “BBV3” do ta moderojë ai dhe jo Arbana Osmani. Arbana apo Ledioni nuk kanë bërë ndonjë njoftim zyrtar sesi qëndron e vërteta.

Read More

Sali Berisha ka reaguar për herë të parë pas kërkesës së nisur nga SPAK-ut ndaj GJKKO-së për dhënien e masës së sigurisë ”arrest shtëpie” për të. I pyetur nëse do ta zbatonte vendimin dhe ku do të jetë adresa ku do të kryente masën e sigurisë, Berisha theksoi se as sigurimi i shtetit nuk do të merrte të tilla masa. “Ky proces nisi gjithçka mbi këtë piramidë mashtrimi që unë paraqita para jush. Ky proces vazhdoi me shpalljen e masave shtrënguese ndaj meje duke shkelmuar me të dy këmbët kushtetutën. Me këtë akt, në 32 vite pluralizëm, çdo masë shtrënguese…

Read More

Kryepeshkopi i Tiranës, Durrësit dhe të gjithë Shqipërisë, Anastas uron besimtarët ortodoksë për Krishtilindje duke i ftuar të ecin me durim drejt betejave të jetës. Durimi është fuqia mistike për të hapur shtigjet këshillon kryepeshkopi qytetarët. Mesazhi i kryepiskopit të Tiranës, Durrësit dhe të Gjithë Shqipërisë, Anastasit-Krishtlindje 2023. ‘…le të ecim përpara me durim në betejën që na pret…’ (Heb. 12:1) Ja, Krishti lind, lavdërojeni! Krishtlindja, e kremtja kulmore e krishterë, nuk është thjesht një rast për të shkëmbyer urime dhe dhurata, për ngrohtësi familjare, për të dëfryer, dhe që sjell ngazëllim shpirtëror në jetën shoqërore. Është, mbi të gjitha,…

Read More

Të enjten në Kuvend me 75 vota Sali Berishës iu hoq imuniteti, por SPAK nuk ka vonuar dhe ka dorëzuar kërkesën në Gjykatën e Posaçme për Sali Berishën. Prokurorët kërkojnë ndryshimin e masës së sigurisë në nga ajo në “Detyrim Paraqitjeje” në “Arrest Shtëpie”. Seanca për zëvendësimin e masës pritet të zhvillohet javën e ardhshme. Nga selia e PD-së, Berisha tha se do të këshillohet me avokatët e tij për vendimin që do të marrë Gjykata e Posaçme ndaj tij. “Jam në kontakt të vazhdueshëm me ta. Ju e patë se cili ishte ligji, e patë! Cilido që lexon procedurën…

Read More

Jennifer Lopez zbuloi se ajo dhe bashkëshorti i saj Ben Affleck po vuajnë nga çrregullimi i stresit post-traumatik, për shkak të vëmendjes së madhe mediatike që përjetuan kur u takuan për herë të parë. Këngëtarja zbuloi në një intervistë me Variety, se filmi i ri i lidhur me albumin do të dokumentojë historinë e saj të dashurisë me Ben Affleck. Lopez thotë se vendosja e jetës së tyre private në qendër të vëmendjes e bën atë nervoze. “Si artistë, ne duhet të ndjekim zemrat tona. Me punën timen ndjek zemrën time dhe bëj diçka që ndoshta të gjithë nuk e…

Read More

Edhe këtë të premte Sali Berisha ka folur për çështjen “Partizani”. Ai ka publikuar disa fakte të reja në lidhje me këtë çështje, ndërsa deklaroi se SPAK ka fshehur disa dokumente me rëndësi për pronën ku u vendos klubi Partizani.Tashmë pa iminutetin e deputetit, Berisha tha edhe se toka nuk ishte e shpronësuar nga italianët, por ishte rekuizuar. “Siç jeni në dijeni, nga tetori gjer dje, u zhvillua procesi më i falsifikuar në historinë e Shqipërisë, një proces të kësaj natyre nuk ka njohur as diktatura komuniste. Ky proces filloi me vendosjen e masave të sigurisë në kundërshtim flagrant me…

Read More

Orges Shehi do jetë trajneri i ri i Partizanit. Shehi do marrë vendin e Abilaliajt, i cili do rikthehet si drejtor sportiv, por drejtoi klubin në një kohë kur Zekiç dha dorëheqjen. Shehi është shprehur se emërimi në krye të Partizanit është punë ditësh. Me Shehin si trajner, Partizani synon të fitojë titullin e dytë rradhazi në Superligë.

Read More

Jamarbër Malltezi, person nën hetim për dosjen “Partizani”, rrezikon që të rikthehet sërish në burg. Prokuroria e Posaçme ka kundërshtuar në Gjykatën e Lartë vendimim e Apelit, që zbuti masën e sigurisë “arrest në burg” në “arrest shtëpie” për Malltezin, dhëndrin e ish-kryeministrit Berisha. Rekursi është depozituar në Gjykatën e Lartë. Pak më parë Jamarbër Malltezit i është rrëzuar kërkesa për kthimin e celularit që iu sekuestrua në kuadër të hetimeve për dosjen e privatizimit të dosjes “Partizani”. Apeli i Gjykatës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar la të pa ndryshuar vendimin e Shkallës së Parë duke mos…

Read More

Florenc Doka u emërua sot drejtor i ri i burgut të sigurisë së lartë në Peqin. Florenc Doka është diplomuar në Drejtësi, në vitin 1999 duke marrë titullin jurist, si dhe në vitin 2008 me titullin avokat. Në vitin 2001 nis karrierën në Administratën Publike si jurist, Drejtor Juridik, si dhe zv/kryetar i Bashkisë Cërrik. Karriera e tij vazhdon në institucione qëndrore si jurist në Drejtorinë Rajonale të Fondit të Sigurimeve Shëndetësore, etj. Në vitet 2012-2014, ai bëhet pjesë e sistemit të burgjeve dhe emërohet përgjegjës i sektorit ligjor dhe çështjeve sociale në IEVP Elbasan. Gjatë 7 viteve të fundit…

Read More

24-vjeçari David Kozak ka tronditur Europën me masakrën, kjo pasi pati një nga shifrat më të mëdha të vdekjeve nga të shtënat masive nga një person i vetëm i armatosur në Evropë këtë shekull, duke vrarë 15 persona dhe duke plagosur 25 të tjerë në një shkollë në Universitetin Charles. Në Norvegji në korrik 2011, Anders Behring Breivik vrau 77 persona duke vendosur një makinë bombë që vrau tetë persona në një ndërtesë qeveritare në Oslo dhe më pas vrau 69 të tjerë, shumica prej tyre adoleshentë, në një kamp veror ishullor të drejtuar nga krahu rinor i Partisë Laburiste…

Read More