Juljeta dhe Giuseppe kanë ftuar 11 mysafirë për darkën e Krishtlindjes. Të zotët e shtëpisë janë njohur në Napoli vite më parë dhe njësoj si 4,000 bashkatdhetarë nga Italia jetojnë në Durrës. “Disa janë miq pensionistë italianë që banojnë pranë nesh, ndërsa të tjerët shokë e familjarë durrsakë”, tha Juljeta. “Çdo të shtunë, në katedralen ‘Shën Luçia’, famullitari e zhvillon meshën në gjuhën italiane dhe kisha është plot. Por herën e fundit frekuentimi ishte i ulët, pasi një pjesë e mirë kanë shkuar në Itali për festat e fundvitit me familjet e tyre”, tha Juljeta Palumbo. Numri i shtetasve nga…
Author: tirana
Faza e dytë e programit të suybvencionimit të paneleve diellore për 2 mijë familje të tjera shqiptare pritet të nisë në fillim të vitit të ardhshëm. Por sa do të përfitojnë familjet shqiptare nga kjo skemë? SCAN ka bërë përllogaritjen e përfitimeve Teksa skema e subvencionimit të paneleve diellore për ngrohjen e ujit do të aplikohet edhe në vitin 2024, TV SCAN ka përllogaritur kostot që do të duhet të përballohen nga konsumatorët familjarë, në formën e bashkëfinancimit. Kjo, duke mbajtur në konsideratë se subvencionimi përfshin 70% të vlerës, ndërsa pjesa tjetër prej 30% do të duhet të paguhet nga…
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në një postim në Facebook lidhur me normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë në vitin 2024, tha se për Qeverinë e tij prioritet mbetet siguria e Kosovës, integriteti territorial dhe përmirësimi i kushteve të jetesës së të gjithë qytetarëve pa dallim. Ne lidhje me themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë, Kurti tha se presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka refuzuar nënshkrimin e marrëveshjes dhe se deklarata e fundit e ndërmjetësit në dialog, Miroslav Lajçak, nënkupton se çështja e draft-statutit është “vetëm çështje e brendshme e Kosovës”. “…Në vitin e ardhshëm, unë mund…
Kontraceptivët e rinj të mundshëm për meshkuj zënë titujt e gazetave, por më pas nuk dalin kurrë në treg. Meshkujt aktualisht kanë vetëm dy kontraceptivë parësorë – të njëjtët që kanë pasur për dekada: prezervativë dhe vazektomi. Por cila është arsyeja? Përse ka kaq pak opsione kur vjen puna tek kontraceptivët për meshkuj? Ekspertët thonë se një nga sfidat më të mëdha për zhvillimin e një kontraceptivi efektiv është ndalimi i vëllimit të madh të spermës që meshkujt prodhojnë çdo ditë, e cila është më shumë se 1000 spermatozoide në minutë. Nëse një kontraceptiv mashkullor bllokon 99% për qind të…
I njohur si ”baroni i drogës”, Gëzim Çela pritet të ekstradohet në Shqipëri. Ministria e Drejtësisë i ka nisur Ministrisë se Drejtësisë se Kosovës kërkesën e ekstradimit së Çelës. Ishte SPAK fillimisht që i kaloi kërkesën Ministrisë së Drejtësisë. Kjo e fundit pas përpilimit të dosjes dhe shkresave i ka përcjellë kërkesën ditën e sotme homologëve të Kosovës. Pritet që Gjykata e Kosovës të miratojë kërkesën e ekstradimit, pasi nuk ka pengesa ligjore. Gëzim Çela ish-punonjësi i policisë i konsideruar si një prej kokave më të mëdha të trafikut të kokainës dhe heroinës në Evropë, u arrestua më 8 dhjetor…
Për shkak të kthimit të emigrantëve për festat e fundvitit, në pikën e kalimit kufitar të Kapshticës ka nisur fluksi. Gjatë 24 orëve të fundit, mësohet se vetëm nga pika kufitare e Kapshticës kanë hyrë 3243 persona dhe kanë dalë 1686 të tjerë. Në Qafë Thanë ka pasur 2399 shtetas që kanë hyrë në vend dhe 2135 në dalje. Në Kapshticë po punohet me 2 sportele në hyrje dhe 2 në dalje. Kur ka fluks në hyrje, pala shqiptare kalon në operimin me 4 sportele në hyrje dhe 2 në dalje.
Elsa Lila ka rikthyer magjinë e saj në Festivalin e RTSH-së, në edicionin e 62-të me synimin Eurovisionin. “Mars” është një kompozim i vet Elsës, me tekst të Elsës dhe dirigjuar në orkestër nga mjeshtri italian Enrico Melozzi. Teksti i këngës është një dritare në periudhën e errët të jetës së këngëtares, ku ajo rrëfen për një mars të vitit 2022, një periudhë e cila solli të papritura dhe sfida të mëdha për emocionin dhe karakterin e saj. Elsa jep përvojën e saj personale. ”Ishte një mars i gjatë, në një dhomë të ftohtë, me mure zhgarravitur”, duke evokuar kujtesën…
Avokati Spartak Ngjela, thotë se heqja e imunitetit për Sali Berishën është fillimi i fundit të tij. Sipas tij, Berisha aktualisht ndodhet në një konflikt të brendshëm, ku nuk di si të mbrohet dhe bën deklarata kontradiktore me njëra tjetrën. Ngjela theksoi se Berisha do të ketë kosto të mëdha politike nëse gjykata e shpall fajtor, pasi sa kohë është në proces ai prezumohet i pafajshëm. “Ky është fillimi i fundit të Berishës. Është në kontradiktë me vetveten, nga njëra anë thotë që nuk më duhet imuniteti, nga ana tjetër thotë që gaboi Gjykata Kushtetuese që rrëzoi kërkesën time për…
Në një treg Krishtlindjesh në Belgjikë ka ndodhur një ngjarje tragjike. Një pemë e Krishtlindjeve 20 metra e gjatë ra mbi një grua, duke i shkaktuar vdekjen 63-vjeçares dhe duke plagosur tre të tjerë. Një video nga një kamera sigurie ka kapur momentin kur pema e Krishtlindjes bie nga erërat e forta. Ngjarja tragjike ka ndodhur në orën 19:00 të së enjtes. “Ishte një erë dhe papritmas pema ra. Disa ngritën majën e pemës dhe disa të tjerë hynë poshtë për të nxjerrë të bllokuarit. Një grua ishte plagosur në këmbë, një në krah dhe e treta në gjendje shumë…
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka thënë të premten se ngurrimi për ta pranuar vendin e saj në aleancën ushtarake NATO dhe në BE, lë të hapur mundësinë për destabilizimin “jo vetëm të Kosovës, por të rajonit dhe më gjerë”. Duke folur në një konferencë të përbashkët për media me presidentin e Bullgarisë, Rumen Radev, në Prishtinë, Osmani tha se Kosova llogarit në mbështetjen bullgare për anëtarësim në bllok. “Udhëheqja e guximshme dhe veprimet vendimtare të aleatëve tanë në familjen euroatlantike për ta përshpejtuar pranimin e bazuar në merita të vendeve demokratike të rajonit në BE dhe NATO, sepse çdo…
Qyteti francez i Montpellier në Francën jugore u bë metropoli më i fundit evropian që lejon të gjithë banorët e tij të udhëtojnë falas në transportin publik. Nga mbrëmja e së enjtes, banorët e Montpellier-it me një leje të posaçme mund të udhëtojnë me tramvaje dhe autobusë pa pagesë në qytetin jugor. Vizitorët dhe turistët megjithatë do të duhet të paguajnë 1,60 euro për një udhëtim. Michael Delafosse, kryetari socialist i bashkisë së qytetit me 500,000 banorë, premtoi transport publik falas kur u zgjodh në vitin 2020. Ai e nisi duke futur udhëtime falas në fundjavë atë vit, më pas…
“Koha kur në Shqipëri vendimet e prokurorëve dhe të gjykatave nuk zbatoheshin ka marrë fund”,-tha ministri i Brendshëm Taulant Balla, pas zhveshjes nga imuniteti të Sali Berishës të enjten në Parlament. Nga Fieri, Balla është shprehur se tashmë të gjithë janë të barabartë para ligjit. Sipas tij, sot jemi në një moment të rëndësishëm historik “të një revanshi të forcës dhe sunimit të ligjit kundër krimit të organizuar.”