Author: tirana

Këtë të premte, Komisioni i Vetting-ut në Policinë e Shtetit ka konfirmuar në detyrë, Shkëlqim Zuriqi, me funksion Drejtor i Drejtorisë së Analizës dhe Sigurisë së Personelit, pranë Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore. Zuriqi është një nga 36 drejtuesit e policisë që i është nënshtruar këtij procesi përgjatë këtij viti.

Read More

Safet Gjici dhe Alma Kaçi u përfshinë në një skandal seksual këtë verë, dhe Prokuroria thotë se nga hetimet, rezultoi një bisedë e zhvilluar mes Alma Kaçit dhe Safet Gjicit në zyrën e tij, ku Gjici pas favorit seksual, e drejtoi Almën te Granit Gjana, për të folur mbi tenderin për strehimin e qenve endacakë. Në banesën e Kaçit u gjet një USB, që përmbante filmimin bruto të aktit seksual në zyrën e Bashkisë. Kaçi kur është marrë në pyetje është shprehur se filmimin e ka bërë në kuadër të emisionit investigativ “Fiks Fare”, pasi sipas saj ishte gazetare e…

Read More

Tifozgrupi më i madh i kombëtares shqiptare, Tifozat Kuq e Zi do të festojnë të shtunën 20-vjetorin e themelimit me një festë madhështore në Tiranë. Në orën 18:00, në sheshin “Skënderbej”, në Tiranë i gjithë vendi do të jetë me ngjyrat kuq e zi. Përmes një videomesazhi, kryebashkiaku Erion Veliaj fton të gjithë qytetarët që t’i bashkohen kësaj feste që përkon dhe me kualifikimin e Kombëtares Shqiptare në “Euro 2024”. “Përshëndetje! Jemi në Bashkinë e Tiranës me grupin organizator të tifozëve kuqezi, që siç kemi festuar për sukseset e Kombëtares, kanë edhe ata një histori suksesi 20 vite klubi më…

Read More

Deputetja e Partisë Socialiste, Mimi Kodheli e cila flet për heqjen e iminutetit të Sali Berishës, thotë se Partia Socialiste e ka respektuar dhe do ta respektojë deri në fund kërkesën e drejtë të drejtësisë. “Ne nuk duhet kurrë dhe nuk kishim dashur kurrë që pamjet e seancave të fundit t’ua ofrojmë publikut dhe ndërkombëtarëve, por kjo tashmë ka ndodhur. Gjithsekush ka marrë vendimet e veta, PS ka marrë vendime dhe i ka shkuar deri në fund kërkesës së gjykatës dhe mendon se po bën gjënë e duhur. Reforma në drejtësi duhet bërë dhe duhet zgjeruar më tej”, tha ajo.…

Read More

Nga Agron Gjekmarkaj Një habi e madhe u shfaq para nesh sapo mbërritëm në Kuvend. Një burrë i gjatë dhe një tjetër i shkurtër, këtë dallim e bëmë kur në këmbë u ngritëm, në anë të ndërtesës me nga një kokore të hirtë nga ato që mbante ushtria e kuqe në kokë, batani mbi supe po ngroheshin pranë një zjarri bërë me zhumile. Madje kishin vënë një xhezve dhe zien kafe turke. Ishte Kosta i Gramozit dhe Linditës me Genc Gjonçajn. Po ju more që dukeni si xhindër ç’bëni këtu? “Po ja ç’të themi u gjegjen pothuaj njëzëri. Deputet e…

Read More

RENEA, forcat e sigurisë kombëtare dhe policia e Durrësit, ka kryer një operacion për goditjen e një grupi të strukturuar kriminal. Mes të arrestuarve është Rexhep Arapi i njohur si Kep Arapi me rekorde kriminale. Pjesë e këtij grupi kriminal dyshohet se është edhe ish shefi i krimeve të komisariatit nr. 6 Dedan Gjoni, i arrestuar më parë nga SPAK. Gjoni është përfshirë në një tjetër ngjarje kriminale. Ai ka nxjerrë në pritë një person për llogari të Kep Arapit. Sipas të dhënave, ish-punonjësi i policisë, Dedan Gjoni, e ka thirrur në komisariat dhe më pas Gjoni ka lajmëruar anëtarët…

Read More

Ditën e djeshme është bërë i mundur bashkimi i dy anëve të tunelit kryesor të Murrizit në Rrugën e Arbrit. Ky është një lajm mjaft i mirë, kur dihet se punimet janë realizuar në një terren mjaft të vështirë dhe avancimi është shoqëruar me probleme serioze. Formacionet e “buta” bënë që firma zbatuese e projektit të punojë me masa të forta sigurie, për të mbrojtur jetën dhe shëndetin e specialistëve si dhe për të mundësuar vijimin e gërmimeve në tunelin e Xibrit. Tuneli i Murrizit është vepra kryesore e Rrugës së Arbrit. Ai ka një gjatësi afro 3.8 km dhe…

Read More

Këngëtarja e baladave që jetojnë ndër vite, Besa Kokëdhima i është rikthyer pas 12 vitesh konkurrimit në Festivalin e Këngës në RTSh. Ajo u prezantua në natën e parë të këtij festivali të martën me “Zemrën n’dorë”. Kënga e cila pati një lëvrim në disa rryma dhe zhanre të ndryshme, u prit me duartrokitje të zjarrta nga publiku pas interpretimit të fuqishëm që i bëri Besa e shoqëruar nga orkestra live e RTSH-së. Ajo pati probleme dhe vështirësi teknike, ajo përmes një shkrimi në rrjetet sociale u shpreh e lumtur për emocionet që përcolli te publiku. Artistja do të ngjitet…

Read More

Renea, forcat e sigurisë kombëtare dhe policia e Durrësit, ka kryer një operacion për goditjen e një grupi të strukturuar kriminal. Mes të arrestuarve është Rexhep Arapi i njohur si Kep Arapi me rekorde kriminale. Pjesë e këtij grupi kriminal dyshohet se është edhe ish shefi i krimeve të komisariatit nr. 6 Dedan Gjoni, i arrestuar më parë nga SPAK.

Read More

“Një horror i vërtetë që nuk ka ndodhur kurrë në Pragë”, e përshkruan pedagogia shqiptare në universitetin “Charles”, masakrën e një dite më parë, ku u vranë 25 persona dhe u plagosën 24 të tjerë. Orkida Borshi sjell dëshminë rrëqethëse të koleges shqiptare, e cila ndodhej në fakultet në momentin e ngjarjes. “Unë nuk isha prezent në fakultet atë ditë, por e dëgjova nga lektorja e gjuhës, e cila fatkeqësisht ishte e mbyllur në një dhomë së bashku me një student, që ishte duke dhënë provim. Ajo më merr në telefon, mendova se më mori për orarin, ose mësimin dhe…

Read More

Nga Dritan Hila 30 vite më parë Kuvendi i Shqipërisë i hiqte imunitetin Fatos Nanos, kryetar i Partisë Socialiste, me një akuzë të sforcuar që më vonë rezultoi fiasko. Skënder Gjinushi, n’ato mote aleat i Berishës vinte me vrap që të votonte heqjen e imunitetit, ç’ka dukej qartazi që po i printe arrestimit. Në ndryshim nga Berisha që tundi lagjen ku është salla e Kuvendit, Nano e priti me qetësi verdiktin edhe pse e dinte që më pas vinin hekurat. Hekura që nuk vonuan nën akuzat e një prokurorie të dirigjuar nga Berisha. 30 vite më vonë, pavarësisht se nuk…

Read More

Jamarbër Malltezit i është rrëzuar kërkesa për kthimin e celularit që iu sekuestrua në kuadër të hetimeve për dosjen e privatizimit të dosjes “Partizani”. Kërkesa u rrëzua sot nga Apeli i Gjykatës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. Kujtojmë se dhëndri i ish-kryeministrit Sali Berisha kishte kërkuar kthimin e celularit, kompjuterëve dhe të disa materialeve të tjera që u sekuestruan më herët me urdhër të SPAK.

Read More