Author: tirana

Një turist britanik, i cili ndodhej në Pragë për muaj mjalti së bashku me bashkëshorten, ka treguar momentet e tmerrit pas sulmit. Tom Leese, 34 vjeç, një producent videosh, dhe gruaja e tij Rachael, 31 vjeçe, dhanë dëshminë e tyre për agjencinë e lajmeve PA. Çifti ishin duke pirë një pije pranë vendit ku ndodhën të shtënat, kur një polic hyri me shpejtësi dhe filloi të bërtiste me zë të lartë në çekisht. “Ai nisi të bërtiste. Unë e kërkova ta thoshte në anglisht dhe u shpreh se kishte një sulmues që po qëndronte brenda duke vijuar të shtënat. Stafi…

Read More

Autori i sulmit masiv me armë në një universitet të Pragës në Çeki është një djalë 24-vjeçar, banues në një fshat rreth 21 km larg kryeqytetit. Ai ishte student në të njëjtin universitet. Nga të shtënat mbetën të vrarë 15 persona dhe u plagosën 24 të tjerë. Mes viktimave është edhe autori i sulmit. Sipas policisë çeke, ngjarja nuk ka lidhje me terrorizmin ndërkombëtar, raporton BBC, ndërsa autori që kreu aktin besohet të jetë frymëzuar nga masakra të ngjashme në shtete të tjera. Ndërkohë, babai i sulmuesit është gjetur i vdekur më herët gjatë ditës së sotme. Ngjarja e sotme…

Read More

Dashuria mes Kristiano Ronaldos dhe Juventusit zgjati vetëm 3 sezone, por mesa duket ndarja ka qenë e ashpër, aspak e bukur dhe pritet të jetë edhe mjaft armiqësore në vazhdim. Kjo, pasi sulmuesi portugez pretendon se “zonja e vjetër” i detyrohet ende 4 muaj rrogë të papaguar, konkretisht atë të periudhës COVID-19, pas paktit të fshehtë me drejtuesit e klubit, konkretisht 19.9 milionë euro. Por nga ana tjetër, nga Torino nënvizojnë se Ronaldo ka firmosur një dokument pas largimit të tij, i cili nënvizon se po prish një vit përpara kohe kontratën me bardhezinjtë, duke hequr dorë nga borxhi që…

Read More

Prokuroria e Posaçme mori në dorëzim vendimin e Kuvendit që u mor në seancë plenare për heqjen e imunitetit të Sali Berishës. Vendimi i protokolluar tashmë në dorën e SPAK, pritet të merret në dorëzim nga dy prokurorët Enkeleda Millonai dhe Arben Kraja, të cilët po hetojnë çështjen e privatizimit të ish-kompleksit Partizani. Pasi të njihen me relacionin, ata i drejtohen Gjykatës Posaçme për ndryshimin e masës së sigurisë për ish-kryeministrin Sali Berisha, nga detyrim paraqitje dhe bllokim pasaporte në masën “arrest në burg” ose “arrest në shtëpi”. Nga ana ligjore, SPAK nuk ka një afat të caktuar kohor për…

Read More

Presidenti i KOKSH-it, Fidel Ylli ka zbuluar projektin ambicioz, i cili pritet të ndërtohet në periferi të Tiranës. “Është një projekt që do të jetë nga më të bukurit në botë, përfshin pothuajse 90% të sporteve olimpike brenda. Do të ndërtohet në periferi të Tiranës, në jug-perëndim, ku do të ketë një stadium me 41508 vende, një vend më shumë se stadiumi i Juventusit. Do ketë tri fusha të tjera ndihmëse me nga katër mijë vende. Do të ketë dhe një pistë tjetër atletike, përveç pistës së stadiumit, që do jetë me standarde olimpike. Do ketë fusha golfi, një pallat…

Read More

“Me vëllain nëpër Tiranë”, ka shkruar këngëtarja. Edhe pse daljet e Aurela Gaçes janë më të shpeshta me motrën se me të vëllain, ajo ka treguar gjithmonë se kanë një marrëdhënie tepër speciale. Vëllai i këngëtares, jeton jashtë vendit, prandaj këto ditë që ai ndodhet në Shqipëri. Me sa duket do t’i bëjë festat perfekte për Aurelën. View this post on Instagram A post shared by Aurela Gace (@aurelagaceofficial)

Read More

Policia e Sarandës ka sekuestruar mallra kontrabandë me vlerë 150 milionë lekë. Blutë njoftojnë se gjatë kontrollit të një automjeti tip “Benz”, u gjetën 328 pajisje elektroshtëpiake, të cilat do të tregtoheshin pa faturë tatimore. Si pasojë u procedua penalisht drejtuesi i automjetit, N. A., 34 vjeç, banues në Tiranë. Mallrat kontrabandë po transportoheshin nga Tirana drejt Sarandës. “Nga kontrolli në automjetin tip “Benz” që drejtonte ky shtetas, shërbimet e Policisë gjetën pa fatura shoqëruese, dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale, 328 pajisje elektroshtëpiake, me vlerë rreth 1 500 000 lekë, të cilat dyshohet se janë të kontrabanduara dhe…

Read More

Ministri i Brendshëm, Taulant Balla ka dhënë lajmin se autoritetet në Marok kanë pranuar kërkesën për ekstradimin e autorit të dyshuar të vrasjes së biznesmenit, Ardian Nikulaj. “Sundimi i ligjit vijon të godasë mbi këdo dhe pandërshkueshmëria do të marrë fund. Askush nuk do të mund t’i fshihet. Falë mbështetjes së Interpol, marrëdhënia me të cilët ka hyrë në një fazë të re, si dhe bashkëpunimit me agjencitë ligjzbatuese të Marokut, jemi bërë me dije se është pranuar kërkesa jonë për ekstradimin drejt Shqipërisë të shtetasit Ruben Ribeiro Saraiva, person i kërkuar nga drejtësia shqiptare si i dyshuar për një…

Read More

Mediat lokale kanë publikuar pamjet e para të autorit të sulmit të rëndë në Universitetin e Pragës, ku paraprakisht raportohet për disa viktima dhe disa të plagosur. Siç shihet foto, autori është i pozicionuar dhe qëllon nga një distancë. Në pamje të parë duket se arma është një snajper. Ende nuk dihet bilanci ndërsa policia ka ekzekutuar autorin, ndërsa janë evakuuar qytetarët. “Në bazë të informacioneve fillestare mund të konfirmojmë se në vendngjarje ka persona të vdekur dhe të plagosur”, tha policia në një deklaratë në X. “I bëjmë thirrje qytetarëve që të mos qëndrojnë në afërsi dhe të mos…

Read More

Vitin e ardhshëm, përdorimi i dronëve në Shqipëri nuk do të jetë një aktivitet i pakontrolluar. Për të fluturuar një dron nuk do të mjaftojë vetëm pasja e pajisjes teknologjike por do të duhet edhe një certifikatë aftësie, një numër identifikimi dhe madje edhe një orar i rezervuar për fluturimin. Kjo u bë e ditur nga kreu i Autoritetit të Aviacionit Civil Maksim Ethemaj në ‘Insider’ në SCAN. Kjo iniciativë për regjistrimin dhe kontrollimin e përdorimit të dronëve merret për të shmangur dëmet që mund të shkaktojë në popullatë përdorimi i pakontrolluar i tyre. “Vitin tjetër do fillojë regjistrimi i…

Read More

Tre persona janë arrestuar në shtetin grek, pasi akuzohen për abuzim seksual me të mitur. Mediat helenase shkruajnë të paktën 972 raste abuzimesh seksuale ishin dokumentuar nga autorët. Këta të fundit përdornin si ‘karem’ rrjetet sociale, ku nisnin fillimisht biseda me të mitur e më pas iu kërkonin favore seksuale. Tre të arrestuarit lanë gjurmë elektronike në qendra të shërbimeve të internetit, gjë e cila çoi edhe në zbardhjen e rastit. Në kontrollet e kryera në banesat e të arrestuarve u gjetën dhe u konfiskuan një laptop, 10 disqe kompjuteri dhe një celular me një kartë SIM, ndërsa në dixhital…

Read More

Vllaznia vijon të spastrojë organikën nga futbollistët që nuk përmbushën pritshmëritë dhe përfunduan jashtë planeve të trajnerit Qatip Osmani. Kështu pas Cheshmediev dhe maqedonasit Dodev, shkodranët kanë ndërprerë bashkëpunimim edhe me mbrojtësin e djathtë, Redon Dragoshi. Ky i fundit veshi fanellën kuqeblu në verë, me synimin të zëvendësojë ish-kapitenin Gurishta, por dështoi në ato pak mundësi që iu dhanë në fushën e blertë. Klubi shkodran njoftoi zyrtarisht se palët kanë vendosur të ndërpresin bashkëpunimin me marrëveshje, teksa Dragoshi bëhet futbollisti i tretë që lë kuqeblutë pa ardhur ende merkatoja e janarit.

Read More