Author: tirana

Pas dramës së fundit të Chiara Ferragni-t, ka reaguar edhe stilistja Donatella Versace, e cila njihet si mikeshë e ngushtë e dyshes Chiara-Fedez. Versace doli në mbrojtje të influencueses duke lënë një koment nën foton e Ferragni-t. Do të doja të dija saktësisht se për çfarë Chiara Ferragni duhet të kërkojë falje. Ajo dhe Fedez kanë bërë gjithmonë punë bamirësie. Ishte kompania që duhej të paguante kontributin. Ata [Ferragnez] janë një shembull për Italinë dhe për të rinjtë. Rendisni të gjitha bamirësitë që ata kanë bërë ndër vite. Më pas, stilistja sulmoi, pa përmendur emrin e saj, Selvaggia Lucarelli-n, e…

Read More

Pasi me 75 vota pro të mazhorancës socialiste u vendos për të zhveshur nga imunitetit i deputetit Sali Berishën, Kuvendi ia ka dorëzuar zyrtarisht vendimin, Prokurorisë së Posaçme me skuter elektrik. Në dokumentin e dërguar në SPAK me skuter, Kuvendi informon për heqjen e imunitetit të Berishës, duke i hapur rrugën organit të akuzës që t’i drejtohet me një kërkesë Gjykatës së Posaçme për të ashpërsuar masën e sigurisë ndaj ish-kryeministrit.

Read More

Avokati Spartak Ngjela komentoi situatën politike pasi kuvendi votoi me 75 vota pro dhënien e autorizimit të SPAK për arrestim/ heqje lirie të Sali Berishës i akuzuar për korrupsion lidhur me aferën e privatizimit të ish kompleksit Partizani. Duke intepretuar qëndrimin politik të ish kryeministrit, Ngjela thotë se Berisha po pranon akuzën. “SPAK-un e votoi dhe Sali Berisha. Saliu nuk mohon akuzën por e pranon. Ai që nuk mbrohet për pafajësinë e tij në mënyrë juridike para parlamentit opinionit apo gjykatës është i fajshëm. Protestat bëhen për pushtetin politik dhe jo gjyqësor”,- thotë Ngjela për emisionin “Sot live në Shqipëri’…

Read More

Ukraina ka marrë këstin e fundit prej 1.5 miliardë euro të paketës totale prej 18 miliardë eurosh nga Bashkimi Europian për vitin 2023, tha të enjten kryeministri ukrainas Denis Shmihal. Ekonomia e Ukrainës është shumë e varur nga partnerët dhe Kievi është i shqetësuar nëse kjo do të vazhdojë, pasi paketat e reja janë bllokuar në BE dhe në Shtetet e Bashkuara. “Sot morëm 1.5 miliardë euro të fundit të paketës totale të ndihmës financiare prej 18 miliardë eurosh,” tha Schmihal në platformën e rrjeteve sociale X, duke shprehur shpresat “për mbështetjen e vazhdueshme të palëkundur nga BE”. Këtë vit,…

Read More

Miratimin e heqjes së imunitetit të Sali Berishës, kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta e ka konsideruar si një akt që synon asgjësimin e opozitës. Në një deklaratë për gazetarët nga selia e kuqe, Meta tha se Kuvendi sot tregoi se funksionon me standardeve të dyfishta. “Shënon një përshkallëzim të përpjekjeve të qeverisë për asgjësimin e opozitës, vendim anti kushtetues që kërkon të rikthejë Shqipërinë në kohën e partisë shtet dhe standardeve të dyfishta që ndjek ky kuvend, ndryshe për kryetarin e opozitës dhe ndryshe për përfaqësuesit e saj”, u shpreh Meta. Ai nuk ka nguruar që të sulmojë…

Read More

Kuvendi miratoi sot kërkesën e SPAK-ut për dhënien e autorizimit për arrestimin e ish-kryeministrit Sali Berisha. Në këtë foto shihni disa nga momentet kur deputetët socialistë ngritën kartonin jeshil për arrestimin e Sali Berishës. Deputeti i PS-së, Erion Braçe shkoi në seancë me maskë, ndërsa ministri i Brendshëm, Taulant Balla apo deputeti socialist Fatmir Xhafaj u panë të buzëqeshur. Në seancë ishte edhe kryeministri Edi Rama, i cili ngriti kartonin pro arrestimit të Berishës.

Read More

Si rezultat i kontrolleve të vazhdueshme të kryera në vijim të megaoperacionit “Sundimi i ligjit”, nga specialistët për Hetimin e Krimeve Kibernetike të DVP Shkodër, në bashkëpunim me specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare të Drejtorisë për hetimin e këtyre krimeve, në DPPSH, është finalizuar operacioni policor i koduar “Skuadra”. Gjatë këtij operacioni, në rrugën “Daut Boriçi”, u ushtrua kontroll në një subjekt privat të përshtatur si call center, në të cilin nga verifikimet rezultoi se përmes telefonatave, mashtroheshin qytetarë të ndryshëm, që të investonin në tregje fiktive. Në vijim të veprimeve për këtë rast, u arrestuan në…

Read More

Pas votimit me 75 vota në seancë, Kuvendi i dërgon SPAK-ut vendimin për autorizimin e arrestimit të Sali Berishës. Postieri dorëzoi në SPAK të protokolluar vendimin e marrë nga pushteti legjislativ në sencën plenare të ditës së sotme (21 dhjetor). Pasi SPAK njoftohet zyrtarisht dhe njihet me relacionin e Kuvendit, i drejtohet Gjykatës së Posaçme, konkretisht gjyqtares Irena Gjoka për të kërkuar zëvendësimin e masës së sigurisë nga detyrim paraqitje dhe bllokim pasaporte, në masën arrest me burg apo arrest shtëpie. Në dokumentin e dërguar në SPAK me skuter, Kuvendi informon për heqjen e imunitetit të Berishës, duke i hapur…

Read More

Në natën e dytë të Fest 62, performuan 15 këngëtarë, të cilët dhuruan emocione me interpretimin e tyre vokal e skenik. Mbrëmja pati edhe surpriza me të ftuar të veçantë, të cilët e bënë mbrëmjen e festivalit mbarëshqiptar të mbetet në kujtesën e spektatorëve në sallë si dhe teleshikuesve në mbarë Shqipërinë. E veçanta e kësaj mbrëmje ishte dhe fakti se ajo nuk pati vetëm spektakël, muzikë, humor, por edhe mesazhe sensibilizuese për të mbrojtur natyrën e sidomos ujërat e deteve, liqeneve dhe lumenjve, të cilat e bëjnë Shqipërinë një vend të bekuar. Me 15 këngët e interpretuara në natën…

Read More

Shoqëria civile ishte grupimi i radhës, që u vlerësua nga kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj me certifikata mirënjohjeje për punën e tyre të bërë gjatë vitit që po lëmë pas. Në takimin me përfaqësues të shoqërisë civile, ai u shpreh mirënjohës për bashkëpunimin e deri tanishëm. “Fundi i vitit është një moment i bukur për të festuar edhe gëzuar arritjeve, por është edhe një mundësi për të reflektuar, e sidomos për ata që na ndihmojnë. Një shprehje shqiptare thotë ‘trimi i mirë me shokë shumë’, dhe më vjen mirë që një pjesë të përgjegjësisë e kam ndaj me ju sepse…

Read More

Nga Kreshnik Spahiu Sot Berisha nxori më pak protestues sesa në një xhenaze. Në çdo fshat të Shqipërisë kur vdes një plak 80 apo 90 vjeçar, mblidhen 2000 banorë apo familjarë për ta përcjellë në banesën e fundit. Sot në protestë kishin ardhur edhe më pak pjesëmarrës sesa në dasmën e djalit apo vajzës të tij, ku morën pjesë mijëra miq me dhurata. Sot në protestë nuk kishte asnjë ish-drejtor, ish-deputet, ish-doganier, ish-ministër të qeverisë “Berisha”. Sot në shesh nuk ishin as familjarët e grupit prej 39 deputetësh që ai pretendon se i ka me vete. Sot në shesh nuk…

Read More

Ministri i Brendshëm, Taulant Balla ka reaguar në lidhje me operacionet dhe arrestimet në mbarë vendin për armëmbajtje pa leje. Në një mesazh, Balla thekson se ‘Sundimi i Ligjit’ po godet çdo ditë këtë fenomen. Mes të tjerash ai i ka dhënë një mesazh të qartë policisë, se kjo e fundit duhet të rrisë vigjilencën në këto ditë festash. REAGIMI I BALLËS “Sundimi i Ligjit” po godet çdo ditë armëmbajtjen pa leje, një fenomen që mbetet një shembull i keq në sytë e publikut, një shpërfillje e rëndë ndaj ligjit dhe arrogancë e hapur ndaj shoqërisë sonë. Armëmbajtja pa leje…

Read More