Forcat e NATO-s në Kosovë (KFOR) vijon patrullimet në kufirin mes Kosovës dhe Serbisë për të garantuar sigurinë. Agjencia shtetërore turke e lajmeve “Anadolu” shoqëroi patrullën e ushtarëve italianë përgjatë zonës kufitare afër komunave të Zveçanit dhe Zubin Potokut, ku shumica e serbëve jetojnë në veri të Kosovës. Ushtarë të KFOR-it u panë gjithashtu në patrullim me varka në liqenin e Ujmanit në rajonin kufitar. Guglielmino Esercito, komandanti përgjegjës i njësisë italiane, tha se njësitë kryejnë patrulla për të siguruar një mjedis të sigurt dhe lirinë e lëvizjes për të gjithë në Kosovë. “Ne jemi të pajisur mirë dhe të…
Author: tirana
Lajmi i bujshëm se mbretëresha e Spanjës, Letizia ka pasur një lidhje sekrete me kunatin, ish-burrin e motrës së saj, Jaime del Burg, ka shkaktuar kaos të plotë. Historia ka tronditur popullin spanjoll, që kërkon tashmë teste të ADN-së për vajzat e çiftit mbretëror, njëra prej të cilave është edhe trashëgimtarja e fronit. Sipas shtypit spanjoll, njerëzit kërkojnë të dinë nëse Princesha Lenore, e cila është trashëgimtarja e radhës e fronit, ashtu si edhe princesha Sofia, janë apo jo vajzat e mbretit Felipe. Në të njëjtën kohë, pallati nuk ka reaguar apo prononcuar në lidhje me skandalin e krijuar. Pavarësisht…
Pasi miratoi me 75 vota pro, Kuvendi i dërgoi SPAK-ut autorizimin për arrestimin/heqjen e lirisë së deputetit Sali Berisha, nëpërmjet zëvendësimit të masës së sigurimit”. Vendim nr. 127/2023 “Për kërkesën e Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, Tiranë, për dhënien e autorizimit për arrestimin/heqjen e lirisë së deputetit Sali Berisha, nëpërmjet zëvendësimit të masës së sigurimit”. Gjithashtu, bashkëlidhur ju dërgojmë edhe raportin rekomandues të deputetëve të shumicës parlamentare, anëtarë të Këshillit për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin, dhe raportin rekomandues të deputetit Enkelejd Alibeaj, anëtar i Këshillit për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin”.
Dy vëllezër janë arrestuar në Rrëshen, pasi u kapën me armë zjarri pushkë e kallashnikovë në makinë. Ata kishin planifikuar të kryenin krim, pasi në momentin e arrestimit, kallashnikovi ishte bërë gati për qitje. “Në Rrëshen, në kuadër të operacionit “Repsi”, bazuar në informacionet e siguruara se 2 shtetas qarkullonin me armë dhe dyshohet se do të kryenin një ngjarje kriminale kundër personit, shërbimet e Policisë kanë ndërhyrë dhe kanë kapur në flagrancë, në hyrje të Rrugës së Kombit, shtetasit B. Gj. dhe P. Gj. Gjatë kontrollit fizik, këtyre shtetasve iu gjetën 1 armë zjarri kallashnikov me fishekë në fole…
Alba Vukaj është njëra nga banoret më të dashura në ”Big Brother VIP Kosova 2”. Bukuroshja shkodrane tashmë ka fituar zemrat e të gjithëve, ndonëse komentohet për çdo veprim në këtë reality shou. E së fundmi, ajo duket se nuk ndjehej mirë dhe se kërkoi që ta linte shtëpinë e famshme. Në një video që është shpërndarë në rrjete sociale, zeshkania shihet duke i thënë vëllait të madh që ta thërras në dhomë të rrëfimeve. Nuk dihet arsyeja e kësaj, edhe pse ata shpesh mërziten me konkurrentët e tjerë në këtë format.
Deputeti i PD-së, Agron Gjerkmarkaj e konsideron shkelje të Kushtetutës miratimin me 75 vota pro të kërkesës së SPAK për arrestimin e ish-kryeministrit Sali Berisha. Për të u prit që në mbledhjen e Këshillit të Mandateve të paraqiteshin prova ndaj tij, por kjo nuk ndodhi. ”Ai nuk është mbi ligjin, por as nën të nuk duhet të futet me aksion politik. Pritëm që në mbledhjen e këshillit të mandateve të paraqiteshin prova ndaj tij, por ato nuk i pamë. Dikur kjo mazhorancë kërkonte prova dhe u nxirrte sytë prokurorëve për Saimir Tahirin. Dy standardet janë një standard triumf i politikës…
Vanesa kishte qenë një obsesion për të që kur e la. Pastaj në javët e fundit, ai kishte mësuar për shtatzëninë e saj. Do të ishte ky lajmi që ndezi diçka në mendjen e shqiptarit Bujar Fandaj, i cili sipas hetuesve planifikoi dhe kreu vrasjen e ish të dashurës italiane, Vanessa Ballan me një thikë të ngjashme me ato të gjetura në shtëpinë e saj në Altivole. Fandaj sipas mediave italiane kishte planifikuar në detaje edhe alibinë për të shmangur autorësinë. Fillimisht disa orë para atentatit, në profilet e tij në rrjetet sociale ai postoi një foto nga kryqëzimi drejt…
Pas përfundimit të protestës, Sali Berisha ka folur edhe nga selia blu, ku u shpreh se ndihet më i fortë se kurrë dhe të gjitha vendimet e marra ndaj tij janë ilegjitime dhe një hakmarrje politike në shkelje me çdo parim të ligjit. “Jam më i fortë se kurrë, i garantoj shqiptarëve se kjo kauzë do triumfojë. Kjo bandë që qëndron në pushtet në lidhje me krimin, drogën e vjedhjes së shqiptarëve i ka kohët e numëruara. Edi Rama do përfundojë si stërgjyshi i tij në kalendat e historisë. Shqiptarët do kenë opozitën e tyre ashtu siç e meritojnë, kjo…
Vendim antikushtetues e quan kreu i grupit të parlamentit, Gazment Bardhi vendimin e Kuvendit për ti hapur rrugë arrestimit të Sali Berishës, pas vendimit të SPAK-ut. “Vendimi antikushtetues i Kuvendit ndaj Sali Berishës, miratuar vetëm me votat e Edi Ramës pa arsyetim dhe prova, është akt i mirëfilltë politik. Shpërfillja e Kushtetutës dhe ligjit në rastin konkret, është standarti më i keq i vendosur në një shoqëri demokratike. Cilido duhet të jetë i barabartë përpara ligjit, por barazia duhet të ekzistojë edhe në të drejta. Një standart për bashkëpunëtorët e Edi Ramës dhe një tjetër standart tërësisht i ndryshëm për…
Pas heqjes së imunitetit të Sali Berishës, vjen reagimi i PD-së së Lulzim Bashës. Në këtë seancë që u zhvillua mes kaosit dhe tymueseve, Lulzim Basha dhe deputetët e tij nuk ishin të pranishëm, ndonëse Enkelejd Alibeaj kishte hartuar raportin pro arrestimit të Sali Berishës. Në fakt deputetët e PD kishin deklaruar se do të votonin pro kërkesës së SPAK, por në deklaratën për shtyp, PD thotë se refuzoi të ishte pjesë e kësaj seance kaosi, pasi nuk bëhet pjesë e skenarëve të përgatitur nga Rama e Berisha. PD thekson se mbështesin SPAK dhe heqjen e imunitetit të çdo personi…
Opozitarët kishin menduar mirë që këto tymuese të ishin me ngjyrë blu, simboli i demokratëve. Mes tensioneve dhe protestave, ku opozitarët i binin tavolinave, maxhoranca me forcën e kartonit miratoi me 75 vota pro heqjen e imunitetit të Berishës, duke i hapur kështu rrugë arrestimit të tij. Siç shihet nga pamjet, Gazment Bardhi nxjerr nga xhepi i xhupit një çakmak dhe ia jep Flamur Nokës, dhe ky i fundit ndez tymuese.
Sot deputeti i PD-së, Dashnor Sula shkoi sot në Kuvend i veshur si mjek dhe me një tufë me qepë të njoma në durar. Sula tha se është paraqitur me këtë veshje për t’i dhënë mesazh mazhorancës dhe të gjithëve se aksioni i opozitës nuk është për interesa personale, por për vendosjen në vend të të drejtave të tyre kushtetuese. Por tufa e qepëve të njoma i është sekuestruar nga Garda para se të hyjë në Kuvend.