Author: tirana

Pa imunitetin e deputetit, lideri historik i demokrarëve, Sali Berisha iu drejtua protestuesve që e prisnin në oborrin e jashtëm të Parlamentit. Në fjalën e tij përballë qytetarëve që ishin mbledhur për ta mbështetur, Berisha tha se kjo ditë, 21 dhjetor 2023, është një ditë frymëzimi për t’u ngritur në protestë kundër kësaj qeverie, që e quajti si “narkoshtet”. “Kjo është një përpjekje që dëshmon tmerrin që kanë ata zot nga ju, tmerrin që kanë nga opozita e vërtetë. Ato mendojnë se duke vepruar si sot, ne do biem në qetësi, kam bindjen se kjo ditë do jetë ditë frymëzimi,…

Read More

Një 55-vjeçar ka vdekur pasi dyshohet se është asfiksuar në një hotel ku po qëndronte. Ngjarja ka ndodhur në qytetin e Maliqit. Dyshohet të ketë patur rrjedhje gazi në dhomën e hotelit dhe për këtë arsye personi në fjalë ka pësuar asfiksim. Nuk ka ende të dhëna nëse është turist vendas apo i huaj. Policia ka filluar hetimet mbi rastin.

Read More

Sali Berisha ka reaguar pas vendimit të Kuvendit, që i hoqi imunitetin e deputetit me 75 vota pro, duke iu përgjigjur kërkesës së SPAK-ut që kërkon arrestimin e tij. “Sot parlamenti antikushtetues, antidemokratike, votoi në kund3ërshtim me çdo procedurë ligjore për heqjen e imunitetit dhe arrestimin tim. Sot parlamenti vazhdoi veprën që dështoi më 9 shtator, dy vite më parë. Por nëqoftëse dështoi më 9 shtator, ju garantoj se sot do të jetë më i dështuar se kurrë. Ky vendim jo që nuk do të mund të realizojë shkatërrimin e opozitës, por do ta mobilizojë atë nën moton ”o sot…

Read More

8 minuta seancë dhe deputetët e PS-së kanë votuar me 75 vota pro arrestimit të Sali Berishës, pas kërkesës së SPAK-ut dërguar Kuvendit të Shqipërisë për ashpërsim të masës së sigurisë ndaj tij, nga detyrim paraqitje në “arrest me burg/shtëpie”, me akuzën për korrupsion pasiv. Por në sallë mungoi grupi i Bashës, edhe pse deputeti Enkelejd Alibeaj dha votën pro në Komisionin e Mandateve për të arrestuar Berishën. Ashtu siç e parashikonte rregullorja, kryetarja e Kuvendit Lindita Nikolla i dha fjalën Sali Berishës, por ky i fundit refuzoi. Ai kërkoi që të hiqej garda e Republikës nga Foltorja, mirëpo një…

Read More

I vetëm dhe nga ana e pasme e Parlamantit, kryeministri Edi Rama ka shkuar në sallën plenare. Shefi i qeverisë ka hyrë në Kuvend nga dera e pasme, duke përshkuar në këmbë pedonalen “Murat Toptani”. Rama ka shmangur kështu përballjen me qindra protestues që janë grumbulluar në hyrjen kryesore të Parlamentit, në tubimin e thirrur nga Partia Demokratike, ku po bëjnë thirrje për largimin e tij nga pushteti.

Read More

Argita Malltezi, vajza e Sali Berishës i është bashkuar protestës së opozitës që po mbahet para Parlamentit të Shqipërisë. Vajza e ish-kryeministrit Berisha, e cila ka mbajtur përgjithësisht një profil politik në hije është shfaqur publikisht e përfshirë politikisht në Kuvendin e Rithemelimit ku mbajti një fjalim para mbështetësve të së djathtës.

Read More

Sali Berisha nga salla e Kuvendit ku sot do ti hiqet imuniteti, tha se ky akt ka qëllim për të mposhtur opozitën, por sipas tij, një gjë e tillë nuk ka ndodhur, përkundrazi e ka forcuar atë. Gjatë “live” të tij në Facebook, Berisha se “ky akt kriminal”, siç ai e quajti është një tregues se mazhoranca i druhet opozitës pasi sot është më e fuqishme se kurrë. Ai nuk la pa përmendur edhe votën pro të Enkelejd Alibeaj. Për Berishën, “Komisioni Rama-Brava”, referuar Lulzim Bashës, bëri një akt kriminal, por shtoi se përballë kësaj, opozita qëndron e palëkundur. “Me…

Read More

Deputetë të opozitës si të hënën, edhe sot tentojnë të gjejnë forma nga më të ndryshme për t’u futur në Kuvend. Deputeti Bledjon Nallbati i përjashtuar nga seancat, ka tentuar që të hapë derën e pasme të Kuvendit, por edhe ajo ka rezultuar e mbyllur. Opozita proteston sot jashtë Kuvendit, ndërsa në seancë do të votohet për imunitetin e Berishës.

Read More

Deputetët e Partisë Demokratike kanë nisur grumbullimin e karrigeve në foltoren e Parlamentit të Shqipërisë, duke ndjekur të njëjtin skenar si në seancat e shkuara. Deputeti Flamur Noka po përplaset me punonjësit e Gardës. Po ashtu Garda është bërë gardh përpara foltores. Kjo bëri që Noka të mblidhte pirg karriget përpara punonjësve të gardës. Madje njërit gardis gati sa ia hodhi në kokë karrigen. ”Hiqi duart se mu në kokë e ke. Hiqi duart”,-thotë ai.

Read More

Si të hënën, edhe sot deputetët e opozitës po përplasen me punonjësit e Gardës së Republikës, të cilës nuk lejojnë deputetët opozitar që të hyjnë. Deputetja Albana Vokshi ka hyrë me forcë brenda, ndërsa është ndjekur edhe nga deputetët e tjerë demokratë. Dogjani: Hape derën, do futemi. Deri më 21 thotë aty. Kam 15 ditë i përjashtuar. Vokshi: Hape derën, s’më pengon dot mua. Hape derën se do futem. O djalë, hape derën se s’më tregon ti mua. Të përjashtuarit për sot: Edmond SpahoKastriot PiroliSajmir KorreshiBledion NallbatiAsllan DogjaniErvin SalianjiLefter GeshtenjaIsuf CelaXhelal MziuLuan Baci

Read More

Deputeti i PD-së, Dashnor Sula sot në Kuvendin e Shqipërisë ka ardhur me një veshje simbolike si mjek ku shkruhet sterilizimi. Ndërsa në dorë mban pankartën AZHBR, por edhe një tufë të madhe me qepë të njoma. “Opozita ka që nga data 5 tetor që proteston, aksioni sa i takon ngritjes së Komisioneve Hetimore që kjo maxhorancë i pengon me forcën e kartonit. Kam ardhur në mënyrë simbolike për të treguar kësaj maxhoranse se aksioni opozitar nuk është për interesa personale absolutisht. Kush e gjykon dhe mund ta bëjë pis se flitet për zotin Berisha, por aksioni do të vijojë…

Read More

Deputetët e opozitës po mblidhen para Parlamentit. Oerd Bylykbashit, Bardh Spahisë, Edmond Spahos dhe Luçiano Boçit, i janë bashkuar edhe Saimir Korreshi dhe Bledjon Nallbati. Po ashtu për protestën e sotme Berishës priten t’i bashkohet edhe grupi Bardhi. 10 deputetë opozitarë janë të përjashtuar nga seanca plenare, ndërkohë që në Kuvend në rend të ditës është votimi për imunitetin e Sali Berishës, nëse do të jepet apo jo autorizimi për arrestimin e ish-kryeministrit.

Read More