Dy raportet e përpiluara nga anëtarët e Këshillit të Mandateve për kërkesën e SPAK që kërkon ti hapet rrugë arrestimit të Sali Berishës, janë depozituar në Kuvend. Bëhet fjalë për raportin e mazhorancës, ndërsa raporti tjetër është i deputetit Enkelejd Alibeaj përfaqësues i opozitës në Këshillin e Mandateve. Vlen të theksohet se të dy raportet kërkojnë dhënien e autorizimit për ti hapur rrugë kërkesës së SPAK që kërkon heqjen e imunitetit të Sali Berishës. “Përfundimisht, si anëtar i Këshillit për Imunitetin, i rekomandoj seancës plenare të Kuvendit të Republikës së Shqipërisë të votojë, për miratimin kërkesës për dhënien e autorizimit,…
Author: tirana
Modelja e njohur dhe prezantuesja televizive shqiptaro-amerikane, Cindy Marina, ka qenë e ftuar në një intervistë në Vizion Plus, ku mes bisedave për punën, karrierën dhe personin e saj, ka folur edhe për marrëdhënien e mirë që ka me familjen e partnerit. Prej disa vitesh Cindy ka bërë publike lidhjen me Genard Topallin dhe si nuse në atë familje ajo shprehet se ndjehet shumë mirë dhe shumë e respektuar. E pyetur se si e bënte të ndihej fakti që në media cilsohej shpesh edhe si nusja e Jozefina Topallit, Marina shprehet: “Nuk ndjehem keq, ndjehem shumë e lumtur që jam…
Një nënvariant i llojit Omicron të koronavirusit është klasifikuar si një “variant me interes”, nga Organizata Botërore e Shëndetësisë, për shkak të “përhapjes së tij në rritje të shpejtë”. JN.1 është gjetur në shumë vende të botës, duke përfshirë Indinë, Kinën dhe Shtetet e Bashkuara, raporton BBC. Rreziku për publikun është aktualisht i ulët dhe vaksinat aktuale vazhdojnë të ofrojnë mbrojtje, thotë OBSH. Por paralajmëron se Covid dhe infeksionet e tjera mund të rriten këtë dimër. Viruset respiratore si gripi, virusi sincicial i frymëmarrjes (RSV) dhe pneumonia e fëmijërisë janë gjithashtu në rritje në hemisferën veriore. Virusi që shkakton Covid…
Administrata Tatimore, për një periudhë disa mujore, ka kryer një investigim duke faktuar evazionin fiskal dhe aktivitetin e paligjshëm që disa subjekte kryenin duke faturuar fiktivisht shërbimin e konsulencës, me qëllim shmangjen e detyrimeve tatimore për arsye përfitimi. Rreth 2 milionë euro dëm financiar në buxhetin e shtetit nëpërmjet faturave fiktive tё lёshuara nga subjekte si Person Fizik apo SH.P.K, qё kryenin aktivitet në fushën e shërbimeve të konsulencave, duke shmangur detyrimet tatimore. Këto subjekte rrisnin në mënyrë fiktive shpenzimet duke bërë të mundur barazimin e tyre me të ardhurat në mënyrë që vlera e detyrimit të Tatim Fitimit për…
Akademia e Shkencave vë në lupë të gjithë punonjësit shkencorë të Akademisë së Studimeve Albanologjike. Një vendim i datës 19 dhjetor që mban firmën e Skënder Gjinushit, de facto, do të vendosë se cilët nga punonjësit shkencorë do t’i rrinë kostumit të qepur nga Akademia e Shkencave, në kuadër të shkrirjes së miratuar me VKM. Sipas vendimit me numër protokolli 918, Gjinushi autorizon ngritjen e dy komisioneve që do të marrin në shqyrtim punonjësit shkencorë. Komisioni i parë, i përbërë nga Adem Bunguri, Aleksandër Dhima, Marenglen Verli dhe Paskal Milo do të vendosë për punonjësit shkencorë të Institutit të Arkeologjisë…
Kjo shumë është më pak se gjysma e shumës totale të përllogaritur nga ministria e Financave dhe shkon vetëm për 4 institucione të drejtësisë, përkatësish Prokurorinë e Përgjithshme, Këshillin e Lartë Gjyqësor, Këshillin e Lartë të Prokurorisë dhe Prokurorinë e Posaçme, SPAK. “Ky akt normativ ofron percaktimin e nevojshëm në nen për të autorizuar lëvrimin e fondeve brenda buxhetit 2023 të një pjese në masën 1 miliardë lekë të efektit total financiar të përllogaritur në nivelin 2.1 miliardë lekë,” përcakton akti normativ. Sipas arsyetimit në akt, ndarja e fondit do të bëhet bazuar në përllogaritje të bërë nga Ministria e…
Ish-kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve Kristaq Kume ka komentuar procedurat për heqjen e imunitetit të ish-kryeministrit Sali Berisha për t’i hapur rrugën arrestimit të tij. Për News24, Kume u shpreh se mandati i deputetit që ka Berisha nuk do të preket deri në momentin që mund të ketë një vendim të formës së prerë nga drejtësia ndaj ish-kreut të qeverisë për akuzën që rëndon ndaj tij. Sa i përket mundësisë që Berisha të vendosë selinë blu si adresa e tij e banimit, Kume theksoi se kjo është e mundur, por gjithsesi gjykata do të vendosë përfaqësues të rendit dhe…
Ish- deputeti Aleksandër Biberaj në MCN Live ka komentuar situatën ku ndodhet aktualisht Partia Demokratike për të cilën u shpreh se PD është përçarë në 500 copash dhe askush nuk po merr iniciativën për ta bashkuar. Ai tha se nga viti ‘90 deri sot në PD nuk ka pasur rrotacion dhe kjo ka vrarë shpresën e besimin. Sipas tij, komisionet hetimore janë një e drejtë kushtetuese dhe Rama po e ndryshon se nuk do prani të opozitës. “Padiskutim PD është pasqyrë kombëtare dhe shqetësimi është i saktë dhe sa herë flasim keq e më keq shkon puna sepse drejtuesit nuk…
Lëvizja vjen pas akuzave për ‘raportime të njëanshme të lajmeve dhe për transmetim propagande’ kur partia ‘PiS’ ishte në pushtet. Administrata e re e Polonisë e drejtuar nga ish-zyrtari evropian Donald Tusk, ka njoftuar se po shkarkon drejtorët e mediave shtetërore që konsideroheshin gjerësisht si ‘zërat e pushtetit’ gjatë tetë viteve që ishte në pushtet partia e djathtë Ligj e Drejtësi (PiS). Largimet përfshinin krerët dhe bordet drejtuese të televizionit shtetëror, të radios e agjencive të lajmeve, njoftonte sot ministria e kulturës, duke cituar si argument nevojën e rivendosjes së paanshmërisë. Koalicioni i ri i drejtuar nga Donald Tusk, është…
Pjesëmarrja e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti në Konferencën për Rininë të organizuar nga Ministria e Kulturës në Prishtinë nuk është pritur mirë nga të gjithë të rinjtë e pranishëm në sallë. Teksa po mbante një fjalim të gjatë për rezultatet e punës së qeverisë së tij për të rinjtë, Kurti është gjendur përballë reagimit të disa prej të pranishmëve të cilët kanë nisur ta fishkëllejnë. Reagimi i tyre nuk u ndal këtu, pasi njëri prej të rinjve hodhi në drejtim të kryeministrit një tufë me letra. E menjëhershme ka qenë ndërhyrja e shoqëruesve të sigurisë së kryeministrit Kurti, të…
Probleme në horizont për klubin e Serie A, Hellas Verona dhe presidentin e saj Maurizio Setti. Ky i fundit është nën hetim nga Guardia di Finanza e Bolognas për mashtrim ndaj bankës. Kjo masë vjen si pasojë e hetimeve të cilat u ngritën pas falimentimit të një shoqërie aksionare e cila gjithashtu pronare e Hellas Veronës. Nga hetimet rezulton se janë kryer transaksione të dyshimta aksionesh nga shoqëria aksionare te klubi i Veronës dhe që në të dyja rezulton të jetë i njëjti sipërmarrës, Maurizio Setti. Ndaj, Guardia di Finanzia e Bolognas si masë paraprake ka sekuestruar në masën 100%…
19 urdhra ndalimi janë ekzekutuar nga drejtoria hetimore e Antimafias Italiane, çka ka sjellë goditjen e një grupi kriminal të trafikut ndërkombëtar të drogës nga Shqipëria në Itali. Masat e sigurisë së lëshuara nga Prokuroria e Përgjithshme e Barit vijnë si vazhdim i operacionit “Kulmi” të zhvilluar në vitin 2017, kohë kur ky grup mori goditjen e parë nga autoritetet. Gjatë fazave të zhvillimit operacioni në Itali e Shqipëri u vunë në pranga dhe 27 bashkëpunëtorë të tjerë, si dhe u sekuestruan mbi 3.3 tonë drogë e llojit kokainë, heroinë dhe marijuanë. Grupi kriminal i trafikantëve sipas të dhënave që…