Author: tirana

Norma bazë e interesit nuk ndryshon, dhe do të vijojë të jetë 3.25%. Këtë vendim të Këshillit Mbikqyrës të Bankës së Shqipërisë Guvernatori Gent Sejko e ka njoftuar sot përmes një konference për shtyp. Ndërkaq ai nënvizoi se inflacioni mbetet rrezik për stabilitetin ekonomik. “Pagat e larta për shkak të mungesës së lartë për fuqi punëtore, po mbajnë të lartë inflacionin. Rritja e normës bazë ka ndikuar në rritjen e interesave në tërësi. Kursi i këmbimit ka pasur forcim të fortë kundrejt lekut. Forcimi i lekut ka qenë më i fortë në tremujorin e tretë. Forcimi i kursit ka dhënë…

Read More

Obligacionet e thesarit janë instrumente financiare afatmesme dhe afatgjata me maturitet 2, 3, 5, 7, 10 dhe 15-vjeçare. Këta tituj shtetërorë apo letra me vlerë të qeverisë janë instrumente borxhi të emetuara dhe garantuara nga Qeveria e Republikës së Shqipërisë.Interesi i përfituar në formën e kuponit, paguhet çdo 6 muaj gjatë kohëzgjatjes së instrumentit. Përgjithësisht, obligacionet emetohen me kupon fiks, pra një normë fikse interesi gjatë gjithë kohëzgjatjes së obligacionit. Por, mund të emetohen edhe me kupon variabël. Në këtë rast, norma e interesit është e ndryshueshme dhe përcaktohet çdo vit si shumatore e normës së indeksit të ndryshueshëm dhe…

Read More

Nga Hasan Pasha Nuk kishte ndodhur në 100 vite që Mati të kthehej në kantier ndërtimi. Nga Ulza në Macukull dhe nga Rukaj në Komsi kudo dallohet dora e Bashkisë Mat dhe e Qeverisë. Qyteti i Burrelit, aty ku aktualisht jetojnë e punojnë një pjesë e mirë e matjanëve po punohet në disa drejtime për përmirësimin e kushteve të banimit dhe jetesës. Vepra të rëndësishme që as ishin imagjinuar janë drejt përfundimit. Për sigurimin e ujit të pijshëm, cilësor dhe pa orar, janë kryer dy investime të mëdha, projekti i ujësjellësit Zallë-Gjoçaj dhe rehabilitimi i rrjetit të brendshëm në qytet.…

Read More

Deklarata e disa javëve më parë e analistit Arjan Curri në emisionin “Top Story” të Gruda Dumës, ku implikonte emrin e politikanit Behgjet Pacolli, në vrasjen e Liridona Ademajt nga bashkëshorti Naim Murseli, hapi një “front” reagimesh mes palëve. Në një deklaratë publike në rrjetet sociale Pacolli e akuzoi analistin Curri për shpifje dhe deklaratat e tij si një tentativë për ta shantazhuar. “Pas një udhëtimi të gjatë, vura re një grumbull lajmesh dhe opinionesh të ndara kohët e fundit. Gjithashtu kam vënë re se disa individë, me qëllime të këqija, me shpifje dhe deklarata të pasakta të shfaqura në…

Read More

Gjykata Kushtetuese legjitimoi sot masën e sigurisë detyrim me paraqitje dhe ndalim të daljes së jashtë shtetit të Sali Berishës, marrë nga GJKKO më 21 tetor 2023. Me shumicë votash gjyqtarët rrëzuan kërkesën e deputetëve të Rithemelimit të cilët kërkuan pezullimin e vendimit të GJKKO për masën shtrënguese ndaj Sali Berishës e për rrjedhojë edhe pezullimin e arrestimit të tij. Deputetët e Rithemelimit, pretenduan se masa e marrë ndaj Sali Berishën ‘detyrim paraqitje’, më 20 tetor, për aferën e privatizimit të klubit sportiv Partizani, është antikushtetuese dhe është marrë pa u kërkuar paraprakisht autorizimin e Kuvendit.

Read More

Një 38-vjeçar ka rënë në prangat e policisë, pasi ka rrahur nënën e tij në Hanin e Hotit. “Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Malësi e Madhe arrestuan shtetasin A. B., 38 vjeç, banues në fshatin Hani i Hotit, pasi ka ushtruar dhunë ndaj nënës së tij”, thuhet në njoftimin e policisë. Ndërkohë, materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.

Read More

300 mln euro do t’i kushtojë shtetit italian strehimi i refugjatëve nga Lindja e Mesme në Shqipëri, konkretisht në Shëngjin dhe në fshatin Gjadër të Lezhës. Detajet teknike janë zbardhur nga gazeta italiane “L’esspreso” për funksionimin e kampit dhe kostot për të mbuluar çdo shërbim të mundshëm, nga uji i pijshëm, energjia elektrike, kanalizimet e deri tek infrastruktura në perimetrin e kampit. Sipas dokumentit, e tërë zona ku do të ngrihet kampi i refugjatëve nuk është e pajisur me kanalizim publik dhe është e nevojshme të ndërtohet një rezervuar me kapacitet të përshtatshëm ose të ndërtohet një impiant për pastrimin…

Read More

Fran Mjacaj, babai i Sokol Mjacaj, i cili vrau në qeli të dënuarin Arben Lleshi, distancohet nga krimi i kryer nga i biri. Në një intervistë për Klan News, Besar Bajraktari, 77-vjeçari tregon se nuk do që ta shohë më me sy djalin e tij. Ai shpjegon se nuk ka pasur marrëdhënie që kur kreu krimin monstruoz, vrasjen e dy turistëve çekë. “Unë e kam taku vetëm kur ishte në kampin (burgun) e Shënkollit, as kur ishte në Krujë nuk kam shku se nuk kam pas mundësi se jam i sëmurë. I vëllai e ka takuar dhe e ka ndihmu boll. Pas kësaj…

Read More

Detaje të reja nga ngjarja e pazakontë që ndodhi në qendër të qytetit të Fierit. Ish-gruaja ka dhunuar bashkëshortin e saj duke e shtrënguar për fyti e duke i bërë presion me akuza të rënda. Situata ka agravuar deri në atë pikë sa qytetarët që kanë parë skenën janë detyruar të lajmërojnë policinë. “Lëre o vëlla se këtij po i bie të fikët”, i thotë një nga qytetarët efektivit të policisë për burrin e dhunuar. “Më ka sulmuar gruaja dhe po pres policinë të vijë“, shprehet burri. Video e marrë klan: Gruaja u thotë qytetarëve: “Ky ka vrarë një grua…

Read More

Blogerja Armina Mevlani, në një intervistë virtuale me ndjekësit e saj në “Instagram”, influencuesja është pyetur se do kur do e shohim sërish në ekran. Pyetje të cilës i është përgjigjur duke thënë; “Pas janarit 2024”. Nuk dihet se për çfarë projekti bëhet fjalë konkretisht, por deri atwherw na duhet tw presim, ku do ta shohim.

Read More

Xhuliana Nura ishte vjet pjesë e Big Brother VIP Kosova dhe konsiderohej një nga lojëtaret më të preferuara të edicionit të parë. Ajo arriti deri në finale, por edhe pse nuk rrëmbeu çmimin e madh, asaj iu premtua një kontratë për reklamimin e një kompanie mielli në Kosovë. Mirëpo, rreth një vit pas përfundimit të spektaklit, ajo kontratë jo vetëm që nuk u nënshkrua, por Xhuli thotë se produksioni i BBVIP as nuk i është përgjigjur. Gjatë një interviste me “Artistët Shqiptarë”, Xhuli u shpreh: Mua nuk më janë përgjigjur ashtu siç e kam pritur. Unë e kam marrë hapin…

Read More

Si rezultat i administrimit të shpejtë të inteligjencës policore, të siguruar në vijim të megaoperacionit “Sundimi i ligjit”, me qëllim parandalimin, konstatimin dhe goditjen e rasteve të organizimit të kundërligjshëm të lojërave të fatit, specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare të DVP Fier zbuluan një tjetër lokal të përshtatur për këtë veprimtari të kundëligjshme. Nga ndërhyrja në ambientet e lokalit, në lagjen “15 tetori”, shërbimet e Policisë kapën në flagrancë dhe vunë në pranga shtetasin S. B., 30 vjeç, banues në Fier, si dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale, 7 njesi kompjuterike, lexues dhe printer për biletat…

Read More