Author: tirana

Policia e Tiranës ka arrestuar një 43-vjeçar, nën akuzën e vjedhjes së pronës. Në pranga ka rënë A.S, banues në Tiranë. Ky i fundit ditën e djeshme (20 dhjetor) në rrugën “Bab Rexha” ka hyrë në oborrin e një banese dhe ka vjedhur mjetin tip ‘Open’ në pronësi të T.M dhe më pas e fshehu në një garazh në zonën e Don Boskos. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Read More

Nëntë pika janë për t’u shqyrtuar sot në seancën plenare, nga të cilat, dy janë më të rëndësishmet për mazhorancën parlamentare. Në pikën 3 sot do të bëhet shqyrtimi i kërkesës nr.prot. 3822, datë 12.12.2023, “Për dhënien e autorizimit nga Kuvendi për arrestimin/heqjen e lirisë së deputetit z. Sali Berisha, nëpërmjet zëvendësimit të masës së sigurimit”. Për këtë pikë do të votohet me shumicë të thjeshtë, sipas neneve 73 të Kushtetutës dhe neneve 13 dhe 118 të Rregullores. Po ashtu, pika me rëndësi për PS është projekligji “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 8891/2002 “Për organizimin dhe funksionimin…

Read More

Lumbardh Salihu e Kader Kicaj tash e disa javë kanë treguar një afrimitet të madh me njëri-tjetrin. Banorët e ”Big Brother VIP Kosova 2” kanë qëndruar vazhdimisht bashkë e kanë biseduar për shumë gjëra. Lumi madje disa herë tentoi edhe t’ia vidhte një puthje në buzë, ndonëse refuzohej nga bukuroshja prizrenase. Derisa po kërcenin, ka qenë Lumbardhi ai i cili ia rrëmbeu një puthje Kaderit, e cila më pas bëri që të reagonin të gjithë të tjerët.

Read More

Policia e Tiranës ka marrë masa për të ruajtur rendin dhe sigurinë gjatë protestës së demokratëve, para Parlametit të Shqipërisë, ku sot do të votohet heqja e imunitetit të Sali Berishës. Që në orët e para të mëngjesit makinat e Policisë shihen në hyrje ndërtesës së Parlamentit, ndërsa kryetarja e Kuvendit Lindita Nikolla hyri në Kuvend nga pedonalia Murat Toptani.

Read More

Sot në orën 09:00, para Parlamentit të Shqipërisë PD-ja e Berishës dhe grupi i Bardhit pritet që të mbajnë një protestë, ndërkohë që në Kuvend do të votohet për heqjen e imunitetit të Sali Berishës. Para Parlamentit do të mbahen fjalime, kjo me thirrjen “O SOT, O KURRË!”, në përpjekje për të ndaluar rrëshqitjen e vendit drejt diktaturës dhe shpëtuar Shqipërinë nga një regjim që orkestron drejtësine në goditjen e kundërshtarit politik. Rreth 800 efektivë nga Policia e Tiranës dhe Forcat e Sigurisë Kombëtare (FNSH) janë angazhuar për mbarëvajtjen e rendit dhe sigurisë. Masat janë marrë nga Drejtoria e Përgjithshme…

Read More

Këtë të enjte priten reshje të dobëta në qarqet Durrës dhe Tiranë, ndërsa lokalisht të dobëta ose nuk priten reshje në të gjitha qarqet e tjera. Temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë: në bregdet: 7 / 14 °Cnë vendet e ulëta: 3 / 13 °Cnë vendet malore: 0 / 10 °C Era pritet të fryjë e lehtë deri mesatare.

Read More

Ka 33 vite në politikë, dhe sot Kuvendi i Shqipërisë pritet të japë autorizimin për arrestimin e ish-kryeministrit Sali Berisha. Gjykata Kushtetuese nuk mori në shqyrtim padinë e deputetëve të Rithemelimit, tashmë Kuvendi e ka rrugën e hapur për t’i hequr mandatin e deputetit Berishës dhe për ta çuar atë drejt prangave. Më pas do të jetë Prokuroria e Posaçme që do të vendosë se çfarë mase shtrënguese do të kërkohet për Berishën, ”arrest në shtëpi” apo ”arrest në burg”, i cili është nën hetim për aferën ‘Partizani’. Me interes pritet votat e deputetëve të grupit Bardhi, që në fakt…

Read More

Dashi Të enjten jeta juaj emocionale e cila gjatë javëve të fundit është tronditur nga ngjarje të ndryshme, tashmë jeni në gjendje të përjetoni një periudhë të rëndësishme, një pikë kthese në një drejtim apo në një tjetër. Ndikimi i madh i planetëve të shpejtë mund të shfrytëzohet. Demi Të enjten në këto orë ka lindur ose po lind një dashuri. Takimet dhe historitë e reja që sapo kanë filluar janë nën mbrojtjen e një qielli të mirë. Puna gjithashtu shkoi mirë gjatë orëve në vijim. Binjakët Të enjten ka diçka që nuk shkon në këtë qiell, e rëndësishme është…

Read More

Ka kaluar kohë por ende nuk ka pasur një debat të mirëfilltë në lidhje më këtë fenomen shqetësues që kërcënon mirëqenien e fëmijëve shqiptarë. Historitë me të miturit shqiptarë që kanë provuar lojëra dhe sfida të rrezikshme nuk janë të pakta. Një adoleshente 13-vjeçare nga Tirana tregon se si një shoqja e saj i mbijetoi një sfidë të rrezikshme e quajtur “Speed Dreams”. “Kam pas një shoqe, dhe akoma e kam që ka bërë atë lojën Speed Dreams. Ajo e bëri për kot se ka kujtuar që nuk do ndodhte vërtetë, i ra të fikët për nja 1 min, erdhi…

Read More

Një investigim në Holandë, ka zbuluar detaje duke zbuluar detaje se si 52-vjeçari nga Saranda Thanas Bako, lëvizte miliona euro të trafikut të drogës. Thanas Bako, u arrestua në 31 maj të këtij viti në Athinë, pas një operacioni të policisë greke dhe Europol, si i dyshuar për lëvizjen dhe pastrimin në Holandë të rreth 500 milionë eurove të trafikantëve ndërkombëtarë të drogës. Ai vazhdon të jetë i izoluar në burg, në Holandë pas ekstradimit nga Greqia. I konsideruari nga Europoli si “një pastrues i njohur parash”, që pastronte paratë e pista të kriminelëve më të mëdhenj në botë”, ai…

Read More

Detaje të reja janë zbardhur nga gjyqi më i madh që është zhvilluar në Belgjikë ku janë 125 persona që kanë dalë para gjykatës, si dhe 4 kompani, falë zbërthimit të aplikacionit të mesazheve të koduara “Sky ECC”. Ata akuzohen për trafik dorge dhe shumica janë shtetas shqiptarë. Mediat në Belgjikë shkruajnë se një nga drejtuesit e grupit që është shtetas shqiptar ka vendosur të flasë i pari. Eridan Munoz Guerrero është një nga të pandehurit kryesorë në këtë mega-gjyq në Bruksel, së bashku me më shumë se 120 persona të tjerë, francezë, belgë, shqiptarë, kolumbianë apo afrikano-veriorë – të…

Read More