Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Fier. Ish-gruaja ka dhunuar ish-burrin duke e shtrënguar prej fyti e duke i bërë presion me akuza të rënda. “Lëre o vëlla se këtij po i bie të fikët”, i thotë një nga qytetarët efektivit të policisë për burrin e dhunuar. “Më ka sulmuar gruaja dhe po pres policinë të vijë“, shprehet burri. Gruaja u thotë qytetarëve: “Ky ka vrarë një grua dhe 3 fëmijë”. Siç duket një shok i të moshuarit i kthehet: Ky nuk prek mizën moj…
Author: tirana
Sali Berisha vijon që të akuzojë Arben Krajën, ku sot tha se prokurori i SPAK-ut që po heton inceneratorin e Tiranës, nuk mund të punonte në administratën shtetërore, për shkak të të shkuarës së tij në Sigurimin e Shtetit. Berisha publikoi një dokument, sipas të cilit, Arben Kraja ka dënuar një të ri në Shkodër për shkak se “ka shkelur normat e moralit komunist”. ”Arben Kraja, ish-xhelat i Sigurimit ka dënuar një të ri në Shkodër se nuk pranonte moralin komunist. Ky hetues thoshte “ka shkelur normat e moralit komunist”. Kraja qëndron në Prokurori në kundërshtim flagrant me ligjin aktual…
Kreu i SPAK-ut, Altin Dumani gjatë një takimi pune të Qendrës për Studimin e Demokracisë dhe Qeverisjes, është pyetur se çfarë mase do të kërkojë për Sali Berishën. “Është në vlerësimin e prokurorëve. Prokurorët e çëshjes e dinë”,-tha Dumani. Po ashtu Dumani është i palëkundur dhe i vendosur t’i shkojë deri në fund. “Jemi imun ndaj politikës. Nuk ndikohemi”,-tha drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme duke iu përgjigjur akuzave të bëra nga Sali Berisha pasi Këshilli i Mandateve votoi pro heqjes së imunitetit të këtij të fundit në kuadër të kërkesës së arrestit nga SPAK.
Teksa po fliste për programin e kredive me zero përqind interes për mjekët, policët e ushtarakët, kryeministri Edi Rama nuk kurseu as batutat. Rama u ndal tek largimet drejt Gjermanisë, duke thënë me batuta se atje nuk e gjen dot kohën e as vendin për t’u ulur në kafe e për të marrë gjithë dynjanë në gojë me lloj lloj muhabetesh. “Ku e gjen në Gjermani kohën vendin për të pirë një kafe dhe për të bërë lloj-lloj muhabetesh e për të marrë në gjithë dynjanë në gojë në shqip. Është pjesë e jetës, po të mos ishte një pjesë…
92 punonjës të policisë do të marrin kreditë me zero interes për strehim. Ministri i Brendshëm, Taulant Balla i kërkoi ministrit të Ekonomisë dhe Financave që të rritet mosha e përfituesve nga 40 në 45 vjeç. “100 kredi për shtëpi me zero interes. Javën e ardhshme ftoj kryeministrin që të shkojmë së bashku në disa nga shtëpitë e djemve dhe vajzave deri në moshën 40-vjeç dhe përfitoj nga rasti t’i kërkoj ministrit të Ekonomisë që ta rrisim moshën dhe ta çojmë në 45-vjeç dhe besoj që do gjejmë mirëkuptimin tuaj në buxhet për të ngritur moshën”. Balla theksoi se 9934…
Sot ka nisur zbatimi i programit të kredive të favorshme për shtëpi për familjet e reja të mjekëve, ushtarakëve dhe punonjësve të Policisë së Shtetit. Ata që bëhen pjesë e këtij programi mund të marrin kredi, ndërsa interesi do të paguhet nga shteti. I pranishëm në këtë aktivitet, kryeministri Edi Rama tha ndër të tjera edhe se tha se paga për ushtarakët do të vazhdojë të rritet çdo vit me synimin që arrihet një pagë mesatare sa e trupave të NATO-s ”Paga për ushtarakët do të vazhdojë të rritet në mënyrë të përvitshme derisa të mbërrijmë tek mesatarja e NATO-s.…
Në vend ka nisur zbatimi i programit me zero interes për mjekët policët dhe ushtarakët për akordimin e kredive të buta për strehim. Ministrja e Shëndetësisë, Albana Koçiu tha se nga aplikimet për kredi të buta në blerjen e banesave janë kualifikuar 85 mjekë nga 191 aplikime. “Mbështetja jonë shtrihet që nga momenti kur mjekët ulen për herë të parë në universitetin e mjekësisë dhe deri sa mbyllin karrierën e tyre. Pjesë e kësaj mbështetjeje është edhe qasja për të blerë banesën e parë. Njoftimi për 100 kuota dhe procedura e aplikimit u bë online, ne ngritëm një komision që…
Teologu Miron Çako, këtë herë ka folur për ritet e ndryshme që njerëzit kanë gjatë festave. Kur u pyet për të brendshmet e kuqe, që shumë njerëz i konsiderojnë si fatsjellëse, ai shprehet se nëse kjo është shumë e gabuar dhe ofendon besimtarët. Ngjyra e kuqe dhe jeshile janë simbole që përfaqësojnë natyrën njerëzore dhe shpresën dhe janë ngjyrat e rrobave të Krishti nëpër ikonat që shohim nëpër kisha. “Ngjyra e kuqe dhe jeshile kanë simbolikën e vetë. E kuqja është hiri i Zotit ose dashuria e zjarrtë e Zotit që bashkohet me jeshilen që përfaqëson natyrën njerëzore ose shpresën.…
SPAK-u kërkon që të arrestojë Sali Berishën, dhe sulmet nga ky i fundit në drejtim të SPAK-ut nuk kanë munguar. Por drejtuesi, Altin Dumani thotë se ata janë imun ndaj politikës. Gjatë një takimi pune të Qendrës për Studimin e Demokracisë dhe Qeverisjes, Dumani u shpreh se akuzat dhe deklaratat mediatike ndaj tij nuk kanë asnjë lloj ndikimi. “Retorika politike apo presioni mediatik tek unë si drejtues nuk ka asnjë lloj ndikimi. Jam imun nga retorika politike e përditshme dhe reagimet mediatike. Këtë përpiqem të përcjell tek trupa e prokurëve të SPAK. Nuk kanë asnjë lloj ndikimi në punën time…
Këtë të mërkurë kanë nisur punimet për shtrimin e linjës 400 kV mes Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut. E ftuar në aktivitet, zv.kryeministrja dhe njëherazi ministrja e Infrastrukturës, Belinda Balluku ka falenderuar pjesëmarrësit dhe bashkëpunëtorët në këtë projekt dhe më pas është ndalur shkurtimisht edhe tek investimet në një sërë projektesh të tjera sikurse “Korridori 8”, krijimi i një parku të ri fotovoltaik dhe një linjë të re të transmetimit energjitik mes Shqipërisë dhe Italisë. “Këtu jemi në Korridorin VIII që ka disa komponentë atë energjetik, hekurudhor, rrugor dhe mbi të atë gjitha është korridori i sigurisë europiane”, tha Balluku…
Neymar Junior nuk do të marrë pjesë në Kupën e Amerikës 2024, që do të zhvillohet në qershor dhe korrik në Shtetet e Bashkuara, për shkak të dëmtimit të rëndë të pësuar në tetor. Lajmi është konfirmuar nga mjeku i kombëtares braziliane. “Ylli” i Seleçaos u dëmtua gjatë humbjes 2-0 kundër Uruguait në Montevideo, në një ndeshje kualifikuese për Kupën e Botës 2026, teksa doli mes lotësh nga fusha. “Ai nuk do të ketë kohë, është shumë herët. Nuk ka kuptim të nxitosh për ta ngritur në këmbë para kohe dhe të marrësh rreziqe të panevojshme. Duhet të jemi të…
Shumë pak dinë nxënësit për të shkuarën komuniste. Regjimi diktatorial është pak ose aspak i përfshirë në tekste shkollash. A mjafton vetëm kaq në kushtet kur Shqipëria nuk ka deklasifikuar dosjet e komunizmit? Një seminar dy ditor nisi mbi përdorimin e dosjeve të policive sekrete për mësimin e historisë së regjimeve totalitare, ku Ministria e Arsimit siguroi se jo vetëm në mësimin e historisë, por edhe përmes eventeve të tjera institucionet do të përpiqen të rrëfejnë të shkuarën e regjimit të egër diktatorial. Shqipëria në këtë mision nuk është vetëm institucionalisht, pasi edhe kreu të departamentit të arsimit në këshillin…