Author: tirana

Bujar Fandaj u arrestua pranë shtëpisë së tij në Altivole (Treviso, Itali). 41-vjeçari nga Kosova akuzohet për vrasje në rrethana rënduese. Ai akuzohet për vrasjen e 26-vjeçares Vanessa Ballan, me të paktën 7 goditje thike. E reja, nënë e një djali 4 vjeç, ishte 3 muajshe shtatzënë dhe ndodhej në shtëpi me leje të parakohshme lindje, prej të paktën 3 javësh. Fandaj dhe Vanessa njiheshin. Në të shkuarën kishin pasur një lidhje disa mujore. Marrëdhënia ishte mbyllur keq, aq sa ajo kishte pranuar se ndihej e frikësuar prej tij dhe e kishte denoncuar për përndjekje. 26-vjeçaren e gjeti ende me…

Read More

Mbrëmë u mbajt nata e parë e Festivalit të Këngës në RTSH dhe Luan Durmishi arriti të rrëmbente vëmendjen e atyre që ndoqën natën e parë të “Festivalit të Këngës”. Kënga e tij “Përsëritja” është pa frikë kënga më e komentuar (për mirë) në rrjete sociale. “Do të doja që Shqipëria ta dërgonte këtë këngë në Eurovision. Është e freskët, origjinale dhe jo si këngët e tjera që Shqipëria ka dërguar dhe mendoj që televotuesit do ta pëlqejnë”,-shkruan dikush në YouTube. “Na habite për mirë, Luan. Juria s’ka për ta çuar në finale, presim vetëm nga publiku. E duam një…

Read More

Ministri i Brendshëm, Taulant Balla ka reaguar pas arrestimit të një personi që u kap duke shkarkuar inerte në shtratin e lumit Erzen. Përmes një postimi në Facebook, Balla shprehet se hedhja e inerteve në brigjet e lumenjve apo në vende të tjera të palejuara do të marrë fund. “Policia e Shtetit dhe IKMT po rrisin çdo ditë vigjilencën dhe do të çojnë para ligjit këdo që kryen krime mjedisore. Historia e hedhjes së mbetjeve/inerteve në brigjet e lumenjve apo në vende të tjera të palejuara do të marrë fund! Përgëzoj Policinë e Shtetit Tiranë për goditjen e një krimi…

Read More

Drejtori i burgut të Peqinit, Kamber Hoxha dhe shefi i policisë së burgut, Nikolin Gjonpalaj kanë informuar më 30 nëntor drejtorin e Përgjithshëm të Burgjeve, Admir Abrija mbi situatën problematike në këtë institucion. Në ambientet e observimit ndodhen 37 të burgosur të pa sistemuar, në regjimin e posaçëm ndodhen 23 të burgosur të pasistemueshëm dhe se ky ambient është populluar pa asnjë urdhër me shkrim. Në dy godinat e sigurisë janë akomoduar 24 të paraburgosur në kundërshtim me ligjin si dhe në kundërshtim me urdhërin e ministrit të drejtësisë për klasifikimin e IEVP-ve. Të gjitha dyert e banimit e të…

Read More

Kryeministri Edi Rama ka publikuar në Facebook, foto magjepëse nga pista e skive në Dardhë e mbushur me turistë. “Pamje mbresëlënëse që vijnë nga pista e skive në Dardhë, në stinën më të bukur për turizmin malor”, shprehet Rama. Dardha, fshati turistik vetëm 18 km në juglindje të Korçës është një prej destinacioneve më të frekuentuara gjatë sezonit të dimrit. Rruga për në Dardhë është e lehtësisht e aksesueshme pas mirëmbajtjes pa ndërprerje me mjetet borëpastruese për pastrimin e dëborës dhe shpërndarjen e kripës megjithatë rekomandohet përdorimi i gomave dimërore.

Read More

Një 67-vjeçar dyshohet ka rënë aksidentalisht në një gropë ku digjej qymyr. Policia e Shkodrës bën me dije se rreth orës 22:45, në një gropë të improvizuar për djegie të qymyrit, në fshatin Vilzë, janë gjetur mbetje kockore të djegura, të cilat dyshohet se përkasin shtetasit Q. L. Nga hetimet e deritanishme dyshohet se i moshuari ka rrëshqitur aksidentalisht në gropë, gjatë mbrëmjes së djeshme, teksa aty po digjej qymyr. Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për sqarimin e rrethanave të kësaj ngjarjeje.

Read More

Ditën e martë u mbajt seanca për të dënuarin Sokol Mjacaj dhe për 12 zyrtarët e arrestuar pas vrasjes së Arben Lleshit në qelinë e burgut të sigurisë së lartë në Peqin. Prokuroria e Elbasanit ka ngritur akuzë për të dënuarin përjetë, Indrit Shaqja. Kjo pasi ka dyshime se edhe Indrit Shaqja, i cili mbeti plagosur vetë, ka bashkëpunuar me Sokol Mjacaj për vrasjen e Arben Lleshit. Prokuroria pritet t’i drejtohet gjykatës me kërkesën e masës së sigurisë arrest në burg për të dënuarin përjetë Indrit Shaqja. Ai ka dyshime të ketë bashkëpunuar në vrasjen e Arben Lleshit teksa po…

Read More

Emiliano Jakupi ka folur për mediat greke, pasi u vetëdorëzua pas plagosjes së tre të rinjve nga Kreta në Athinë. Ai akuzohet për bashkëpunim në tentativën e vrasjes edhe pse thjesht ka qëlluar me shpullë një nga tre të plagosurit, para se shoku i tij t’i qëllonte me armë. Ai ka thënë se shoku i tij, Nardi Idrizi kishte pirë rreth një duzinë pijesh, dhe më pas ka ndodhur përplasja në një kafe në Kretë, ku ka qëlluar me armë drejt tre të rinjve, të cilët mbetën të plagosur. Jakupi thotë se nuk e dinte që shoku i tij mbante…

Read More

Policia e Tiranës ka vënë në pranga 12 persona, pasi akuzohen se i kanë shkaktuar shtetit shqiptar dëm ekonomike deri në 2 milionë euro duke shmangur detyrimet tatimore. Nga 12 të arrestuarit, 9 prej tyre janë shtetas italianë. Në kuadër të këtij operacioni, janë bërë të mundur ekzekutimet e Vendimit të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, e cila ka caktuar masë sigurimi “arrest në burg” ndaj 12 shtetasve, (3 shtetas Shqiptarë dhe 9 shtetas Italianë) me iniciale E.D., B.H., E.D., D.M., T.M., D.D., F.P., R.R., U.M., G.R., S.D., A.P. Njoftimi i plotë Nga hetimet e kryera rezultoi se këta persona…

Read More

SPAK bën me dije se ka mbyllur hetimet dhe dërgon për hetim, kreun socialist të bashkisë së Kuçovës, Kreshnik Hajdarin pasi ky i fundit nuk ka deklaruar se ka qenë i dënuar. Ai tashmë është nën akuzën e falsifikimit të formularëve. Më 15 nëntor, SPAK mori si të pandehur Kreshnik Hajdarin pasi i njoftoi akuzën për falsifikim të formularëve. Sipas Prokurorisë së Posaçme, ai ka shkelur nenin 190/2 të Kodit Penal, që parashikon dënim nga 6 muaj burg deri në 5 vjet, si pasojë e mosdeklarimit të procesit gjyqësor ndaj tij në Greqi në formularët e dekriminalizimit dy herë, nga…

Read More

Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi thotë se Ballkani Perëndimor është i brishtë për shkak edhe të konflikteve në gjithë botën, por vendi ynë duhet të jetë vigjilente edhe pse Shqipëria ka mbrojtjen e NATO. “Jemi të mbrojtur në tokë det, hapësirë. Mbrojtja është bërë prioritet për shkak të konflikteve në gjithë botën dhe për faktin se jemi në mes të një rajoni të brishtë. Shqipëria është mes të Ballkanit Perëndimor dhe fati mire është se jemi anëtarë të NATO së bashku me tre nga 6 vende anëtare ose pjesë të këtij rajoni. Gjithsesi konfliktet e rajonit tonë të brishtë janë…

Read More