Gazeta greke ”Protothema”, shkruan se kryeministri shqiptar Edi Rama po udhëheq një rikthim të tensioneve në marrëdhëniet greko-shqiptare, ku sipas tyre ky i fundit tenton të shfaqet si nderues i “autoritetet evropiane” për të kapërcyer veton greke për çështjen Beleri. Qeveria greke dhe vetë kryeministri Mitsotakis megjithatë dërguan mesazhin në çdo mënyrë se qëndrimi grek do të mbetet i vendosur dhe nuk do të ketë hapa të mëtejshëm në drejtimi europian i vendit për sa kohë që rezultati i zgjedhjeve në Himarë nuk njihet dhe nuk jepet leja për të betuar Belerin si kryebashkiak i ri. Rama duket i vendosur…
Author: tirana
Italia do ta zhvillojë Superkupën e saj në Arabinë Saudite nga data 18 janar deri më datë 22 janar. Gjysmëfinalet do të jenë Napoli-Fiorentina dhe Inter-Lazio. Në mbledhjen e Asamblesë së Ligës së Serie A, u vendos që ndeshjet do të zhvillohen në Ryad, stadiumin ku luan Al Nassr i Cristiano Ronaldos. Mbledhja nuk ka kaluar pa debat teksa presidenti i Napolit, Aurelio De Laurentiis kërcënoi se nëse terrenet stërvitore nuk janë në kushtet e duhura, atëherë do ta bojkotojë Superkupën e Italisë. “Nëse fushat stërvitore në Arabi nuk janë në lartësinë e duhur, atëherë nuk kam për ta dërguar…
Një zyrë-shtëpi ose shtëpi-zyrë, këto janë dy skenarët e Sali Berishës për të sfiduar edhe njëherë masën e pritshme të arrestit shtëpiak që mund të vendosë SPAK. Ai mund të ”burgoset” në selinë e Partisë Demokratike. Ish-kryeministri ka hedhur në tavolinë me të besuarit e tij disa ide se si do të përballet me drejtësinë, në lidhje me çështjen “Partizani” që është i dyshuar për korrupsion pasiv. Një nga qasjet e Berishës që po diskutohet është shndërrimi i zyrës së tij në selinë blu në një dhomë izolimi ku do të vuajë dënimin. Zyra e punës së Berishës mund të…
Ka dështuar takimi mes presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani dhe kreut të Partisë Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, gjatë së cilit pritej të diskutohej për asociacionin. “Dje e kishim një vullnet të mirë për të biseduar me Presidenten Osmani për çështjet me rëndësi për vendin, veçanërisht për draft-statutin e Asociacionit. Kryetari Ramush Haradinaj si dhe Sekretari i Përgjithshëm Muharrem Nitaj ishin në Presidencë në orarin e përcaktuar nga Presidentja Osmani, por fatkeqësisht Presidentja nuk respektoi orarin e caktuar nga vetë ajo dhe për këtë arsye takimi nuk është realizuar”, tha zëdhënësi i AAK, Xhemaili. Nga Presidenca thonë se…
Ish-deputeti Spartak Braho e cilëson ish-kryeministrin Sali Berisha si një frikacak që ka frikë nga drejtësia e se nuk mban fjalën e dhënë. Braho thotë se nuk ka ngjashmëri mes Fatos Nanos dhe Sali Berishës, ndërsa e cilëson si hakmarrje politike të këtij të fundit. I ftuar në emisionin ”Frontline Interview”, Braho kujtoi edhe fjalët e Nanos për mediat pasi doli nga burgu dhe u pyet për Sali Berishën. ”Burgosja e Nanos ishte një hakmarrje tipike e i një regjimi fashist siç vendosi Berisha atëherë. Akuzat ishin qesharake. Proceset që ndiqeshin në Itali për ministrat italianë u pushuan të gjitha.…
Këtë të enjte do të zhvillohet seanca e radhës plenare dhe e fundit për vitin 2023, e cila është parashikuar që të nisë në orën 10:00. Në këtë seancë plenare pika e parë që do të trajtohet është shqyrtimi i kërkesës për dhënien e autorizimit nga Kuvendi për arrestimin/heqjen e lirisë së deputetit Sali Berisha nëpërmjet zëvendësimit të masës së sigurisë. Po ashtu do të ketë edhe protestë, të thirrur nga grupi i Sali Berishës.
Ish-drejtuesi i Policisë së Burgjeve, kandidat i Berishës për deputetet në bashkinë e Skraparit, Lefter Maliqi e ka cilësuar vrasjen në burgun e Peqinit si një krim shtetëror. I ftuar në ”A2cnn”, Maliqi u shpreh se kjo ngjarje është më e rënda e regjistruar ndonjëherë në burg, aq më tepër të sigurisë së lartë. “Ngjarja në burgun e sigurisë së lartë në Peqin, është ngjarja më e rëndë që në 1990, ka ndodhur vrasje, vetëvrasje, por të arrihet deri këtu sa të futet arma, kjo është krim shtetëror, vrasje me pagesë dhe që kur dhanë informacionin paraprak, në sigurinë e…
162 gjimnazistë nga e gjithë Shqipëria që kanë përfunduar gjimnazin me vlerësim 10 absolute, morën këtë mbërmje “Medaljen e Artë” në një ceremoni të organizuar në Kryeministri, ku i pranishëm ishte edhe Edi Rama. Kreu i qeverisë e konsideroi këtë ceremoni si një nga momentet më të bukura të përditshmërisë së tij. Kryeministri vlerësoi gjimnazistët për punën e bërë dhe nivelin ku kanë arritur. ”Është një nga ato momente që janë jashtëzakonisht të nevojshme sepse të jepet mundësia që përmes pranisë së disa njerëzve të panjohur, të rinj të marrësh një energji të posaçme, të marrësh një ajër të freskët…
Në seancën e radhës ndaj Fredi Belerit në Gjykatën e Posaçme u debatuan provat shkresore të SPAK. Përmes avokatëve të tij, Beleri i konsideroi të pavlefshme dhe të pa përdorshme aktet e regjistrimit të hetimit nga Prokuroria e Vlorës. Po ashtu kërkuan pavlefshmëri të autorizimeve të përgjimeve ambientale dhe fotografimit të fshehtë nga i infiltruari. Në seancë u tha se telefoni celular i Fredi Bejlerit nuk ishte këqyrur, pasi ai nuk kishte dhënë kodet e tij. Sipas prokuroreve nga këqyrja e telefonit të të infiltruarit Arsen Rama, Spak kishte provuar komunikimet mes të dyve. “Prokurorët kanë qenë seleksionues, thanë avokatët,…
Nga Ditmir Bushati Dhjetë vjet pasi shpërthyen protestat pro BE-së në sheshin Maidan të Kievit, për shkak se presidenti i atëhershëm ukrainas refuzoi të nënshkruante marrëveshjen e asociimit me BE-në, udhëheqësit e BE-së, në mbledhjen e fundvitit morën një vendim me përmasa historike: hapjen e bisedimeve për anëtarësim për Ukrainën, e goditur nga agresioni rus, dhe për Moldavinë, e cila dy vitet e fundit ka ndërmarrë reforma të rëndësishme. Nëse kjo mbledhje do të përfundonte pa një vendim për Ukrainën, për shkak të kundërshtisë së Hungarisë, BE-ja do të dukej e dobët dhe Komisioni do të akuzohej se kishte premtuar…
Një aksident masiv ka ndodhur këtë të martë në autostradën në afërsi të qendrës tregtare TEG. Raportohet për rreth 11 makina të përplasura.
Britania “u zbraps” nga Italia në përpjekjet për të negociuar një marrëveshje për migrantët me Shqipërinë, si në stilin e Ruandës. Në fillim të këtij viti, ministrat ringjallën idenë e një marrëveshjeje me Shqipërinë, sipas së cilës ajo do të pranonte emigrantët nga Britania e Madhe që kërkesat e tyre për azil të shqyrtoheshin në shtetin ballkanik, shkruan Telegraph, në një artikull për këtë çështje. Por, sipas burimeve të medias prestigjoze, kjo ide u ftoh pas diskutimeve mes “Foreign Office” dhe ambasadës britanike në Tiranë. Megjithatë, kjo marrëveshje u zbeh kur Roma zbuloi marrëveshjen e saj me Shqipërinë për të strehuar…