Author: tirana

Dy prokurorët e SPAK po lexojnë 18 faqe prova shkresore. Gjatë seancës së radhës në procesin ndaj Belerit që ende po vijon, SPAK, i tha gjykatës se nga ekspertimi i telefonit të bashkëpandehurit tjetër Pandeli Kokaveshi është zbuluar një grup në aplikacionin WhatsApp i quajtur “Himara ime je ti”. Në këtë grup sipas Prokurorisë, ka biseda rreth ndihmesës që do t’i ofroheshin qytetarëve të Himarës dhe zona përreth, ndër to edhe për sigurimin e “letrave greke”. Madje në një bisedë, Beleri i ka tërhequr vemendjen Kokaveshit me fjalët: Çfarë janë këto biseda, nga këto do të digjesh ti! Por avokatët…

Read More

Prej muajsh në e-mailet zyrtare të Hoteleve të Sarandës po vijnë mesazhe “mashtruese” nga individë me të dhëna të rreme. Duke u hequr si klientë që duan të kryejnë rezervime apo si klientë të pakënaqur, ata dërgojnë mesazhe duke bashkangjitur skedarë të formatit .zip. Me pretendimin se kanë një listë pakënaqësish ndaj hotelit, apo kërkesa specifike lidhur me rezervimin, ata i kërkojnë personit që menaxhon e-mailin e hotelit, që të hapë këto skedarë me qëllim njohjen me të dhënat që klienti ka nisur. Në jo pak raste, kërkesa është bërë edhe përmes aplikacionit “Whatsapp” në të njëjtën formë. Pas hapjes…

Read More

Fermerë nga e gjithë Gjermania dolën dje me traktorët e tyre në qendër të Berlinit për të protestuar ndaj reduktimit të shpenzimeve qeveritare që dëmtojnë prodhimin dhe punën e tyre. Rreth 5000 fermerë dhe qindra traktorë erdhën në karvan drejt Portës së Brandenburg në qendër të qytetit. Protesta vjen kundër planeve të qeverisë për heqjen e përjashtimeve taksore dhe të subvencioneve, teksa qeveria ka argumentuar se bëhen ‘ne mbrojtje të klimës’. Protesta të ngjashme bëhen prej kohësh në disa vende të tjera të BE ku gjithashtu qeveritë urdhërojnë reduktim të bujqësisë të kafshëve dhe të prodhimit, ‘për të mos emetuar…

Read More

Zhvendosen nga Durrësi drejt Fierit të gjithë të burgosurit “VIP”. Të zhvendosurit janë Vangjush Dako; Lefter Koka; Alqi Bllako; Oltion Bistri; Safet Gjici; Lefter Alla; Dedan Gjoni; Fran Tuci; Xhevahir Lita; Fredi Beleri. Sipas burimeve jo zyrtare të Anila Hoxhës, lëvizjet e të paraburgosurve janë kryer befasisht pas ngjarjeve në Peqin dhe informacioneve se të burgosurit në burgun e Durrësit po trajtoheshin në mënyrë të privilegjuar. Në sektorin “Vip”, mbaheshin ish-zyrtarë, ish-prokurorë e ish-ministra në gjykim apo nën hetim për korrupsion, shkelje në tendera dhe shpërdorim detyre.

Read More

Gazetari investigativ Artan Hoxha në një studio televizive ka dhënë të tjera detaje për vrasjen e Arben Lleshit nga Sokol Mjaçaj në burgun e Peqinit. Ai ka treguar sagën e vrasjeve në fisin Lleshi. “Klevis Lleshi ishte djali i xhaxhait, është një nga ato ngjarjet që nuk hyjnë tek përplasjet, por njëra palë është ndjerë aq e fyer, aq e indinjuar, sa ka vendosur t’i shkojë në fund. Artan Lleshit nuk i është gjetur as kufoma, babai i Arben Lleshit ka vdekur shumë kohë më parë dhe këtë e kanë rritur xhaxhallarët. Kishte 5 vjet që nuk shkonte njeri ta…

Read More

Gjykata e Elbasanit ka caktuar arrest në burg për Sokol Mjacajn autorim e vrasjes së Arben Lleshit në burgun e Peqinit dhe 11 zyrtarët e burgut të Peqinit, ndërsa vetëm për njërin prej tyre është lënë në detyrim paraqitje sepse ka një fëmijë të paralizuar. Nën masa të rrepta sigurie, Sokol Mjacaj, autori vrasjes së Arben Lleshit në burgun e Peqinit doli sot para Gjykatës së Elbasanit. media ka sjell pamjet e tij brenda në kafazin e qelqtë të Gjykatës, ndërsa është i rrethuar nga efektivët e Policisë dhe të forcave Speciale. Po ditën e sotme do të dalin para…

Read More

Gazetarja Iva Tiço, prej kohësh tashmë është në një lidhje dashurie me një partner gjerman, të cilin përpiqet ta mbajë larg syrit të mediave. Në emisionin “Aldo Morning Show”, ajo ka folur më tepër rreth lidhjes që ka ndryshuar jetët e tyre. Gazetarja shprehet që për partnerin ndryshimi ka qenë më i madh, pasi ka ardhur “jabanxhi” në Tiranë. Aldo: Nga sa di unë, për më tepër se tre vite ti je në një lidhje, marrëdhënie, që e ke bërë të ditur vetë, që ke gjetur dashurinë e jetës. Ka ndryshuar Iva, apo ka ndryshuar ai ditëziu? Iva Tiço: Ai ditëziu…

Read More

Nënkryetari i PD-së, Roland Bejko foli në News 24 për çështjen e vulës së Partisë Demokratike dhe aksionin politik opozitar. Në lidhje me çështjen e vulës së PD-së, Bejko u shpreh se i është lënë në dorë gjykatës dhe se do respektohet vendimi. Ndër të tjera ai tha se Sali Berisha ka një organizatë politike pa emër, ndërsa shtoi se ish-kryeministri po përdor partinë si bunker për interesat e tij dhe të familjes së vetë. “Çështjen për vulën e PD-së ia kemi lënë në dorë gjykatës. Ne do e respektojmë vendimin e gjykatës. Berisha ka njoftuar protestë, e kjo është…

Read More

Qyteza Barcellona Pozzo di Gotto në Siçili është tronditur nga një tragjedi e papritur ku ka humbur jetën një nënë e re shqiptare. 24-vjeçarja Ambra Seferi është rrëzuar aksidentalisht nga dritarja e çatisë duke humbur jetën. Mediat italiane bëjnë me dije se 24-vjeçarja kishte dalë nga shtëpia kur iu mbyll dera nga brenda. E shqetësuar se brenda shtëpisë ndodhej djali i saj 18 muajsh dhe një vajzë dyvjeçare, vajza e shoqes, Ambra tentoi të hynte duke kaluar përmes çatisë. Për fat të keq, ajo shkeli në një dritare xhami që ndodhej në çati dhe u rrëzua. Pavarësisht se u transportua…

Read More

Kryetari i Komunës së Preshevës, Shqiprim Arifi, thotëse zgjedhjet e së dielës, për shqiptarët e Luginës së Preshevës ishin një dështim, për shkak të përçarjes së tyre, çka solli bojkotin më të madh të ndodhur ndonjëherë në zgjedhje. Për përçarjen ai ka një akuzë të drejtpërdrejtë dhe e adreson atë ndaj kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti. Rezultati, thotë Arifi, është dëshpërues. Shqiptarët e Luginës së Preshevës, sipas tij, do të kishin arritur të merrnin 4 mandate, nëse nuk do të kishte ndodhur përçarja. Kurti, thotë Shqiprim Arifi, ka tentuar të përçajë shqiptarët edhe në Tiranë e Shkup. Kryetari i Komunës…

Read More

Ish-kryeministri Sali Berisha ka folur për mediat pas mbledhjes së grupit parlamentar, ku tha se diskutimet me deputetët ishin të gjera, por nuk dha detaje duke bërë me dije se do të jetë Gazment Bardhi ai që do të njohë publikun me hollësitë. “Diskutimet ishin të gjera, të shumta, zoti Bardhi do t’u njohë më me hollësi për vendimet dhe parimet që do të bazohet vendimi ynë. Të enjten Shqipëria është para parlamentit. Pas të enjten vijon beteja pa kthim”, tha Berisha.

Read More

Tifozët shqiptarë, kanë bërë namin në tregun elektronik, për të siguruar një biletë për ndeshjet e Euro 2024. UEFA informon se kuqezinjtë kanë qenë tepër aktivë në aplikimin e tyre, po ashtu si tifozët vendas të Gjermanisë, si dhe ata të Turqisë, Hungarisë, Anglisë dhe Kroacisë. Kombëtarja shqiptare u kualifikua për herë të dytë në histori në finalet e një Kampionati Europian, kjo ka rritur entuziazmin e publikut, me miliona shqiptarë që jetojnë në Europë, që nga Greqia, Italia, Gjermania, Zvicra apo vende të tjera. Kjo gjë, pra fakti që jetojnë në vendet e BE, i ndihmon shqiptarët për të…

Read More