Doktoresha Oltiana Petri, mikrobiologe, ka ngritur edhe një shqetësim për të cilën njerëzit duhet të jenë të vetëdijshëm. Gjatë programit, ajo shprehet se në industrinë e gjedhëve dhe shpendëve përdoren antibiotikë me lopatë, të cilat ndikojnë keq në organizmin tonë. “Ne mendojmë që jemi të rinj dhe nuk kemi marrë ndonjëherë antibiotik dhe pse të kemi rezistenca. E para, duhet të kuptojmë që rezistenca mikrobike është e bakterit, pra nuk është e njeriut. Ne ekspozohemi dhe marrim këtë bakter i cili është rezistent ndaj antibiotikëve. E dyta dhe shumë e rëndësishme, e theksuar sot nga OBSH-ja që quhet “One Health”,…
Author: tirana
Sapo një grua njofton se po pret një fëmijë, ‘bombardohet’ me një listë të ushqimeve që duhet të hajë ose të shmangë, e cila është gjithnjë në ndryshim. Por ajo që mbetet e qartë, është rëndësia e dietës së nënës për shëndetin e fëmijës. Shkencëtarët nga King’s College në Londër dhe Universiteti i Bristolit thanë muajin e shkuar se një dietë me yndyrna dhe sheqerna të tepërta mund të ndryshojë ADN-në e fetusit dhe të shkaktojë ndryshime që rrisin rrezikun e ADHD. Në muajin e pestë, fetusi nis të dallojë shijet në lëngun amniotik. Shkencëtarët besojnë se shijet që bebet…
Falë opracionit policor të koduar “Interrupt”, për goditjen e veprimtarisë kriminale të dhënies ndihmë emigrantëve, për kalim të paligjshëm të kufirit. Një 19-vjeçar, transportonte drejt Shkodrës, kundrejt pagesës, 6 emigrantë nga Irani, që synonin të kalonin kufirin me Malin e Zi, në kundërshtim me ligjin, ku është kapur në flagrancë dhe dhe është vënë në pranga. Gjatë këtij operacioni, në pranga ka rënë dhe një 28-vjeçar, pasi me automjetin që drejtonte, përplasi automjetin që drejtonte 19-vjeçari dhe një automjet tjetër. Bazuar në informacionet e siguruara për një rast të transportimit kundrejt pagesës, të emigrantëve që synojnë të kalojnë ilegalisht kufirin,…
Londra dhe Parisi kanë qenë prej kohësh destinacionet e preferuara të udhëtarëve amerikanë. Teksa ka shumë arsye se pse këto vende janë kaq të pëlqyera ka edhe shumë vende të tjera në zhvillim që pritet të tërheqin më shumë turistë në të ardhmen. Ekspertët e udhëtimit japin parashikimet e tyre për destinacionet trend që do të jenë vitin e ardhshëm. Faqja amerikane “HuffPost” ka renditur 27 vende të cilat do jenë trend gjatë pushimeve të ardhshme,mes të cilave është përfshirë edhe vendi ynë. Shqipëria mbetet ende një destinacion që nuk është shumë i njohur për udhëtarët e huaj, megjithëse me…
Në episodin e fundit të Domenica In me Mara Venier, në Rai ka qenë e ftuar këngëtarja Anna Oxa. Ajo foli për veten, transformimet, marrëdhënien e saj me muzikën dhe origjinën. Gjatë intervistës, Venier i rrëfen asaj se kur e kishte lajmëruar se do ta kishte të ftuar, shumë i thanë se do të ishte e vështirë ta intervistonte: “Jam mësuar me këtë muhabet vulgar”, thotë këngëtarja që më pas shfrytëzon rastin për të shtuar një detaj për jetën e saj që pak e dinë: “Askush nuk e di që kam lindur në një familje në Bari, babai im është…
Nëse do të mund ta imagjinonim vitin e ardhshëm si një ngjyrë, cila do të ishte ajo? Mendimi abstrakt është një konsideratë vjetore për ekspertët në Institutin e Ngjyrave, të cilët kalojnë nëpër pistat e modës së lartë, tendencat e dizajnit të brendshëm, momentet e kulturës pop dhe psikologjinë njerëzore për të bërë zgjedhjen e tyre. Sipas hulumtimit të tyre, nuanca që do të përcaktojë vitin 2024 janë tonalitetet e pjeshkës në tone të lehta. Sipas stilistëve, këto nuanca përcjellin qetësi dhe ndjesi paqeje, raporton CNN. “Ne po kalojmë shumë trazira në jetën tonë dhe kemi nevojë për një ngjyrë…
Një 27-vjeçar është vënë në pranga në Tiranë. Mësohet se i riu ka qëlluar me armë zjarri mbrëmjen e së hënës në afërsi të banesës së të afërmve të tij. “Gjatë kontrollit në një ambient në afërsi të kësaj banese, shërbimet e Policisë kanë gjetur dhe sekuestruar një armë zjarri automatik, dy krehra dhe municion luftarak, që dyshohet se i posedonte ky shtetas”, njoftoi policia. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme./
Kryeqyteti i Bosnje – Hercegovinës, Sarajeva, është në krye të listës së qyteteve me ajrin më të ndotur në botë, sipas të dhënave të platformës AirVisual, e cila mbledh informacione nga stacionet matëse në gjithë botën. Pas Sarajevës renditet qyteti Lahore në Pakistan, Kolkota në Indi dhe Beogradi i Serbisë. Sipas kategorive, ajri në Sarajevë është shumë i rrezikshëm, ndërsa në tjerat i pashëndetshëm. “Ata që vuajnë prej sëmundjeve të zemrës dhe mushkërive, gratë shtatzëna, fëmijët dhe të moshuarit, duhet ta shmangin çdo aktivitet në ambiente të jashtme. Të gjithë të tjerët duhet t’i shmangin qëndrimet e gjata jashtë”, sipas…
Një aksident automobilistik ka ndodhur mesditën e sotme (19 dhjetor) në rrugën Tiranë-Durrës. Mësohet se në aksident, janë përfshirë 5 automjete, por fatmirësisht nuk raportohet për të plagosur përveç dëmeve materiale. Si pasojë e aksidentit, në aksin rrugor është krijuar një trafik i rënduar i automjeteve. Ndërsa policia ndodhet në vendngjarje për zbardhjen e plotë të rrethanave.
Komisioni i Ligjeve ka miratuar sot ndryshimet ligjore të propozuara nga PS për Komisionet Hetimore. Shtesat dhe ndryshimet në funksionimin e ligjit për Komisionet Hetimore, parashikon që të kufizojë të drejtat e opozitës për ngritjen, objektin dhe mënyrën e zhvillimit të komisioneve hetimore parlamentare. Projektligji u depozitua nga deputetja socialiste, Ermonela Felaj, në një kohë kur mazhoranca nuk pranon ngritjen e 8 komisioneve hetimore parlamentare të kërkuara nga opozita. Ndryshimet dhe si kufizohet e drejta e opozitës Mazhoranca qeverisëse parashikon që të kufizojë të drejtat e opozitës për ngritjen, objektin dhe mënyrën e zhvillimit të komisioneve hetimore parlamentare. Sipas projektligjit…
Policia e Bergamos ka arrestuar në flagrancë një 20 vjeçar shqiptar, të cilit i gjetën 75 kg drogë të mbajtur në një garazh të një pallati në Pedrengo. 20-vjeçari rezulton i paligjshëm në territorin italian dhe me precedentë penalë, pasi ai ishte arrestuar në Romë nëntorin e kaluar për posedim kokaine. Hetimi ndaj shqiptarit buron nga një raportim i disa banorëve të zonës, të cilët dyshuan për një vajtje-ardhje makinash dhe individësh me qëndrim të paqartë. Për këtë arsye janë organizuar shërbime të veçanta vëzhgimi, të cilat kanë rezultuar në zbulimin e sasisë së madhe të lëndës narkotike herët në…
TikTok u ka dhënë status të veçantë disa llogarive të profilit të lartë, në Evropë duke inkurajuar moderuesit e rrjetit që të jenë më të butë me përmbajtjen e postuar nga njerëz duke përfshirë Russell Brand, sipas mesazheve të brendshme të analizuara nga TheGuardian. Kërkesa për të qenë më pak e rreptë është nënvizuar edhe në takimet me moderuesit. Dokumentet sugjerojnë se stafi në aplikacionin viral të videove ka krijuar një hierarki përdoruesish, me individë ose grupe të caktuara me etiketa të brendshme që u lejojnë atyre më shumë liri veprimi. Disa llogarive në dukje të rëndësishme u janë dhënë…