Në një javë policia ka gjobitur 9405 drejtues mjetesh për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor. Gjobat janë vendosur në harkun kohor 11 deri 17 dhjetor. 30 persona janë arrestuar ose bënë në hetim. 30 të arrestuar dhe vënë në hetim 15 persona arrestuar/proceduar për vepra penale në qarkullim rrugor. 9 për drejtim mjeti në gjendje të dehur. 1 për drejtim mjeti pa leje. 3 proceduar në liri për drejtim pa leje. 1 për shkelje të rregullave të qarkullimit (aksident). 1 për shkatërrim pronës. Total 9405 masa administrative, mesatarisht 1343 në ditë. 167 për xhama të zinj. 576 për shpejtësi…
Author: tirana
Një test për vaksinë mRNA kundër formave me rrezik të lartë të melanomës, një nga format më agresive të kancerit të lëkurës, po vazhdon të përparojë rezultate premtuese dhe mund të shkojë drejt një procesi të përshpejtuar miratimi që në vitin 2025. Përgatitja quhet mRNA-4157/V940 dhe është një vaksinë eksperimentale mRNA e zhvilluar nga kompania farmaceutike Moderna. Ajo përdor të njëjtën teknologji të përdorur për vaksinat anti-covid, por është krijuar për të nxitur sistemin imunitar të gjenerojë një përgjigje kundër tumoreve specifike. Kjo vaksinë e mundshme është një shembull i mjekësisë së personalizuar, sepse është krijuar nga gjenomi i tumorit…
007 nuk është veç kodi i agjentit sekret. Në Donbass, 007 është parashtesa ruse që zëvendësoi atë ukrainase. Një vepër e rusifikimit, e spastrimit etnik që del edhe nëpër libra. Ekziston një libër që Vladimir Putin e citon gjithmonë. Një libër që Dostojevski e përkufizoi si “Bibla e çdo rusi” dhe që Lenini e hoqi nga shtypi pas Revolucionit të Tetorit. Bëhet fjalë për “Rusia dhe Evropa”, që përfshin edhe qytetet e Krimesë e Donbasit, ku kufijtë rusë përfshijnë një hartë speciale. Tekstet e reja shkollore për shkollat ruse do të përmbajnë një seksion kushtuar tërësisht pushtimit të Ukrainës, ose…
Rregullorja e re e Kuvendit e miratuar me votën e PS-së, bën që 45 deputetë të opozitës të bëjnë një kërkesë Kushtetueses për ta shfuqizuar. Në padi thuhet se kjo rregullore e re, përmes së cilës deputetët rrezikojnë deri në 60 ditë përjashtim, shkel të drejtat e tyre, si edhe lë qytetarët pa përfaqësues në parlament. Madje sipas opozitës, ndryshimet janë bërë nga mazhoranca pa konsultim dhe i japin PS-së mundësi për ndëshkime arbitrare. ”Në kushtet kur këto ndryshime prekin në mënyrë thelbësore të drejtat e deputetëve, vecanërisht deputetëve të opozitës, por gjithashtu cënon përfaqësimin e qytetarëve dhe mirëfunksionimin demokratik…
Indrit Shaqja tregon para prokurorëve se në burg ishin gjetur disa letra sipas të cilave ishin ofruar 200 mijë euro për vrasjen e Arben Lleshit dhe një të burgosur tjetër. Po ashtu deklarohet se Mjacaj kishte ndjekur me armë në dorë edhe një polic pasi vrau Lleshin. Më poshtë, lexoni deklaratën e plotë të Shaqjes sipas dosjes hetimore. Dëshmia: Në cilësin e personit që ka dijeni për rethanat e ngjarjes është pyetur viktima Indrit Shaqëja, i cili ka shpjeguar se ka qënë duke qëndruar në ambjetet e dhomës duke gatuar. Polici i kollonës ka thërritur dhe i ka thënën Indrit…
Një ditë pasi Komisioni i Mandateve votoi pro kërkesës nga SPAK për arrestimin e tij, Sali Berisha nga selia blu sulmoi ashpër prokurorin e SPAK-ut, Arben Kraja, duke thënë se ka qenë “ish-oficeri i Policisë Sekrete të Enver Hoxhës dhe kandidat për deputet i PS”. “A ia vlen të komentojmë ne këtu për një mashtrues të rëndomtë që qëndron në detyrë në kundërshtim me ligjin aktual të prokurorisë? Që nuk ka as ligj dhe as moral, edhe për faktin se është shkarkuar me ligjin e lustracionit, në fakt iniciativë e ish-Presidentit Sali Berisha, ai nuk ka tagër të merret me…
Nga dëshmia e drejtorit të burgut të Peqinit, Kamber Hoxha, janë mësuar edhe negociatat me Sokol Mjacaj pas vrasjes së Arben Lleshit që ai të dorëzohej. Ai thotë se kërkesa e vetme që kërkoi, është një takim me prokurorin. “Objekti ishte ku bëhen takimet e familjarëve dhe kishte mbyllur derrën nga brenda dhe po qëndronte aty. Mësova nga punonjësit e policisë të planizuar në ajirosje dhe takimet me familjarët se i dënuari Sokol Mjacaj, ishte tek dhoma e takimeve dhe kishte armë me vete. Afrohem tek dera dhe i burgosurime tha që dua prokurorin se do ta dorëzoj armën. Në…
Për vrasjen e Arben Lleshit në burgun e Peqinit, Qani Muça në dëshminë e tij ka deklaruar se nuk e kishte firmosur ende marrjen e detyrës si shefi i policisë së burgut. Ai thotë se prej tetorit 2022 ka mbajtur detyrën e Specialistit të Regjimit të Posaçëm “41Bis”, por drejtori i Përgjithshëm të Burgjeve, Admir Abria, kishte urdhëruar emërimin e tij si shefi i Policisë së Burgut. Qani Muça ka deklaruar se ditën kur ka ndodhur vrasja, 15 dhjetor, ka qenë për inspektim në burgun e sigurisë së lartë edhe Drejtori i Policisë së Burgjeve, Paulin Rajta, të cilit po…
Grupi i Lulzim Bashës në PD, ka dorëzuar në Kuvend projektvendimin për ndryshimin e rregullores së brendshme të Kuvendit. Sekretari për Reformën Zgjedhore dhe Përfaqësuesi Ligjor i PD-së së vulës, Rezart Kthupi, në një deklaratë për media, është shprehur Partia Demokratike ka depozituar një projekt propozim në Kuvendin e Shqipërisë me qëllim krijimin e mekanizmit ligjor për heqjen e plotë të imunitetit të deputetëve. Gjithashtu Kthupi tha se çdo qëndrim kundër heqjes së plotë të imunitetit për deputetët është një tentative për të mos lejuar hetimin e korrupsionit të politikanëve apo të njerëzve të lidhur me ta. Deklarata nga sekretari…
Efiçenca e energjisë po kthehet gjithmonë e më shumë në një instrument të rëndësishëm për kursimin e energjisë elektrike, i cili po gjen zbatim jo vetëm në godinat private, biznes apo individuale, por edhe institucionet shtetërore. Zëvendëskryeministrja, njëherësh Ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, ka publikuar në rrjetet sociale një video ku e cilëson efiçencën e energjisë si një çelës suksesi për të gjithë. Pjesë e videos janë edhe qytetarë nga zona të ndryshme në vend të cilët kanë përfituar nga subvencionimi për vendosjen e paneleve diellorë për ngrohjen e ujit në banesën e tyre. Ata shprehen se kanë…
Sali Berisha thotë se do të ngrejë padi ndaj prokurorit Arben Krajës dhe Dritan Prençin për hetimet që janë bërë për inceneratorin e Tiranës. Nga një deklaratë për mediat, ai deklaroi se padi do të ngrenë edhe ndaj prokurorëve të SPAK që kanë hetuar sterilizimin dhe ish-ministrin Ilir Beqajn. “Kushtetuta e Shqipërisë ndaj qartë pushtetet. Amnistinë Kushtetuta ia njeh si të drejtë parlamentit shqiptar dhe këtë të drejtë, ajo ia njeh parlamentit me votim të cilësuar, dmth me tre të pestat e tij. Por Skapi i partisë ka marrë përsipër të bëjë rolin e parlamentit, të ushtrojë amnisti për krime…
Këtë të martë, kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta mblodhi Asamblenë e të zgjedhurve vendorë, ku gjatë fjalës deklaroi se bashkitë tentojnë që të bllokojnë llogaridhënien. Ai tha se buxheti i ri i vitit për vitin 2024, fokusi i tyre janë inceneratorët. “Bashkitë, tentativë për të bllokuar llogaridhënien. Duhet të vijojmë konsultat publike për buxhetin. Buxheti për vitin 2024, fokusi i tyre janë inceneratorët. Do të fokusohemi te biznesi i vogël dhe i mesëm, të dhënia e përparësisë. E dimë se ka shumë familje që kanë ngelur jashtë për shkak të tërmetit. Këto janë çështje që do të vazhdojmë…