Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar më datë 28.09.2023 ka paraqitur pranë Gjykatës kërkesën me objekt: Dërgimin për gjykim të ?ështjes penale në ngarkim të të pandehurit Kristo Agalliu akuzuar për figurën e veprës penale“Korrupsioni aktiv në zgjedhje”, parashikuar nga neni 328 i Kodit Penal dhe të pandehurit Agron Durraj akuzuar për figurën e veprës penale“Korrupsioni pasiv në zgjedhje”, parashikuar nga neni 328/b i Kodit Penal. Gjykimi i kësaj ?ështje u zhvillua me rregullat e gjykimit të shkurtuar. Në përfundim të gjykimit, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me trup…
Author: tirana
Policia e Fierit ka goditur një grup kriminal që trafikonte vepra të çmuara arkeologjike, kulti dhe arti. Mësohet se në kuadër të operacionit “Vlera” janë arrestuar 2 persona të cilëve iu gjetën në banesë vepra arti të vjedhura nga Greqia. Në pranga kanë rënë Shpëtim Kalemi, Pandeli Petani. “Gjatë këtij operacioni, u ushtrua kontroll në dy banesa në qytetin e Fierit, konkretisht në banesat e shtetasve Sh. K. dhe P.P, ku shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 107 vepra arti të dyshuara të trafikuara nga shteti grek. Ndër të cilat ikona dhe piktura të autorëve…
Nën masa të rrepta sigurie, ka mbërritur në Gjykatën e Elbasanit Sokol Mjaçaj, i dënuari me burgim të përjetshëm që vrau brenda ambienteve të burgut të Peqinit, Arben Lleshin. Sot gjykata pritet të japë masën e sigurisë ndaj tij dhe 12 të ndaluarve të tjerë, gardianë dhe civilë, të cilët dyshohet se bashkëpunuan me Sokolin për futjen e armës brenda ambienteve të burgut. I arrestuar është edhe drejtori i burgut të Peqinit, Kamer Hoxha. Prokuroria e Elbasanit po heton në pistën e vrasjes më pagesë, por Sokol Mjaçaj ka deklaruar se me viktimën ka pasur konflikte.
Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka ushtruar kontrolle në të gjithë territorin për sigurinë ushqimore në vend. Gjatë kontrolleve të ushtruara në Durrës, Elbasan dhe Kukës, janë konstatuar parregullsi në tre subjekte: “njësi prodhimi dhe përpunimi të qumështit dhe nënprodukteve të tij”, “Restorant me produkte mikse” dhe “Njësi tregtimi të produkteve ushqimore”. Në njërin nga subjektet referuar raport provës së produktit qumësht i freskët, është bllokuar një sasi qumështi me destinacion asgjësimin si ushqim i pasigurt dhe është marrë masë administrative e ndërprerjes së pjesshme së veprimtarisë prodhuese të produktit të qumështit të freskët, ndërsa në dy subjektet e tjera janë…
Këngëtari i njohur nga Kosova, Mili Sallauka sapo ka publikuar një Mashup me këngët më hit ndër vite dhe është një dhuratë për festat e fundvitit. Prej vitesh pjesë e tregut muzikor, Mili ka sjellë kolazhin e tij të preferuar të këngëve që tashmë i këndon live edhe në mbrëmjen apo aktivitetet ku është i ftuar.
Këtë të martë janë pubikuar datat e provimeve për Matura 2024, ku në 3 qershor do të jetë provimi i gjuhës së huaj dhe në 10 qershor gjuha shqipe dhe letërsia. Kurse më 18 qershor 2024 do të jepet provimi i matematikës, në 24 qershor provimi i lëndës me zgjedhje.
”83.7% e aksidenteve në vendin tonë ndodhin si pasojë e shkeljes së rregullave të qarkullimit rrugor”, kështu thotë eksperti i sigurisë rrugore Fadil Likaj, sipas të cilit celulari dhe humbja e vëmendjes është kthyer në problem kryesor. “Rreth 90% e aksidenteve në zonat urbane humbin për shkak të humbejs së vëmendjes ku pjesën më të madhe e zë përdorimi i celularit. Edhe ne si ekspertë aksidenti nuk e verifikojmë dot që në momentin e aksidentit kanë përdorur. Zakonisht drejtuesit e mjeteve i tremben policisë. Kjo grupmoshë është që fiton eksperiencë dhe mendojnë që e zotërojnë atë mjet në çdo kohë.…
Telegrafi britanik, shkruan se “Lideri i Serbisë shpalli fitoren në zgjedhje, pas akuzave se ka sjellë 40 mijë njerëz në Beograd me autobus”. Po ashtu në shkrim nënvizohet se projeksionet tregojnë se SNS ka fituar 38 për qind në kryeqytet, ndërsa SPN ka fituar 35 për qind. Kishte pretendime se votuesit paguheshin për të votuar dhe u bëheshin presione, si dhe raporte se një ekip vëzhgimi ishte sulmuar. Partitë opozitare akuzuan edhe partinë në pushtet për “ryshfet të votuesve, mbytje të lirisë së mediave, dhunë ndaj kundërshtarëve, korrupsion dhe lidhje me krimin e organizuar”. Presidenti i Serbisë mohon të gjitha…
2 dy orë para mbajtjes së seancës për masën e sigurisë ndaj Sokol Mjacajt dhe 12 punonjësve të burgut të Peqinit, Gjykata e Elbasanit është rrethuar nga forca të shumta policie. Policia e Elbasanit, ekipet Shqiponja dhe FNSH kanë marrë nën kontroll godinën e gjykatës, ku jepet masa e sigurisë për Mjacajn, i cili vrau të dënuarit Arben Lleshi dhe la të plagosur Indrit Shaqjen. Mjacaj i armatosur prej 20 ditësh Arma e zjarrit është futur në IEVP Peqin dhe më pas është mbajtur në dhomë nga Mjacaj për një kohë rreth 20 dite. Kjo armë dyshohet të jetë mbajtur…
Rregullorja e Kuvendit të Shqipërisë është shumë e qartë në hapat ligjorë që merr Parlamenti për kërkesën e SPAK-ut për arrestimin e Sali Berishës. Parlamenti do të votojë të enjten e 21 dhjetorit për të autorizuar SPAK-un të arrestojë Berishën. Për këtë i duhet të ketë një raport, që do të bëhet gati brenda të mërkurës, me dakordësinë e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike zyrtare, të përfaqësuar nga Enkelejd Alibeaj. Ky raport i dorëzohet Parlamentit që cakton rendin e parë të ditës dhe merr vendim me votim të hapur. Një seancë që nuk pritet të jetë e qetë, për shkak…
Bilanci tragjik nga tërmeti i fortë që ka goditur Kinën po shtohet, ku kanë dalë pamjet nga momenti i tërmeti me magnitudë 6.2 që goditi provincën rurale Gansu në veriperëndim të Kinës. Tërmeti që ka vrarë 105 persona deri më tani dhe ka plagosur mbi 250 të tjerë, ka rrënuar qindra ndërtesa. Këto pamje vijnë nga një restorant në qytetin Linxia dhe tregojnë momentin e tërmetit. Në video, klientët dhe stafi duket se vërejnë dridhjen fillestare, duke ndaluar për një moment përpara se të vrapojnë për të dalë jashtë godinës.
Një shqiptar i ka dhënë fund jetës para gruas dhe dy fëmijëve të tij. Ngjarja tragjike ka ndodhur ditën e djeshme në Mesini, në zonën Kalo Nero të Greqisë. 50-vjeçari shqiptar ende i paidentifikuar ka qëlluar veten me një pushkë pas një sherri të madh me gruan që sapo ishte divorcuar. Sipas mediave greke ai shkoi në një arë, ku punonte bashkëshortja me fëmijët, ku ndodheshin dhe shumë punëtorë të tjerë. Mësohet se ai ka filluar të debatojë ashpër me gruan dhe më pas është larguar. Fillimisht 50-vjeçari ka qëlluar në ajër, dhe fëmijët tentuan ta qetësonin. Më pas ai…