Ylli botëror, Celine Dion vijon që të luftojë me sëmundjen, por lajmet nuk janë pozitive për gjendjen e sa shëndetësore. Motra e saj, Claudette ka bërë të ditur se këngëtarja ka humbur kontrollin e muskujve. Çrregullimi neurologjik me të cilin është diagnostikuar 55-vjeçara ka filluar të përkeqësohet duke e penguar atë të këndojë. “Ajo që më thyen zemrën është se ajo ishte gjithmonë e disiplinuar.Është e vërtetë që si në ëndrrat tona ashtu edhe në ato të saj, synimi është rikthimi në skenë. Por kordat vokale janë muskuj dhe zemra është gjithashtu një muskul. Për shkak se është një rast…
Author: tirana
Bashkimi Evropian tha se ka vendosur sanksione të reja ndaj Rusisë për agresionin e saj kundër Ukrainës, duke goditur industrinë fitimprurëse të diamanteve, më shumë se 140 zyrtarë dhe organizata dhe ka përmirësuar disa rregulla, që Moska i ka përdorur për të anashkaluar sanksionet e mëparshme. Ky është raundi i 12-të i sanksioneve, që Bashkimi Evopian ka vendosur ndaj Rusisë, që kur Presidenti Vladimir Putin urdhëroi ushtrinë e tij të sulmonte Ukrainë pothuajse dy vjet më parë. Sanksionet kanë në shënjestër sektorin e energjisë, bankat, kompanitë, tregjet dhe ngrirjen e pasurive të mbi 1000 zyrtarëve rusë, përfshirë ndalimin e udhëtimit…
Dje (e hënë) ishte caktuar seanca për dhënien e masave të sigurisë për Sokol Mjacaj dhe 12 zyrtarët e ndaluar të burgut të Peqinit, atje ku u vra në qeli Arben Leshi dhe u plagos i dënuari tjetër Indrit Shaqja. Por seanca është shtyrë për këtë të martë. Hetimi paraprak i prokurorisë ka gjetur se aty nuk kishin funksionuar skanerët e kontrollit në hyrje të burgut- që ishin riparuar së fundi, dhe një pjesë e kamerave të sigurisë për vëzhgimin dhe dokumentimin e ngjarjeve. Mënyra e futjes së pistoletës me mulli në burg ka mbetur mister, megjithatë, dyshimet janë se…
Kader Kicaj ka bërë një rrëfim prekës e po aq emocional në Big Brother VIP Kosova 2. Ajo tregoi historinë familjare, ku e ëma e kishte braktisur qysh bebe, kur ka qenë dy muajshe. Bukuroshja nga Prizreni ndau sakrificat më pas pa nënën, e për jetën e saj me familjen e të atit dhe se si ndryshoi gjithçka për të. Rrëfimi i plotë Mami më ka braktisur kur kam qenë dy muajshe, motra ka qenë një vjeçe. Babi ka dalë jashtë, nuk ka qenë me neve. Për neve u kujdes gjyshja dhe gjyshi. Arsyen e ndarjes së mamit dhe babit…
Kjo e martë ka mbizotërim të kthjellimeve në pothuajse të gjithë territorin, por herë pas here do të ketë kalime të lehta të vranësirave të cilat më të theksuara pritet të jenë në zonat malore përgjatë kufirit Lindor. Ndërsa orët vijuese i bëjnë gradualisht vranësirat më të dukshme në vend, më të theksuara në skajin verior. E njëjta situatë e qëndrueshme meteorologjike do të vijojë edhe gjatë natës. Temperaturat e ajrit do të rriten sërish në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga -2 C deri në 18°C. Era do të fryjë e lehtë dhe herë pas here…
Dashi Të martën ka diçka në ndjenjat tuaja që nuk po shkon ashtu siç do të dëshironit. Duhet të përpiqeni t’i sqaroni gjërat, sepse kjo nuk është shumë mirë. Përsa i përket punës, përpiquni të krijoni një marrëdhënie besimi me kolegët, puna në grup është thelbësore. Demi Të martën përgatituni të përjetoni emocione të forta. Do të jeni ndër shenjat protagoniste të vitit të ri. Thjesht duhet të jeni më të përgjegjshëm. Kujdes nga gjuhët e liga edhe në punë, ka nga ata që do të përpiqen të vendosin një çelës në punët tuaja. Binjakët Të martën keni ndjenjën se…
Analisti Arjan Curri hedh një vështrim edhe mbi mundësitë e një përplasje mes Argita Malltezit dhe Shkëlzen Berishës, se kush nga këta të dy do të trashëgojë ‘kompaninë’ e babait që, sipas tij, është PD-ja. “Nëse vlerësojmë Berishën, vlerësimi është se ai po lufton me perandorinë. Por, përveçse po lufton ndaj SHBA-së, ka edhe një shqetësim tjetër se kujt do t’ia lejë partinë, papatin e tij. Pse në këtë tubim ishte Argita dhe jo Shkëlzeni? As e bija s’ka qenë e përzier me politikë, por po shfaqet sa në miting, sa në Kuvend. Argita është projektuar si pasardhëse e Berishës…
Një 28-vjeçar shqiptar ka rënë në prangat e policisë italiane pasi ka dhunuar bashkëshorten e tij. Ngjarja është shënuar në provincën Caserta, ku 28-vjeçari shqiptar ka dhunuar fizikisht me grushte bashkëjetuesen 38-vjeçare dhe ka rrëmbyer fëmijën 1-vjeçe duke tentuar të largohet në Shqipëri. “Do iki në Shqipëri, nuk ke për ta parë më kurrë vajzën”,i ka thënë ai 38-vjeçares para se të largohej.Mediat italiane raportojnë se gruaja ka njoftuar policinë, të cilët e kanë gjetur shqiptarin te shtëpia e një të afërmi. Mediat italiane raportojnë se gruaja ka njoftuar policinë, të cilët e kanë gjetur shqiptarin te shtëpia e një…
Aksi franko-gjerman ka marrë në dorë reformimin e Bashkimit Europian. Presidenti Emmanuel Macron dhe kancelari Olaf Scholz kërkojnë që, para hyrjeve të reja në Union dhe para zgjedhjeve të mëvonshme europiane, t’i sigurojnë BE-së mjete vendimmarrëse efikase dhe të parandalojnë që ndërtesa europiane “të shembet” nën goditjet sovraniste. Synimi është që të frenohet lideri hungarez, Viktor Orban, ose dikush si ai të paralizojë bllokun. Plani Macron-Scholz bazohet kryesisht në ndryshime rrënjësore, duke shndërruar votimin unanim në një shumicë të thjeshtë. Nuk është më një sekret që ashtu si Orban që bllokoi Ukrainën, çdo lider i 27 vendeve anëtare tani përfaqëson…
Ka hyrë në fuqi të hënën e 18 dhjetorit Rregullorja e re e Kuvendit të Shqipërisë, ndryshimet e të cilës u botuan në Fletoren Zyrtare. Këto ndryshime u miratuan në seancën plenare të datës 14 dhjetor, sipas së cilës një deputet, ose një grup deputetësh do ta kenë thuajse të pamundur që të bllokojnë zhvillimin normal të punës së Kuvendit apo të komisioneve parlamentare. Deputetët apo grupi i deputetëve të cilët kryejnë akte dhune dhe vënë në rrezik jetën e parlamentarëve apo ushtrojnë dhunë ndaj punonjësve të Gardës, ndezin mjete piroteknike, apo hedhin tymuese në Kuvend, do të përjashtohen deri…
Kryeministri Edi Rama vazhdon të jetë kryefjala e mediave greke kur vjen puna tek debati për anëtarësimin e Shqipërisë në BE dhe bllokadës që vendosi Greqia për shkak të çështjes Beleri. Amna.gr shkruan se Rama u shfaq “i palëkundur” në qëndrimin e tij për çështjen “Beleri”, duke thënë se “Shqipëria është bllokuar padrejtësisht, por puna për integrimin do të vazhdojë”. “Ne u bllokuam padrejtësisht (përfshirë edhe Samitin e fundit të BE-së), por ne do të vazhdojmë punën tonë. Unë jam i bindur që me fqinjët tanë, ne do të arrijmë së bashku që të vendosim arsyet madhore mbi këtë çështje,…
Gianni De Biasi, ish-trajneri historik i skuadrës kombëtare dha sot një koment për Kombëtaren dhe Sylvinho. “Kush e harron dashurinë e parë? Shqipëria ka qenë dhe mbetet dashuria ime e parë. Është e rëndësishme që Shqipëria u rikthye në Europian. Sukses që vjen nga puna e madhe, bravo të gjithëve”. Pak xheloz për skuadrën aktuale? “Jo, nuk jam xheloz. Asgjë nuk vjen rastësisht. Bravo Sylvinho për punën që ka bërë, bravo edhe atij që i besoi. Shqipëria niset e mposhtur, nuk ka asgjë për të humbur në aspektin teorik. Në praktikë besoj se do të kualifikohet Shqipëria”, theksoi tekniku italo-shqiptar.