Author: tirana

Gazetari Ilir Babaramo ka komentuar braktisjen e Berishës në protestën e tij më të fundit të organizuar para kryesisë së Kuvendit. Ai rrëfeu edhe një episod dhune nga një militant i Berishës ndaj ministrit të Jashtëm në vitin 1999. Pavarësisht se Babaramo nuk përmendi emrin e ministrit, sipas historikut të qeverive shqiptare, rezulton që asokohe ministër i Jashtëm ka qenë Paskal Milo. Gazetari tha në Report tv se pushteti i Berishës ishte tek militantët e dhunshëm që i mblidheshin në protesta. “Berisha e ka humbur mbështetjen prej kohësh që në përplasjen e parë që ka pasur brenda radhëve të veta,…

Read More

Shqipëria është në listën e destinacioneve që Drake mund të vizitojë në vitin e ardhshëm. Në Kick.com në një moment gjatë transmetimit, bashkë-prezantuesi i Drake e pyeti se ku ka menduar të udhëtojë për vitin e ardhshëm, ndërsa reperi përmend disa vende. “Unë do të udhëtoj në disa vende evropiane. Mendoj se do të shkoj në turne në Evropë, por përsëri, kjo është për punë.” “Nuk kam qenë kurrë në shumë vende. Nuk kam qenë kurrë në Itali, kurrë në Tokio, kurrë në Shqipëri”, tha Drake. Drake says he’s going on a Europe tour in 2024 🌍 pic.twitter.com/tykLZbiOii— Complex Music…

Read More

Me 6 vota pro, asnjë kundër dhe asnjë abstenim, Këshilli i Mandateve ka miratuar kërkesën e SPAK për dhënie autorizimi për arrestimin e Sali Berishës.   Me votat e mazhorancës është bashkuar edhe deputeti i Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj, i cili në fjalën e tij tha se “duhet të ketë zero imunitet, jo vetëm për Berishën por për askënd”. Ky raport sipas kryetares së Kuvendit, Linida Nikolla duhet të jetë gati deri ditën e mërkurë në orën 14:00 në mënyrë që t’ia kalojnë Kuvendit në seancën e datës 21 dhjetor.

Read More

Një 21-vjeçar është arrestuar dhe dy të tjerë janë shpallur në kërkim nga policia në Lezhë, pasi dyshohet se kishin planifikuar të kryenin një vrasje. Në pranga ka rënë shtetasi Mateo Dashi, dhe janë shpallur në kërkim Orgest Mehi dhe Gjon Martinaj. Këta shtetas janë ndaluar mbrëmjen e kaluar nga policia në vendin e quajtur “Kryqëzimi i Fushë Kuqes”, Kurbin, dhe nga kontrollet në makinë u janë gjetur një armë zjarri snajper me precizion të lartë, me një krehër me fishekë në të dhe një çantë me fishekë të tjerë për këtë armë. Sipas policisë këta shtetas ishin nisur për…

Read More

Enkelejd Alibeaj, përfaqësues nga radhët e PD në Këshillin e Mandateve ka dhënë aprovimin nga ana e PD për heqjen e imunitetit të Sali Berishës duke pranuar kërkesën e SPAK. Alibeaj: Në kushtet kur jam këtu si përfaqësues i opozitës e kam më të thjeshtë që ta shpreh që tani opinionin tim dhe të PD lidhur me kërkesën e paraqitur nga SPAK. Dhe kur them opinionin tim dhe të Pd duhet ta ndaj. Unë jam nga ata që do të duhet ta bëj të qartë barrën dhe peshën e madhe të vendimmarrjes në këtë këshill për dhënien e autorizimit. Nuk…

Read More

Nën dritën e diellit, në mes të rrugës e në sy të shumë kalimtarëve, Dedë Bici hapi zjarr ndaj Aleksandër Curajt, duke e lënë atë të plagosur. E pasi qëlloi të paktën 4 herë, u largua për te vendi ku kishte lënë biçikletën dhe sikur të mos kishte ndodhur asgjë, hipi mbi të e u largua. Këto pamje tregojnë pikërisht këtë moment… Curaj në anën tjetër u rrëzua mbi trotuar, ndërsa në ndihmë i shkoi një grua që po lypte aty pranë. Pamjet tregonin sesi ajo i mbante dorën 40-vjeçarit në pritje të ambulancës.

Read More

Mesatarja e uljes së çmimit të naftës gjate dy javëve të fundit është nga 9 ne 10 lek në vendin tone. Kjo është hera e parë që çmimet e karburanteve kanë tendencë uljeje në vend, që nga muaji maj, kur çmimet u rritën disa herë radhazi. Në pikat e karburanteve, nafta varion nga 188 lek në 189 lek. Pas datës 7 Qershor 2023, kur përfundoi funksioni i Bordit të Transparencës së Karburanteve, çmimi me pakicë ka lëvizur vetëm në rritje. Kjo rritje nuk justifikohet nga asnjë prej treguesve të bursës, as nga Çmimi Platz i Mesdheut, as nga vlera e…

Read More

Frikë dhe panik mesditën e kësaj të hëne në Athinë, ku një pako që përmbante gjysmë kilogram eksploziv është vendosur në hyrje të një komisariati policie, sipas mediave greke. Autoritetet u alarmuan kur një person i panjohur rreth orës 12:29 paralajmëroi për vendosjen e një bombe në rrugën Kokkinopoulou, në lagjen Zografou të kryeqytetit helen. Ai u la afat autoriteteve rreth 45 minuta për të ndërhyrë ose ndryshe do të kryente shpërthimin. Bomba ishte vendosur pranë selisë së forcave MAT. Forcat xheniere të policisë së Athinës rrethuan menjëherë zonën dhe arritën të çmontonin në kohë pajisjen shpërthyese.

Read More

Gjykata e Posaçme u detyrua të shtynte për më 8 janar seancën gjyqësorë ndaj Rezart Taçit, biznesmenit të akuzuar nga SPAK për përfshirje në përpjekjen për pastrimin e 18.3 milionë eurove të mafias italiane. Procesi ndaj biznesmenit ishte pezulluar për një vit për shkak se ai nuk është gjetur për t’u arrestuar në zbatim të një mase sigurie “arrest në burg” dhënë në mungesë ndaj tij. Seanca e së hënës u shty për shkak të mosnjoftimit të Taçit për procesin. Po ashtu, gjykata vendosi të bëjë njoftim me shpallje publike për gjyqin ndaj biznesmenit në kërkim. Në këtë proces, Taçi akuzohet…

Read More

Një tjetër ngjarje e shëmtuar u regjistrua në kampionatin shqiptar. Në minutën e 62-të në ndeshjen mes Luftëtarit dhe Butrintit pati një zënkë masive mes lojtarëve. Fillimisht u kapën Çelo dhe Lukas, ndërsa më pas ndërhyri Gjonaj dhe Jersival Santos. Dy të parët përfunduan të shtrirë në tokë, ndërsa kaosi pushtoi fushën dhe përleshjet vazhduan. Loja u ndërpre për tetë minuta, ndërsa në kokat e lojtarëve fluturuan flakadanë, duke i rrezikuar jo pak. Mjafton të shohim këto pamje për të kuptuar sesa kanë rrezikuar jetën futbollistët. Forcat e sigurisë e patën të vështirë për të vendosur rregull, derisa gjyqtari kryesor,…

Read More

Prokurori Arben Kraja parashtroi mesditën e kësaj të hëne kërkesën e Prokurorisë së Posaçme drejtuar Kuvendit, për heqjen e imunitetit të Sali Berishës. Kraja shpjegoi edhe përse prokuroria nuk iu drejtua Kuvendit kur vendosi masën e detyrimit të paraqitjes për ish-Kryeministrin. “Ne kemi vepruar bazuar në legjislacionin në fuqi, në Kushtetutën dhe Kodin e Procedurës Penale dhe kemi paraqitur atë kërkesë, të cilën na e ka miratuar edhe Gjykata e Shkallës së Parë dhe Apeli. Kështu që nga pikëpamja e përmbajtjes jemi totalisht të bindur që kemi të drejtë dhe i qëndrojmë kësaj deri në fund. Cilat janë arsyet përse? Gjithmonë…

Read More

Të tjera detaje janë zbardhur nga ngjarja që “zgjoi” qytetin e Shkodrës mëngjesin e kësaj të hëne ku 40-vjeçari Aleksandër Curaj është plagosur rëndë. Krimi ndodhi rreth orës 9:00 në vendin e quajtur “Dollari”, teksa në zonë ka pasur dhe qytetarë të tjerë. Një dëshmitare tha për gazetarët se shënjestra e atentatit mbeti rreth 10 minuta i shtritë në rrugë, derisa iu dha ndihma nga autoritetet. Më pas, 40-vjeçari u dërgua në spitalin rajonal, në gjendje të rëndë shëndetësore. Autori i plagosjes, Dedë Bici, u largua me një biçikletë në drejtim të kryqëzimit të ish degës ndërsa policia po punon për…

Read More