Author: tirana

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj i ka dhënë sot nënshtetësinë shqiptare, trajnerit të kombëtares Sylvinho. Dekreti, i firmosur nga Presidenti u bë i ditur në mbrëmjen gala me yjet e futbollit. Në fjalën e tij, Begaj tha se sot vlerësojmë më të mirët e të mirëve. Ndërsa Rama mes batutave u shpreh se dekretin po e lexon vetë ai, në mungesë të sekretarit të Presidentit. “Është kënaqësi të marr pjesë në këtë mbrëmje gala, të vlerësojmë më të mirët e më të mirëve, FSHF që na bëri krenar me pjesëmarrjen në e Evropianit 2024. Presidenti kërkoi mbështetjen e qeverisë, duke…

Read More

Ish-trajneri i Kombëtares, Edi Reja, ishte një nga të ftuarit special mbrëmjen e sotme në mbrëmjen gala të organizuar nga FSHF për “Më të mirët e vitit 2023”. Para startit të ceremonisë, Reja dha një prononcim për “Supersport”, ku rrëfeu emocionet e rikthimit në Shqipëri, por edhe komentoi kualifikimin e kuqezinjve në Europian… Xheloz për kualifikimin e Shqipërisë? Jo, aspak. Ishte një vazhdimësi e punës së nisur disa vite më parë. E gjeta Shqipërinë në një moment pak të vështirë dhe u munduam të ndryshojmë. Edhe kundërshtarët ishin më të fortë, pasi Polonia e këtij edicioni ishte më e dobët se ajo…

Read More

PD zyrtare votoi pro kërkesës së SPAK, duke bërë që Këshilli i Imunitetit dhe Mandateve në Kuvend t’i hapë rrugë përpilimit të raportit që do t’i paraqitet seancës plenare, ku pritet miratimi i kërkesës për arrestimin e ish-Kryeministrit Sali Berisha. Anëtari i Kryesisë së PD Endri Hasa tha në Report tv se qëndrimi i PD zyrtare ka qenë gjithmonë i njëjtë në lidhje me këtë çështje, duke theksuar se politikanët duhet të jenë të barabartë me qytetarët para ligjit. “Qëndrimi i PD ka qenë gjithmonë në mbështetje të drejtësisë/ është qëndrim i kahershëm i joni. Çdo politikan duhet të jetë…

Read More

Për të rritur edhe më tej sigurinë e fëmijëve dhe të rinjve në shkolla, do të kërkohet ashpërsimi i disa veprave penale që parashikohen nga Kodi Penal dhe që prekin të rinjtë. Ministri i Brendshëm Taulant Balla gjatë një seance dëgjimore në komisionin e Medias, ku raportoi për ecurinë e paketës së sigurisë në shkolla tha se është hartuar një pakete për rishikimin e këtyre veprave penale. “Kemi propozuar që nëse kryhet një vepër penale në perimetrin e sigurisë, të konsiderohet si rrethanë rënduese, nëse është kryer në dëm të një të mituri. Dhuna seksuale, pornografia, trafikimi i të miturve,…

Read More

Ditën e djeshme qarkulloi lajmi se Bleona Qerreti do i bashkohet kastit të Big Brother VIP 3. Ndonse këtë lajm Bleona e ka mohuar. Ajo ka publikuar një foto ku shkruan: Fake News, e përbri thotë:“Me gjithë dashurinë e madhe që kam për fansat shqiptarë dhe këmbënguljen e tyre të më shohin nga sa më afër në ekranet shqiptare, më duhet t’ju them që këto lajme nuk janë të vërteta. Do ju lutesha portaleve t’i hiqni nga qarkullimi”. E pra, Bleona sapo tregoi që s’do jetë pjesë në asnjë lloj forme edhe për ata që e dyshuan si opinioniste.

Read More

Çmimet e pronave në kryqytet kanë njohur një rritje të vrullshme, veçanërisht në tre vitet e fundit. Ky ka qenë një realitet i prekshëm jo vetëm për qëndrën e Tiranës, apo për zona të tjera si ish-blloku, zona e liqenit Artificial në të cilat çmimet janë dyfishuar gati edhe trefishuar, por edhe në zona të tjera periferike të cilat para disa vitesh mund të gjeje një banesë me çmim të arsyeshëm. Alket Bogdani, konsulentë pronash liston edhe zonat, si Fresku, Shkoza, zona ku kalon Bulevardi i ri të cilat ofrojnë aktualisht një alternativë të përballueshme për qytetarët. Veç kësaj janë…

Read More

Qeveria është detyruar të ndërhyje më Akt Normativ në Ligjin për Tatimin Mbi të Ardhurat të miratuar në fillim të këtij viti dhe parashikuar të hynte në fuqi më 1 janar të 2024-ës. Kjo për shkak të pamundësive teknike për zbatimin e tij që nga 1 janari i vitit të ardhshëm. Vështirësitë lidhen më së shumti me formularët e deklarimit të fitimeve, apo parapagimet për kategoritë e të vetëpunësuarve që ofrojnë shërbime profesionale, të cilët do bëhen subjekt i këtij ligji nga 1 janari. Për të gjithë tatimpaguesit, të regjistruar para datës 31 dhjetor 2023, të cilët janë subjekt i…

Read More

Sekretari për mediat në PD, Edvin Kulluri foli për vendimin e Komisionit të Mandateve për votimin pro heqjes së imunitetit të ish-kryeministrit Sali Berisha. Kulluri u shpreh se PD sot ka nevojë për një projekt politik dhe se ajo çfarë u ofrua nga Berisha ishte vetëm një projekt personal. “Kjo punë besoj në këtë mënyrë do të arrinte. Edhe zoti Berisha edhe ata deputetë që nuk ishin në sallë, kanë votuar pro heqjes së Saimir Tahirit dhe Arben Ahmetaj dhe nuk ka kuptim të mos votosh për heqjen e imunitetit të zotit Berisha. Pra nuk ke pse pengon hetimin nga…

Read More

Një fabrikë në zonën e Vaqarrit është përfshirë nga flakët. Ende nuk dihen shkaqet e zjarrit në fabrikën e vajit, ndërsa mësohet se zjarrfikësa ka shuar flakët. Nga zjarri ka patur vetëm dëme materiale. Policia bën me dije se ka nisur puna për zbardhjen e ngjarjes. Tiranë/Informacion paraprak Më datë 18.12.2023, në Vaqarr, ka rënë zjarr në një fabrikë vaji, me administrator shtetasin H. S. Zjarri është fikur dhe si pasojë e tij ka vetëm dëme materiale. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të rënies së zjarrit.

Read More

Prokuroria e Athinës ka ngritur zyrtarisht akuzat ndaj dy të shqiptarëve si autorë të plagosjes së tre të rinjve grekë mëngjesin e së shtunës në zonën e Gazit në Athinë. Bëhet fjalë për 33-vjeçarin tashmë të arrestuar, Emiliano Jakupi, si dhe 37-vjeçari Nardi Idrizi i shpallur në kërkim. Ku i fundit akuzohet për “vrasje të mbetur në tentativë” në seri, “armëmbajte pa leje” dhe “përdorim arme”. Ndërsa i arrestuari Emiliano Jakupi akuzohet për “bashkëpunim në vrasje të mbetur në tentativë” në seri. 33-vjeçari do të paraqitet në Prokurori ditën e mërkurë. Ndërkohë, mediat greke referuar burimeve raportojnë se 33-vjecari grek…

Read More

Një ngjarje me të vërtetë e pazakontë ka ndodhur sot në Nion të Zvicrës, pak minuta para fillimit të ceremonisë së hedhjes së shortit për fazën 1/16 të Ligës së Kampioneve. Zëvendëspresidenti i Interit, Javier Zanetti, për pak sa nuk përfundoi duke e parë aktivitetin nga televizori, pasi nuk e lejuan fillimisht në sallë. Argjentinasi kishte mbërritur vetëm në minutat e fundit pranë sallës dhe kishte harruar të merrte me vete lejekalimin e zakonshëm që mbahet për aktivitete të tilla. Një nga përgjegjësit e sigurisë, duke parë që atij i mungonte lejekalimi dhe pa e njohur se kush ishte, për…

Read More