Author: tirana

Nga protesta para kryesisë së Kuvendit, deputeti i PD-së Rithemelimit, Luçiano Boçi tha se ajo që po ndodh sot është një plan i mirëorganizuar. Për të kërkesa nga SPAK-u për heqjen e imunitetit të Sali Berishës është bërë me plan për të goditur opozitën dhe Sali Berishën. ”Ajo që po ndodh atje nuk është as rastësi, as gabim i SPAK. Është plan i detajuar dhe i aplikuar vite me radhë për të eliminuar vite me radhë demokracinë dhe vendosjen e hegjemonisë parti-shtet. Për t’i shtruar qilimin e kuq sundimit të Edi Ramës. Është qëllim për të goditur Sali Berishën. Nuk…

Read More

Prokurori i SPAK-ut, Arben Kraja në mbledhjen e Këshillit të Mandatave për heqjen e mandatit të Sali Berishës ka parashtruar edhe argumentet se pse SPAK kërkoi ashpërsimin e masës së sigurisë ndaj Sali Berishës. Kraja tha se kërkon nga Kuvendi autorizimin për arrestimin e Sali Berishës duke nënvizuar se nuk ka respektuar vendimin e GJKKO-së, për masën e sigurisë ‘detyrim paraqitje’. ‘Me datën 2 tetor 2023 është vendosur regjistrimi i emrit Sali Berisha si i dyshuar se ka kryer veprën penale korrupsion kryer në bashkëpunim. Nga hetimet vlerësohet se është krijuar dyshimi se Sali Berisha në cilësinë e tij si…

Read More

Vijon mbledhja e Këshillit të Mandateve për shqyrtimin e kërkesës së SPAK-ut për heqjen e imunitetit të Sali Berishës. Në këtë mbledhje janë përfaqësues të prokurorisë Enkeleda Millonai dhe Arben Kraja si dhe përfaqësues me prokurë të Sali Berishës, avokatët Genc Gjokutaj dhe Sokol Mëngjesi. Nga opozita i pranishëm është vetëm Enkelejd Alibeaj, ndërsa Sali Berisha ka refuzuar të marrë pjesë. Alibeaj i është drejtuar me një pyetje Genc Gjokutajt në lidhje me kërkesën për pezullimin e mbledhjes ose shtyrjen e saj. Enkelejd Alibeaj: Duke qenë se është kërkesë paraprake, e udhës është që të trajtohet me respektin maksimal, jo…

Read More

Deputeti i grupit të Berishës në PD, Edi Paloka në fjalën e tij para protestuesve në tubimin që po zhvillohet para Kryesisë së Kuvendit, u ka kërkuar shqiptarëve të bashkohen për të rrëzuar regjimin e Edi Ramës. Duke e krahasuar kryeministrin me ish-diktatorin Enver Hoxha, ai tha se diktatura sapo ka nisur të ngulë rrënjë sërish në Shqipëri, pasi forca dhe represioni i qeverisë u ka hyrë qytetarëve në ccdo shtëpi. “Kush do t’iu dal në krah nesër kur të vij t’ju shkatërroj pronat, t’ju marr dhe jetën. Çfarë po prisni? Nëse nuk e kuptoni që kjo që po ndodh…

Read More

Në takimin me skuadrën kombëtare të aktivizuar në punimet për fazën e anëtarësimit të Shqipërinë në Bashkimin Europian, kryeministri Edi Rama u ndal te “vetoja” greke që i dha një goditje procesit integrues të vendit. Rama pati një mesazh për homologun e tij grek Kiriakos Mitsotakis, sa i përket çështjes “Beleri” që ka ngrirë marrëdhëniet mes Athinës dhe Tiranës, duke theksuar se nuk do të ketë kompromis me çështjet që i takojnë drejtësisë. ”Besoj se nuk duhet të keni asnjë shqetësim, dhe besoj se nuk do të kemi asnjë humbje kohe pasi do të gjejmë gjuhën edhe për këtë, gjithmonë…

Read More

Avokati përfaqësues i Sali Berishës në mbledhjen e Këshillit të Mandateve, Genci Gjokutaj kërkoi që të pezullohet dhe të shtyhet mbledhja që po shqyrtoni kërkesën e prokurorisë për heqjen e mandatit të Sali Berishës. Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla tha se nuk jemi në rastet kur pezullohet seanca, pasi duhet të dëgjohen prokurorët. ”Nuk jemi në rastet e pezullimit të kësaj seancë. Nuk parashtruar asnjë dispozitë qoftë ligj qoftë rregullore. Nuk mund të pezullojmë një seancë pa dëgjuar kërkuesit siç janë prokurorët”,-tha Nikolla.

Read More

Po vijon mbledhja në Këshillin e Mandateve për heqjen e imunitetit të Sali Berishës vazhdon, dhe para Kryesisë së Kuvendit PD-ja e Sali Berishës po proteston. Shefi i Organizimit në PD, Klevis Balliu në fjalën e tij, është shprehur se asnjë nuk e ndal dot opozitën dhe asnjë nuk e ne zëvendëson dhe as e ndalon dot, Sali Berishën. Ai mbylli fjalën duke thënë se me kriminelët nuk ka diskutime, por përballje. “Jemi mbledhur këtu, për t’i bërë me dije narkoqeverisë, hajdutëve të pronave, Edi Ramës e Olsi Ramës, që opozitën nuk e ndalin, nuk e emërojnë dhe që Sali…

Read More

Ka nisur mbledhja në Këshillin e Mandatave në Kryesinë e Kuvendit, që do të shqyrtojë kërkesën e SPAK-ut për t’i hequr mandatin Sali Berishës, që ti hapet rrugë masës së arrestit ndaj tij. Vetë Sali Berisha nuk është paraqitur në mbledhje, por ka dërguar avokatët e tij, pasi është në protestën që po mbahet jashtë Kryesisë së Kuevndit. Ndërkohë nga radhët e opozitës është i pranishëm vetëm deputeti i Bashës, Enkelejed Alibeaj.

Read More

Prokurorët e SPAK-ut, të cilët kanë kërkuar arrestimin e Sali Berishës, kanë mbërritur në Kryesinë e Kuvendit. Në orën 12:00, Këshilli i Mandateve do të shqyrtojë kërkesën për heqjen e imuniteti të tij. Sali Berisha do të përfaqësohet nga avokati i tij në Këshillin e Mandateve, Genc Gjokutaj, ndërkohë që vetë merr pjesë në protestën pranë Kryesisë së Kuvendit.

Read More

Vajza e Sali Berishës i është bashkuar protestës së thirrur nga grupi i babait të saj. Argita Malltezi shihet në mesin e demokratëve që kanë nisur protestën përballë Kryesisë së Kuvendit. Duket se Malltezi do të jetë tashmë e përfshirë në çdo aktivitet që ndërmerr babai i saj, ndaj të cilit sot do të mblidhet edhe Këshilli i Mandateve për kërkesën e SPAK-ut për arrestimin e tij.

Read More

Edmond Sulaj është konfirmuar në krye të Policisë Shkodër. Edhe disa ditë më parë, drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku kreu ndryshime brenda radhëve të uniformave blu, duke firmosur lëvizjen e disa shefave të komisariateve në Tiranë. Altin Lila, nga shef i Komisariatit nr.3 në Tiranë, do të jetë në krye të Komisariatit nr.1 duke zëvendësuar në detyrë Petrit Halën. Ky i fundit do të emërohet në Librazhd. Bledar Rreshka nga sektori i krimeve në Elbasan është emëruar shef te Komisariati nr.3, duke zëvendësuar Altin Lilën. Sali Skura është emëruar shef në komisariatin nr.4, duke zëvendësuar Luan…

Read More

Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një takim me skuadrën kombëtare të negociatave për anëtarësim në Bashkimin Europian. Sipas kreut të qeverisë kjo skuadër shkëlqeu në fazën hyrëse të procesit dhe mori vlerësimet më të larta nga Brukseli. Kreu i qeverisë thotë se ata meritojnë falënderimet inkurajuese për të vazhduar më tej, në një rrugë ku çdo hap ngre më lart nivelin e demokracisë dhe institucioneve demokratike në Shqipëri.

Read More