Enkelejd Alibeaj është paraqitur në Kryesinë e Kuvendit ku dhe Këshilli i Mandateve do të shqyrtojë kërkesën e SPAK-ut për arrestimin e Sali Berishës. Enkelejd Alibeaj ka hyrë nga porta kryesore e kryesisë që ndodhet përballë kryeministrisë, dhe jo nga dera e pasme ku zakonisht hyjnë deputetët për mbledhjet e komisioneve.
Author: tirana
Këtë të hënë dy persona kanë humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur i plagosur si pasojë e një aksidentit të ndodhur në Rrugën e Arbrit. Bëhet e ditur se dy automjete janë përplasur afër Shkallës së Tujanit. Për pasojë një prej makinave ka rënë nga lartësia, në humnerë dhe dy personat që ndodheshin në të kanë humbur jetën. I plagosur ka mbetur drejtuesi i mjetit tjetër dhe po merr kujdes shëndetësor. Dy personat që humbën jetën nuk janë identifikuar ende. “Më datë 18.12.2023, në Rrugën e Arbrit, afër Shkallës së Tujanit, janë përplasur 2 automjete. Si pasojë e përplasjes,…
Sali Berisha ka paralajmëruar para protestës që do mbahet tek Kryesia e Kuvendit ku Këshilli i Mandateve do të shqyrtojë kërkesën e SPAK për arrestimin e tij, se ky është fillimi i betejës pa kthim. Po ashtu ish-kryeministri Berisha bëri me dije se nuk do të jetë në mbledhjen e Këshillit të Mandateve, atjke ku do të diskutohet kërkesa e SPAK-ut për arrestimin e tij. “Jam sot këtu për të shpallur fillimin e betejës pa kthim në rrugët e Tiranës, sheshet e saj në çdo skaj të vendit. PD është e vendosur t’i përgjigjet dhëmb për dhëmb sundimit të Edi…
Sali Berisha ka mbërritur në ambientet e selisë blu, ndërsa në mesditë pritet që Këshilli i Mandateve të shqyrtojë kërkesën për heqjen e imunitetit të tij. Mbledhja në Kryesinë e Kuvendit pritet të nisë në 12:00, kurse Berisha ka paralajmëruar një dalje për mediat në 11:00. Policia e Shtetit ka marrë masa të shtuara për protestë, ku forca të shumta policie të pajisur me maska kundragaz janë vendosur në afërsi të Kryesisë së Kuvendit dhe Kryeministrisë. Gjithashtu efektivët janë vendosur “gardh” tek dera godinës së Kryesisë, ndërsa brenda saj qëndrojnë vendosur gardistë, po ashtu të pajisuar me maska kundragaz.
Këshilli i Mandateve do të mblidhet sot në Kryesinë e Kuvendit, për të diskutuar për kërkesën e SPAK-ut për arrestimin e Sali Berishës. Ky këshill përbëhet nga 10 deputetë, me përfaqësim të barabartë mes shumicës dhe pakicës parlamentare dhe drejtohet nga Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla. Që mbledhja të jetë e vlefshme të pranishëm duhet të jenë jo më pak se 5 anëtarë. Kjo do të thotë se mazhorancës i mjaftojnë 5 anëtarët e saj për të plotësuar kuorumin. Ky këshill nuk voton, por brenda 2 javëve përgatit një raport, në të cilin rekomandon rrëzimin ose miratimin e dhënies së…
Nga Roland Qafoku E hëna në Komisionin e Mandateve dhe e enjtja në seancë plenare do të jenë dy ditët që Sali Berisha do të donte të mos i kishte në CV-në e tij. Deputetët do të marrin në shqyrtim kërkesën e drejtuesit të SPAK Altin Dumani të dërguar më 12 dhjetor, në të cilën, i kërkon Kuvendit autorizmin për arrestimin e tij. Nuk ka ndonjë dyshim që kuvendi do ta japë këtë rekomandim. I gjithë opinioni nuk ka pritshmëri tjeter, përveçse asaj që mazhoranca socialiste dhe bashkë me të edhe disa vota nga e djathta, do të japë e…
Leonard Farruku i dha fund jetën në anijen Bibby Stockholm, atje ku mbahen azilkërkuesit e regjistruar në Britani. I riu nga Maënza e Durrësit, kishte thënë se kushtet në anijet hotel ishin të mira, por rojet e sigurisë i trajtonin emigrantët si kafshë. E motra e Leonardit e cila jeton në Itali ka deklaruar se “do të gjejë qetësinë vetëm atëherë kur të mësojë të vërtetën se çfarë ndodhi atë natë me vëllanë në anijen hotel Bibby Stockholm”. Sipas saj ai mbërriti në Angli me ëndrrën për një punë më të mirë dhe më e rëndësishmja të fitonte leje qëndrimi…
Sot pritet që Këshilli i Mandatave të vendosë mbi “fatin” e ish-kryeministrit Sali Berisha, pasi SPAK kërkon arrestimin e tij. Brenda godinës ndodhen gardistë të shumtë, të cilët ashtu si edhe efektivët e policisë janë të pajisur me maskë kundragaz. Mësohet se opozita nuk do të bllokoje Komisionin e Mandateve, por do bojkotojë mbledhjen. Pritet që në mbledhje të jenë avokatët e Berishës, por jo ish-kryeministri. Nga ana tjetër, Sali Berisha ka shkelur sërish vendimin e gjykatës dhe nuk është paraqitur për herë të katërt në SPAK në zbatim të masës së sigurisë ”detyrim paraqitjeje”. Berisha sipas gjykatës duhet të…
Mëngjesin e sotëm një plagosje me armë zjarri ka ndodhur në Shkodër. Aleksandër Curri është qëlluar me armë zjarri në qendër të qytetit. Dyshohet se autori ka qëlluar 4 herë. ”Iku vrap dhe ra atje! Isha këtu duke lypur. Shkovi sërish atje e pashë. Nuk e di se kush i qëlloi. Ka qëndruar 10 minuta. ”Më jepni ndihmë më jepni ndihmë”,-tha ai. Në këmbë ka ikur. I dhasë ndihmë e parë”,-tha dëshmitarja.
Një gardh i fortë me forca të shumta Policie janë vendosur në afërsi të Kryesisë së Kuvendit dhe disa efektivë janë vendosur tek dera e godinës, kjo para protestës së paralajmëruar nga PD-ja e Berishës. Sot pritet që Këshilli i Mandatave të vendosë mbi “fatin” e ish-kryeministrit Sali Berisha, pasi SPAK kërkon arrestimin e tij. Brenda godinës ndodhen gardistë të shumtë, të cilët ashtu si edhe efektivët e policisë janë të pajisur me maskë kundragaz. Këshilli i Mandateve do të mblidhet në orën 12:00 për të marrë në shqyrtim kërkesën e SPAK-ut, që kërkon dhënien e autorizimit për arrestimin e…
Një vajzë me flokë të shkurtra dhe pa format e zakonshme që jemi mësuar në konkurse bukurie, ka fituar titullin “Miss France” dhe menjëherë kanë shpërthyer polemikat. 20-vjeçarja Eve Gilles u kurorëzua Miss përpara 7,5 milionë spektatorëve. “Kemi parë Miss-e me flokë ta gjatë, por unë zgjodha një pamje androgjinore me flokë të shkurtër. Askush nuk duhet të na thotë se si duhet të dukemi. Gratë janë të ndryshme dhe të gjitha jemi të veçanta”, tha Gilles pasi mori çmimin. Fituesja e Miss France zgjidhet me votat e publikut dhe të jurisë. Gilles doli e treta nga votat e publikut,…
Vitamina C shkurton kohëzgjatjen e sëmundjes, forcon sistemin imunitar dhe shërben si antioksidant kundër radikaleve të lira. Prania e saj është e rëndësishme në të mirë të sistemit imunitar, kundër sëmundjeve të zemrës, problemeve me shtatzaninë, sëmundjeve të syve dhe rrudhave të parakohshme. Ajo mbështet rritjen normale të trupit, zhvillimin e tij dhe përthithjen e hekurit. Organizmi i njeriut nuk mundet të prodhojë apo ruajë vitaminën C. Kjo e bën marrjen e kësaj vitamine nga ushqimet, një nevojshmëri të madhe. Sa ju nevojitet Meshkujt: 90 miligramë në ditëFemrat 75 miligramë në ditë, (përveç femrave shtatzënë dhe nënave që ushqejnë me…