Emocione, spektakël, por asnjë gol. Liverpool dhe Manchester Untied ndajnë pikët në “Anfield”, në sfidën e Premier League. Në minutën e 29-të, Van Dijk iu afrua golit me një goditje me kokë, por poriteri Onana i tha jo, duke bërë një pritje fantastike. Në pjesën e parë, dominimi total i vendasve nuk u shpërblye me gol, pavarësisht 3 goditjeve në portë kundrejt 0 të kundërshtarve. Në minutën e 86-të, The Reds reklamojnë një penallti pas një prekje me dorë të Luke Shaw. Gjithsesi, sipas arbitrit Oliver, gjithçka ishte e rregullt. Në shtesë, “Djajtë e kuq” mbeten me një lojtar më…
Author: tirana
Pyetja nëse Sara Hoxha dhe Ledri Vula janë bashkë ka trazuar rrjetin prej disa muajsh. E pyetur nga gazetari Ronaldo Sharka gjatë premierës së filmit “5 herë jo” nëse është ndarë apo jo me këngëtarin, Sara sërish nguroi të jepte një përgjigje. Në tentativën e gazetarit për të marrë një përgjigje, Sara u nervozua dhe braktisi intervistën. Do na e thuash përfundimisht, kur do dilni në një reagim publik ti dhe Ledri për situatën tuaj? Sara: Kur të mendojmë që jemi gati! Paçim, shijojeni filmin! -Domethënë nuk jeni ndarë Sara: Prandaj u eliminove ti, duhet të ndalosh t’i japësh kaq shumë gojës…
Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj feston ditën e sotme ditëlindjen e tij. Veliaj, sot bën fiks 44 vjeç, ndërsa karriera e tij është e mbushur me ngjarje politike, ku ai ka mbajtur disa poste si deputet, e ministër, dhe ky është mandati itretë si kryetar i Bashkisë së Tiranës. Veliaj ka lindur në 17 dhjetor 1979. Veliaj është i martuar me Ajola Xoxën, ndërsa të dy janë prindër të vogëlushit Kajan.
Pas një kualifikimi perfekt, sfidat u rikthyen shumë shpejt për Shqipërinë. Më 2 Dhjetor njohu kundërshtarët me të cilët do të përballet në finalen e kampionatit evropian. Italia, Kroacia dhe Spanja janë tre skuadrat me të cilat Shqipëria do të masë forcën dhe të synojë kalimin më tej. “Tashmë jemi në një kompeticion, akoma më të vështirë dhe ekipe më të forta. Urojmë që t’i kemi të gjithë futbollistët mirë dhe të bëjmë sa më mirë. Të kënaqim ato që do vijnë dhe të gjithë ato që do na ndjekin përmes ekranit. Urojmë të shkojmë më tej dhe të mos…
Hezbollahu dhe Izraeli kanë deklaruar se të dyja palët kanë vazhduar të shkëmbejnë zjarr përtej kufirit libanez sipas Sky News. Izraeli ka deklaruar se përdori artileri, tanke dhe sulme ajrore për të goditur objektivat e Hezbollahut, të cilën e quajti si “celulë terroriste”. Hezbollahu nga ana tjetër deklaroi se kishte qëlluar në një sërë objektivash ushtarake izraelite përgjatë kufirit, duke përfshirë një kazermë, një qendër komandimi dhe një vinç ushtarak që instalonte pajisje vëzhgimi. Përplasjet mes palëve në këtë zonë kanë vrarë më shumë se 130 njerëz në Liban, përfshirë 94 Luftëtarë të Hezbollahut dhe 17 civilë, ndërsa në Izrael…
Detaje të reja janë zbuluar për plagosjen e Adriatik Kalemit alias Andrea Kalemit në një burg të Greqisë. Mësohet se autori egjiptian ishte transferuar nga burgu i Domokos në burgun e Koridhalos, ndërsa në telefonin e tij ai kishte foton e Andrea Kalemit, për të cilin dyshohet se ishte paguar ta vriste. Sapo ka parë foton ai e ka qëlluar me thikë. Telefoni i egjiptianit u gjet i thyer më pas, ndërsa nuk dihet nëse e ka thyer vetë apo nga përleshja me të burgosurit e tjerë.
Një përplasje mes të burgosurish në burgun “Koridhalo” në Greqi ka përfunduar me një të plagosur. Ka qenë një person nga Egjipti që sapo ishte transferuar nga burgu i Dhomokosë, ai që ka qëlluar disa herë me thikë mbi 52 vjeçarin me shtetësi shqiptare, emri i të cilit është Andrea Kalemi nga Tepelena. Ngjarja ndodhi në momentin që Kalemi po përgatitej të linte burgun për të fituar lirinë. I plagosuri u dërgua në spital ku iu dha ndihma e parë. Autorit iu gjet në dorë një thikë artizanale dhe një telefon dhe do të dënohet për tentativë vrasje. Ngjarja ndodhi…
Presidenti i Republikës Srpska, Millorad Dodik ka votuar sot në Banja Llukë të Bosnjës në kuadër të zgjedhjeve parlamentare të mbajtura në Serbi. Megjithatë, Dodik këtë nuk e bëri në kabinën e rezervuar për votim, por në një tavolinë përballë gazetarëve të shumtë që patën rastin edhe ta filmonin. Kamerat regjistruan momentin kur ai merr fletën e votimit dhe nuk futet në hapësirën e rezervuar për votim, siç edhe parashihet me ligj për të siguruar votimin e fshehtë. Në vend të kësaj, ai e vendosi fletën e tij në tavolinë para vëzhguesve dhe ekipeve të shumta të gazetarëve, që të…
Mimoza ka ardhur posaçërisht nga Gjermania në “Ka Një Mesazh Për Ty” për të realizuar një ëndërr. Në rubrikën e programit “E Diela Shqiptare” në Tv Klan ajo ka ftuar vëllain e saj, Shkumbinin dhe kunatën, Hazbijen për t’iu dhënë një mori lajmesh të gëzuara. Përpara se Gjebrea t’u zbulonte se kush ndodhej në anën tjetër të studios, Shkumbini dhe Hazbija vunë re një zarf dhe një çelës pranë tyre. Pasi shohin në ekran se është Mimoza ajo që i ka thirrur, ka ardhur momenti të mësojnë kuptimin e dy objekteve që do t’iu ndryshojnë jetën. Ardit Gjebrea: Çfarë është? Shkumbin: Është…
Milani iu gëzua fitores 3-0 ndaj Monzës, në kampionat. Pas ndeshjes,trajneri i kuqezinjve, Pioli u shpreh se skuadra kur është e vendosur, nuk i diskuton aspak 3 pikët. “Deri tani kam zbuluar te lojtarët e mi gatishmëri dhe fleksibilitet. Dalja e Pobegës na detyroi të ndryshojmë disa pozicione.Kur kemi këtë vendosmëri dhe fitorja absolute e ndeshjes nuk është problem për lojtarë kaq të mirë. Ne fituam kundër një ekipi që luan futboll të mirë, vuajtëm kur duhej të vuanim. Një paraqitje e mirë” – tha ai. Pioli shtoi: Më pëlqeu gjithçka në ekip sot: e nisëm mirë, dinim të vuanim,…
Në Serbi po mbahen zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare, lokale e krahinore. Gazetari Xhemajl Rexha është shprehur se rreth 100 mijë serbë që jetojnë në Kosovë kanë udhëtuar drejt Serbisë për të marrë pjesë në zgjedhje. Në një intervistë për Euronews Albania, ai theksoi se është hera e tretë që në Kosovë nuk lejohen zgjedhjet. “Sipas disa shifrave, numri i atyre serbëve që jetojnë në Kosovë dhe që kanë të drejtë vote mund të shkojnë deri në 100 mijë. Është hera e tretë që nuk lejohen zgjedhjet e Serbisë në Kosovë dhe një numër i konsiderueshëm, kanë shkuar për të votuar.…
Volumi i shitjeve në tregtinë me shumicë dhe pakicë, përfshirë riparimin e automjeteve dhe motorçikletave shënoi rënie me 0.6 % në tremujorin e tretë 2023, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Ndërkohë, referuar statistikave më të fundit ë publikuara nga INSTAT në raportin për “Statistikat afatshkurtra”, numri i të punësuarve shënoi rritje 0.5 %, krahasuar me tremujorin e tretë 2022. Në këtë periudhë, rritje të ndjeshme prej 16 % shënoi fondi i pagave.