Author: tirana

Kjo e hënë ishte caktuar për dhënien e masave të sigurisë për Sokol Mjacaj dhe 12 zyrtarët e ndaluar të burgut të Peqinit, ku u vra në qeli Arben Leshi dhe u plagos i dënuari tjetër Indrit Shaqja. Por seanca e sotme është shtyrë. Zyrtarët e ndaluar të burgut të Peqinit: Kamber Hoxha, 59 vjeç, banues në Tiranë, me detyrë Drejtor i IEVP Peqin; Qani Muça, 60 vjeç, banues në Elbasan, me detyrë shef i Policisë së IEVP Peqin; Nikolin Gjonpalaj, 54 vjeç, banues në Tiranë, ish-shef i Policisë së IEVP Peqin; Vilson Shima, 37 vjeç, banues në Tiranë, me…

Read More

Koalicioni opozitar “Serbia kundër dhunës” pretendon se Partia Progresive Serbe (SNS) ka marrë 21.000 vota më shumë se lista e tyre në zgjedhjet në Beograd. “Duke pasur parasysh se më shumë se 40.000 persona pa vendbanim të ligjshëm u sollën në Beograd në mënyrë të organizuar për të mbështetur listën e SNS-së, e cila ndryshoi në mënyrë drastike vullnetin elektoral të qytetarëve të Beogradit, ne kërkojmë anulimin e zgjedhjeve në qytetin e Beogradit dhe përsëritja e votimit për Kuvendin Komunal”, tha koalicioni sipas REL. Nga ky koalicion po ashtu kërkuan “pastrimin e listës zgjedhore”. Më herët, SNS hodhi poshtë akuzat…

Read More

Lidhja e Jonida Maliqit dhe Romeo Veshjat vijon që të komentohet, edhe shumë kohë pas ndarjes së tyre. Ata flasin gjithmonë pozitivisht për njëri-tjetrin sa herë u jepet rasti, rrjeti ka gjithmonë nga një koment për të bërë për ta. E ftuar në premierën e filmit “5 Herë Jo”, këngëtarja Jonida Maliqi nuk shpëtoi nga pyetjet në lidhje me marrëdhënien që ka me Romeon, të cilin pa dyshim e ka ndeshur edhe gjatë premierës së filmit. E pyetur si është raporti i tyre sot, Jonida u përgjigj hapur. “Shumë miqësor. Mua më vjen çudi ndonjëherë për atë realitetin që na…

Read More

Princesha Charlotte është më e pasur se shumë fëmijë në Tokë, madje edhe se vëllezërit e saj. Kjo ka ndodhur për shkak të ndikimit të nënës së Charlotte-s, princeshës së Uellsit, e cila njihet për shijen e hollë në veshje dhe qasjen ndaj modës. Charlotte ka një vlerë pasurie prej £3.5 miliardë, pak më e lartë se pasuria e George prej £3.4 miliardë. Kjo vlerë është llogaritur bazuar në trashëgiminë e ardhshme të fëmijëve të familjes mbretërore, plus ndikimet e tyre individuale në ekonominë e Mbretërisë së Bashkuar. “Edhe pse vlera e pasurisë së saj neto ka rënë me 12%…

Read More

Këtë të hënë rinis procesi i Vetting-ut në Policinë e Shtetit. Duke nisur nga sot, datë 18 dhjetor ora 09:00, do të nisin seancat publike me subjektet e vlerësimit kalimtar, të cilat që pas ndryshimeve të fundit ligjore, kryhen nga Trupa e Vlerësimit që është ngritur pranë Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore. Ministria e Brendshme bën me dije se janë 3 drejtues të lartë të Policisë dhe AMP që do të përballen me gjetjet e Trupës Vlerësuese. Një prej tyre do të jetë Edmond Sulaj, me funksion Drejtor i Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër, në Policinë e Shtetit. Trupa e Vlerësimit:…

Read More

Mëngjesin e kësaj të hëne, një 54-vjeçare ka ndërruar pasi u përplas për vdekje nga një makinë rreth orës 06:10, në Rrugën e Elbasanit. Nuk dihen ende shkaqet e aksidentit të rëndë të ndodhur këtë mëngjes në kryeqytet, ndërsa grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave. “Më datë 18.12.2023, rreth orës 06:10, në Rrugën e Elbasanit, automjeti me drejtues shtetasin P. Xh., ka aksidentuar shtetasen A. R., 54 vjeçe, e cila si pasojë e aksidentit ka ndërruar jetë në vendngjarje. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit”, sipas policisë.

Read More

Këtë të hënë Këshilli i Mandateve do të mblidhet në orën 12:00 në Kryesinë e Kuvendit, kjo për të marrë në shqyrtim kërkesën e SPAK, që kërkon dhënien e autorizimit për arrestimin e Sali Berishës. Vetë ky i fundit ende nuk e ka qartësuar nëse do të jetë para Lindita Nikollës dhe 4 socialistëve të tjerë, anëtarë të Këshillit të Mandateve për të bërë mbrojtjen e tij, apo nëse do të dërgojë një mbrojtës ligjor. Në pikëpyetje, është edhe prezenca e anëtarëve të opozitës në Këshillin e Mandateve, pasi 4 nga 5 prej tyre, Gazment Bardhi, Greta Bardeli, Ervin Salianji…

Read More

Lista e Partisë Përparimtare Serbe e Aleksandër Vuçiç ka fituar 46.6 për qind të votave në zgjedhjet e 17 dhjetorit, që sipas rezultateve të numëruara deri më tani, rezulton të kenë fituar 129 deputetë nga 250 që ka parlamenti serb. Nga ana tjetër, Shaip Kamberi ka arritur që të sigurojë sërish mandatin e deputetit në parlamentin serb, pas zgjedhjeve të jashtëzakonshme që u mbajtën një ditë më parë. Pas kësaj fitoreje, në një postim në Facebook, Kamberi ka zgjedhur që të japë një mesazh me një thënie të boksierit Muhamed Ali. “Sa herë që hyja në ring, të paktën gjysma…

Read More

Këtë të hënë moti parashikohet i kthjellë me vranësira të pakëta kalimtare kryesisht në orët e mesditës. Ditën e mërkurë dhe të enjte dominon mot i kthjellët si dhe alternime vranësirash kryesisht në relievet malore. Ditën e premte vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndruashme. Moti parashikohet me reshje shiu të herëpasherëshme me intensitet të ulët në veri që në orët e para të ditës. Në mesditë pritet që reshjet të fitojnë territor dhe intensitet. Në veri reshje të shpejta shiu në formën e shtrëngatave hera-herës me intensitet mesatar shoqëruar me shkarkesa elektrike. Në Alpe dhe në…

Read More

Dashi Duke filluar nga kjo mbrëmje do të ndiheni shumë më mirë, do të jeni më pozitivë dhe energjikë. Përfitoni nga kjo për të treguar dashurinë tuaj ndaj personit të dashur për ju. Demi Të hënën do të kaloni një fazë disi të plogësht që do t’ju habisë pasdite, kur të jeni më të lodhur, përpiquni të mos nervozoheni, kontrolloni me kujdes fjalët dhe shmangni diskutimet e mëtejshme, veçanërisht me partnerin tuaj. Binjakët Të hënën një ditë pozitive, veçanërisht në dashuri, inkurajoni pajtimin dhe sqarimet nëse keni rënë kohët e fundit me dikë, shmangni ngritjes së mureve nëse doni dikë,…

Read More

Kryeprokurori i Prishtinës Kujtim Munishi ka folur ekskluzivisht për emisionin “Revieë” në Euroneës Albania, në lidhje me vrasjen e Liridona Ademajt. Ai theksoi se hetimet kanë marrë drejtimin e duhur, duke nënvizuar se mund të zgjasin deri në dy vjet. Munishi theksoi se rasti po trajtohet nga prokurore serbe, pasi prokurorja e mëparshme e ka dorëzuar vetë rastin. “Hetimet kanë marrë drejtimin e duhur dhe puna që është bërë deri tani e arrirë. Nuk mund të them saktësisht se sa kohë do të marrë specifikisht kjo ngjarje, por për hetime dhe dosje të tilla mund të duhen deri në dy…

Read More

Nelson Hysa ka marrë fitoren e 14-të në karrierë, pasi boksieri shkodran ka hedhur “Knock Out” pas vetëm 57 sekondave në raundin e parë Luis Jose Marin Garcia. Në “Challange Club Arena” në Offenbach të Gjermanisë, shkodrani nuk e ka lënë rivalin të “merrte frymë”, duke e rrëzuar në ring pas më pak se 1 minute. 38-vjeçari venezuelian nuk i ka bërë ballë shtatëlartit shkodran, që pikën më të fortë ka gjatësinë. Për peshën më shumë se 90 kilogramë në kategorinë WBC, Hysa ka siguruar fitoren e 14-të në karrierë dhe të 12 me K.O. Pak javë më parë 39-vjeçari…

Read More