Author: tirana

Kamber Hoxha, drejtori i policisë së burgut të Peqinit, në dëshminë e tij, është mësuar sesi Sokol Mjacaj u zhvendos nga 41-bis në godinën B. Mjacaj ka thënë se do të shkonte të merrte një kafe në dhomë dhe ka dalë në ajrosjes më pas për të qëlluar nga dritarja pasi i foli në emër të dëmtuarve i ka qëlluar me armë. Më pas i vendosi pistoletën në qafë punonjësit të policisë dhe hyri në dhomat e takimit të familjarëve mbylli derën me lloz nga brenda dhe kërkonte prokurorin për tu dorëzuar. Pjesë nga dëshmia Më datë 15.12.2023 rreth orës…

Read More

Indrit Shaqja, që i plagosur me armë zjarri në burgun e Peqinit nga Sokol Mjacaj, pasi eliminoi Arben Lleshin, ka shpjeguar se ka qenë duke qëndruar në ambientet e dhomës duke gatuar kur ndodhi ngjarja. Ai ka thënë se polici i kolonës e ka thirrur atë dhe i ka thënë se e kërkojnë tek zgara e kolonës së sektorit. Pasi ka dalë dhe ka parë se e kërkonte Mjacaj, i cili i ka thënë që të njoftojë Arben Lleshin për të dalë në dritare se ka për t’i thënë diçka. Pasi është futur në dhomë, Arben Lleshi është afruar tek…

Read More

Drejtuesi i një motori ka përfunsuar në spitalin e Fierit, pasi u përplas nga një makinë. Ngjarja ndodhi këtë të martë pranë një qendre tregtare. Drejtuesi i motorit mësohet se u dërgua me urgjencë drejt spitalit, për shkak të plagëve të marra. Në vendin e ngjarjes shkoi policia e cila nisi punën për zbardhjen e rrethanave të këtij aksidenti. Si pasojë e këtij të fundit, në këtë aks rrugor raportohet që aktualisht të ketë trafik të rënduar.

Read More

Papa Françesku u ka dhënë pëlqimin e tij priftërinjve katolikë që të bekojnë çiftet e të njëjtit seks. Lajmin e bënë të ditur mediat italiane, dhe nënkupton se ndalimi i vendosur më herët nga komiteti kompetent i Vatikanit nuk është më në fuqi. Kjo nuk do të thotë se lejohet martesa fetare e çifteve të të njëjtit seks. Është hera e parë që Kisha Katolike shprehet qartë për këtë temë, duke iu referuar “një bekimi për shëndetin, ndihmën e ndërsjellë, mbështetjen dhe paqen shpirtërore” të çifteve të të njëjtit seks. Lëvizja konsiderohet si një hap i madh në përpjekjet e…

Read More

Maurizio Pochettino thekson se Carabao Cup është një prioritet për Chelsea këtë sezon dhe ai po përpiqet të fitojë trofeun e tij të parë. Chelsea pret në “Stamford Bridge” skuadrën e Newcastle në çerekfinale dhe do të përpiqet të presë biletën në katër skuadrat më të mira të kompeticionit vendas. “Sigurisht, unë dua të fitoj një trofe këtu në Angli. Unë dua të ngre një trofe tani në këtë kompeticion, sepse është e rëndësishme”. Christopher Nunku të debutojë sot pas rikthimit nga dëmtimi në gju. Me shumë mundësi sulmuesi francez do ta nisë nga stoli, duke mos qenë ende 100%…

Read More

Shpëtim Kalemi, banor i komunitetit rom, është një prej autorëve të dyshuar për trafikim të veprave të artit. Kryeplaku i fshatit Drizë, Panajot Alushi kundërshton arrestimin e Kalemit, pasi e quan padrejtësi. Për mediat ai tha se personat e arrestuar nuk kanë lidhje me trafikimin e veprave të artit, duke thënë se bëhet fjalë për gjëra të vjetra me vlerë të ulët. Ai thotë se Shpëtim Kalemi i arrestuar ka kaluar edhe doganën greke dhe shqiptare dhe nuk është ndaluar. “Pa urdhër, pa pasur një shkresë për tu hapur banesa. Unë jam përfaqësuesi i fshatit. Po na sorollasin dhe marrin…

Read More

Ashtu si shumë kryeqytete të Europës, edhe Tirana është bërë gati për të mikpritur festat e fundvitit. Në sheshin “Skënderbej” ka nisur atmosfera, një hapësirë festive ku qytetarët mund të kalojnë kohën dhe të argëtohen. Qyteti i Tiranës është zbukuruar nga dritat dhe dekoret e ndryshme në prag të festave të fundvitit, Krishtlindjet dhe Viti i Ri. Me afrimin e festave, edhe qyteti ka filluar që të vishet me vellon e tij të re, çka është kthyer në një traditë të bukur duke tërhequr vëmendjen e vizitorëve vendas e të huaj.

Read More

Alket Hatija ka fituar lirinë. Gjykata e Apelit të Milanos me vendim të datës 11 dhjetor 2023 konsideron se dënimi i kryer në Shqipëri, vendim i dhënë nga gjykatat shqiptare për 10 vjet burg është për të njëjtat vepra penale dhe në këto kushte konsiderohet i shlyer. Brenda afateve ligjore, mbrojtësit e Alket Hatisë bënë ankim në gjykatë pas ekstradimit të tij në datën 31 gusht të këtij viti. Sipas Kodit të Procedurës Penale të Italisë, personat e ekstraduar kanë të drejtë të rihapin procesin brenda afatit ligjor prej 30 ditëve, praktik që u ndoq kësaj here edhe nga Alket…

Read More

Kryeministri Edi Rama ka ndarë në Facebook, foto nga puna që vijon në kantierin e Pediatrisë, ku tashmë është në përfundim të fazës së dytë. Po ashtu kreu i qeverisë shkruan se po punohet për një shërbim shëndetësor më cilësor për pacientët e vegjël. ”Vijon puna në kantierin e Pediatrisë së Tiranës për përfundimin e fazës së dytë të punimeve, për të ofruar shumë shpejt kushte shumë më të mira, dhe shërbim shëndetësor shumë më cilësor për të gjithë pacientët e vegjël. Vijojmë punën pa u ndalur për modernizimin e infrastrukturës spitalore edhe në godina të tjera të Qendrës Spitalore…

Read More

Ilir Yzeiri Manifestimi i djeshëm para dyerve të zyrave të Kuvendit të Shqipërisë, të cilat janë mbivendosur në ambientet e dikurshme të ish- KQPPSH-së, ishte një fotografi e trishtuar e gjendjes ku ndodhet opozita shqiptare, e cila, me ata 100 a 150 shpirtër që manifestonin aty paqësisht, u tregoi të gjithëve se një pjesë e madhe e shqiptarëve është e papërfaqësuar politikisht dhe se, në gjendjen aktuale të konfiguracionit politik, populli i madh opozitar ndjehet i fyer. Qysh nga dita kur SPAK mori të pandehur Jamarbër Malltezin, Berisha u përpoq të tregonte se ai dhe familja e tij, kishin imunitet…

Read More

Sokol Mjacaj dhe 12 zyrtarët e burgut të Peqinit janë tashmë në Gjykatën e Elbasanit. Autori i vrasjes së Arben Lleshit, është brenda kafazit të qelqtë të gjykatës. Mjacaj ka nuk ka dashur që të filmohet. Ndërkohë në gjykatë ka prani të shtuar të forcave policore, të cilat kanë rrethuar edhe kafazin ku ndodhet Mjacaj.

Read More

Ministri i Brendshëm, Taulant Balla nënshkroi këtë të martë me ambasadoren e Francës në Tiranë, “Marrëveshjen e Zbatimit për Forcimin e Bashkëpunimit Policor në Fushën Balistike”. Në këtë bazë të dhënash janë regjistruar armët dhe municionet e sekuestruara nga ana juridike. Shfrytëzimi i informacionit balistik i bazuar në elementët teknikë të armëve dhe municioneve të sekuestruar, mundëson identifikimin e rrjeteve të gjithë trafikut të armëve. Marrëveshja është hartuar në kuadër të Projektit EVOFINDER për Sistemin e Identifikimit Balistik dhe ky projekt ka nisur gjatë Procesit të Berlinit. Franca dhe Gjermania e kanë zbatuar dhe po zbatojnë këtë projekt EVOFINDER për…

Read More