Author: tirana

Florenc Doka është drejtori i ri i burgut të Sigurisë së Lartë në Peqin. Emërimi i Dokës është firmosur nga ministri i Drejtësisë Ulsi Manja. Emërimi i tij vjen pas arrestimit të ish-drejtorit të burgut dhe zyrtarëve të tjerë pas vrasjes së Arben Lleshit nga Sokol Mjacaj. Florenc Doka më herët ka qenë pjesë e sistemeve të burgjeve. Doka është prezantuar nga drejtori Admir Abrija

Read More

Nisma “Të rimbjellim Pish-Poron” do të rivitalizojë këtë zonë pas dëmeve të mëdha që shkaktuan zjarret e e rëna kësaj vere. Kryeministri Edi Rama ka publikuar në rrjetete sociale pamje nga kjo nimsë duke e cilësuar motivuese si dhe një program që nis në vitin dedikuar pyjeve. “Pamje motivuese që vijnë nga fillimi i punës për rigjenerimin e zonës së Pishë-Poros në Fier, me një program që nis pikërisht në vitin dedikuar pyjeve”, shprehet Rama. Këtij aksioni e cili nisi të dielën e kaluar, iu bashkuan Drejtuesi politik i PS-së së Qarkut Fier, Taulant Balla, kreu i PAA-së, Agron Duka…

Read More

Republika Çeke ka shpallur të shtunën ditë zie kombëtare pasi një person i armatosur vrau 15 persona dhe plagosi 25 në një universitet në Pragë. Presidenti Petr Pavel shprehu “trishtimin e tij të madh dhe zemërimin e pafuqishëm për humbjen krejtësisht të panevojshme të jetës”. Motivi i masakrës është ende i paqartë, por policia tha se kishte informacione të pakonfirmuara nga një llogari e mediave sociale se sulmi ishte frymëzuar nga një incident i ngjashëm në Rusi, megjithëse nuk dha detaje të mëtejshme. Sipas Policisë personi i armatosur dyshohej gjithashtu për vrasjen e një të riu dhe vajzës së tij…

Read More

Këtë të premte moti në vendin tonë do të jetë me vranësira dhe reshje shiu në zonën perëndimore dhe reshje bore në zonat malore. Era do të fryjë me drejtim jugperëndim me shpejtësi 15 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 4-5 me lartësi vale 1,0-1,5 metër në det të hapur.

Read More

Dashi Të premten është një kohë e mirë nëse dëshironi të kërkoni kredi dhe financime, nëse keni nevojë të rikuperoni borxhet ose të gjeni sponsorë për të financuar projektet tuaja më ambicioze. Ata që kanë pasur një ide bindëse të mbyllur në sirtar për disa kohë, mund të provojnë gjithashtu. Demi Të premten do të jetë kohë dimërore për të nisur dita duhet të shkosh sipas një shenjë e pëlqyeshme për ju. Tranziti i ri i Diellit do t’ju kthejë atë forcë dhe shkathtësi që ju nevojitet shumë tani për të filluar projektet tuaja. Binjakët Të premten më në fund…

Read More

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka reaguar në platformën “X” për ngjarjen e rëndë në Pragë. “Sulmi i tmerrshëm në Universitetin Charles në Pragë na ka tronditur të gjithëve. Ngushëllimet e mia shkojnë për familjet e viktimave. Shqipëria dënon ashpër dhunën vdekjeprurëse dhe qëndron pranë miqve të saj çekë në këtë kohë të vështirë”, shkruan Rama në “X”.La

Read More

Monika Kryemadhi ka pranuar se është në hetim pasuror nga SPAK. E ftuar në emisionin ‘Kontrast’ ajo tha se është e hapur të përballet me drejtësinë. ‘Çështja e inceneratorëve me dokumentet që unë i kam çuar SPAK ka 70% të hetimit të çështjes. E ka llokum të qëruar për 3 inceneratorët. Me Çështjen e dherave jo vetëm SPAK por edhe antidroga gjejnë paratë e drogës që janë hedhur në prokurorinë shqiptarë. Kanë mundësi të gjejnë ku pare e drogës janë injektuar. Çështja e inceneratorëve përfshin piramidën nga maja e saj dhe them gjithmonë nuk është ushtari ai që ka përgjegjësinë…

Read More

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme (21 Dhjetor) në rrugën “Zahir Pajaziti” në Prizren, ku një këmbësor është goditur nga një automjet. Sipas mediave këmbësori ka marrë lëndime të rënda. Ai është dërguar për trajtim mjekësor në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK). Ndërkohë, Policia e Kosovës ka bërë të ditur se drejtuesi i automjetit është dërguar në paraburgim për 48 orë.

Read More

Ashpërsimi i masës së sigurisë për Sali Berishën sipas Luan Baçit nuk do të jetë pengesë. Baçi komentoi dhe zërat se me rënien e Berishës në krye të Rithemelimit do të jetë e bija Argita. “Ne jemi në mosbindje civile ne jemi në protesta kemi rreth dy muaj në parlament që protestojmë. Izolimi i Berishës ka për t’u kthyer në bumerang sepse çdo deputet e çdo drejtues strukture do jetë një Sali Berishë nga sot e tutje”. “Çdo individ ka të gjithë të drejtën e tij të jetë pjesë e garave. Për zonjën Malltezi nuk kam droje qe ta them…

Read More

Heqja e imunitetit të Sali Berishës ka marrë vëmendjen e mediave ndërkombëtare, të cilat kanë pasqyruar lajmin. Kështu, Washington Post në një artikull shkruan se “Parlamenti i Shqipërisë votoi të enjten për heqjen e imunitetit ligjor të ish-kryeministrit Sali Berisha, i cili drejton Partinë Demokratike të opozitës dhe akuzohet për korrupsion”. Teksa i referohet seancës së sotme parlamentare, e përditshmja amerikane shkruan më tej se “deputetët e opozitës brenda sallës bojkotuan votimin dhe u përpoqën të prishnin seancën duke mbledhur karrige dhe hedhur fishekzjarrë, por rojet e sigurisë i ndaluan. Berisha nuk pranoi të merrte fjalën për të folur kundër…

Read More