Në kuadër të operacionit policor të koduar “Nord” është vënë në pranga 26-vjeçari me iniciale G.T., banues në Itali. Policia njofton se i riu i arrestuar ka blerë në mënyrë të jashtligjshme një automjet tip “BMW”, të dyshuar të vjedhur në Norvegji dhe më pas e ka trafikuar atë në vendin tonë. Në cilësinë e provës materiale është sekuestruar automjeti tip “BMW”. Vijon puna për dokumentimin e rasteve të tjera të trafikimit të mjeteve, që mund të jenë kryer nga ky shtetas, dhe për identifikimin e shtetasve të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë…
Author: tirana
Nëntë persona të dyshuar të përfshirë në një rrjet të gjerë trafiku droge, janë arrestuar në Spanjë dhe Portugali, ku u sekuestruan dy ton kokainë. Një pjesë e madhe e drogës së sekuestruar i drejtohej “klanit Farruku”, me origjinë shqiptare, i njohur si një nga organizatat kriminale më aktive në Europë në trafikun e drogës. Të arrestuarit akuzohen për krimet e dyshuara të trafikut të drogës, anëtarësimit në organizatë kriminale dhe pastrimit të parave. Operacioni, i cili u koordinua nga Europoli dhe u krye në bashkëpunim me DEA, agjencinë amerikane të zbatimit të drogës, u krye të hënën në disa…
Qyteti francez i Montpellier në Francën jugore, u bë metropoli i fundit evropian që lejon për të gjithë banorët e tij transporti publik falas. I gjithë vendi evropian i Luksemburgut, duke përfshirë kryeqytetin e tij me të njëjtin emër, hoqi tarifat në vitin 2020, pasi kryeqyteti i Estonisë, Talini, prezantoi politikën në 2013. Nga mbrëmja e djeshme, banorët e Montpellier-it me një leje të posaçme mund të udhëtojnë me tramvajë dhe autobusë pa pagesë në qytetin jugor. Vizitorët dhe turistët do të duhet të paguajnë 1,60 euro (1,70 dollarë) një udhëtim. Michael Delafosse, kryetari i bashkisë premtoi transport publik falas…
Xhoana Kurti ka rrëfyer momentin e vështirë kur partneri i saj, Ergys Dashi u vra në Ekuador me 20 plumba mbrëmjen e 23 Janarit të vitit 2022. Xhoana Kurti, e cila ishte 9 muajshe shtatzënë në pritje të djalit të tij, rrëfeu se atë natë i dërguan në telefon një foto të tij ku shihej i shtrirë në tokë i pajetë. Ajo ka treguar se kanë jetuar së bashku në Ekuador, por vetë ishte kthyer në Shqipëri. “Ishte ora 2 e natës, po e merrja në telefon. Ndërkohë më merr edhe një shok i tij që më thotë ‘Thuaji të më hapë…
Mediat në Kosovë raportuan të premten në mbrëmje se pas Granit Plavës, Naim Murselit është arrestuar dhe një person i tretë i dyshuar se ka lidhje me vrasjen e Liridona Murselit. Sipas mediave në kosovë personi i tretë i arrestuar është Kushtrim Kokalla, i cili është nipi i Naim Murselit, si dhe anëtar i Forcave të Sigurisë së Kosovës.
Një ditë pasi Kuvendi i hoqi imunitetin, SPAK iu drejtua Gjykatës për miratim të masës së sigurisë arrest shtëpie për ish-kryeministrin Sali Berisha. Për këtë kërkesë Gjykata do të shprehet më 26 dhjetor, ndërsa Berisha bëhet gati për t’u izoluar. Eksperti i sigurisë, Ilir Kulla, i ftuar në “Zonë e Lirë” tha se Berisha nëse do zbatonte masën e parë “detyrim paraqitje” do ta kishte më të lehtë betejën, por tani gjerat kanë ndryshuar dhe izolimi i tij në shtëpi do të zgjasë për një kohë të gjatë. “Unë mendoj se Berisha do ta kishte më të lehtë, nëse në…
Dashi Yjet ju vënë në dispozicion shumë shigjeta në harkun tuaj të cilat do të dini si t’i përdorni. Jeta private do t’ju falë sot momente për të kujtuar. Beqarët duhet të bëjnë sytë katër nëse janë në kërkim të shpirtit binjak. Nuk duhet të humbasin mundësitë për takime! Me vullnetin dhe vendosmërinë tuaj në punë, mund të arrini qëllimet që keni vendosur. Demi Nëse keni kaluar një kohë të vështirë, mos u shqetësoni, sot ju do të shihni gjërat nga një këndvështrim më pozitiv. Jini të kujdesshëm në zgjedhjet tuaja sentimentale. Beqarët do të ndjehen veçanërisht tërheqës dhe do…
Orët e para të mëngjesit do të jenë nën ndikimin e kthjellimeve dhe vranësirave të shpeshta ku më të theksuara do të jenë në skajin verior të vendit duke rrezikuar reshje të izoluara shiu e dëbore por duke filluar që nga mesdita dhe në vijim pritet përmirësim i dukshëm i situatës së atmosferike në të gjithë Shqipërinë duke ri-kthyer motin e kthjellët dhe vranësirat e lehta e kalimtare. Temperaturat e ajrit do të pësojnë rritje në të dy vlerat ekstremale ditore duke u luhatur nga 1°C më e ulëta deri në 17°C më e larta në rang vendi. Era do…
Besa Kokëdhima do të përfaqësojë Shqipërinë në Eurovizion 2024! Me këngën “Zemër n’dorë, Besa ka marrë besimin e publikut për të përfaqësuar Shqipërinë në edicionin e 68-të të Eurovizion që do të mbahet në Malmo të Suedisë. “Faleminderit nga zemra, faleminderit familjes sime. Faleminderit shumë Kledi Bahiti, Darko Dimitrov, Rozana Radi, Petrit Sefaj, Erjon Zaloshnja dhe orkestrës, si dhe Bojken Lakos që është një perlë dhe që është një nga arsyet që kam marrë pjesë në Festival sivjet. Ju falënderoj shumë, të gjithëve. Dhe faleminderit për mbështetjen të gjithëve do të bëj të pamundurën”, u shpreh Besa Kokëdhima. Kliko për…
U luajtën mbrëmjen e sotme dy sfidat vlefshme për javën e 17-të të Serisë A, ajo mes Salernitanës dhe Milanit si dhe Monza-Fiorentina ku nuk munguan surprizat. Skuadra e Piolit nuk shkoi më shumë se barazimi 2-2 në transfertë ndaj vendasve të Filipo Inzagit, teksa goli i Joviç në minutën e 90-të shtangu humbjen. Ndërkohë në duelin tjetër, Fiorentina triumfoi në transfertë me rezultatin 0-1 duke u ngjitur në vendin e katërt në renditje.
Fifi performoi një këngë live në gjysmëfinalen e “Dancing With The Stars”, por surpriza e madhe erdhi në fund të performancës. Adisi u shfaq papritur në skenë me një unazë në dorë. “Je shumë e bukur, a do të martohesh me mua”,pyeti Adisi mes lotësh Fifin dhe përgjigja e saj ishte padyshim “Po”. Këngëtarja, të cilës nuk i merrte mendja se do të merrte një propozim të tillë publikisht, falënderoi Adisin për “çdo ditë të jetës që i jep dashuri”. “Nuk e prisja kurrë në jetë, sepse Adisi nuk ka shumë qejf të dalë në televizion, edhe ta bënte këtë…
Në një aksident rrugor mbrëmjen e sotme është përfshirë eskorta e gardës shoqëruese së gjyqtares së posaçme Irena Gjoka. Sipas informacioneve paraprake një punonjës police teksa udhëtonte me automjetin e tij ka goditur automjetin e punonjësve të gardës. Paraprakisht dyshohet se aksidenti ka ndodhur si pasojë e lagështirës dhe shiut. Fatmirësisht nuk ka pasur persona të lënduar, por pas momentit të aksidentit ka pasur dhe një debat mes punonjësit të policisë dhe punonjësve të gardës. Ka nisur dhe një hetim për të sqaruar këtë ngjarje.Gjykatësja Irena Gjoka, në vendimin e 20 tetorit, caktoi masën e sigurisë “detyrim paraqitje” për ish-kryeministrin…