“Sokol Mjacaj! E gjithë zona është e rrethuar nga forcat speciale. Dorëzohu sa më shpejt në Policinë e Shtetit! Po të japim mundësi të mbrohesh edhe nga efektivët tanë. Banorë të fshatit, në fshatin tuaj ndodhet një person me rrezikshmëri të lartë. Ai ka vrarë dy turistë çekë. Distancohuni dhe kini kujdes nga ai! Mos e strehoni se është i rrezikshëm!”. Ndoshta jo të gjithëve, por banorëve të fshatit Prekal të Malësisë së Madhe, iu është rikthyer edhe një herë pas 8 vitesh kjo thirrje me megafon e Policisë. Teksa shihnin lajmet për situatën që po ndodhte në burgun e…
Author: tirana
Dashi Predispozicioni juaj më i butë i karakterit do të përkthehet në kënaqësi gjatë kësaj dite. Marrëdhëniet emocionale dhe familjare do jenë më të qeta, duke premtuar kështu një mbrëmje për t’u shijuar plotësisht. Për beqarët që udhëtojnë gjatë pushimeve, me siguri do të lindin eksperienca të reja dhe mundësi për pasurim personal. Me pak fjalë, përfitoni nga mbështetja astrale për të planifikuar të ardhmen, veçanërisht në punë. Demi Qetësia dhe gëzimi karakterizojnë këtë ditë. Përfitoni nga atmosfera pasionante për t’i shprehur dashurinë partnerit tuaj. Për beqarët, sharmi juaj mund të shfaqet qartë, duke marrë natyrshëm surpriza pozitive. Në planin e punës, Jupiteri dhe Saturni do…
Kryeministri Edi Rama ka uruar sot besimtarët katolikë me rastin e festës së Krishtlindjeve. Përmes një fotoje, Rama shkruan; “MIRËMËNGJES KRISHTLINDJESH”. Kujtojmë se kjo festë është më e rëndësishme në kalendarin e festave për besimtarët katolikë. Krishtlindjet festohet në Shqipëri dhe mbarë botën.
Një ngjarje e rëndë është regjistruar në qytetin e Korçës, në ditën e Krishtlindjes. Mësohet se një 18-vjeçar nga Durrësi i ka dhënë fund jetës duke u hedhur kati i 9 i një pallati, në zonën e terminalit të qytetit juglindor. Sipas informacioneve paraprake, 18 vjeçari kishte shkuar në Korçë për të festuar me disa miq të tij dhe kishin marrë me qira një nga hyrjet e pallatit. Pas festimeve të mbrëmjes së djeshme, 18 vjeçari është hedhur nga dritarja dhe ka ndërruar jetë në vend. Dyshohet se i riu ka qenë nën efektin e alkoolit, por mbetet të kryhen…
Një shpërthim i fuqishëm me tritol tronditi mbrëmjen e së dielës në Lushnje. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 21:37, në lagjen 18 Tetori. Lënda shpërthyese, është vendosur në shtëpinë e Arben Turkut, i cili jeton në Angli. Kjo shtëpi ka rënë pre e sulmeve të tilla edhe 3 herë të tjera në të shkuarën. Nga ngjarja raportohet për dëme të shumta materiale. Lënda plasëse dyshohet se u hodh nga autori nga rruga drejt oborrit të shtëpisë. Si pasojë e shpërthimit janë thyer xhamat dhe dyert, ndërsa në oborr është hapur një gropë e madhe
Vendlindja biblike e Jezusit, normalisht një vend i gjallë, i ngjante një qyteti fantazmë të dielën, pasi festimet e Krishtlindjeve në Betlehem u anuluan për shkak të luftës Izrael-Hamas. Mungonin dritat festive dhe pema e Krishtlindjes, që normalisht zbukurojnë Sheshin Manger, si dhe turmat e turistëve të huaj dhe grupet e të rinjve që mblidhen çdo vit në qytetin e Bregut Perëndimor për të shënuar festën. Dhjetëra forca palestineze të sigurisë patrullonin sheshin bosh, raporton AP. Anulimi i festimeve të Krishtlindjeve është një goditje e rëndë për ekonominë e qytetit. Turizmi mbështetet në rreth 70 për qind të të ardhurave…
Sipas MeteoAlb, masat ajrore të qëndrueshme kanë përfshirë vendin tonë duke bërë që përgjatë gjithë 24 orëshit të kemi alternime kthjellimesh dhe kalime vranësirash. Parashikohet që kthjellimet të jenë prezente deri në orët e pasdites në pothuajse të gjithë territorin, ku më të dukshme do të jenë nëultësirën perëndimore. Ndërsa pasditja dhe mbrëmja do të sjellin kalime të lehta të vranësirave në të gjithë Shqipërinë dhe pritet që më të theksuara vranësirat të jenë në zonat Verilindore dhe Juglindore të territorit. Temperaturat e ajrit do të do të rriten në mëngjes, por mbeten kostante në mesditë duke u luhatur nga…
Dera e Kuvendit të Serbisë është thyer dhe policia ka hedhur gaz lotsjellës ndaj protestuesve, të cilët protestuan për të shtatën herë me ftesën e opozitës, e cila po kërkon anulimin e zgjedhjeve në Serbi. Më herët, përfaqësuesit e listës opozitare “Serbia kundër dhunës” tentuan të hynin në ndërtesën e Kuvendit, në mënyrë që t’iu adresoheshin qytetarëve nga ballkoni i Kuvendit. Ata shtyn derën, por nuk arritën të hynin, pasi u parandaluan nga policia. Një pjesë e protestuesve thyen xhamat e dyerve dhe dritareve të ndërtesës. Policia e përgjigj me gaz lotsjellës, shkruan REL. Në hyrjen kryesore të Kuvendit, një…
Presidenti i Francës, Emmanuel Macron ka “shqetësim të thellë” nga situata “dramatike” e kishës katolike në Gaza e cila ishte objektiv i sulmeve të Izraelit. Në një deklaratë nga pallati Elysee thuhet se Macron zhvilloi bisedë telefonike me kryepeshkopin latin të Kudsit, Pierbattista Pizzaballa përpara Krishtlindjeve. Në bisedë, Macron i shprehu ngushëllime kryepeshkopit Pizzaballa për 2 të krishterët që humbën jetën në sulmin që ushtarët izraelitë kryen më 16 dhjetor ndaj kishës katolike të familjes së shenjtë në Gaza. Macron shprehu “shqetësimet e tij të thella” përballë “situatës dramatike” në kishën katolike të familjes së shenjtë, e cila ishte objektiv…
Presidenti i SHBA Joe Biden ka deklaruar se asnjë ish-president nuk duhet të jetë i imunizuar nga ndjekja penale, duke iu referuar kundërshtarit të tij republikan, Donald Trump. Komenti i tij erdhi pasi Gjykata e Lartë refuzoi të trajtonte një çështje që do të gjykonte nëse ish-presidenti Donald Trump mund të gjykohej për nxitjen e trazirave të Capitol Hill të vitit 2021. I pyetur nga një gazetar nëse “ndonjë president” duhet të mbrohet nga akuzat penale, Biden u përgjigj të shtunën se “kjo nuk mund të ndodhë për asnjë”. Një ditë më parë, Gjykata e Lartë e SHBA-së hodhi poshtë…
Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka reaguar pas protestës masive para bashkisë së Beogradit duke u bërë thirrje qytetarëve që të mos shqetësohen. “Asnjë revolucion nuk është në progres, asgjë nuk do të ketë sukses. Ne do të përpiqemi të mos lëndojmë askënd me një reagim të butë dhe të qetë”, tha ai. “Disa treguan fytyrën e tyre sonte, dhe se dhuna është mënyra e tyre e vetme për të luftuar. Prej ditësh kemi thënë se po përgatiten për këtë, sepse e dinë se nuk mund ta fitojnë besimin e popullit”, theksoi Vuçiç duke iu referuar opozitës serbe. Ai shtoi se…
Policia në Serbi ka hedhur gaz lotsjellës për të parandaluar qindra mbështetës të opozitës që të hynin në godinën e bashkisë së Beogradit në shenjë proteste ndaj asaj që vëzhguesit e zgjedhjeve thanë se ishin parregullsi të procesit të votimit gjatë zgjedhjeve fundjavën e kaluar. Autoritetet kanë mohuar manipulimin e votave, ndërsa Presidenti Aleksandar Vuçiç tha të dielën se këto pretendime ishin “gënjeshtra” të promovuara nga opozita. Policia e Beogradit hodhi gaz lotsjellës ndërsa qindra protestues të opozitës thyen xhamat në hyrje të ndërtesës në qendër të qytetit. Protestuesit thërrisnin “Hapeni derën” dhe “Hajdutë”, ndërsa goditën me vezë bashkinë. Disa…