Në këtë ditë të shenjtë të Krishtlindjes nuk mund të mungonte një urim special për të gjithë shqiptarët nga Brazili. Me anë të një video, trajneri i Kombëtares shqiptare, Sylvinho ka uruar festën nga larg. Ky urim vjen në një moment shumë të mirë për të, si në aspektin indivual të karrierës, ashtu edhe për Kombëtaren shqiptare, që arriti të siguronte finalet e Evropianit.
Author: tirana
SPAK ka kërkuar për Sali Berishën masën e sigurisë “arrest me burg” dhe kjo do të vendoset nga gjykata më 26 dhjetor. Por pyetja që shpesh bëhet është se “kush do të drejtojë punën në selinë blu?”. Berisha gjatë një bashkëbisedimi me ndjekësit e tij në rrjetet sociale tha se ai do të përmbushë të gjithë detyrimet, por theksoi se menaxhimin e punës do ta drejtojë një grup i strukturuar në PD. “Do ketë një drejtim të strukturuar në PD, i cili do jetë, do menaxhojë dhe drejtojë të gjithë procesin. Unë do përmbush të gjitha funksionet e mia. Për…
Ish-kryeministri Sali Berisha ka zhvilluar një bashkëbisedim me qytetarët përmes Facebook, në ditën e Krishtlindjeve ndërsa ka kërkuar të sqarojë edhe njëherë se kundër tij nuk ekziston asnjë dëshmi. Ndërsa më 26 dhjetor pritet që Gjykata e Posaçme të vendosë për ashpërsimin e masës së sigurisë ndaj ish-kryeministrit, ai thotë se për të gjithë ata që e akuzojnë se nuk i njeh Gjykatat dhe Prokurorinë, ai në fakt nuk përfill vetëm vendimin e një gjykatëseje që është shkarkuar nga vetë ai në 1996-ën. Në këtë betejë, thotë Berisha, “nuk bëri asgjë tjetër, veçse mbrojti Kushtetutën.” “Ju keni dëgjuar se si…
Shtatë gola dhe dy asiste numëron këtë sezon Victor Osimhen, sulmuesi i Napolit, i cili gjithashtu është më i paguari në kampionatin Italian. Nigeriani ishte padyshim lojtari më i mirë i sezonit të fundit, ku skuadra e tij u shpall kampione, ndaj vlerësohet maksimalisht nga drejtuesit. 24-vjeçari paguhet 10 milionë euro neto, duke qëndruar në krye të listës, i ndjekur nga Vlahoviç i Juventus dhe Romelu Lukaku i Romës. Mediat italiane kanë publikuar detajet sa i përket pagesave të futbollistëve, ku bie në sy se në 10 lojtarët më të mirëpaguar, Interi dhe Juventusi kanë nga 4, Napoli 1 dhe…
Transgjinora Edona James ka treguar se për herë të parë ka kryer marrëdhënie seksuale në moshën 14-vjeçare. Ajo ka rrëfyer se djali me të cilin kreu marrëdhënie ishte shqiptar dhe ishin të dy në një klasë në një shkollë në Gjermani. “Kam qenë 14-vjeçe kur kam kryer marrëdhënie seksuale për herë të parë. Nuk bën të tregoj detaje. Ka qenë në shkollë në Gjermani. Kam qenë e re, e kisha në klasë atë djalin”, u shpreh Edona James gjatë një loje me pyetje-përgjigje me banorët e Big Brother Vip Kosova. Transgjinorja habiti tregoi se ka kryer marrëdhënie seksuale 40 herë…
Kompania telefonike “One Albania” ka rënë pre e hakerave “Homeland Justice”. Këta të fundit kanë njoftuar paraditen e sotme se kanë vënë në shënjestër sistemet e kompanisë celulare “One Albania” dhe kanë në dorë të dhënat e mijëra shqiptarëve. Pas sulmit, i cili e ka gjetur të ambrojtur kompaninë celulare dhe ka futur në kolaps të gjitha sistemet e saj, punonjësit janë njoftuar që të ktheheshin në shtëpi. Punonjësit të cilët u janë drejtuar këtë mëngjes dyqaneve të shërbimit ndaj klientëve, janë njoftuar përmes një e-maili që të ktheheshin në shtëpi sepse sistemi i rimbushjeve, pagesave apo dhe rinovimi i…
Zbardhen detaje të reja nga ngjarja e rëndë ku 18 vjeçari nga Durrësi u vetë hodh nga tarraca e pallatit në Korçë. Burime bëjnë me dije se 7 shokët e viktimës kanë deklaruar për uniformat blu se të gjithë kanë qenë në gjumë kur shoku i tyre ka ndërmarrë aktin e rëndë. Ata nuk kanë ditur asgjë çfarë ka ndodhur për shkak se kanë konsumuar alkool dhe kanë qenë në gjendje të dehur pas festimeve në një lokal nate në Korçë. Dyshime ka që krahas alkoolit, 18 vjeçari ka konsumuar edhe lëndë narkotike dhe në gjendje të rënduar është hedhur…
Në një kohë që në Beograd kanë shpërthyer protestat, Presidenti serb Aleksandar Vuçiç tha sot se nuk ka frikë nga njerëzit e dhunshëm dhe se do të jetë gjithmonë me popullin e tij. Me anë të një videomesazhi, ai u shpreh se paqja dhe stabiliteti në vend do të ruhen. “Unë kam qenë në Presidencë, në vendin tim të punës dhe nuk kam pasur fare frikë nga ju dhe nuk do t’ju ??lë ta shkatërroni Serbinë”, ka shkruar Vuçiç në Instagram me një video-mesazh nga Presidenca e Serbisë. Vuçiç thotë se protestat janë një përpjekje e organizuar nga jashtë për…
Për 18 vjeçaren Anja Xifaj momenti kur nderohet me medaljen e arit do të shënjoje gjithë jetën e saj. Mundi i 12 viteve shkollë me rezultate maksimale u shpërblyen. Këtë vlerësim ia dedikon familjes së saj dhe mësuesve të gjimnazit ‘Ismail Qemali’. “Jam Anja Cifaj, 18 vjeç dhe studioj për arkitekturë në fakultetin Politeknik të Tiranës. Në fakt marrja e medaljes ka qenë një proces prej 12 vitesh, dhe kryesisht në 3 vite gjimnaz. Nuk ishte një surprizë. Patjetër ishte një vlerësim shumë i madh dhe një shpagim i asaj pune të pa lodhur, që secili ekselent bën për të…
42-vjeçari, Mirdash Osmani i arrestuar për vjedhjen e një makine në kryeqytet, nuk është emër i panjohur për policinë. Edhe më herët, rezulton se Osmani ka vjedhur makina, të cilat kryesisht i merrte për t’i shitur për pjesë në servisin e tij në vendlindje. Gjurmimi për makinën e vjedhur në Astir nga agjentët e Komisariatit nr. 6 u bë nga këqyrja e kamerave të sigurisë. Osmani në momentin e arrestimit ishte me të njëjtat rroba, çfarë bindi më shumë policinë se ai ishte autor i vjedhjes së makinës. Në hetim në gjendje të lirë është edhe i biri 17 vjeç,…
Janë rreth 2 mijë persona të mashtruar, por për herë të parë në ambientet e Gjykatës së Posaçme më 28 dhjetor do të mbërrijnë 40 shtetas gjermanë. Ata janë të thirrur nga SPAK për të dëshmuar në procesin që zhvillohet në GJKKO ndaj grupit prej 13 personash të akuzuar për mashtrim përmes “call center”-ave për investime në bursa fiktive. Me kërkesë të prokurorit Eneid Nakuci, viktimat e mashtrimit duhet të paraqitën me datën 28 dhjetor në orën 12, kohë kur në GJKKO mbahet seanca e radhës ndaj grupit që drejtohej nga Erjon Kasmi dhe Xhulian Xhafa. Në qershor të këtij…
Kompania telefonike “One Albania” ka rënë pre e hakerave “Homeland Justice”. Këta të fundit kanë njoftuar paraditen e sotme se kanë vënë në shënjestër sistemet e kompanisë celulare “One Albania” dhe kanë në dorë të dhënat e mijëra shqiptarëve. Grupi ka njoftuar në Telegram se ka marrë dhe asgjësuar të dhëna deri në 2 petabajt (2 petabytes). Për njohësit e teknologjisë, kjo është ndër njësitë më të mëdha të matjes së të dhënave kompjuterike. Për ta thjeshtësuar, të dhënat prej 2 petabajt që i vjedhur kompanisë celulare “One Albania” janë të njëjta me 500 miliardë fletë formati standarde të printuara.…