Author: tirana

Shkëlqim Goxhaj, shefi i zjarrfikësve në Tiranë dha detaje mbi zjarrin që përfshiu qendrën tregtare “Metropol”. Sipas tij, dyshimet janë se zjarri mund të ketë ardhur nga mbinxehja e ndonjë objekti brenda qendrës tregtare. “Në këto momente nuk mund të quhet shkëndojë elektrike por këto zjarre shkaktohen nga mbingarkesa e pajisjeve. Këto zjarre vijnë si pasojë e mos përballimit të fuqisë elektrike nga ana e objekteve në përdorim”,-u shpreh Goxhaj.

Read More

Shumë të krishterë ortodoksë ukrainas po festojnë Krishtlindjet sot për herë të parë në histori. Ukraina ka përdorur tradicionalisht kalendarin Julian, i përdorur edhe nga Rusia, ku Krishtlindjet bien më 7 janar. Në një zhvendosje të mëtejshme nga Rusia, tani po shënon Krishtlindjet sipas kalendarit perëndimor ose gregorian, të cilin e përdor në jetën e përditshme. Presidenti Volodymyr Zelensky, ndryshoi ligjin në korrik të këtij viti, duke thënë se lejon ukrainasit të braktisin trashëgiminë ruse të kremtimit të Krishtlindjeve në janar. Në një mesazh për festën, ai tha se tashmë populli është më i bashkuar se kurrë më parë. “Hap…

Read More

Zjarri i rënë fillimisht në katin e dytë, të tretë dhe të katërt në qendrën tregtare Metropol në Lushnje është përhapur edhe në banesat që ndodheshin në katet e mësipërme të pallatit 12 katësh. Për shkak se forcat zjarrfikëase nuk kanë mundur që të vënë nën kontroll situatën, ka mbërritur një helikopter për të ndërhyrë.

Read More

Flakët e zjarrit në qendrën tregtare Metropolitan në Lushnjë vijojnë të jenë aktive. Situata paraqitet serioze pasi qendra ndodhet në një pallat 12-katësh dhe flakët kanë përfshirë dhe ato. Mësohet se pjesa më e madhe e banorëve është evakuuar, por dyshohet se ka disa persona që kanë mbetur të bllokuar, duke rritur kështu frikën e asfiksimit të tyre. Katër fëmijë dhe dy të moshuar ndodhen ende brenda godinës.

Read More

Barcelona po kërkon përforcime në mbrojtje dhe sipas asaj që shkruan Mundo Deportivo, klubi katalanas po identifikon profilet e mundshme që mund t’i hyjnë në punë skemave të trajnerit Xavi. Tashmë në afatin kalimtar të dimrit, drejtuesit e gjigandit të La Liga do të synojnë të gjejnë një qendërmbrojtës, edhe pse dihet që problemet e mëdha financiare do të kufizojnë mjaft lirinë në merkato. Emri i parë në listë është ai i Victor Lindelof të Manchester United, i ndjekur nga Eric Dier i Tottenham. Nuk mungojnë emrat e lidhur me Serinë A: Daniele Rugani i Juventusit, si dhe Yerry Mina…

Read More

48 orët në vijim janë vendimtare për PD-në. Gjykata e Posaçme vendos për fatin e ish-kryeministrit Sali Berisha nëse do të ashpërsojë masën e sigurimit. Seanca do të drejtohet nga gjyqtarja Irena Gjoka. Kërkesa u dorëzuar në gjykatë nga Prokuroria e Posaçme u bë të premten një ditë pasi Kuvendi i dha autorizimin. SPAK kërkon caktimin e masës “arrest në shtëpi” pasi ish-kryeministi nuk ka respektuar vendimin e gjykatës të dhënë në 20 Tetor duke i caktuar masën “detyrim paraqitje” dhe ndalim për të dalë jashtë vendit. Berisha nuk e ka njohur vendimin e gjykatës që të paraqitej të hënën…

Read More

Kreu i grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi ka reaguar lidhur me zjarrin në Lushnjë. Ai thotë se fokusi i vetëm duhet të jetë mbështetja ndaj forcave zjarrfikëse. “Po ndjek me shumë shqetësim situatën e rëndë në Lushnje. Në këtë moment të vështirë dhe ankthi për të gjithë, uroj me zemër që të kalojë sa më parë, pa asnjë pasojë në jetën dhe shëndetin e qytetarëve. Në këtë moment fokusi i vetëm duhet të jetë mbështetja ndaj forcave zjarrfikëse dhe policisë, për të frenuar zjarrin dhe për ti dhënë ndihmën e nevojshme qytetarëve të rrezikuar”.

Read More

Zjarri që ka përfshirë godinën 12-katëshe në qendër të Lushnjes, ka rënë në një njësi që tregtonte këpucë në katet që shërbejnë si qendër tregtare. Mendohet se kjo njësi ka qenë e mbyllur, ndërsa flaka është përhapur në të gjithë qendrën. Për shkak të ditës festive, qendra ka qenë mjaft e populluar, por për fat të mirë është bërë e mundur evakuimi i qytetarëve dhe stafit që kanë qenë brenda në ambient. 20 qytetarë të asfiksuar nga flakët që kanë përfshirë qendrën tregtare në Lushnjë, janë shtruar në spitalin e Fierit për të marrë ndihmë mjekësore. Një grup qytetarësh janë…

Read More

Pekini ka përjetuar dhjetorin e tij më të ftohtë që nga fillimi i regjistrimeve në vitin 1951. Temperaturat në qytet kanë rënë shpesh nën -10 gradë celsius këtë muaj. I ftohti ka prekur provincat në të gjithë Kinën, me shkollat ​​në disa zona që janë detyruar të mbyllen dhe shërbimet e transportit që përballen me vështirësi. Moti i ftohtë i vazhdueshëm ka vënë nën tendosje furnizimet me energji në provincën Henan, me raporte se disa kaldaja për ngrohje janë prishur. Viti 2023 ka qenë një vit ekstremesh në kryeqytetin kinez, i cili gjashtë muaj më parë, regjistroi ditën më të…

Read More

Shtëllunga të mëdha tymi kanë ”pushtuar’’ qytetin e Lushnjës si pasojë e zjarrit që ka përfshirë qendrën tregtare “Metropol”. Tymi është përhapur në një pjesë të madhe të qytetit duke sjellë një ndotje tejet të madhe. Qytetarët janë përpjekur të dalin nga dritaret dhe nga ballkonët, ndërsa për evakuimin e tyre kanë asistuar edhe forcat zjarrfikëse. Në ndihmë të tyre është dërguar edhe një vinç që do të bëjë të mundur nxjerrjen e qytetarëve nga banesa. Si pasojë e tymit, disa qytetarët janë asfiksuar dhe janë dërguar në spital. Forcat Zjarrfikëse po punojnë për të shuar flakët dhe për të…

Read More

Vendi fqinje me ne, Greqia është vendi më i stresuar në Evropë, me rezultatin më të lartë të stresit prej 71.8 nga 100, e ndjekur nga Turqia, e cila renditet si vendi i dytë më i stresuar në Evropë për raportet e niveleve të larta të stresit, me prej 71.2 nga 100. Portugalia renditet si vendi i tretë më i stresuar në Evropë me shkallën e tretë më të lartë të depresionit në Evropë me një rezultat stresi 68.4 nga 100. Malta dhe Qipro renditen respektivisht në vendin e katërt dhe të pestë, pasuar nga irlandezët dhe spanjollët. Italianët renditen…

Read More

Qendra tregtare “Metropol” në Lushnje është përfshirë nga flakët. Zjarri ka rënë në katin e tretë të godinës, ndërsa brenda qendrës ka ende njerëz të bllokuar. Ngjarja ndodhi rreth orës 14:40. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Lushnjë dhe Forca e Posaçme “Shqiponja” kanë shkuar në vendngjarje dhe po marin masa për evakuimin e qytetarëve dhe banorëve në qëndrën tregëtare. Janë dërguar edhe forcat e sigurisë kombëtare në mbeshtetje të Policisë Vendore për evakuimin e qytetarëve. Shërbimet zjarrëfikëse ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për shuarjen e flakëve. Është ngritur një grup i posaçëm hetimor dhe në drejtimin e Prokurorisë, po…

Read More